Nga Alba Malltezi
Bardha, nënë e tre fëmijëve, kishte shkuar te motra. Mendoi se do të gjente qetësi aty. Por erdhën e morën me forcë dhe e kthyen në shtëpinë ku dhunohej nga bashkëshorti. E mori familja e saj. Ajo që në vend që të ishte një oaz dashurie dhe paqeje, ishte bërë një tmerr dhune. Bardha, me 2 maj kishte mundur të merrte një urdhër mbrojtjeje, por si mund ta mbrojë ajo copë letër nga dhuna në shtëpizën e saj në lagjen në periferi të Elbasanit?
U hodh sot, dy ditë më pas nga kati i tretë i pallatit të saj, duke ikur përjetë nga dhuna dhe nga ata që nuk e deshën. Policia, si të ishte një repart i specializuar psikologjik, si për të justifikuar gjestin e gruas shkroi: Fatbardha Likrama vuante nga depresioni... Ndoshta, në vendin tonë uniformat blu mund të kenë parë njerëz, gra të dhunuara të qeshin e të lumturohen ndërkohë që rrihen nga bashkëshortët? Ndoshta dikush në institucionet tona e konsideron dhunën si një mjet që nuk të con në depresion.
Banorët e lagjes, siç ndodh përherë në këto raste, i njihnin të gjithë për “zonja dhe zotërinj”. Ndërkohë, ndërsa trupi i gruas i mbuluar me çarçaf dergjej përtokë, fqinjët flisnin para mediave dhe fëmijë, djem dhe vajza me bishtaleca e kordele rozë e me pika, dëgjonin. Një nënë që hidhet nga kati i tretë në mes të lagjes, do të lerë gjurmë të pashlyeshme tek ata. Askush në lagje nuk dinte çfarë ndodhte në shtëpinë e Bardhës, ndërkohë që familjarët e gruas së gjorë po “nxiheshin nga turpi” se ishte larguar në shtëpinë e motrës apo që kishte bërë denoncim për dhunë në komisariat.
Kush u turpërua nga denoncimi i Bardhës? Kush u turpërua se ajo kërkoi mbrojtje, kush e tërhoqi nga shtëpia e motrës për ta detyruar të hidhej nga kati i tretë duke këputur në mes jetën e saj prej gruaje që i tha stop dhunës? Turpi qesharak i provincës shqiptare, ka më shumë vlerë se sa jeta e një njeriu që dëshiron vetëm të jetojë pa dhunë ekzistencën e tij.
Në vitin e 52-të një grua është në kohën e saj më të bukur; fiton lirinë pas një jetë në shërbim të fëmijëve që janë rritur, shtëpisë për ta pastruar, bashkëshortit për t’i shërbyer. Në vitin e 52-të të jetës së saj një grua ka shumë për të shijuar, në një liri e një ndërgjegje të pjekur. T’i japësh fund jetës pikërisht në këtë moshë të bukur, është një thikë e mprehtë në brinjët e shoqërisë: Sa pak kemi kuptuar, sa pak kemi bërë për mbrojtjen e gruas së periferisë. Vëteflijimi i një gruaje të dhunuar është një dhimbje e madhe, është plagë tepër e rëndë kur një nënë vendos të vetëflijohet në vitet e saj të lirisë.
Nuk e di pse qe kur e degjova kete lajm dje ma theu zemren kjo grua. Duke ditur si jane burrat elbasanas dhe sidomos vjehrrat tirane elbasanase qe i mbajne djemte a thua jane femije edhe kur ata jsne 50 vjeç, e besoj cfare ka hequr ajo grua. E besoj qe edhe femijet ia kane kthyrr kunder. Fat i zi per ate grua. Me vjen kaq keq, qe ashtu si shkruan Alba, iku ne moshen me te mire, e padashur nga askush.
RIP per zonjen. Kjo eshte nje teme per debat, per senisbilizim. Por nuk ka kohe njeri se jane te gjithe duke komentuar ose per politike, ose per show biz ....
51 komente per https://www.gazetatema.net/lifestyle/ronela-hajati-skandalizoi-eurovizion-me-shfaqjen-e-kengetarja-fi-i337029 Cmenduri......
E shkreta grua e pafajshme, e bukur dhe punetore! Fat i nje burri qen e i femijeve mosmirenjohes! E shtyre drejt vetevrasjes! S kishte rruge tjeter! Ku te shkonte? Vend i mallkuar i prapambetur, shoqeri injorante qe thashethemet i ha me buke cdo nate, pa e ditur qe fati i keq rrotullohet dhe ne mos sot, neser dikush qe ti njeh dhe do do bjere pre e abuzimit! Femra kafshe qe justifikojne dhunen se nuk e kane ne kurriz te tyre! Femra nena qe edukojne femije meshkuj te dhunshem! Familja e origjines nuk do te mbaje probleme shtese nga motra e divorcuar dhe i thote te shkoje ne polici! Dhe vjerra vjeherr, kunata kafshe kudo ku jeni u djegshi ne ferr per ato qe keni bere ndaj saj! Ajo pushofte ne paqe!