
Nga Aleksandër Çipa
Parlamenti i Shqipërisë dhe sidomos shumica socialiste duhej ta kishte shmangur me inteligjencë kurthin malinj që i ngriti politikani i vjetër dhe i ndaluar nga SHBA.
Mendjelehtësi politike është ajo që ndodhi. Pasoja, fatkeqësisht është më e madhe dhe nuk mund të zhbëhet nga reagimet distancuese apo nënvlerësuese prej krerëve të shumicës, e më së shumti nga kryetari i kësaj shumice, kryeministri Edi Rama.
Loja me autoritetin zyrtar të një Kuvendi është e rrezikshme.
Përgjegjësia tashmë nuk është e atij që e futi në kurthin e përdorimit, pra e zotërisë non grata, por e këtyre që ranë në kurth.
Kjo mendjelehtësi vjen prej mungesës së ndërgjegjes peshuese institucionale të shumicës pilitike të Kuvendit të Shqipërisë, pra PS-së. Kjo shumicë, ndër të tjera, u dëshmua se nuk mund të vendosë në funksion memorien parlamentare të këtij institucioni për qëndrime politike ndaj ndodhive dhe genocidit në rajon, ndodhur kohë më parë.
Në kohën e ndodhjes së tragjedisë genocidiste serbe në Srebrenicë, të gjitha palët e Kuvendit të atëhershëm të vendit, janë bashkuar në një deklaratë zyrtare. Ajo deklaratë ishte pjesë e zinxhirit të qëndrimeve që patën vendet e Perëndimit dhe të BE-së ndaj masakrës serbe. Atij reagimi iu bashkangjit kjo Shqipëri zyrtare që atëhere drejtohej gjëmësisht nga propozuesi dinak i rezolutës së sotme. Atëhere nuk ekzistonte opcioni i Shqipërisë digjitale e as motorët e kërkimit virtual. Por në arkivën e Kuvendit dhe tek fletoret zyrtare do të duhej ta gjenin për t'ia treguar dhe konsideruar të panevojshme sot, propozuesit pra, aktorit më të pashqitshëm nga fati politik i Shqipërisë së tri dekadave. Kështu mund t'ia hiqnin nga mundësia kazusin e keq, lojtarit që nuk e ka për gjë të investohet për llogari të veta dhe për nxirje të faqes zyrtare të Shqipërisë. Padashur, me aktin zyrtar të refuzimit, PS ka krijuar qëndrimin e dokumentuar, absurd ndarës, me qëndrimet bashkëpërkuese me Perëndimin dhe Evropën për krimin madhor serb në Srebrenicë.
Shumica socialiste ra mendjelehtësisht në këtë kurth, pasojat e të cilit nuk i zhbën dot as me twitterin e kryeministrit e as me replikat e tjera të grupit, ndaj atij që e quajnë" të vdekur politik" dhe i përgjigjen si lojtar që e kanë në fushën e përbashkët.
Kuvendi duhet ta shmangte plotësisht procedurën për një votim të pavend, të pakohë, të ezauruar dhe ta eklipsonte me një qëndrim më zyrtar mbështetës e dakordësues, për kërkesën zyrtare të Kosovës për të qenë anëtare e Këshillit të Evropës. Nëse do të ndodhte kjo, atëhere inteligjenca politike e interesit kombëtar do të triumfonte mbi inteligjencën negative të individit që me çdo kosto, kërkon shtesë në historinë politike të vetvetes në kurriz të Shqipërisë.
Shume e drejte ! "Memorja e dokumentuar" duhej referuar ! Dobesi e maxhorances.Tironci
Shume drejt Aleksander! Por specialistet e Kuvendit flene gjume, si gjithe nepunesit e shtetit qe bajne sikur punojne dhe shteti ben sikur i paguan. Ne vend te gjithe asaj administrate, mbani dy jurista te sakte e te mirepaguar, ose t'ja delegojne keshillimin te specialistet e nje studioje juridike private kompetente.
Une qe e njoh pak historine do te thoja ndryshe z Cipa. Me te drejte z Cipa ka fol si gazetar. Ne demostratat e 81 ne Kosove 80% e policeve ishin Boshnjake qe Milloshevici i kish derguar qellimisht per shtypjen e demostratave e keqtrajtimin kriminal te Shqiptareve,nese e pyet nje Shqiptar te thjeshte te Kosoves per Boshnjak do te thote,nese e shtrydh nje Boshnjak ti nxjerr 10 shkije, athere lind pytja cfare detyrimi ka parlamenti Shqiperise te votoj ket rezolute,ky ishte nje kurth i ngritur nga filo Serbi dhe dhenderri Milices Salihi,per mendimin tim mori pergjigjen e duhur.
labi, e pe djallezine qe perdori dje monstra Saleh, gjet votimit, kur deputetet socialiste tundnin me ngazellim, kartonat e kuq? Si mendon ti, pse i fotografoi ai ato me vidio, aq energjikisht dhe me një nenqeshje djallezore?! Dhe unë nuk çuditem që sot ato do t'i përcillen nepermjet mediave të tij, por edhe të platformave te ndryshme (You Tube, Twiter, Instagram etj etj) opinionit publik nderkombetar? Bën mire apo bën keq kjo për Shqiperine? Ç'rendesi ka se deputetet socialiste te entusiazmuar dje rrezuan rezoluten, medemek 'ia thyen turinjte', monstres? Ai njeri diabolik, që nuk ka lene gje pa i bere ketij vendi e ketij populli, ate qëllim që kish e realizoi. Kjo ishte 'fitorja' që kerkonte ai. Nuk duhet harruar shprehja e preferuar e tij që e perdor kur eshte në zgrip të ekzistences (kujtojme 1997, grushtin e shtetit 1998, Gerdecin dhe 21 janarin) dhe konkretisht kete: "Aprez moi le deluge"-pas meje u befte kiameti! Salehu, eshte një 'Ujk', që nuk mendon kurre per asnjeri apo interes tjeter, nder vite kjo per plotesimin e epsheve të tij per pushtet dhe sot qe nuk e ka atë, të mbrojtjes së vetes, ulkonjes dhe këlysheve të tij. Dhe dihet natyra e ujkut të plagosur, nga siluri "non grata" i ShBA-ave. Ndaj për të shpetuar prej tij ai duhet 'asgjesuar' (politikisht, dhe penalisht), dhe jo t'i jepen kenaqesite per të cilat ai, bashke me zagaret e tij, mendon e punon dit' e natë...
O paska shkruar edhe Aleksander Çipa !!!! Se ky shkruan vetem kur do të mbroj ndonje gazetar si pershembull ajo gazetarja e Saliut në mos gaboj e quajne LALA.Sulmohet çdo dite gazetari i nderuar Bollino e të tjere dihet nga Saliu, po ky Çipa nuk e ka ngritur zerin. Pse?????