Për 1 vit, Edi Rama po e bën Albin Kurtin të duket plak

11 Maj 2022, 21:58Blog TEMA

Për 1 vit, Edi Rama po e bën Albin Kurtin të duket plak

Nga Berat Buzhala

Me 14 shkurt të vitit të kaluar Albin Kurti dukej si një uragan që nuk do të ketë të ndalur, kurse Edi Rama një politikan që i takonte të kaluarës. Tavolina është rrotulluar.

Në shkurt të vitit të kaluar kryeministri Edi Rama dukej si një boksier që ishte rrahur pamëshirshëm për 12 raunde dhe kërkohej vetëm edhe një goditje për ta rrëzuar në dysheme.

Aleati i vetëm i tij në Ballkan ishte Presidenti serb Aleksander Vuçiq, kurse Kosova për të ishte bërë një tokë e huaj. Edhe Kryeministri e edhe Presidenti i ri i Kosovës ishin në gjendje ta shpallnin, nëse është nevoja, edhe persona non grata. Madje kishte edhe zëra të tillë.

Pasiqë i kishin fituar mbi 50 përqind të votave në Kosovë Kurti e kishte mbjellë farën e partisë së tij edhe në Shqipëri. Si një fëmijë i ekzaltuar, pasiqë kishte korrur sukses elektoral në Kosovë, kishte shkuar me eskortë shtetërore për të votuar në Shqipëri. Për ta demonstruar fuqinë në terren kishte filluar edhe me protesta në pika të ndryshme. Deputetë idiot nga Kosova kishin vajtur për të ngritur zërin e protestës në një shtet tjetër.

Kurti ishte i bindur që Rama i takonte të kaluarës, thjesht dëshironte që ai personalisht t’ia jepte goditjen i fundit. Kadal beg se ka hendek.

Kryeministri shqiptar, ndonëse i frikësuar se nga Kosova po frynte një erë e fuqishme e ndryshimit, arriti ta ruante qetësinë. Për disa javë më radhë ai nuk i ishte përgjigjur provokimeve të ulta nga Prishtina. Ishte i bindur që çfarëdo polemike parazgjedhore, do t’i shkonte përshtati kauzës së Kurtit, e do ta dëmtonte atë vetë. Rama, në kushte të tjera, do të kishte mjaft gjëra për t’i thënë. Më falni për gjuhën, por Rama po e mbante shurrën. Sabri e ka selamtin.

Kështu, në prill Rama i mbylli hesapet në Shqipëri, duke e siguruar edhe mandatin e tij të tretë. Kurti kishte mbjellë duhi dhe kishte korrur breshër. Potera që e shkaktoi para zgjedhjeve të Shqipërisë rezultoi të kishte qenë një stuhi në gotë. Votat që i mori nuk e justifikonin as naftën e shpenzuar nga eskorta e tij për të shkuar nga Prishtina në Tiranë për të votuar. Rama, ndonëse i dërrmuar, pas rezultatit të prillit arriti që t’i ikte goditjes fatale. Tash gradualisht po e pushtonte mesin e ringut.

Ndoshta që nga viti 1945 Kosova dhe Shqipëria nuk kishin qenë kaq keq. Është i diskutueshëm raporti i Ramës me Serbinë, por është i pakuptueshëm axhamillëku i Kurtit e Osmanit për t’i sulmuar udhëheqësit e shtetit shqiptarë – kushdo qofshin ata – veç pse këta po mendonin ndryshe. Kurti dhe Osmani po silleshin si pronarët e të vërtetës absolute.

Edi Rama, si ujk i moçëm, e dinte që hakmarrja më e mirë servohet kur është e ftohtë. Përplasja direkte dhe në media do t’i çonte ujë në mullirin e Kurtit. Një politikan që është në pushtet që 20 vjet e ka të pamundur të matet, pa marrë parasysh argumentet e forta që mund t’i ketë, me një tinejxher. Aleati kryesor i Ramës në këtë rast ishin koha dhe durimi.

Pas rreth 15 muajsh pushtet dhe pas një qeverisje - mos të themi skandaloze - mediokre, fenomeni Kurti ka filluar të demistifikohet. Edhe vetë Vetëvendosja po e ka të pamundur ta gjejë një fushë ku do të mund të thoshte “ja këtu po shkëlqen qeveria e jonë”. Nepotizëm, korrupsion, sulm ndaj mediave, inflacion ekstrem, raporte të ftohta me Amerikën dhe para së gjithash gënjeshtarë patologjikë. Kjo e karakterizon këtë qeveri, e Kurtin në veçanti.

Publiku avash – avash ka filluar të ngopët me retorikën e zbrazët, e posaçërisht me sulmet ndaj qeverive të kaluara. Publiku avash – avash ka filluar t’i shoh edhe disa punë të mira nga periudha e të ashtuquajturit “shkatërrim 20 vjeçar.”

“Ndoshta more Hashim Thaci nuk ka qenë aq i keq sa na është thënë”. Dhe krahas kësaj pyetje njerëzit kanë filluar që befasisht të pyesin për të dhe shokët e tij. Pse nuk po lirohen për t’u mbrojtur në liri, siç janë praktikat më të mira ndërkombëtare? Çfarë po bëjnë institucionet tona për ta?

Derisa njerëzit kanë filluar të pyesin, derisa Kurti dhe kllapa e tij më shumë janë në anën e prokurorisë se sa në anën e UÇK’së, Edi Rama, pa e vrarë shumë kokën, shkoi për vizitë të miku i tij në Hagë. Albin Kurti as nuk e ka menduar ndonjëherë një akt të tillë. Për më keq, para disa javësh, ai kishte zgjedhur t’i ofendonte krerët e UÇK’së, duke ua çuar në vizitë ministren e Drejtësisë. Nëse do ta pyesje Thaçin e Veselin, se cili do të donit të ishte personi i vetëm në Kosovë që nuk do ta takonit, pa dyshim që do të thoshin Albulena Haxhiu. Këtë e ka ditur edhe Kurti kur kishte vendosur që Albulenën ta niste për në Hagë si ngushëllim.

Dërgimi i Ministres së Drejtësisë, tash jo si emër i përveçëm por si institucion, ishte mesazh i kësaj qeverie se Thaci, Veseli dhe të tjerët, nuk ishin asgjë tjetër, përveç ca të burgosur, që mund ta takojnë vetëm personin përgjegjës për burgjet, siç është ministrja e drejtësisë.

Për Edi Ramën, megjithatë, ata që gjenden në Hagë, ende të pafajshëm, kanë vlerë shumë më të madhe se sa disa të burgosur. Ata atje, me të drejtë, janë para së gjithash figura të rëndësishme historike të Kosovës dhe të shqiptarëve. Se si është bërë ai Tribunal, se si janë ngritur ato aktakuza, më së miri e pamë tash së fundmi kur vetë senatori Dick Marty foli publikisht për një atentat që po i përgatiste shërbimi sekret serb, në mënyrë që pastaj t’i fajësonte krerët e UÇK’së. Duhesh të jesh ose i verbër, ose i motivuar thellësisht politikisht, siç është Kurti, që ta mohosh këtë realitet.  

Sido që të jetë, kjo nuk është fiaskoja e vetme e kryeministrit të Kosovës. Erërat kanë ndërruar drejtim. Në Mal të Zi është zgjedhur një kryeministër shqiptar, që vizionin për Ballkanin e ka më të afërt me atë të Edi Ramës, se sa më këtë të Albin Kurtit, edhe pse fjala vizion dhe Albin brenda të njëjtës fjali duken tepër kontradiktore.

