Si po e çon Berisha drejt ekstremizmit të djathtë PD! I braktisur nga Perëndimi në kërkim të aleancës anti SHBA me Metën

1 Maj 2022, 15:09Blog Nga Kujtim Topuzi

Si po e çon Berisha drejt ekstremizmit të djathtë PD! I

Që prej ditës kur Sali Berisha nisi luftën e tij për të sfiduar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që e shpallën ‘non grata’, perandoria nga përtej Atlantikut ia bëri të qartë Partisë Demokratike se rreziku që ajo të shpallej organizatë e padëshiruar do të ishte shumë i madh nëse vendosnin ta kthenin ish liderin në krye, e më pas kandidat për kryeministër të një vendi aleat si Shqipëria. Këtë rrezik Berisha vijon ta materializojë në çdo lëvizje që bën.

Që prej ditës së parë të nisjes së aksionit të tij, që nga foltoret e deri te Kuvendi i 11 dhjetorit, Sali Berisha nisi t’i veshte lëvizjes së vet karakteristika të konservatorizmit, ideologji që ai e koncepton si mundësinë e vetme të joshjes se një pjese të elektoratit në perëndim të historisë së tij politike.

Gjetja shpëtim në strehën e ekstremizmit në epilog të jetës së tij më shumë se 30 vjeçare politike është tregues se si ndihet ish-Kryeministri në këtë betejë për mbijetesë.

Organizimi i Kuvendit të djeshëm dhe fjalimi i Berishës kishin shumë tregues të rrugëtimit që i ka dhënë PD-së Berisha! Nuk kishte asnjë përfaqësues të Partive Popullore Evropiane, bashkimi i partive të qendrës së djathtë në Evropë në të cilën PD është anëtare prej vitesh. 4 ishin folësit e huaj në Kuvend, përfaqësues të partive konservatore dhe disa përfaqësues të partive të ekstremit të djathtë si ajo e partisë Fratelli d’Italia, Giorgia Meloni, e cila njihet si një mbështetëse e fuqishme e Marine Le Pen, që ‘ngriu’ Evropën nga frika se mos fitonte zgjedhjet e para pak ditëve në Francë. Meloni edhe pse nuk ishte fizikisht në Kuvend iu drejtua demokratëve të Berishës me një letër përshëndetëse. Kuvendin e Berishës e përshëndeti edhe politikani nga Suedia Tobias Andersson, nga partia ‘Demokratët e Suedisë’, një tjetër forcë populiste.

Berisha fjalën e tij, dje në Kuvend, e përqendroi tek armiku që ia ka krijuar vetes, George Soros, të cilin e sheh si krijuesin e të gjitha ‘halleve’ të tij dhe te lufta për të ‘vendosur nderin në vend’ me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot ne jemi forcë sovrane konservatore, e cila jeton në të drejtën e idealeve konservatore të shqiptarëve, të cilën, edhe njëherë theksoj, as e majta e Soros, as e majta botërore, s’do të munden kurrë ta mposhtin. Jo dhe jo. Cilido që do bashkëpunim me ne, mbi bazën e vlerave, ne jemi të gatshëm. Ne qëndrojmë të vendosur në idealet dhe liritë tona”, iu drejtua Berisha 1425 delegatë të tij në sallë, duke mos e përmendur në asnjë moment qendrën e djathtë por duke ngulmuar mbi fjalë si konservatorizmi dhe sovranizmi.

Lëvizja e tij drejt ekstremit të djathtë nuk ka asnjë logjikë elektorale në Shqipëri. Shqiptarët janë karakterizuar si elektorat i anuar gjithmonë në shumicë nga e majta, me një traditë të fortë kundër nazi-fashizmit, dhe e djathta e moderuar është dashur gjithmonë ta përshtasë veten për tu bërë fituese. Terreni për një të djathtë ekstreme, sovraniste dhe populiste, elektoralisht në vend ka shanse shumë të vogla që ta kalojë grushtin e votave të militantëve që Berishës që kanë treguar se do ta ndiqnin atë ‘të verbër’ në çdo betejë. Elektorati gri për të cilin Partia Demokratike ka nevojë për të rimarrë pushtetin, në Shqipëri nuk gjendet brenda ekstremizmit të djathtë.

Por Berisha ia ka rezervuar vetes edhe një tjetër ‘as nën mëngë’. I braktisur nga 2/3 e grupit parlamentar të PD, i braktisur totalisht nga Perëndimi përvec organizatave ekstreme që ai aspiron t’i ketë shumë shpejt ‘simotra’, i vetmi sup ku PD ekstreme e Berishës po shikon të mbështetet është Ilir Meta dhe ‘populli i tij i 2 marsit’ (2 mars 2020) ditë kur Presidenti që po pret të bashkohet sa më shpejt me partinë e tij LSI, shpalli lëvizjen e tij të vet sovraniste anti SHBA. Aleanca e tyre është përforcuar dhe farkëtuar me çelik që kur aleati më i madh i shqiptarëve e shpalli ish-presidentin Sali Berisha 'non grata' dhe tashmë kanë mbetur aleatët e vetëm të njëri tjetrit në betejën me amerikanët. 

Jo vetëm shpallja ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si i korruptuar dhe armik i demokracisë por tashmë Berisha ia shton vetës edhe një karakteristikë ‘non grata’ nga Perëndimi, atë të ekstremistit që rrezikon perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Lëvizjet ekstreme politike kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë në Evropë dhe kudo në botë. Kudo do të ketë njerëz që urrejnë, gjithmonë do të ekzistojnë, edhe pse fatmirësisht gjithnjë e më pak. Edhe Shqipëria nuk mund të shpëtojë nga këta populistë, të të dyja ekstremeve, që përgjithësisht dalin si kërpudhat pas shiu në momente të vështira që kalojnë kombet. Ishte ‘Agimi i Artë’ në Greqi dhe të gjitha ia pamë fundin. Ka një parti AFD në Gjermani që fillimisht trembi, por gjermanet e braktisën shumë shpejt, dhe i dhanë më pak ulëse në Bundestag. Vetëm Le Pen në Francë shikohet sot si një rrezik real në Evropë, edhe pse humbja ndaj Macron 24 marsin e kaluar ‘shkriu gjakun’ në kancelaritë e perëndimit, duke e konsideruar si një fitore të madhe të të ardhmes së Bashkimit Evropiane.

E djathta ekstreme dekadën e fundit po shihet si një rrezik permanent i vlerave perëndimore, i paqes sociale, i barazisë së njerëzve, i demokracisë në botë, i globalizmit, i ekzistencës së vet aleancave më të mëdha të kombeve sot që përfaqësojnë ëndrrën e një bote të bashkuar te vlerat e humanizmit dhe të drejtave të njeriut. E djathta ekstreme rrezikon sot Bashkimin Evropian. Gjithnjë e më shumë zëra të njohur të analizës politike në kontinent po apelojnë që Evropa të përballet sa më parë me lëvizjen në rritje të ekstremit të djathtë.

Rruga që Berisha po i hap me mundim vetes përpara do të hasë jo thjesht me pengesa, por me humnerën e madhe mes reminishencave të errësirës së shekujve të kaluar dhe vlerave të mëdha të shoqërisë që bota kërkon të ndërtojë.

35 Komente

  1. Z
    Zeni i Lirise

    AFD ne Gjermani nuk ka vetem nje vend ne Bundestag por 80 vende.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zeni biri Qenit

      Ky Andersson nga Suedia eshte nje 25 vjecar i nje partie fashiste qe per ironi quhen Demokratet Suedeze. Sa ka paguar Zeni per nje pershendetje nga nje picolo fashist ai e di por nje nga argumentat fashiste te kesaj partie eshte qe myslimanet si Saliu nuk duhet dhe nuk mund te integrohen ne Europe.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kunder mafias sorroiiste trafikanteve te droges ri

        O bq,edhe nje patronazhist ne elbason u kap me droge,mehmet greca te u quajka dhe paska qene patronazhist part-time por me profesion trafikant droge.Te tille jeni ju ripjellsit.

        Përgjigjjuni
    2. T
      Tani

      E mbaj mend kete djalin qe i lepihej Peco Vasilit dhe Ilirit ne bodrumin e LSI kur ishte te gazeta integrimi. Anadollak asgje me shume. Tu deshen 8 vite ta kuptoje qe Meta dhe Berisha jane bashke mos djale????

      Përgjigjjuni
      1. A
        Agim

        Mjaft u morret se cfare ka bere ky kriminel hajdut dhe vraes edhe spiun! Dergoni ne SPAK fakte per ta shpene para drejtesise kete njeri sadist! Te vjen keq per Gomeret dhe Gomaricat e Saliut por edhe per kerricat qe do te behen nje dite Gomere!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          @Agim! S'ka nevoje te çojme ne dosje te tjera. Aty i ka SAPAK, nje mal me to. Nese pyet se ç'po behet me to, une mund te them se po kopsiten mire në ate fare feje, që te mos kete gjykate që t'i rrezoje. Por mesa kuptohet, nuk ka ardhur ende koha. Pse, qysh e tek kete e dine me mire ata që drejtojne Reformen ne Drejtesi. Dhe cilet jane ata merret me mend: Ata që, kur kuptuan se ne nuk e luftonim dot vete te keqen tone, filluan rrugen per ndeshkimin e Saliut etj, si fillim me një akt politik që eshte ai 'non grata'. Pse e pakte ishte kjo? Kush e mendonte se do të ndodhte? Të tjerat vijne pas, me rradhe..

          Përgjigjjuni
        2. G
          God bless America

          Greqia eshte vendi europian qe ka perfituar me shume nga ai Plani Marschall amerikan i pas luftes. Nga lobi grek ne Amerike kane dale deri zv. President (Spiro Agnew), Sekretar te CIA (George Tennet), keshilltar presidencial e ministra. E megjithate kush ka vajtur ne Greqi ka pare qarte nje fryme anti-amerikane te gjere nder greket. Ne Shqiperi ish-Sekretari Shtetit James Baker pritet si Mesia ne 1991 ne Tirane ku leshon postulatin - Ne jemi me Ju, Ju jeni me Ne! Dhe 31 vite nga ai "premtim" sot shijojme pranine amerikane ne 2 aspekte - 1- Ambasadore-Guvernatore qe komandojme qeveri e opozite me urdhera verbale. 2 - Mijra opozitare Iranianet e dezertore Afganet qe strehojme per hater te Amerikes (numrin e tyre nuk e thote askush) qe asnje vend tjeter ne bote nuk i strehon, as Amerika vete. Shqiptaret kane 32 vite qe kane dale neper bote, kudo ku shkojne shohin nje fryme anti-amerikane ne rritje. Ne Europe popullsia e asnje vendi nuk ka simpati per amerikanet. Ne Shqiperi nga zyra e kryeministrit e der te zyra e kryetarit komunes me te humbur mba ne tavoline flamurin amerikan, thua Shqiperia eshte shteti i 53-te i USA. Si zor te jene budallallepsur te gjithe ne Europe e te kemi zgjuarsi vetem ne Shqiperi.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptar

            Shum inteligjent e paske par botën dhe njohje politikën .me thuaj kush e përshëndeti salen me që ka në Europë frymë antiamerikane për informacion jetoj tash 30 vjet në perëndim

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiptari

              Fryma anti-amerikane eshte presente ne mbare perendimin. Flamuri amerikan eshte ai qe digjet me shume keto 30 vite neper protesta ane e mbane botes...e meqe paske 30 vite qe jeton andej, thuaj ti ndonje popull europian qe ka aq simpati per amerikanet sa te mbaje flamurin e tyre kudo nga tavolinat e zyrave te shtetit der tek WC

              Përgjigjjuni
            2. B
              Balo

              Çfarë fryme antiamerikane more? Ma krahason me Greqinë ti,kur grekët janë ndjerë të tradhëtuar nga amerikanët jo njëherë për çështjet e tyre kombëtare,në mardhëniet e ndera me Turqinë si edhe në rastin e Hundës më 1967.... Nuk ka asnjë motiv fare të ketë antiamerkanizëm në Shqipëri, kur në sajë të asaj Amerike ne sot ekzistojmë, ngaqë nuk kemi as shtet,as ekonomi dhe as ushtri.....për të mos folur për Kosovën që ata e krijuan dhe ata po e mbajnë si shtet! I nderuar zotëri, të thuash që Sali Berisha është i ndershëm,demokrat dhe përkrahës i drejtësisë, në këto 30 vjet do të thotë të të jenë zënë aq shumë sytë nga amoku i militantizmit sa tashmë" nuk ka më gomisteri që të ngjit"! Saliu është një ekstremist komunist,që u transformua në një hakmarrës ekstremist,në një shërbëtor ekstremist i amerikanëve,në një feudal ekstremist,në një abuzues ekstremist me pushtetin,në një hipokrit ekstremist,në një llafazan ekstremist dhe tani së fundi....na u kthye në fashist! Një gote të pastër me ujë,po i hodhe një pikë urinë nuk pihet më.... Edhe sikur ëngjëj të ketë këshilli kombëtar i zgjedhur dje( jo që nuk ka shans me Spiunët e Sigurimit Jozefina dhe Myslym,me spiunët e Serbisë Arben Imami me Liri Berishën,me imorale e maskarenj si Luan Baçi dhe kurva Garo etj) por ,shto një copë mut si Saliu në të dhe u prish çdo gjë! Nuk ka antiamerikane këtu, (edhe Klani Kapo ,nuk do t'i preket Saliu mo ,se nuk ka gjë me gringot ),këtu janë dy djaj xhelozë për njëri tjetrin,të dy jo antiamerikane po antiPerëndi po ju prek interesi, Saliu dhe Meta! Të tjerët janë delet e tyre! Ama nëse ka një antiamerikan në Shqipëri ai është vetë Edi Rama! Zoti e pastë pranuar sakrificën tënde të agjërimit! Gëzuar Bajramin!

              Përgjigjjuni
            3. M
              Mira

              Edhe Haxhi Qamili, qe udhehoqi popullin trim dhe liridashes Shqiptar per 6 muaj, shkoi ne boten tjeter me koken ne litar, Sali Berisha do te shkoje i lidhur ne karriken elektrike.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Elisa-beth Spiropalikari

                Ashtu Mira ?! Sa volt është kar rigja elektrike? Kujdes automatin që ke në mes shalëve se mos të "bie" dhe ta ngre Haxhi Qamili. Lum ne per keto suflakolesha. Ripjellin si fotokopje me sorter.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Perversit

                  Shikoni se si nje taleban pervers i Saliut sa shikoj nje emer femre ketu u hodh sulm seksual. Edhe Saliu ate ben me femrat kundershtare.Masturbuesit e Saliut perdorin imagjinaten e shfrenuar.

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  Slobodanka iz Skadra

                  @Mira jebem ti sve po spisku kurvo jedna.

                  Përgjigjjuni
                3. S
                  Skopyon

                  Rasti i Sali Berishes eshte unikal ne histori. Ai nuk eshte as i majte dhe as i djathte. Ai eshte me hallin e tij. Kur ja deshi puna u be komunist konservator. Ja deshi puna u be demokrat. Ne te dy rastet ishte ekstremist per te arritur qellimet e tij njerezore. Ne rastin e pare futi njerez ne burg per te qene “besnik” komunist. Kur u be Kryeminister Demokrat, vrau po per vehte. Vodhi dhe pordhi sa pati qejf si njeri. Sot dihet qe ben punen e Rusit, jo se eshte i majte, por nuk ka cben. Ai thjeshte ben detyren si njeri familiar. Neser do behet ekstrem i djathte jo se i plasi bytha per idete edjathta, por ashtu ja do gomari drute. Kur ja do puna ai eshte me kanunin e maleve ashtu sic hiqet edhe trim. Pra Sali Berisha eshte qenie perfekte si krijese Tokesore. Ai eshte afer fundit te kesaj jete por ai po ja desh puna do cpifet lugat per te mundur armiqte e tij. Ju as qe keni idene se me ke keni te beni.

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    Une

                    Lene o Skypo se kemi Edi Ramen aq te Majte konseguent e aq "prane shtreses ne nevoje" sa keto 9 vite atyre u ka rezervuar vetem nje gje me tonelata - Fukarallekun.

                    Përgjigjjuni
                  2. D
                    Dani

                    I djathte Saliu???Ai nuk asnje ide te djathte apo te majte ai eshte yrra-byrra.Ai do te shpetoje parate e vjedhura asgje me shume.Faljani te vjedhurat dhe ai iken ne shtepi sot.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      K9

                      Nuk egziston dhe as ka per te egzistuar ndonjehere ne Shqiperi nje force e ekstremit te djathte. Ajo qe ndodh ne Shqiperi eshte dicka krejt tjeter, tipike shqiptare. Si nje nga popujt me arkaike dhe te pacivilizuar te Europes, shpesh kultura jone destabilizuese fshatarake, tribale, mesjetare, kultura e instikteve kafsherore, grykese, kultura e venerimit te profeteve hajvane qe pjell vrima pjellore e injorances dhe mjerimit, kultura rrumpakle e haxhiqamilzmit, kerkon te dominoje anen me te civilizuar dhe europjane te kultures shqiptare. Te gjithe keto lloj terbimesh tragjike, nuk kane te bejne as me " revolucjone fshatare", as me " te djathta ekstreme", por me pjesen tone me primitive, me shtazore, me orjentale ne lufte me perparimin dhe emancipimin e kombit dhe shtetit. E djathta ekstreme eshte nje semundje kancerogjene qe prek shoqerite e avancuara perendimore, ndersa shoqeria jone ka tipare dhe dinamika krejt te ndryshme nga zhvillimi qe na rrethon.

                      Përgjigjjuni
                      1. l
                        luli

                        te djathtet ekstrem skane asnje lidhje me komunistin sali ram berisha....

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Prostituta Kombetare Sali

                          Na hapet barking! Jo i djathte jo i majte, jo i ekstremit te djathte! Te gjithe jane jashteqitje, Plehra e kriminela. Po luajne me jeten e nje kombi !

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bardhyli nga Kosova

                            Rama është i shkolluar dhe i përpunuar nga Serbo-Rusia në Francë me ndihmën e Fatos Nanos, ky idiot tradhtari në pushtetin që ka është instaluar nga Serborusët me një qëllim, zhbërjen e shtetit tonë Kosovës. Ngujimi i tij në raportet Serbi-Rusi, është një gurë prove se ai i takon atij grupimi, dhe se pozicioni tij është shkatërrues për projektet shqiptare. Humbja e besimit të tij tek shqiptarët është proces i pashmangshëm. Vite më herët Serbia mobilizonte Ivicën për lobim dhe për fushata anti Kosovë por kjo i kushtonte shumë.Tash Serbia ka gjetë një lobues gratis me emrin Edi Rama i cili e mbron ne çdo rast, ia pastron imazhin, e përmend edhe në takime me aleatët, ia zbut krimet, ia relativizon fashizmin… Suksesi më i madh i Serbisë nga Lufta e Kosovës deri sot është rekrutimi i kryeministrit të Shqipërisë si lobues për interesat strategjike serbe. Dhe kjo ndodhë në momentin kur shqiptarët do duhej t’ishin të bashkuar në synimet e tyre integruese drejt Evropës dhe ta ndihmonin e kuptonin njëri-tjetrin. Sidoqoftë, qasja e re dhe aktive pro serbe e Edi Ramës na lejon të kuptojmë shumë gjëra dhe sjellje të këtyre viteve të fundit në kurriz sidomos të Kosovës. Kjo na lejon ndoshta edhe ta kuptojmë pse Batoni paguhet 16 mijë euro në muaj nga një spital që për pacient ka vet Shqipërinë. Prandaj Kosova duhet me intervenu ushtarakisht në Shqipëri. Nuk duhet me e leju këtë milet hibrid me rreshqitë kah blloku i pansllavizmit satanik serbo- ruso-grek. U mbuloftë jashtëqitja ju që fyeni kosovarët, ajkën e shqiptarizmit. Por sigurisht ju jeni produkt i spermes serbe nga vellamëria me Milladinat dhe Mugoshat.

                            Përgjigjjuni
                            1. m
                              moli

                              O Bardhyl po perse e ve mbrapashtesen nga "Kosova",kur dukesh qe gjithandej mund te jesh por nga Kosova kurre.Sa per permbajtjen e ketij pamfleti ma merr mendaj qe duhet te jesh i shkolluar por i rrjedhur sepse qe ti leshosh sot dokra Salinjane kur botadixhitale ka hyre ne ç'do familje ,nuk besoj se i ha kerkush e aq me teper kur fillon e gjene edhe fijet e rekrutimeve te Edi Rames me Rusine .Me kete shkrim me mbushte mendja qe te gjithe PD-istat jane koqe ,por jo te gjithe koqet jane PD-ista. Nese je i perndjekur uroje te mos te kesh vuajtur denimin se e imagjinoj qe mesiguri te kane vene shume here te marresh sapunin ne dush!

                              Përgjigjjuni
                            2. s
                              spata

                              Mesa duket trash e trash nuk po kuptoje akoma pse shqiptaret ndryshuan sistemin. Ndoshta eshte fatkeqsi qe ndryshimi ra ne keto duar .Ndryshe ska si kuptohen veprimet antiamerikane qe kane marr disa perfaqsues politike me Berishen e Meten ne krye .Te dalesh sot me flamurin, te hapesh ne oponjonin shqiptare iden se cpo bejne perfaqsuesit amerikan me Non Graden Sali apo te koruptuarit ,eshte sikur te kemi ne krye ate qe luftoje imperjalizmin amerikan ne komunizem. Kjo semundje shqiptare,qe vjen nga nje perfaqsues malok ,me kujton bolsheviket e Hoxhes, qe me nje thirje te tij brohorisnin ,poshte imperjalizmi amerikan .Kjo thone nga anet tona :Bie era lecke e djegur .Se kush do pervelohet, deshire kam ,qe te mos e pesojne delet shqiptare, por cobani qe s'ka kuptuar se cperfaqon per ne Aleati yne SH.B.A. Nje komentues e konsideron normale qe nje pjese e popullit te jete kunder Sh.B.A dhe na merr si shembull Greqine .Por nuk eshte vetem Greqija qe e ka kete sindrom .Kane qene italjanet, francezet ,gjermanet e vende te tjera kunder vendimeve qe ka marr SH.B.A.Deri ketu ska asnje keqkuptim .Por kur une te ushqej e te marr nensqetull,te le te tallesh me popullin te vjedhesh ,te vrasesh e me pas te me nxjerresh gjuhen ,se kuptoje llogjikene krahesimit . Me ne sot po ndodh nje fenomen sic ka ndodhur kur drejtonte Hoxha .Mikun e vinim ne qoshe.Bile kur takoheshime puthnim aq forte sa dhe ai habishe nga na doli kjo dashuri .Me Titon ,Stalimin ,Hrushovin ,Mao.Ce.Dunin , Bejker , Bushin ,Klintonin ,Avrizun ,Lune e per cudi Kimi s'na pelqeka kohet e fundit .Kimi ka dhe nje te keqe .Se kupton sa te do .Vetem te qesh pa per tu puthur ka zakonin e malokut Berisha vetem te jep doren. O zot na ruaj te mos i marri mendjen era dhe Rames, qe perfaqsohet nga socjalistet ne pushtet, se nuk do kuptojme se ku do shkojme .As e ve ne dyshim qe populli edhe pse eshte latre e poshte i allakatur do ta kuptoje nje here ne histori se cduhet te beje .Te kthehemi prap atje ku ishim ,kete e provoje populli nje here .Kjo eshte e dyta qe po lekundet si varka e peshkatarit.Eperse ne fund te fundit !! Per nje malok hajdut vrases dhe tradhetar!!!!! .Turp per ate Malsi qe ne brendesi ka burra vigane qe kane deshmuar se shqiponja nuk ushqehet me kerrma .Te gjithe ata qe i vijne pas Berishes jane korraker qe hane cdo gje qe ju seviset .Teorija e Berishes ,kur delkaronte ne foltoret e tij :Ju punoni per mua une do mendoj per ju ka infektuar shume dele qe sot me nje vershellim i vine pas ne aventuara te rrezikshme per kombin .

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Skrapari

                                Berishizmi ështē njē masë tumorale kanceroze krijesë e laboratorit komunist hoxhist ! Ndërkohë që në 90 ai duhej diegur dhe groposur ishin amerikonët qē provuan të eksperimtonin duke krijuar monstrēn e sotme që edhe kur mendon se ka ngordhur shfaqet më agresiv sa majtas - djathtas në shoqërin shqiptare!

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Bureto

                                  Cfare hyn ketu ekstremi i djathte?! Flasim per nje cope muti. Nje moterqir pa din e pa iman. Nje hajdut rrot kari. Nje nekrofil qe e kane perdhunuar ne femiljeri dhe shfaq tiparet e psikopatit qe i ka bere gjemen njerezve, shtetit, Shqiperise, partive te tij, ushtrise, drejtesise, Kosoves. Gjithe jeten o lepi bythe e peshty, o dhit e ha. Komplet rrote kari. Kafshe

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Noli

                                    Sakte Bureto.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Bureto

                                      @ Noli! Edhe pse nuk ka lidhje me ti, si në çdo rast pervetesimi i çfardolloj gjeje, eshte moralisht i denueshem. Edhe në rastin e ketij @ Bureto me siper, eshte abuzuar me nick-name-in tim, sepse nuk ma lejon as kultura dhe as edukata qytetare, qe te shkruaj e te flas me fjalore rrugaçesh. Ndaj dhe komentin tuaj e meriton ky, te cilit mendoj se ti i referohesh. Nese ke interes per komentet e mija, lexo me siper dhe kurdohere tjeter, dhe do te bindesh per keto qe po them.

                                      Përgjigjjuni
                                  2. N
                                    N'paith t'Sheqeres

                                    Rri rehat vella. Nuk ka Zot qe i ben berishistet fashiste, naziskine apo ultrakonservatore. Berishistet e vetmja gje qe mbrojne eshte goja e tyre. E duan shtetin e pushtetin vetem per te vjedhur. Djegin Shqiperine vetem kur nuk kane shtet per te vjedhur. Saliu po i con vetem aty ku kane vendin; n'paith tSheqeres svet

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Shqiptari

                                      O ju dhjeshin qent e rruges ne ato Tru qe keni ,o injorantet e Botes ,qe vazhdoni me shkrime te tilla qe nuk ka vend aspak per nji Personazhe si berisha me i dhen Surratin e Politikanit ate qe sharlatani berisha s'ka qen kurr ndonjiher ne jeten e tij ! Prandaj vuan dhe eshte ne kte gjendje ajo shoqeri idiotesh e maskarenjsh kriminelesh te cdo natyre sepse jeni mesuar ti thoni Mutit - Koko ! PD-ja ka qen nji Parti xhambazesh rrugesh ,kurvash e kriminelesh dhe mbeshtetur ne cdo rast me faktorin kriminal e dhune ,pra qe nuk i ngjan asnji lloj Partie Politike te ktij Kontinenti ,por ndoshta vendeve Arabe . Qe te vazhdosh te faktorizosh si aktor politike ala sot nji funderine e injorante si berisha ,nji Kriminel e Tradhetare Kombetare , do te thote se ky popull 8ose kta plehra qe e trajtojne dhe shkruajne te tilla brockulla ,me i zgjat jeten Kufomes ne skenen e Politikes Shqiptare , jane me te Ndyre se vet kryeputana e Shqiperise salih berisha . Shkruani ,i jepni rolin qe s'i takon edhe pse dini se ai eshte nji Sharlatan qe dikur u mbeshtet nga Perendimoret (per qellime te mbrapeshta antishqiptare ) edhe pse dini qe te gjitha Krimet qe Skandalet e tij ne Politike jane nji tregues i qarte i paaftesise se tij si Politikane dhe me cilin Surrat e cilin Moral Njerzore e beni ju kte akoma ????????????????? - Per aq kohe sa shoqeria shqiptare ,te vazhdoje te trajtoje e shikoje si Politikane berishen -meten bashen etj funderina qe nuk i bashkon asgje me Politiken ,jovetem se jane te paMoralshem e Tradhetare te KOmbit ,ju meritoni te jetoni si qen rrugesh dhe shikoheni si funderinat e Ballkanit ,sepse kjo qe ndodh me Ju qe shkruani Brockulla peer ti pastruar surratin mutit te vicidolit dhe ju te tjeret qe nuk beni dot dallimin e Politikanit te vertete nga Sharlatanet e rrugeve , nuk ben vaki me asnji shoqeri te kti Kontinenti por vetem ne vendet Arabe . Shkoni ne Arabi sepse Shqiperia nuk eshte Klima e duhur per rracen e shkerfdhatave te njerezimit qe jetojne paMoral.pander padidnjitet e paatdhe

                                      Përgjigjjuni
                                      1. O
                                        O Sali o Baba Kthehu prape se beme shaka

                                        Mizat jane mbledhur mbi M_t se i kunderbon era keqe. Te gjithe rreth Mu.tit, ka hall te behen deputet dhe kujt i plasi, nuk i plas nese ka alternative qeverisje. Secila mize kerkon te 'thithe' pjesen e saj te vogel, duan te behen 'deputet' varri trapin ardhjes ne pushtet, mund te vjedhesh sa te duash edhe ne opozite si deputet. Ka shkuar partia per lesh.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Topuz i karit nga cili stan ke mbrrit ne Gazetari

                                          hahahaha ktyre i duhet shkerdhy fara ,kta s'mundet me ken njerez por shtaze . Te trajtosh ala si Politikane nji kryekurve antishqiptare si saleh hamuti shpelles o kulmi i shkerdhatsise rraces se mutit

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Kavajoti

                                            Kujtim!Akoma i beson perralles se “antiamerikanizmit” te Berishes dhe 600 mije votuesve qe ka PD sot.Kjo teze eshte nje loje e Rames dhe e besojne vetem spiropalet,patronazhistet dhe alibardhet e Lulit. Te fala servileve!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. E
                                              Elbasonlliu

                                              Tamam kavajs ...dmth bythqim

                                              Përgjigjjuni
                                              1. O
                                                O Sali o Baba Kthehu prape se beme shaka

                                                Hajde Sale, karriere fantastike ke bo. Nga komunist ekstremist, ne 'demokrat' ekstremist, ne anti-amerikan ekstremist po shkon pirruete plako

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  Lala i Lushnjes

                                                  Tani! Pyte atë djalin nga ana ime, kur nuk ka qënë e ekstremit të djathtë PD-ja? Një parti që vret në mes të bulevardit si quhet?

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje