Në zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashkitë, fraksioni anti-Berishë rezultoi pakicë brenda opozitës (PD-LSI-PR-PDIU-LZHK-Etj). Kandidatët e Bashës kapën vetëm 14% të votave, ndërsa kandidatët e Berishës (të ndihmuar nga LSI) kapën31% të votave të atyre qëe morën mundimin të votonin më 6 mars.
Po çfarë efekti ka patur fraksioni anti-Berishë brenda elektoratit opozitar në shkallë kombëtare?
Në një sondazh kombëtar që zhvillova para 10 ditësh, pyeta se për cilin nga tre politikanët kryesorë kishin opinionin MË POZITIV të anketuarit, por edhe nëse kishin votuar e për kë kishin votuar në 25 prillin e vjetshëm.
Përgjigjet e këtyre pyetjeve më krijojnë mundësinë të analizoj prirjet e sotme politike jo vetëm tek banorët e rrritur në përgjithësi, por edhe tek segmenti që përbëhet VETËM nga të anketuarit pjesëmarrës në zgjedhjet e vjetshme paralamentare.
Nga kjo analizë, më rezulton se 15.7% e atyre që morën pjesë në zgjedhjet e vjetshme parlamentare të 25 prillit, sot nuk zgjedhin asnjërin nga tre politikanët kryesorë (Rama, Berisha, Meta), kur pyeten për cilin nga tëtre keni opinionin më pozitiv. Dhe tek ky 15.7-përqindsh, shumica dërrmuese janë ata të anketuar që votuan vjet për PD-AN (AN ose Aleanca për Ndryshim përbëhej nga aleatët e PD-së, PR, PDIU, LZHK, PAA dhe PDK).
Aktualisht, simpatizantët e Berishës janë sa treçereku i votuesve të vjetshëm të PD-AN, ndërkohë që rivali i tij kryeminstror e ka në kontroll të plotë vathën e tij elektorale. (Shihni tabelën e mëposhtme për detajet).
PËRGJIGJET E TË ANKETUARVE QË KISHIN MARRË PJESË NË ZGJEDHJET E VJETSHME
REZULTATET ZYRTARE TË PARTIVE RESPEKTIVE NË ZGJEDHJET E VJETSHME
(zyrtarisht pjesëmarrës në zgjedhje vjet ishin 1.662 milionë)


Kam krijuar bindjen se Zaloshnja nuk kryen asnjë sondazh. Ai bazohet vetëm në rezultatet zgjedhore.
Albina, duhet t pyesesh nj nga ne 30 e ca anketueset e zaloshnjes se sa rigoroze i bejme anketimet n terren. Eshte JASHTEZAKONISHT kerkues, por na paguan m mire se sondazhistet e tjere n qarkullim...
Albina, Duhet t na pyesesh ne anketueset e zaloshnjes se sa rigoroze i bejme anketimet e tija n terren. Shume i rrepte por na shperblen m mire se kushdo tjeter n tregun tone.
O znj. Albina. Pyet nje here , kush I jep Leket ( e paguan) , kete Zaloshnjen . Mbaj mend , qe na nderhyne , para ca vitesh, qe ky Zaloshnja ,kishte bere nje studim per impaktin mjedisor, etj ,etj.