Gjithashtu, edhe aleatët më kokëfortë të Kurtit në arenën ndërkombëtare, gjermanët, kanë filluar të dëshprohen me të. Për raportin e Kurtit me SHBA’të nuk ia vlen të flitet shumë. Ai po qëndron për një vizitë zyrtare në Amerikë, që më shumë duket si shuarje e kureshtjes personale. Kurti ka harruar, ose nuk e ka ditur kurrë, që asnjë trik e asnjë taktikë nuk do ta ndihmojnë atë për të sjellur investime të rëndësishme në vendin tonë, pa raporte të shëndosha politike në mes të Kosovës dhe SHBA’së.

Pak a shumë ka kaluar 1 vit prej kur Rama e ka filluar mandatin e tij të tretë, kurse Kurti mandatin e tij të parë. Aq i lodhur dhe i pashpresë duket Kurti, sa dikush do të mund të mendonte që ai po qeverisë me Kosovën që tri mandate, kurse Rama sapo e ka filluar punën si kryeministër. Mjaft ironike kjo, kur ta mendosh që Kurti kërkonte që të bëhej edhe kryeministër i Shqipërisë, pra nuk po i mjaftonte vetëm Kosova.

(Se çfarë mendoj për Ramën si kryeministër i Shqipërisë këtë e kam thënë qindra herë dhe edhe më tutje u qëndroj atyre qëndrimeve).

45 Komente

  1. s
    shqiptar

    Ti Buzhale me ato veshet si rrote zetori,perpiqesh qe jo gjithmone te hash mm...t kot,trap trap po ndonjehere e kap

    Përgjigjjuni
    1. Z
      ZHEJI koke pa lari

      Bubuzhel te kuptoshe Ramen duhet te kesh ( QI ) te larte kuptohet ti nuk e ke kapacité e rendesishme eshte qe ke reflektuar Ti e njeh Ramen sic ta ka servirur Bushati Meta Shkullaku Lubonja sinqerishte ta kane pasur me te futur thjeshte per ti sherbyere matane malit per te hedhur balte dhe si serviteur i denje e ke bere ata e njohin mire kapacitétin e Rames forcen e tije thjeshte te kane perdorur si karrem ke humbur shume pasi ke pasur mundesin te evuloje ke mbajtur anen e gabuar anen e zeze te shoqerise Ndersa per bolshevikun, mashtruesin ,trimin ,njeriu qe do ndryshonte boten Kurtin e vogel besoje qe edhe Zaho do jete me intelegjente pasi ka ADN e te atit ndersa per Vjosen nuk ke cfare thua eshte humbje kohe

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arjan

        Zheji koke pa lari prandaj shqiptaret po ikin nga shqiperia se rahmuti ka QI te larte.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Per debilin Arjan

          Arjan o debile pse 300 mije français ne zvicer 200 mije lux nje milione ne angli 1.5 milione ne Canada Amerike Australie kudo dobte thote qe eshte faji Macron oooooo sa budallenje ka Shqiperia. Idiot nuk ka lidhje emigracioni me partite njeriu emigrone atje ku ka interes

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arjani eshte komshia ime

            Arjan pyete babin dhe mamin pse ke QI te ulet per mua vjen nga qe prinder debile . Po c'lidhje ka emigrimi me Ramen o idiot pse prandaje ikin portugezet greket italianet spanjollet pa llogaritur europen lindore ikin se kane kryeministra te kqine .Arjan pyete babin pse te ka bere budalla po mire more idiot ke profesionin guzhenjere dhe paguhesh 400 euro ne Tirane pse mos te punoshe guzhinjer ne Suedi me 4000 mije euro si ka mundesi te kete kaq shume bajga ne Shqiperi dhe ju jeni pjesa e foltore- nevojtore jeni llumbi shoqerise .Ti aty do vdesesh se je i pa afte te punoshe jashte vendit prit mos fitone non grata te veshi police

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arjan

              ikin o kopil s’diskutohet por nuk emigron 1/4 e popullsise,ne 10 vite me teper se 800000 shqiptar,ngaqe jane rritur kushtet e jeteses .Edhe ata qe kane mbetur ne shqiperi nuk kane mundesi se do canin ferren.Mos u merzit ti lali se do siriane apo bangladeshi tja rrise motres tende QI.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mergimtari

                O Debil (Arjan) dmth. Po te kishte ik 1/2 e popullsise me mire do kishte bere. Sa per ato bangla sirian etj ti ruj motren tate debile si ti, se motra ime me mue ka ardh bashk me fmi e burre.

                Përgjigjjuni
        2. Ρrushi !

          Buzhalë, Bukshkalë, pak a shumë dukesh i vjetër dhe i mplakur po aq sa Albini me Osmanin përballë Ramës. Më shumë dukeni si kryekomunarë. Kjo ju vjen për shtat.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mjero-buzhelja e Bias serbe

            Ndersa Sala duket nja 10 here me energjik dhe me i ri se edveri ky millosh drogaxhi.Ju shkerdhefsha rrobt te gjitheve ju qe me ofendoni,grate,motrat,gocat dhe nese jeni femra,ju ne gop te pidhit.Albini eshte ETALON per te gjithe sindikaten MAFIOZE pseudopordhitikane shqipfolse.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mjero buzhelja

              Bias Serbe te rrosh vete se mendja te ka pjerdhur

              Përgjigjjuni
          2. R
            Roberto

            Te pakten Buzhala e paska kuptuar se cili eshte Albin Kurti.Une kot nuk e kam thene me dhjetra here qe Kurti duhet te zhduket nga qeveria.Eshte nje llum i pa shoq dhe per kete me vjen mire. Shpresoj qe te largohet sa me shpejt.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arjan

              o mero gelbaza ke mbledhur rreth vetes Plehrat e kosoves beratin dhe batonin qe dihet kush jane

              Përgjigjjuni
              1. P
                Progon Pollogu

                ROBERTO ! Je tipiku. Nuk doni, jo, të funksionojë një shtet serioz shqiptar. Pikënisja e mbarësisë së një qeverie është disiplina financiare, vjelja e taksave, kursimi, moslejimi i shpërdorjes së buxhetit publik (shtetëror) që me një pjesë të përfundojë në makinat luksoze, udhëtime "kolektive" familjare me paratë e popullit; kokëcarjet e shkaktuara nazishovenizmit serb; rezistenca përballë presioneve pa kriter në dëm të interesit kombëtar; goditja e krimit joformal shtetëror, resp lidhjet e kravatistëve me krimin. Një Albin, një Mustafa Krujë, një Midhat, një shqiptar që do shqiptarizmin dhe flijohet po për këto parime e ideale bëhet objekt i pordhëve parodike politike antishqiptare. Rama është sindroma Enver Hoxha - Jugosllavi në formën e modifikuar "Open Bakllava".

                Përgjigjjuni
              2. M
                Mondi

                Shyqyr zotit,Kosovaret te tipit Buzhale po sqarohen me se fundi.Tani e kuptove or njeri negativ,se sa vite drite larg eshte Rama me Kurtin.Mbajeni Kurtin me Vjosen tani,se i keni bere ja 10 njohje sa eshte Kurti dhe Gervalla.Beni zgjedhje te reja or Dardane,dhe votoni per ata qe ju dhane lirine,dhe jo me per WC e Kurtit,qe vetem Bomba hudhte ne parlament.Parti fashiste,qe mesonte nga metodat e Sali Kriminelit.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bujar Kanapari

                  z.Berat. Kryeministri Kosoves ka bere lufte ne parlament kunder Gjykates Speciale qe z.Thaci e mbeshteti gjithe entuziazem. Eshte mire qe kryeministri shqiptar dhe kosovar ti takojne politikanet dhe luftetaret e UCK si qytetare dhe jo si kryeminister.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Taku

                    E di ti bukshkale sesa na plase neve se çfare mendon ti per Ramen....

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shala e Venit

                      By////// Buzhala ose administrratori i familjes Meta ne Kosove po te jjet per ty e Albin Kurtin Hashimi me shoke kure te vijne ne Kosov i duhet me kape pushken edhe nje hher kunder serbit.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Rufa

                        Buzhale a e din qe Osmani po ulet ne peshe sepse don me kene e dobt si burre shteti A thue qe Osmani pervecse perkthyese din ndonje pune tjeter me ba

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Alfred

                          Performancen e nje qeverie apo qeverisje e vleresojne dhe duhet ta vleresojne institucione te specializuara dhe certifikuara per kete qellim. Kjo duhet te jete norme. Ky duhet te jete rregulli. Rapsodite dhe parodite nuk vlejne!....

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kosova

                            E peqyer kjo analize,pa problem se eshte me vonese

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Veterani

                              E megjithate, nderkombetaret po aplikojne te njetin skenare, sic i hapen rrugen e pushtetit Albinit e Vjoses nepermjet Gjykates Speciale, duket nepermjet SPAK-ut kerkojne te kriminalizojne poziten e realizojne kthimin e opozites ne qeverisje. Keshtu te pakten me duket mua. A do t'ja arrijne, nuk e di.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Loni

                                Ku te dhjet Rama ty mor lopçar, provincial, opinioni yt i keq per Edi Ramen, vetem vlerat ja rrit Edit. Turp te keni dhe faqen e zeze qe ju turret Edit si qente, por ju dhjeu te gjitheve ne koke. Rrini te izoluar se keshtu Kosoven do ta shkaterroni.

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Eni

                                  Kosova ka demokraci e shtet...aty behen zgjedhje te drejta e jetegjatesia e nje kryeministri eshte 2 vjet mesatarisht....kush ka vajtur ne Kosove Konstaton se aty ka shtet.Ke neve ka tallava shtet....tung

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Eni leshi

                                    Haaaa cdo 2 vjet nje kryeminister oooo idiot kjo tregone destabilet . Zgjedhjet ne Shqiperi behen perfekte po ku kuptone ti o karre pse nuk pranohen nga opozita si eshte me mire te thoshe humba zgjedhjet te largohesh si kryetare dhe te humbesh gjithe privilegjet qe ti jep shteti apo te thoshe u vodhen zgjedhjet dhe qendron perfitone dhe bufe si puna jote besojne . Kryetare opozite ke roje garde makine rroge te larte udhetime je kryeminister pa pushtet o trap pse budalla ishte luli te thoshte humba eee thjeshte u vodhen zgjedhjet pak kopila ka si ty qe besojne

                                    Përgjigjjuni
                                  2. n
                                    nje komshi i "Ashraf-3"

                                    BUZHALES I DUHEN SYZE OPTIKE TE SHOHE REALITETIN - Albin Kurti eshte kryeminister i Kosovareve e punon per Kosoven, Edi Rama eshte kryeminister i Nderkombetareve. e punon vetem ne strehimin e refugjateve qe Amerika nuk ka kujt t'ja postoje.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. V
                                      Visi

                                      Edi Rama tanimë përfundimisht është rreshtuar me Serbinë. Që kur ka filluar lufta në Ukrainë ndoshta është politikani i vetëm në Evropë që në vazhdimësi e ka mbrojtë Serbinë e vetmuar,për shkak të qëndrimit prorus të Serbisë, e arriti deri aty sa ta arsyetojë edhe armatosjen e saj duke thënë se "Serbia po armatoset për vetëmbrojtje" Këtë e dëshmon edhe fotografia mbrëmshme në Bruksel ku Rama ishte vendosur ndërmjet Milorad Dodik,kryetarit nacionalist serb të Bosnjës dhe Aleksandër Vuçiç si duket Rama ndjehet shumë më mirë kur është në mesin e Serbëve.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Loni

                                        Mos bre, ku i gjete jeto informacione...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Visi

                                          Informacionet janë në Fcb e Ramës vetëm duhet ti lexoni ju ushtarët e bindur të Partisë dhe "udhëheqësit të madh". 1. Me rastin e votimit të Serbisë pro ( të pjesshëm duke bërë krahasimin me sulmet e Natos ndaj Serbisë ) të rezolutës që dënonte sulmin Rus ndaj Ukrainës ishte i vetmi politikan në Evropë që menjëherë e përgëzoi Serbinë për votimin duke e përshëndetur Serbinë si properëndimore. Edhe pse i gjithë perëndimi tashmë e kishte e etiketuar Serbinë si proRuse. 2.Me rastin e votimit të Serbisë pro pezullimit të Rusisë nga Human Right Concil ,përsëri ishte i vetmi politikan nga Evropa që përshëndeti Serbinë. 3.Në pyetjen që gazetari ia shtroi Ramës gjatë një interviste për armatosjen e Serbisë nga Kina dhe Rusia ,se a paraqet rrezik për Ballkanin ai tha se "Serbia po armatoset për vetëmbrojtje" ,thuase Serbia është e rrezikuar nga Kosova e vogël apo Bosnja. 4. Sot deklaroi se i vjen keq për Serbinë sepse Kosova aplikoi në KE .Mere me mend Ramës i vie keq për Serbinë që aq shumë borgje i ka Kosovës.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. V
                                          Visi - Bardhyli nje e te pa ndare njeri bole tjetr

                                          Qe ti Visi je koqe kandari besoje qe fajtori eshte Rama . Eshte nje Bardhyle Bardhyle nje rrote kari qe komenton je fikse Bardhyle

                                          Përgjigjjuni
                                      2. J
                                        Juliano

                                        Buzhal jeni të pa besë, thoni vllau vllau, po vllaut doni tja fusni gjithmon. Erdhët dhe bëtë parti për të konkuruar ramën, por shqiptarët e shqipërisë jua futën derin nër shalë. Albini ngriti struktura me gazetare për të bërë lloj lloj marifetesh kundra ramës, por prap jua futi derrin kësaj here në pidh të satome dhe bashk me kurtin. Shifni punët e hallet tuaja, se këtej i shofim vetë. Tung, u kry.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Selfo

                                          Te lumte Buzhale, hera e pare, qe ke treguar veten si nje gazetar dhe analist i mire formuar, se me thene te drejten me shkrimet e kahereshme ke qene ne batakun e shkullakerve e te lubonjeve, qe dihet se jane llumi dhe me te keqeperdorurit ne gazetarine shqipetare.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Selfo

                                            Te lumte Buzhale, hera e pare, qe ke treguar veten si nje gazetar dhe analist i mire formuar, se me thene te drejten me shkrimet e kahereshme ke qene ne batakun e shkullakerve e te lubonjeve, qe dihet se jane llumi dhe me te keqeperdorurit ne gazetarine shqipetare.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Shoku i klevisit të fariut.

                                              O Buzhala ! Ai me emrin "SHQIPTARI", të shan për veshët duke të thënë se i ke si "rrotë zatori". Aq kupton ai, nuk kupton brendinë e shkrimit tënd. Por edhe Ti a derëzi, përse nuk shkon ti rregullosh me një operacion të lehtë, por i mban veshët si llapush. Ka patur edhe emisione në televizion ku tregohet se si rregullohen në këto klinikat estetike.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Abdylmenaf Kristoforidhi

                                                Pirdhu o malok i shitur. Tani që të iku sponzori në haagë, po i fryen fyellit të ramës. Lavire nga personaliteti dhe kazan nga profesioni që je, je bërë si ato gocat e "bang bang'ut". Të analizosh ti figurën e Albinit, është idiotia më e madhe në gazetarinë banditeske shqiptare.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. K
                                                  Kristo kristofori

                                                  Haaa kristo bolsheviku udbashi spiuni kurti eshte me karruce se ky bubuzheli po ti cfare insekti je

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. C
                                                  Ceni

                                                  Buzhal, je nje axhami ne politike dhe ne gazetari. Sepse je i tille ne kulture. Fjalia ne fund te shkrimit, ku sqarin opinionin per Ramen, e tregon kete . Je shume i vogel.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    Stof Doku

                                                    Albini eshte vite drite larg mbrapa te madhit EDI RAMA

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Stop Doku

                                                      O buzhale ti megjithe Kurtin jeni vite drite larg mbrapa EDI RAMES

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. D
                                                        Dardani

                                                        O djali. Te kom thane 100 here, ven samarin kur shkruen.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. R
                                                          Reno

                                                          Edi Rama e mban ne maje te karit Albin Kurtin dhe Salih Malokun

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. R
                                                            Reno

                                                            Edi Rama e mban ne maje te karit Albin Kurtin dhe Salih Malokun

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. B
                                                              Bardhyli nga Kosova

                                                              Sot parlamenti shqiptar, saktësisht mazhoranca e komanduar nga kryeministri i vendit, Edi Rama, hodhi poshtë një rezolutë të sponsorizuar nga opozita e Sali Berishës për të dënuar masakrën e Srebrenicës dhe për ta cilësuar atë si gjenocid. Kjo masakër është njohur si e tillë nga dhjetëra parlamente të vendeve europiane, por edhe në rajon. Ajo është cilësuar si gjenocid me vendim të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi. Por Edi Rama refuzoi ta pranojë këtë fakt. Refuzoi që masakrimi i mbi 8000 myslimanëve në harkun kohor të 48 orëve në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë të quhej gjenocid. Jo rastësisht ky qëndrim anti-human dhe pro-dhunës e krimeve serbe i Edi Ramës u shpreh vetëm pak orë pasi ai darkoi me shumë entuziazëm në Bruksel në krah të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe përfaqësuesit të presidencës boshnjake, liderit të serbëve të Bosnjës, Dodik. Vuçiq dhe Dodik e kanë refuzuar sistematikisht dënimin e kësaj masakre. Të njëjtën gjë bëri sot Edi Rama dhe mazhoranca e tij parlamentare. Madje kjo mazhorancë e çmendur nuk reshti të sulmojë opozitën dhe liderin e saj Berisha me akuza përtej kërkesës për të dënuar masakrën e Srebrenicës. Nga diskutimet dhe debati në sallën e parlamentit doli shumë qartë se kreu i mazhorancës, si dhe sejmenët e tij në sallën e parlamentit janë më agresiv dhe urrejnë më shumë opozitën në Shqipëri, sesa krimet serbe në Bosnjë, në Kosovë dhe në Kroaci. Ata ishin të gatshëm të dënonin çdo opozitar dhe kreun e opozitarëve, por jo edhe krimet e Aleksandër Vuçiq e të Milorad Dodik kundër myslimanëve në Bosnjë-Hercegovinë e sidomos në Srebrenicë dhe Sarajevë, ku kanë humbur jetën rreth 25 mijë njerëz të pafajshëm. Duke mbrojtur masakrën serbe në Srebrenicë Edi Rama praktikisht mori në mbrojtje kriminelët e luftës, Ratko Mlladiçi dhe Radovan Karaxhiçi, dy përgjegjësit kryesorë të këtij gjenocidi, të dënuar tashmë me burgim të përjetshëm në Gjykatën e Hagës. Për kryeministrin shqiptar masakrat dhe krimet kundër njerëzimit që Serbia ka kryer në Ballkan, përfshirë edhe ato në Kosovë, janë thjesht një "rrëmujë" e rastit dhe e kryeneçësisë së një individi, Sllobodan Milosheviçit, por jo edhe akte ç'njerëzore të krahasueshme me gjenocidin e nazizmit. Në fakt Edi Rama po mbron me stoicizëm mikun dhe vëllain e tij, president të Serbisë, i cili është një nga autorët dhe frymëzuesit kryesorë të këtyre masakrave. Në kohën kur ndodhi Srebrenica Vuçiq deklarohej se "serbët do të vrasin 100 myslimanë për një serb që ata mund të vrisnin"! Është e mjaftueshme kjo deklaratë e kreut të sotëm të shtetit serb, që ai të ishte para një toge gjyqtarësh ndërkombëtarë për t'u përgjigjur për krime kundër njerëzimit. Dhe pikërisht për këtë arsye kreu i ekzekutivit të Shqipërisë nxiton t'i bëjë parapritë akuzave kundër shefit të shtetit serb. Ndërkaq duhet thënë se nga një parlament i populluar me trafikantë, hajdutë dhe kriminelë në fushën e pastrimit të parave nuk pritej diçka ndryshe. Ky parlament me përfaqësues të shumtë të organizatës kriminale në pushtet, nuk mund të votojë dënimin dhe ndëshkimin e krimeve kundër njerëzimit! Vota e Edi Ramës, Taulant Ballës, Damian Gjiknurit, Arben Ahmetajt, e të njëjtëve të tjerë në atë sallë nuk pritet të shkojë në favor të viktimave të krimit shtetëror serb, por në mbrojtje të agresorëve dhe kriminelëve serbë që i kanë shkaktuar ato viktima. Kriminelët nuk votojnë kundër kriminelëve! Vota e sotme kundër rezolutës që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë është paralajmërim i një vote tjetër kundër nga ana e mazhorancës së Edi Ramës në parlamentin shqiptar për një rezolutë tjetër që do të paraqitet aty për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë! Pas dy ose tri javësh në atë sallë do të ketë edhe një rezolutë për Kosovën. Por edhe në këtë rast garda mbrojtëse e Beogradit do të sulmojë opozitën dhe Sali Berishën, në vend që të dënojë krimet kundër njerëzimit që Serbia ka kryer në Kosovë. Edi Rama është i gatshëm të përballet e ta sulmojë edhe George Sorosin, nëse ky i del kundër, por jo edhe Serbinë. Sepse po dënoi Serbinë, atëherë atij do t'i duhet të përballet me zemërimin e Aleksandër Vuçiq. Dhe kjo do të thotë më pas të zbulohen aferat politike e jo politike midis tyre. Ndaj dhe akti i sotëm i paprecedentë i refuzimit të Srebrenicës duhet lexuar si akt bashkëpunimi dhe pengmarrjeje të kryeministrit të Shqipërisë nga ana e Beogradit. (Më gëzon fakti që më lexoni masivisht dhe pëlqeni fort opinionet e mia analitike. Me dashuri, me qetësi, me buzëqeshje e lumturi, i juaji Bardhyli)

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. l
                                                                lluka

                                                                Me kete foto me duket se e ke kuptue qe bishtin s'ta ka hekun Sali Brrrrrrrrrrrrrrrisha por evolucioni or Berat Bukshkala,qi kerkon me u rifutun edhe pse pa ftue ne lojnat gazetareske te Shqypnis.Hera e pare qi shikoj nje majmun te mendueshem.Hajd pa per hair na kjofte ,se edhe na njerezit prejardhe prej jush e kena.Na bahet qejfi qi paske mesue edhe shqipen letrare.Ju menduet se u ba ma i rande bishti se sqepari ,ndaj si u fryte edhe u ç'fryte duke mendue se tash qi u ç'lirum prej Serbit po çlirojna edhe Shqypnin e po a bashkangjitna Dardanise!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. a
                                                                  arti

                                                                  Bardhylka, hiqe dildon nga goja se nuk di se çfare shkruan pastaj. :) :) :)

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. A
                                                                    A. Bushati kelysh sigurimsi.

                                                                    Megjithese antenat e radareve i ke te larta je i vonuar shume, sepse do ishte nje gomarllek i madh te besh krahasim te dy injoranteve primitive(( Mr. Bin dhe hutaqja Josa)me Kryeminstrine Shqiperise.Te vetmen gje qe arten te bejne dy udheheqesit tuaj sharlatane ishte te mbjellin percarje dhe urrejtje midis dy popujve, duke ju kundervene Qeverise me zagaret bythelpiresa te medias tyre dhe duke ju lepire monstres Sali kriminelit dhe bandit kusarit Like spiunit.

                                                                    Përgjigjjuni

                                                                    Lini një Përgjigje