Kuvendi i Berishës

3 Maj 2022, 10:07Blog TEMA

Kuvendi i Berishës

Nga Blendi Kajsiu

Ky është togfjalëshi që përmbledh më së miri Kuvendin e datës 30 prill. Ai ishte në thelb kuvend i Berishës më shumë se kuvend i Partisë Demokratike. Kryefjala e kuvendit ishte doktori, që prezantonte dhe mishëronte ideologjinë, programin dhe vizionin e “ri” të partisë. Në një kuvend ku spikaste mungesa e fytyrave të reja, prurja më e madhe ishte gjithashtu vetë Berisha.

Ndaj kuvendi shërbeu thjesht për të shpallur doktorin kryetar. Aq sa zgjedhjet për kryetarin e ri në 22 maj nuk kanë asnjë kuptim pasi rezultati tashmë dihet. Ato do jenë një formalitet pasi kushdo që përballet me Berishën në partinë e tij nuk ka asnjë shans teorik të fitojë. Ky fakt dëshmon që në PD-në e Berishës nuk ka zgjedhje dhe aq më pak demokraci.

Elementi thelbësor që dallon zgjedhjet reale dhe demokratike nga ato formale është faktori i paqartësisë. Në një demokraci ekziston gjithnjë një nivel i caktuar paqartësie në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve. Natyrisht që gjithnjë ka një kandidat apo kandidate që ka avantazh, por asnjëherë nuk ekziston qartësia absolute mbi rezultatin. Edhe kandidati që është në disavantazh të thellë në të gjitha sondazhet mund të fitojë. Kjo ndodhi me Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018 në SHBA.

Aty ku mungon demokracia rezultati i zgjedhjeve dihet. Mos të harrojmë që zgjedhje kemi pasur edhe në komunizëm, ama aty rezultati dihej me qartësi absolute. Nuk ekzistonte asnjë mundësi teorike që kundërshtarët e regjimit komunist të fitonin. Ndaj ato zgjedhje ishin formale dhe pa kuptim. Në një kontekst ku mungon demokracia nuk mund të kesh zgjedhje.

Të tilla do jenë edhe zgjedhjet e 22 majit në partinë e Berishës, krejt pa kuptim. Rezultati dihet me qartësi absolute që sot. Nuk ekziston asnjë mundësi teorike që një kundërshtar politik i Berishës t’i fitojë ato. Kaq mjafton për të kuptuar nivelin e demokracisë brenda kësaj partie “të rithemeluar demokratikisht”.

Berishizmi dhe demokracia partiake janë dy koncepte që përjashtojnë njëri-tjetrin. Berishizmi nënkupton që PD-ja është dhe mbete gjithnjë e Berishës, pavarësisht gabimeve dhe dështimeve politike të tij. Brenda kësaj filozofie politike ideja e garës apo e një partie më të madhe se lideri është absurde. Ajo është partia e kryetarit të përjetshëm, ndaj tingëllon ironike deklarata e Berishës se në kuvendin e tij e vranë kryetarokracinë. Kuvendi i 30 prillit, në fakt, ishte tempulli politik më i madh që i është ngritur ndonjëherë kryetarokracisë në Shqipërinë e tranzicionit. Në këtë kuvend, Berisha u kurorëzua kryetar shumë përpara zgjedhjeve të 22 majit. 

Ai do t’i fitojë me siguri absolute këto zgjedhje edhe pse humbi rëndë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, edhe pse nivelet e popullaritetit në elektorat i ka tejet të ulëta, edhe pse vuri dhe imponoi “tradhtarin” Basha në krye të PD-së, madje duke i vjedhur haptas votat Sokol Olldashit, edhe pse me miratimin e tij u dogjën mandatet e PD-së në Parlament dhe u bojkotuan zgjedhjet lokale, edhe pse tashmë është shpallur non-grata për korrupsion dhe minim të demokracisë nga SHBA-të. Pra, Berisha do jetë kryetar i partisë, jo sepse e sjell atë në pushtet, jo sepse e demokratizon, jo sepse e hap partinë ndaj shoqërisë, jo sepse ka mbështetje elektorale apo ndërkombëtare. 

Përkundrazi, me Berishën në krye PD-ja bunkerizohet më shumë, krijon një hendek edhe më të madh me shoqërinë shqiptare dhe faktorin ndërkombëtar. Ai do jetë në krye të PD-së thjesht sepse është Sali Berisha. Nuk është rastësi që fraza më e spikatur e fjalimit të tij ishte “Unë jam Sali Berisha”. Askush në kuvend nuk u entuziazmua nga ideologjia e re konservatore apo programi qeverisës. Ama, kur doktori deklaroi se kush ishte, salla shpërtheu në duartrokitje. Ky është kualifikimi i vetëm i tij për të qenë në krye të PD-së. Dhe kjo është kryetarokracia në formën e saj më të pastër.

11 Komente

  1. B
    Balo

    Le t'i bëjnë shurrën bahçes tani.... As parti e katërt nuk do dalin! Tani është koha për të krijuar një Parti të re!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pilo Lala

      Kjo qe po ben Saliu eshte Shoqate. Njesoj si Shoqata e Gjuetareve, LGBQ, apo shoqata e Sazan Gurit, asgje me shume.

      Përgjigjjuni
    2. "
      "BOHOTINA"

      E ke qare ore Blendi. Berisha dhe ne kulmin e mbreterimit te tij ka punuar shume keq... Nuk dua te zgjatem se me del shume i gjate sqarimi me bemat e gjemat e ketij perbindshi.

      Përgjigjjuni
      1. K
        K

        Berisha do e regjisroje PD në hipotekë që ta lejë trashëgimi gërdallave shpellare të familjes. Si tha ky zotëria, bëni shurrën partisë non grata dhe organizate terroriste.

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xha Jaho

          Gjykata e apelit nuk duhet tja japi stemen e PD kesaj organizate Foltore se kjo nuke eshte nje organizate familjare dhe farefisnore. Kjo organizate nuk duhet te legjitiminohet si Parti nga shkalla e Apelit sepse do ti bjeri ne kurriz taxapaguesve shqiptare duke financuar kete organzite te kthyer ne Parti.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Titi

            Me pelqeu argumenti qe edhe ne monizem kishte votime dhe realisht komandanti Enver I merrte shumicen e votave edhe sikur ato te ishin vertete te lira. Kemi nivel shume te mjerueshem te kulrures demokratike.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Labi

              Sapo te lexosh titullin dihet se autore do jete Pata , kajsia ose noj doç tjeter qe vazhdon te pompje tifozet me realitet virtual. Po kto qe deri dje e kishin te sigurt Bashen kryetar tani vazhdojne te dhjesin akoma nga goja. Faktet jane fakte demokratet jane ne shumicen derrmuese me Berishen

              Përgjigjjuni
              1. K
                Ky ja kalon edhe putinit po ti jepet mundesia

                Kurse sapo te lexosh nick name LABI eshte koment nga nje trapajan i saliut. Nuk ka fytyra te reja thote Kajsiu,po bujar karexhiu ca eshte,po gjeneral i jugut imam ballajdija,po sherefedini,po zhelesfina....por mungon kaci zi dhjerokrat i oreve te para qe thyente kafkat,mungon bushati bllokut,lubonja e sa e sa plehra qe u ka bere shurren saliu ne koke keto 30 vjet

                Përgjigjjuni
              2. c
                ce

                Kandidat potencial per postin e kryetarit te foltores se vucidolit pritet te jete dhe Klevis krrici i faros me 2 gishta lart hipur mbi furgonin e policise duke bere garipin.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mesila

                  Mos harroni se kanditarura me e forte eshte dhe Rezart Taci.

                  Përgjigjjuni
                2. k
                  kasemi

                  Analize e sakte Z. Kajsiu. Por shume e vonuar. Nqs me kujtohet sakte edhe ju ishit te KOPI i Berishes ne 2005. Me kete dua te them se Berisha asnjehere nuk ka qene demokrat, (mjafton te kujtojme falen e tij ne 12 dhjetor 1990; si nje mik i partise demokratike jam dhe do te mbetem; menjehere pas kesaj pa asnje te drejte, pa zgjedhje caktoi ne menyre formale Azemin ne krye te komisionit nismetar, per te shtruar rrugen qe vete ai te ishte kryetar i ardhshem. Ai Pd e ka patur tropoline per pushtet dhe kurre nuk ka patur lidhje me demokracine. Cilido qe e ka te qarte cfare eshte demokracia, nuk duhej t'i behej garnityre Berishes per te arritur qellimet e tij. Kopi nuk qe gje tjeter vetem garnityre. E megjithate ishte carja e te majtes qe ne 2005 Berisha erdhi ne pushtet, jo se beri me vehte shumicen e shqiptareve, por mashtroi naivet, ju te kopit, dhe sigurisht perfitoi nga keqqeverisja e socialisteve. Pikerisht edhe sot e vetmja shprese e Berishes per pushtet(nqs ka, pasi ai e di qe s'ka) eshte qeverisja katastrofike e Rames. Them s'ka sepse shqiptaret po ikin nga syte kembet, sigurisht ato qe ikin pjesa me madhe e tyre nuk jane dakort me kete qeverisje. Prandaj sot eshte me e domosdoshme se kurre qe njerez qe kuptojne, qe aspiriojne per demokraci te shkruajne per cdo parti shqiptare ku sheshit mungon demokracia, ne radhe te pare per partine socialiste, per te dy grupet e partise demokratike( asnjeri grup nuk eshte demokratik), e keshtu me radhe. Neser do jete vone, nuk do kete me njerez per t'ju drejtuar.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje