
Evropa është fat. Është zgjedhje dhe zgjidhje. Është më shumë se gjeografi dhe jo më pak se një ëndërr. Evropa është mohimi i një të shkuare të zymtë dhe historia e të ardhmes që pret ende të shkruhet. Për ne shqiptarët, Evropa nuk është qëllim në vetvete, por bindja se evropianizimi i Shqipërisë është fati ynë i shkruar, zgjedhja dhe zgjidhja, adresa ku na bashkon historia dhe përkatësia jonë shpirtërore.
E dalë nga tmerri i një lufte botërore që nisi në Evropë, atdheu i përbashët i Shekspirit dhe Da Vinçit, Gëtes dhe Hygoit, Servantesit dhe Kadaresë, shtetarët e saj të mëdhenj, kuptuan të vërtetën e madhe që bashkëjetesa dhe jo agresioni, heqja e kufijve dhe vendosja përfundimtare e kufirit për luftërat e mundshme, flamuri i përbashkët dhe krijimi i një hapësire unike për qytetarët që i bashkonte liria dhe dinjiteti njerëzor, ishin e vetmja rrugë për të nesërmen. Çelik për të ndërtuar dhe jo për tanke që përdoren kundër njëri-tjetrit, e bënë edhe njërin, edhe tjetrin vend të Evropës së Bashkuar më të mirë, më të fortë dhe më të begatë.
9 Maji, Dita e Evropës është rasti i lumtur për të kuptuar se paqja e fiton gjithmonë luftën! Ky është mesazhi i madh që jepet sot kur në kufijtë më Lindorë të Evropës ka sërish bomba e raketa, tanke dhe tmerr që derdhen mbi një vend sovran, mbi gra e fëmijë dhe mbi luftëtarët e lirisë.
Ata që luftojnë në emër të të drejtës së një kombi për mbijetesë ndaj nazizmit të një udhëheqësi që jeton në të shkuarën, janë rimishërimi i atyre që po në nëntë maj të 77 vjetëve më parë, çliruan njerëzimin nga tragjedia e luftës. Sot në Ukrainë luftohet për të nesërmen e Evropës dhe gjithë botës. Ndaj sot Evropa është më e fortë se dje si ide, si zgjedhje dhe zgjidhje. Ne, kombi i Gjergjit të Madh, jemi sot krenarë për frymëzimin tonë euroatlantik, pjesë e një Evrope që pret të bëhet një e tërë, nga bregu i Atlantikut në Mariupol, nga Artiku në Adriatik.
hartimse
Europa eshte vertet E.S kjo dhe ajo ,qe pershkruan ti etj , por edhe ajo qe na coptoj e s'na do ! Dhe ktu skemi te bejme aspak me "Klishe " por me nji Realitet . Europa mbeshteti salih berishen ,ilir meten etj injorante ,qe me politken e nji Shteti s'i lidh asgje gjate gjithe kohen madje edhe sot , Kriminelet ne Shqiperi gezojn Pasurit e tyre Miljoneshe ,qe i kan zili shume Politikane Europian ! Europa ,hesht kur eshte Fjala per Parime e Principe ,per Drejtesi dhe Shtet Ligjore ne Shqiperi dhe kur flet e i referohet Ktyre Vlerave Europiane , i trajton ato si vlera qe nuk po gjen vend ne Shqiperi dhe mjaftohen me noj Aforizem / Demokracia eshte kjo .Drejtesia eshte ajo ,pra nuk ka tregiar asnji interes ,per te mbeshtetur Shtetin Ligjore ,Drejtesine ;Demokracine ne Shqiperi ,perkundrasi eshte per te ardhur keq ,qe gjithe Emisaret e saj nga Bosh ke Sardi Seqiu , etj ishin ktu thjeshte si Turiste te OSBE-s dhe ben gjithcka munden ,por asgje ne drejtim te mbeshtetjes se Demokracise e Drejtesise ne Shqiperi (vec fjaleve leshuar ne medie ,pra Zerro me bisht ) . - Dhe e fundit Europa ,nuk ka per t'a ndihmuar kurr Shqiperine ne asnji drejtim ,sepse Qeverrite e Shqiperise jane te paafte te ngrihen ne nivelet e Politianit qe kerkon Europa !!!!!!!!!! Ju mundet te jeni Politikane qe arrini ne njifar Niveli ,qe keni vullnetin e mire , punoni , deshironi , por kjo nuk mjafton per nji fugure Politikani te vertete e Pushtetari .Ju jeni te paafte te beni shtet i cili rezulton te mos funksionoje ne asnji hallke te tij ,vec Ndertimit ju nuk jeni te afte per asgje tjeter . Drejtesia eshte baza e Korrupsionit ne Shqiperi eshte frymezuesja e Krimit te Organizuar , dhe kundershton Pushtetin ,Qeverrine tuaj ,kur ju i luteni ,(te lten bej drejtesi se s'na pranojne ne BE ) madje ju shantazhojne dhe abuzojne hapur me Postet e tyre dhe jane ne nji Kamping te stacionuar ne banden e Krimienleve si salih berisha e meta , dhe nuk duan me dit per Qeverrine tuaj ! Pra e kuptoni ju se Shteti nuk funksionon me fjale me llafollogjia por do byth te forta ,do guxim qe te besh Thyerje Tabush ,"ta marresh zvarre salih berishen ilir meten nga Vilat disa Miljoneshe dhe besh qe Drejtesia ti gjykoje " .Keshtu ka bere kjo Europe ,qe sot ka ate stabilitet e ato Standarte , nuk ka luajtur Lojna Lufte me ca Funderina malokesh e fshataresh qe ktej ne kte Bote Europiane do ishin te afte me fshij vetem halete . Imagjinoni se cfar Disniveli keni me Europen ! Prandaj mesoni te beheni Politikane dhe beni Vepra jo shkrime .
Bravo Elis!Spiropalizmi do te mbetet ne historine e parlamentit dhe politikes.Ashtu te lumte!