Për të zhgënjyerit nga lista e Këshillit Kombëtar

1 Maj 2022, 17:22Blog Namir Lapardhaja

Për të zhgënjyerit nga lista e Këshillit Kombëtar

U desh një proces i thjeshtë zgjedhor për të zhbërë iluzionin e votës së lirë.

Nëse ke bërtitur kaq koha “vota...vota...vota...”, duhet të kesh guxim dhe kurajo të madhe për të reaguar kur sheh se si nëpërkëmbet vota... e pretenduar.

Demokratët duhet ta kuptojnë se Sali Berisha është arkitekti i parë i shkatërrimit të procesit zgjedhor në Shqipërinë postkomuniste.

Ai është politikani i parë që ka marrë peng një parti, duke shkatërruar çdo proces zgjedhor brenda saj. (Për ata që kanë merak, që të rrinë të qetë, përshij edhe rastin e LB në këtë përfundim).
Ai është njeriu që nuk lejoi asnjë garë të lirë dhe të ndershme brenda partisë së tij, duke rrahur, nëpërkëmbur, shantazhuar, linçuar, dëbuar... nga partia njerëzit që nuk kanë menduar si ai, ose, për një moment, kanë krijuar idenë e “të qenurit kundër” tij.

Për 30 vite me radhë Sali Berisha nuk lejoi të lulëzojë asnjë lule jashtë oborrit të tij, të mos mbijë asnjë pemë jashtë gardhit të tij, të mos rritet asnjë lisë që mund të bënte hije përtej tij.
Nëse do të citoja prof. Abaz Ermenjin, Sali Berisha është thjesht një “diktator qesharak”.

Me Sali Berishën nuk mund të ketë as garë, as dinjitet, as respekt të rregullave demokratike.
Me të mund të ketë ose bindje dhe nënshtrim ose përballje dhe largim prej modelit të tij.

Nuk do ta kisha bërë këtë reagim, sepse praktikisht Sali Berisha është në të drejtën e tij për të profilizuar trupën e partisë së tij të re, por ndjeva keqardhje kur lexova disa miq, tek të cilët shihej një lloj zhgënjimi nga ajo që kishte ndodhur, sepse një pjesë e tyre edhe mund të kenë besuar vërtet tek gara dhe vota e lirë.

Por, nga ana tjetër, është shumë naive që gara, vota e lirë, demokracia e brendshme në parti..., të shpresohet tek modeli i Sali Berishës.
Njeriu që për 30 vite ka vrarë çdo mundësi për ta pasur një iluzion të tillë besimi tek ai.

5 Komente

  1. O Namir Baze ke bere nje carcaf kunder berishes sikur ta kishte shkruar ymeri po nuk na the ke ka rrahur dhe cili proces u manipulua … se mos e ke fjalen per ato 5004 delegatet e ulur ne 1950 ulese para te cileve fole me aq emocion ne dt 18 dhjetor.

    Përgjigjjuni
    1. b
      blendi ...ziu

      O Nini ...ZIU !!!

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bureto

      @ Nini...! Cili proces u manipulua-thua?! Po a nuk qe ish-nenkryetari i PD, Ed Paloka që në fushaten e eger te Berishes pas 9 shtatorit, per shkarkimin e Bashes me "Foltoren" e tij, deklaroi se druhej te takonte anetaret e PD, sepse në fushaten elektorale per zgjedhjen e Bashes, në qershor 2021, kishte influencuar anetaresine që të votonin Bashen? A nuk eshte ky manipulim? Pse në emer të kujt punonte në ate kohe Paloka, per Bashen apo për Berishen. Po në garen me Olldashin a nuk pati manipulim? A e vuri Bashen kryetar, Berisha dhe a nuk donte qe të ish kryetar ai deri në fund? Pse ndryshoi mendimi dhe vullneti i Berishes vetem pasi Basha, nën trysnine amerikane, per shkak te "non-grata"-s së tyre, e pezulloi Berishen nga grupi parlamentar? Si ndryshojne keto gjera kaq kollaj? Hë pra, pse? ke ndonje pergjigje per keto? Gjynah që jeni kaq të ceket.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drejtësia

        Veset dhe ligësia e Saliut vdesin kur te ketë ngordhur!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bujar Kanapari

          Procesi votimit, nxjerre gjithnje nje produkt relativ dhe jo absolut. Nuk eshte votuar Edvin Kulluri, por nuk eshte votuar as Bardh Spahia, kryetari bashkise Shkoder. Nga analiza qe kam bere une, por jo e plote, nga 87 kandidate ku emri i tyre fillon me A, ishin votuar si fitues 82 anetare, pra vetem 5 kandidate u rrezuan. E njenjta situate ishte edhe ne Keshillin Kombetare te zgjedhur ne kohen e z.Basha, ku numri i anetareve ku emri fillon me shkronjen A, ishte shume i larte. Sociologu Zydi Dervishi ka deklaruar se ata qe kane emrin te shkurter dhe qe fillojne me shkronjat jane te favorizuar.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje