
Sa herë që janë pyetur në njëzet vjetët e fundit në lidhje me mosdënimin e krimeve të pretenduara të kryera nga kundërshtarët e tyre politikë, socialistët janë justifikuar duke e drejtuar gishtin tek drejtësia e kontrolluar nga Sali Berisha. “Nuk merremi dot me juristët e plepave”, ka qenë justifikimi klasik i Nanos, Majkos e më vonë Ramës. Nën këtë diçiturë u harruan fajet e përgjegjësitë shtetërore gjatë viteve ’90 kur u dogjën gazeta, u burgosën, rrahën e dhunuan politikanë e gazetarë, apo edhe kur qindra milionë dollarë kursime dhe apartamente u bënë tym nga firmat piramidale e kur shteti u çmend duke nxjerrë në rrugë ushtrinë kundër popullit të vet.
I njëjti fat i është rezervuar kohë më pas edhe zullumeve të tjera që kanë pasuar për shkak të arbitraritetit e arrogancës së shtetit, gjatë dekadës së parë të shekullit ku kemi hyrë. Gërdeci, 21 prilli, Rruga e Kombit, Marrëveshja Detare me Greqinë e të tjera histori të mbarsura eventualisht me korrupsion e shkelje ligji, janë përdorur si municion verbal në luftën politike në opinionin publik, por nuk e panë kurrë një proces serioz hetimi e gjykimi. Sërish “juristat e plepave” ishin justifikimi i përdorur vend e pa vend!
Sot Edi Rama ka ndërmarrë një kryqëzatë në epruvetë kundër SPAK. Është kryqëzatë në epruvetë sepse deri më sot nuk ka ndonjë provë se kryeministri dhe qeveria kanë penguar me fakte hetimin apo dërgimin para drejtësisë të zyrtarëve të lartë socialistë. E kundërta ka ndodhur. Krejt ndryshe nga sa bënte Berisha pas 21 janarit, kur i kthente mbrapsht fletë-arrestet e gardistëve tek dera e Këshillit të Ministrave, Rama nuk është investuar që njerëzit e tij të partisë të mos shkojnë në burg dhe as po i mbron sot, teksa sulmon SPAK. Po kërkon hetime për të tjerët, jo që hetimet të ndalen për të tijët!
Duhet thënë se ky presion publik i Edi Ramës është sa i kotë aq edhe i dëmshëm. Presioni politik mbi drejtësinë kujtohej një praktikë e arshivuar dhe madje thelbi i reformës në drejtësi që Edi Rama e konsideron suksesin më të madh të qeverisjes së tij, është që ta mbajë larg drejtësinë nga duhmat e politikës.
Ndërkaq, tek sheh tonet e rënda dhe seriozitetin me të cilin kryeministri ankohet për mosveprimin e SPAK ndaj Berishës, Metës e të tjerëve, nuk mund të mos tundësh kokën e të kujtosh se ndodhemi në vitin e nëntë të qeverisjes së Edi Ramës. Prej nëntë vitesh ai hyn çdo ditë në një godinë dhe punon në një zyrë prej nga janë urdhëruar vrasje njerëzish me duar në xhepa. Zyra e Ramës është po ajo zyrë ku Berisha, siç deklaronte publikisht në media, ishte kthyer në snajperin e pestë që do të vriste kreun e opozitës në 21 janar!
Në nëntë vjet, duke u fshehur pas “juristëve të plepave” socialistët jo vetëm amnistuan politikisht kundërshtarët e tyre, por edhe përfshinë në koalicion Ilir Metën (të cilin sot e anatemojnë) dhe e zgjodhën më pas president republike, u ulën e bënë pazare me Bashën dhe harruan de facto gjithçka për të cilën kishin luftuar kur ishin në opozitë. Duke çuar në këtë mënyrë drejt parashkrimit shumë vepra penale të asaj kohe, të cilat për shkak të djegies së afateve sot mund të jenë duke u arshivuar, duke hequr mundësinë procedurale të rihapjes, hetimit e gjykimit! Ky është gabimi më i parë i Ramës ndaj SPAK, që daton shumë kohë para deklaratave të orëve të fundit.
Sot apatia e dukshme e SPAK dhe heshtja e fajshme e Arben Krajës ndaj malit të dosjeve të qeverisjes Berisha-Meta, është gjithashtu edhe përgjegjësia direkte e nëntë viteve heshtje të qeverisjes socialiste. Gjatë të cilave viktimat e Gërdecit e 21 janarit morën vetëm nga një tufë lule, por kurrë drejtësi. Teksa ankohet për SPAK, Rama duhet të bëjë edhe bilancin shterpë të angazhimit të tij si maxhorancë dhe si qeveri, për të kërkuar, gjetur e ofruar fakte e prova për akuzat që i dëgjojmë prej njëzet vitesh. Nuk e kanë penguar “plepat” ta kryejë këtë gjë, e ka penguar natyra e njohur hipokrite e politikës shqiptare ku çdo gjë falet e harrohet. Porsi një rrahje krahësh në derën e një spitali, pas një shpërthimi gjigand në periferi të Tiranës…
E komentova sapo doli artisti dhe bëri deklaratat per SPAK. Për të gjithë ata që njohin dy gramë ligjet dhe parashtrimin e shumicës së veprave , krimeve, etj. (Siç duket "më vodhe idenë" Skënder) Por është ashtu siç thua. Që Ramës në thelb dhe të majtëve ju mungon vullneti real dhe politik (përveç show-t) për të bërë reformën në kohë. Mendoj se kjo gjë amerikanëve nuk ju pëlqen aspak dhe këtë Rama e di fort mirë. Duke u ndier dhe i dështuar në lidhje me shpejtësinë, efikasitetin dhe efiçensën reale të reformës. Unë kam një mendim se Rama nuk do të përfundoj si Saleh-u apo Likja nesër. Dhe prandaj po përgatit tërheqjen e tij. Saktë, bukur, shpejt dhe pa dëme. A ka më mirë, nesër. Beri sikur donte te bënte reformën, Bëri sikur donte të zbatonte ligjin. Bëri sikur kishte vullnetin që te dënoheshin këta që de-facto dhe de-jure e meritojnë. Por nuk i intereson të vijnë emra të rinj të padëgjuar me vullnet dhe ambicie të tjera politike. Prandaj si (fanti spathi) i duhet ana e kundërt e binjakëve siamez që bëjnë sikur zihen, sikur gricen. Por qëllimi i vetëm është pushteti egzekutiv. Dhe se si pushteti mos të shkoj nëpër duar të tjera që nuk rrjedhin apo janë shtojca të ish pushtetit në Shqipëri. Kjo bën që të besohet se ky background është më se real... Dhe po ashtu e fut edhe Ramën në të njëjtin kalibër dhe standart si Saleh-u, Likja, Medih
Minxhozi e ka kapur shume mire kete teme dhe analiza qe i ben mos veprimit te ASPAK-ut eshte shume e qarte dhe e kuptueshme per kedo. Rama u kujtua pas nent vjetesh per t'i kerkuar llogari ASPAK-ut...!??? Por te gjithe jemi te vetdishem qe Rama e PS-ja kur erdhi ne pushtet i kishte duart e lidhura dhe smund te ndermerrte asnje veprim me sistemin e drejtesise te katandisur ne pike te hallit me Specialiste e Juristet e Plelpave ose PLEPISTAVE sistem i ndertuar nga Shkatrrimtari Sa-Hale Breshkani. Po ashtu duhet pranuar parimi se politika s'duhet te nderhyj ose t'i imponoj drejtesise se c'duhet te bej... Por kjo s'do te thote qe Rama duhet te rrij duar kryq kur sheh mosveprimin e ASPAK-ut, kur i gjithe populli eshte ne pritje prej 9 vjetesh per te pasur pergjigjiet e duhura per krimet dhe demet financiare qe i kane ber ketij vendi kriminelet ordiner te kalibrit te Sa-Hale Shpellarit a Like Duduni Flori et al. Vertet Rama e kaloi ca cakun, por kur sheh ASPAK-un ne gjum letargjik e duke gerrhitur dhe gjendjen qesharake me cironkat dhe "arkat e peshkut", c'duhet te bej..., ai QOFTLARGU i Vicidollit, vrasesi dhe hajduti ordiner, sillet verdall e tall menderen me te gjithe popullin e sfidon te gjithe kur eshte shpallur non-grata, c'duhet te bejn Soxcialistat, te rrin duar kryq e te presin deri sa ASPAK-u te zgjohet e te filloj te veproj... Kjo eshte nje situat komike por dhe tragjike, kur te gjithe i kerkojn Rames e Socialistave llogari per te mbajtur premtimet per te ber drejtesi biles edhe me akuzat se ata jane te perfshire ne keto pune e disa prej tyre edhe mund te jene te implikuar, por nga ana tjeter i kerkojne te mos nderhyje ne punte e drejtesise... Kjo eshte nje pardigm e pakuptueshme por edhe pardoksale, pra c'duhet te bej Rama, te mbylli gojen e heshti , t'u rrahi shpatullat fdhe t'i uroj pune te "mbar" per me mosveprimet dhe letragjine e ASPAK-ut, e te presi deri sa keta inkompetent e njerez te korruptuar nje dite te zgjohen nga gjumi dhe te fillojn te bejn ate pune per te cilen jane emruar dhe paguhen...!!!?????
D.m.th. ..VRET dhe VJEDH dhe e PARASHKRUAN !!!!!?????? Shume e lehte qenka.
Oj Shpeja e Minxhozitt na turperove .
SPAKu nuk i detyrohet gje Edi Rames! Por SPAKu i detyrohet shqiptareve dhe familjareve te viktimave te Sali Berishes. Per kete nuk duhet te prese prova nga politika apo qeveria. Nese nuk i sheh provat sheshit, te vdekurit, te zhdukurit si Renzi Hoxha..., Nese nuk e luan bythen ti jape drejtesi te zhdukurve dhe te vrareve direkt nga Sali Berisha, i djegshin neper zyra si shikasit e sali kermes ne Vlore. Populli ka nevoje per drejtesi, ndryshe nga Rama qe do te beje politike me drejtesine, ndryshe nga ambasadat qe e kane hallin vetem se si e sì te kene ne kthetra nje instrument terrori dhe pengmarrje, per politiken e neserme dhe Shqiperine. Krimet e Sali kermes dhe krimet e politikes jane nje gje, por ka edhe krime te tjera te llahtarshme ambasadash mbi lekuren e popullit shqiptar, si vjedhja totale e naftes shqiptare me ane te Bankers, apo zhvatje te tjera te pasurive tona, pa asnje preokupim per "drejtesine e reformuar" Keshtu qe SPAKu ka pronar. Eshte bere ne emer te popullit shqiptar, por kur e mbrojne dhe finanxojne ambasadat eshte po nje ogur i keq. Nje vegel e tyre ne zhvatjen dhe nenshtrimi sistematik te shqiptareve.
Dikush duhet ti beje presion SPAKUT,per derisa opinioni publik kishte pritshmeri me te larte,dhe kur publikisht akuzohen Sali Berisha me familje per korrupsion nga departimenti i shtetit amerikan,dhe per kete nuk lejon hyrjen ne territorin e saj te satrapit me familje,me e pakta duhet te kishin hapur hetime zyrtare,dhe ti kerkohej autoriteteve amerikane dokumentacionin mbeshtetes se akuzave,jo replika besimshkaterruse si ajo e Krajes,dyshimi te vjen natyrshem,mos ndoshta, renia e Saliut nga Lalsi zbulon sekretet e gjithe bonoreve te Lalsit???!!! Nje gje shqiptaret e kan mesu mire nga Saliu,gjithmone ka komprometuar personazhet kyc ne jeten politike shoqerore e juridike,u ka hapur dosje personale secilit,i ka lene te ndyen qellimisht,qe nje dit te mund perdoren,eshte tipike e shkolles sovjetike,jo me kot e Putin perdor te njejten taktike.
O z. Minxhozi, sipas teje cduhet te bente z.Rama? Pa na e sqaro..
Në fakt, e drejtë Atdheu! Ankohemi apo jo se Rama nuk po bën drejtësi!? Që nuk duhet ta bëjë ai por ama një shqetësim duhet ta ngrinte edhe ka pritur shumë bilës.. Tungjatjeta
Ok, minxhoz, kryetari i ps nuk lejohet ta kritikoje spak, jryeministri jo, po qytetari Rama a duhet te revoltohet sipas teje? Doni te thoni dicka dhe e menderosni fare. Ju analistet jeni me keq se Saliu vete. Ju ka tredhur qe ne krye te heres.
Cna the o Keno !? Po pse vertete SPAK nuk ka dosje per Gerdecin,21 Janarin,CEZ,kompleksi Partizani ?
Kim majmunia dhe spaku kane deshtuar ,eshte fare e qarte ,Kesaj duhet ti tregoje dikush kufijte se kur duhet te flase ,eshte e drejte kryeministrit ti kerkoje Spakut se cfare ka bere ,ironi e madhe se me shume vonese ,por ti thote kjo vietkongia Rames qe mos te nderhyje te drejtesia ,kur vete ngeli cdo dy dite te dera e SPAKUT ,vk
Rihetoni rastin e Remzi Hoxhes, kaq mjafton!!!!!
Ti je kompletly Kote kote kote Cdo gje mundohesh si te tjeret tja faturosh E Rames Bej artikull per te mare Rogen , apo Leket per te vazhduar jeten
O Minxhoz, nuk do, o Minxhoz ! Rama ka vetëm FJALË, FJALË , FJALË. Nuk ka dëshirë të dënojë as Berishën, as Metën. Ndryshe me krimet që ata kanë bërë, duhej të kishte bërë 46 kallxime penale................ Në fakt nuk ka bërë asnjë. Justifikohet me nja dy padi gjysmake që ka bërë Taulanti. Se po të kishte bërë kallxime, nuk do thoshte, pse SPAK, nuk hap hetime për Berishën, po do ti kërkonte : Çfarë është bërë me kallximin tim nr. 1, po me kallximin nr.7, po me kallximin nr. 21, po me atë nr. 37, etj. Mirëpo kallxime nuk ka. Pra janë të gjitha p.....ë me rigon nga Rama.
Shteti gjoja demokratik 30 vjeçar shqiptar eshte i tipit hibrid piramidal per shkak te dy BANDAVE TE MEDHA dhe nje BANDE TE VOGEL. 1. BANDES ME TE MADHE GRABITQARE TE BALENES SE BUKUR PULLA-PULLA EDI RAMA (Orcinus Orca). 2. BANDES SE PESHKAQENIT TE BARDHE AKTUALISHT PLAK SALI BERISHA (Carcharodon Carcharias). Midis Bandes 1 dhe Bandes 2, ESHTE EDHE BANDA E VOGEL E KACHALOTIT KOKEMADH QE BIOLOGJIKISHT QUHET SPERM WHALE, HERE ALEATE ME BANDEN 1 DHE HERE ALEATE ME BANDEN 2, ILIR META ( Physeter Macrocephalus).
Edvin Toptan Rama ka disa javë, që në takime publike paraqitet me një pamje të rënduar të figurës së tij. Rrallëherë është parë në publik, që në vazhdimësi të duket me një mimikë që e tradhton. Të paktën për vite të tëra edhe kur ka shfaqur shenja tensioni të pakontrolluar, ai është paraqitur me buzëqeshje, me një mimikë fytyre, që shprehte dhe emocionet, pavarësisht se mund të mos i kontrollonte ato. Por, tash, mimika e tij e ngrysur, pavarësisht nëse akuzon kundërshtarët apo ndonjë institucion, si SPAK-un, është e ngrirë. Sigurisht se psikologët apo psikiatrit mund të thonë më shumë, por gjuha e tij e trupit-fytyrës, po shpreh një gjendje të vazhdueshme, tensioni të brendshëm, që e ka bërë të ç’akorduar të folurën e tij në raport me emocionin shprehës, në këtë rast me mimikën e fytyrës. Muskujt e fytyrës i rrinë të ngrirë, ngjyra e lëkurës thuajse e mavijosur, dhe e paoksigjenuar, duke u përpjekur ta fsheh tërbimin e brendshëm, që pavarësisht zërit të lartë, të folurit e tensionuar, agresivitetit maksimal në të shprehur, duke moskursyer asnjëllojë fjale, deri tek ato më neveritëset e thuaja demoniake, kur flet për Berishën, “I vdekuri i gjallë”, ‘i gjalli i asaj bote të vdekurish’, dhe gjithfarë fjalori morbid, ai nuk e shkarkon dot emocionin, që si thonë, shqiptarët i është lidhur në fyt, në grykë. Pra, fjalët e tij urrejtëse nuk e shkarkojnë dot botën e tij të brendshme, të padukshme, dhe që tash duket se konvergjon në një botë të errët. Por, pse po e kalon një periudhë kaq ankthioze apo edhe më të rëndë? Ndërsa, ai duket para opinionit se është në pozicion shumëherë më të mirë se Sali Berisha, i cili përveç se ballafaqohet me shpalljen ‘non grata’ nga SHBA-të, dhe ndodhet edhe para kritikave të vazhdueshme të ambasadores amerikane Juri Kim, Rama ndihet shumë më keq. Rama, që nga dita e mbajtjes së Kongresit të Partisë Socialiste, të cilën ende e kontrollon, ku u shfaq si asnjëherë më parë edhe para forumeve partiake dhe opinionit, po me retorikën aspak njerëzore, dhe madje fyese për opinionin, me ‘të vdekurin e gjallë’ etj., aty e shfrytëzoi rastin t’i bënte thirrje SPAK-ut, që të vepronte dhe ta arrestonte Sali Berishën. Këtë fjalor, që në esencë ka mesazhet e vdekjes dhe të botës së përtejme, e gjejmë edhe në mesazhin që ka dhënë për vet SPAK-un, duke e konsideruar ‘mumje’. “Roli i mumjes, përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që Vetingu i nxori katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më”, ka thënë Rama pak ditë më parë. Mumjet sot janë zbuluar gjithandej në botë, derisa më parë konsideroheshin kryesisht, procedurë e balsamosjes së faraonëve në Egjiptin e lashtë, të cilët edhe kishin arritur ta krijonin një nga teknikat më të mira të mumifikimit, duke u munduar t’i jepnin një lloj pavdekësie apo vazhdimësie të jetës edhe në botën e përtejme. Por, me kohë u zbulua se procedura të tilla ishin shumë të zhvilluara edhe në kulturat e lashta në kontinentet amerikane, pastaj në Kinë dhe në kultura të tjera. Po ashtu ka raste të ‘mumifikimit’ natyror, ruajtja e trupit nga thellësia e ngricave ku kanë ngelur apo edhe në shkretëtira të ashpra. Kjo sintagmë ‘Roli i mumjes’, pra duke i konsideruar ‘të vdekur të gjallë’ edhe prokurorët dhe institucionin SPAK, përtej retorikës flet për botën e rënduar psikologjike, gjendjen e rënduar mendore, dhe pazotësinë e kontrollit të emocioneve. Në aspektin psikologjik, kjo nënkupton, se Rama, nëse dështon në politikë, rrëzohet nga pushteti, për të është edhe fundi i jetës! Një karakteristikë kjo e përbashkët për autokratët dhe diktatorët. Përsëritja e vazhdueshme e kësaj thirrje, që konsiderohet ndërhyrje flagrante në drejtësi, e bëri që ta kritikonte edhe ambasadorja Juri Kim, e cila bëri thirrje që të mos ndërhynte në drejtësi. Sigurisht nuk është ky qëllimi i shkrimit, por thjesht materiali i jashtëm, për të evidentuar gjendjen, dhe për të gjetur shkaktarët. Edi Rama, sipas mediave në Shqipëri dhe njohësve të dokumenteve të skandalit me inceneratorët, theksojnë se Rama ishte i përfshirë drejtpërdrejt në këtë çështje të paligjshme, që çoi në zhvatjen e qindra miliona eurove nga shteti. Ky superskandal nuk mund të mos i drejtojë hetimet ndaj vetë Edi Ramës, qoftë edhe pa u bërë publike nga organet e hetuesisë. Një shqetësim tjetër si duket, të rëndë ia ka krijuar ish-prokurori Arjan Ndoj, i cili më 1 nëntor 2019 në autostradën Tiranë-Durrës duket se ka qenë cak i një atentati, ku vetë ky mbeti i plagosur, por shoferi i tij Andi Maloku mbet i vdekur nga plagët. Po ashtu ishte plagosur edhe një shok i Ndojit Aleksander Laho. Ky prokuror që punonte në Durrës me 6 maj është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, që njihet si proces i vetingut, ku kërkohet verifikimi i besueshmërisë së personalitetit në raport me punën dhe detyrimet. Sipas komisionit Ndoji, ka rënë në dy shtyllat e verifikimit, të pastërtisë së figurës dhe të aftësive profesionale. Pas vendimit për largimin e tij nga sistemi i drejtësisë, Ndoji kishte paralajmëruar se do të ankohej ndaj vendimit në gjykatën e Strasburgut. Edhe atë kohë, sipas raportimeve në mediat e Shqipërisë, dyshohej se prokurori Ndoji u shënjestrua nga qeveria pasi kishte arritur ta arrestonte ish-drejtorin e Kadastrës Liridon Pula. Në mbrojtje të të arrestuarit Pula kishin dalur zv.kryeministri Erion Braçe dhe vetë kryeministri Edi Rama. Dosja, sipas raportimeve të mediave, kishte të bënte me toka në bregdetin e Durrësit. Ky rast ishte i mjaftueshëm që Ndoji ta cilësonte shkarkimin e tij si sulm politik. Por, për të argumentuar më tej tezën e tij, prokurori kërkoi që të kontrolloheshin tabulatet telefonike të kryeministrit Rama, pasi sipas pretendimit të Ndojit, ato do të zbulonin lidhjet e tij me persona të botës së krimit. Sipas Ndojit, ai gjatë hetimeve të një të dyshuari për krime, kishte zbuluar se subjekti që po e hetonte komunikonte me kryeministrin Rama “Meqë tabulatet e mia telefonike i kanë marrë me telefonata, me kontakte, me subjekte politike, të bëjnë të njëjtën gjë edhe për një subjekt që kam pasur nën hetim dhe ka patur komunikim të drejtpërdrejtë me Kryeministrin”, është shprehur Ndoji në seancën e vetingut për të. Kjo gjendje, përkatësisht njohuritë që kishte Ndoji, e kishin shtyrë kryeministrin Rama, që ta sulmonte Ndojin, edhe në Kuvendin e Shqipërisë: “Një prokuror në Durrës bashkëpunon me bandat kriminale dhe shantazhon nëpunësit e shtetit”. Disa muaj më vonë, Ndoji u shkarkua. Por, kjo ka rikthyer një tjetër betejë. Tashmë ky rast po shfrytëzohet nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ai kërkoi në dje ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar bazuar në dëshminë e prokurorit Ndoja, se tabulatet e hetuara nga ai dëshmonin regjistrime të kryeministrit Rama duke komunikuar me të paktën një të dyshuar për krim. Berisha madje kërkon hetim nëse Edi Rama mund të ketë qenë i përfshirë apo të të ketë pasur gisht në atentatin ndaj prokurorit Ndoja.“Kërkoj një komision hetimor urgjent parlamentar për dëshminë publike të prokurorit Arjan Ndoja, i cili thotë se e kam të regjistruar kryeministrin duke diskutuar me banda dhe banditë... Kishte gisht Edi Rama pas atij atentati, kjo do hetim. Çfarë ka pasur në tabulatet që prokurori Ndoji e denoncon me guxim, kjo do hetim... Nuk janë vetëm këto tabulate që kompromentojnë Edi Ramën dhe ministrat e tij, telefoni i famshëm BQ është në analizë. Do zbardhen mesazhet e tyre”, ka thënë Berisha në Kuvend. Por, nuk janë vetëm këto raste dyshimi. Edi Rama dyshohej se kishte një pasuri përrallore thuaja, para shumë e shumë vitesh. Në vitin 2014, një raport i OSBE-së shprehte dyshimin se Rama mund të kishte një pasuri ofshore prej 200 milionë eurosh. Po ashtu sipas akuzave nga Berisha, dëshmive të tij, Rama merr para nga oligarkët në vazhdimësi. Po ashtu edhe raportet e shërbimeve të inteligjencës, si ai i SHISH-it, që theksojnë se në Shqipëri ka një ndikim të rritur të shërbimeve armiqësore në politikë dhe sferat tjera, pastaj si Raporti i Freedom House, se mediat në Shqipëri thuajse në plotëni kontrollohen nga shërbimet serbe, ruse, kineze, greke, iraniane, bullgare etj., janë dëshmi se Rama ndodhet nën trysni të fuqishme të shërbimeve perëndimore dhe mbase edhe nga vet SHISH-i. Rama e ka kthyer vendin në një ‘det droge’, apo siç akuzohet nga opozita e ka bërë Shqipërinë një ‘narkoshtet’. Këto dhe të tjera dëshmi, që mund të jenë nën hetimin e SPAK-ut dhe të një trysnie të shtuar ndërkombëtare mund ta bëjnë Ramën, edhe më të cenueshëm. Kështu ndjenjat e tija, si narcizmi, psikozat, dhe të tjera ndijime neurologjike, që identifikojnë tek ai psikologët klinik dhe psikiatrit, e kombinuar me gjendjen e një përdoruesi apo të varuri nga drogat, e shtyjnë të identifikohet me rrezikshmëri të lartë. (Më gëzon fakti që më lexoni masivisht dhe pëlqeni fort analizat e mia. Me qetësi, me dashuri, buzëqeshje e lumturi, i juaji Bardhyli.)
O sa keq qenke ti morr shok! Ti jo vetëm që ke ngel mbrapa, por ke ngel dhe ca i spostuar anash. Sa shumë gjynof që je mer...
"Bardhyli nga Kosova"...Bledian Koka, laresi i toiletit ne familjen Berisha.
Mal Cori, tamam. Eshte shume e thjeshte. Coje Berishes nje akuze konkrete. Pastaj kerko hesap.
Rama foli kaq vone sepse perbindeshat Sali Berisha dhe Ilir Meta po ia ngushtojne lakun e SPAK-ut rreth qafes; por eshte teper vone, edhe Kimetja ia drodhi, pa cka se ai u ngrit ne mbrojtje te saj pasi e diskreditoi Doktor Mortja.
e qelbe fare o zoti Minxhozi! Nje shkrim qe nuk nderon as nje gjimnazist.! Je kontradiktor dhe konfuz ne thelbin e ceshtjes. " Po ai qe vodhi lopen ka ndonje cike faj ...??? apo i gjithi i ngelet atij qe la lopen zgjidhur? Te vjen per te vjelle te lexosh sot gazetat.
Rama she ministrat e tij te dergoj e dosjet be SPAK she pastaj be drugs institutional te kerkojne llogari per e urine e hetimit te tyre. Nuk kerkohet llogari nga tribunal e asambleve, apo nga foltoret ekuvendit. Duke folurnga keto te fundit politic, ohet ceshtja she u jep alibi se SPAK komandobst nga Rama dhe po perndiqen politikisht. Respekto rrugen instituionale.
Zoti Mero,ka mundesi qe kete Doktorin nga Kosova te mos e nxirrni me se eshte turpi i botes? Le qe s'e lexon njeri por te njejten gje ben cdo dite!
çudia eshte e vogel sepse degjoj dhe lexoj gjera qe as nje medioker s'mund ti thote. Por dhe Minxhozi dhe te tjeret kerkojne dosje! E ktheu pergjigjen Arben Kraja per dosjen qe ka derguar komision Taulant Balla?! Po per bodigardin e Sali Berishes, Izetin, perfundoi hetimi dhe gjykimi, ndoshta dhe e kane vdekur e nuk tregojne!! Ju kerkoni dosje? Mire turp qe s'keni po pse i delni Sali Sheqeres ne mbeshtetje, ai e ka ate qe nga Amerika e deri ne Japoni. Para shume kohesh mora nje video nga gazeta Tema te udhetimit ne Sahara te Lulezim Bashes dhe me çudit pse ka shkuar apo e ka derguar Saliu. Pra, krimi Sali Sheqeres eshte qe nga Sahara e deri ne Vermosh e Konispol. Arben Kraja , bravo i qoftese qenka goxha burre: ta ngulesh ne mes te ares bashkekriminelin e krimit 30 vjeçar antishqiptar. Le te bejne qejf me duarte plot me gjakun tone! Ju kerkoni dosjet.
MINZHOZ! Jeni munduar te beni analize vetem per te goditur Ramen, por ky nuk eshte intreresi i shqipareve, ja nuk veproj Rama keq, beri faje, po kur nuk po mbron te tijet, juve si mendoni, po bene pune fallco dhe nuk duhet te beje thirrje tani, jo more burr mos ndukni nga te ghjjitha anet, juve gazetaret, se edhe juve keni nje pergjegjesi reale, qe te shtjelloni vetem te drejten, si thoni juve qe vinit anes ne shkrimin tuaj, Pergjigjuni nje pyetje! pse nuk heton Sapku dosjet qe dhe juve i prmendeni, ka apo nuk ka prova per ato, ky eshte intresi i popullit dhe reformes, drejte dhe kusshdo qe eshte ai qe ka shkelur ligjin apo ka bere krime !