Andreas Papandreut nuk i është refuzuar kurrë viza amerikane (siç do të ngushëllohet Berisha)

3 Maj 2022, 09:09Blog TEMA

Andreas Papandreut nuk i është refuzuar kurrë viza amerikane

Nga Gëzim Basha

Andreas Papandreut nuk i eshte refuzuar viza amerikane.

Kryeministrit grek, Andreas Papandreu, ish- shtetas amerikan, profesor i respektuar i ekonomisë politike dhe ish- oficer i Marinës amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore, nuk i është refuzuar asnjëherë viza e hyrjes në SHBA.

Gjatë Luftës së Ftohtë praktika e refuzimit të vizës nuk aplikohej ndaj politikanëve aktivë, përveç Fidel Kastros apo Idi Amin Dadas.

Mjaft nga liderët komunistë të Europës Lindore, përfshi Çausheskun, janë pritur në Shtëpinë e Bardhë me tapet të kuq.

Papandreu, një liberal radikal, ishte prodhim tipik i botës universitare amerikane të viteve 60-të, dhe këtu zë fill antagonizmi i tij 10- vjeçar me politikën e jashtme të SHBAsë gjatē presidencave konservatore Regan dhe Bush.

Vizita e Papandreut në Moskë apo takimi në Varshavë me gjeneral Jaruzelskin, u prit me zemërim nga diplomacia amerikane por pa u pasuar me sanksione politike ndaj tij.

Ambasada e SHBA-se në Athinë nuk i ka nderprere asnjëhere kontaktet me Papandreun edhe kur rivalet e tij në Pasok ju luteshin t’jua hiqnin qafe.

Papandreu kishte një instikt të lindur per ti kuptuar hapsirat dhe caqet.

Krahasimi i çdo horri ballkanas me të është çështje marrëzie!

5 Komente

  1. S
    Stape Pashi

    O Gëzim, pse nuk e thua hapur( unë e kuptova ) që “hori ballkanas është Sa-lehi. Të shkretët Sa-lesh që marrin erë tek leshi i tij.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bajge komuniste

      Berrisha katundar per here te pare ne moshen 20 vjec ka pare rruge kinema teatro njerez mos degjoni cfare thote ky i marre Papandreu shtetas Amerikane e profesore ne universitetet Amerikane ehhhhhh ju mereni me Berrishen qe bie rruges mos u merni shume me kete bajge komuniste

      Përgjigjjuni
      1. v
        visar

        Vetem shpellaret e besojne Sali non graten.....

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vizioni e Kultura e ktij Personaliteti beri Greqin

          Ishte pikerishte Vizioni Politike per te ardhmen e Greqise si Shtet ,ajo qe ka bere ate qe eshte sot Greqia ,fal largpamesise e intelektit te ktij Politikani te nivelit Boterore . Ne bashkunim me Miljarderin Onasis ,me Floten e tij ndihmoje Ekonomine e Gjermanise ,ne momentet kyce te rindertimit ne Luften e Ftohte dhe ajo Larpamesi coj Greqine me afer Europes dhe u mor ne mbrojtje nga Europa e vecanarishte Gjermania e cila nuk i harroj Te Mirat e Dy Kolloseve Grek papandreut dhe Onasis - Binomi perfekt qe ndertoj Greqine Europiane e Moderrne , dy personalitete qe dhan gjithcka per Atdheun e tyre jo si Putanat islamike Shqiptatre ,qe vrapüojn kush te marri ne goje Carin e Te Forteve

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taku

            Ok

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje