
Kënga e Ronela Hajatit nuk është rrufe në qiell të pastër. Madje Ronela nuk është përfaqësuese e fundit që kemi kapur pasi nuk ka zë të keq dhe nuk është faji i saj pse do t’i përshtatet për të mbijetuar një tregu që nuk e ka deformuar ajo.
Ka kohë që jemi në një degradim të kulturës tonë në të gjitha fushat por sidomos në fushën e muzikës.
Tekste që në botë quhen demencialë; muzikë që më shumë është një grumbull tingujsh dhe individë që nuk kanë asnjë të dhënë vokali, kanë zënë skenat shqiptare duke bërë që publiku me shije t’i largohet produktit shqiptar.
Në muzikë një këngëtar cilësor e ka pothuajse të pamundur të mbijetojë me të ardhurat e punës së tij. Shijet e ulëta të tregut si pasojë e bombardimit me plehra zanore; pirateria muzikore e nivelit afrikan; tregu i vogël, e bëjnë të pamundur që arti cilësor të mbijetojë. Për të mbajtur familjen një këngëtar me nivel do t’i duhet ose të kërkojë reklamë, por edhe kjo fushë po zvogëlohet pasi bizneset më shumë preferojnë të subvencionojnë këngëtaret që i zënë dashnore kurse klubet më shumë duan artistë që në vend të vokalit, praktikojnë leap dance.
Ndërkohë publiku shqiptar është i malluar që të dëgjojë një këngë normale ku i këndohet dashurisë, ndarjes, dhimbjes, në mënyrë normale.
Do të duhej subvencion nga shteti që këngëtarët e muzikës së lehtë të mbijetojnë, por këtu çështja komplikohet. Si do shpërndaheshin këto para dhe kush do t’i vlerësonte nga administrata shtetërore artistët cilësorë? Rasti i Festivalit në RTSH i cili është i mirësubvencionuar dhe ku mendohet që selektorët janë profesionistë, është ai që në fund na jep produktin e Ronelës. Ç’ka lë një shije të hidhur dhe dyshim të madh se edhe nëse do të jepeshin para kjo administratë do t’i bënte rishtas tym. Dyshim i cili kthehet në bindje kur shikon se degradimi i këtij eventi, juritë qesharake që janë më ibret sesa ajo që lejojnë në skenë, ka kohë që ka filluar. Dhe këtu nuk dua të merrem aspak me vajzën në fjalë. Ajo thjesht na bëri përshtypje pasi ranë dritat e skenës mbi të. Por tregu ynë është i mbushur me këngëtare që më shumë se zërin ekspozojnë asetet fizike dhe të cilave vështirë se mund t’iu gjesh një album në qarkullim; me deficentë që nën tinguj të vonuarish mendorë dhe me tekste analfabetësh flasin për jetë mes drogës, makinave luksoze, armëve dhe dashnoreve si skllave seksi.
Gjithë ky reagim i publikut në vetvete nuk është ndaj Ronelës e cila thjesht i dha emër një fenomeni; aciditeti i publikut ndaj fenomenit nuk është konservatorizëm ndaj rrymave të reja muzikore por një veleritje ndaj llumit që zë skenat, ndaj degradimit në tekste, muzikë dhe këngëtarë që më shumë ngjanë me eskorta apo shpërndarës droge.
Fenomene të tilla të “trash culture” ekzistojnë edhe në botë por nuk janë përfaqësuese të vlerave të një kombi. Njerëzit janë të revoltuar pasi vetë shoqëria jonë është pa filtra; supervizorët e artit të babëzitur kurse përfaqësuesit e shtetit pa frena.
Pastaj situata është dëshpëruese kur merren me kilet e Ronela Hajatit apo me biografinë e saj. Këtu pastaj jemi në fushën e psikiatrisë që tregon se shumëkush në këtë vend vuan degradimin./dritare.net
Drejt i ke gjithë sa thua, por me kilet e saj njerëzit merren sepse shohin që ajo ato ekspozon me mendimin se do të fitojë falë tyre, dhe kjo ide është po aq e neveritshme sa edhe teksti i këngës e të tjera, e të tjera...
Domethene Ronela nuk ka dashur vete, po e detyruam ne automatik te koka apo me thike ke gryka qe te nxirrte trupin ne vitrine, te ferkohej poshte apo vishej si pornoaktore Dmth e paskemi fajin ne edhe per kete pune?
Shkrim shume i sakte por dhe nje proble qe nuk e tha.Te ne eshte bere monopol i disa njerzve si Ardit Gjebrea qe cdo gje duan ta kalojne ne duart e tyre pavaresisht se jane konsumuar dhe tani e shikojne muziken vetem ne funksion te paras duke lene menjane vlerat qe percjell.Dhe RonelenGjebrea e nxori fituese pasi juria vetem doren ngriti.Po ashtu ky njeri nuk le reklame te privatit pa dale nuk le promovime te ndryshme qe ben dhe qeveria ku duhet te jete ky njeri tashme i tjetersuar ne nje menaxher parash por njekohesisht duke na sjelle dhe ne kete situate ku Ronela duke bertitur mendoi te kualifikohej
Performance scandale nuk dua te gjykoje fizikun apo sjelljen pa étique te Ronele kur shikoje Ronelen dhe danseusen mu kujtuan filmat pa ze ( Olio dhe Stelio) . Ne europe kengetaret me fizikun e Roneles lozin gjithmone me nje mis a scène me nota humori duke u veshur si Lolita me pak levizje Kengetarja nuk kishte articulation te gjuhes shqipe thjeshte nje tallava koqevare . Vendi perfaqsohet duke perdorur gjuhen zyrtare ate te shqipes moderne ( ne shtepi ti mund te flasesh me dialetin e vendit ku jetone ) nese do jetoja ne Shqiperi do thoja ajo nuk me perfaqsone mua
Ronela realizoje endren pa menduar qe perfaqsonte nje nation . Mis en scene : Danseuse e dobet e shpejte dhe Ronela qe nuk levizte dot me kujtuan filmat pa ze te ( Olio dhe Stelio ) Pa articulation te gjuhes e pa exprimuar ne gjuhen zyrtare shqipe moderne ( Ne shtepi munde te flasesh e kendoshe me dialecte por kur perfaqsone nation eshte e ndaluar pasi représente ate pjese te caktuar qe flete ate dialektit . Faji i ministrise se kultures Conclusion : Jo qe nuk meritont qualification por nje studime nga ministria per te ardhmen
Publiku e kritikoi kengen qe ne diten e pare kur ajo u perzgjodh fituese e festivalit,por juria e çnderuar thjesht vazhdoi te çnderohet edhe ne syte e gjithe botes duke perçmuar publikun.... Vend kurvash..!
Nuk e di a do kthehet muzika Shqiptare ne shinat e dikurshme?? Dihet qe pergjithesisht kenga dhe kengetari dhe kompozitori synojne famen dhe kenget jane komerciale. Ka dhe kenge te bukura por po humbet melodia dhe po"triumfojne" palacolleqet. Gjithsesi Ronela kendoi nje kenge te cilen nuk e kam idene se kush e ka kompozuar. Tregoi aq sa mundej edhe pse ne nuk jemi mesuar qe te perfirmojme ne menyre te ekzagjeruar. Eshte e re dhe ska paragjykime. Une nuk bej me faj Ronelen por krijuesin e kenges dhe jurine qe klasifikoi Ronelen si emer se sa krijimtarine muzikore. Redaksia e muzikes ne RTV dikur ka qene shume e rrepte me perzgjedhjen e kengeve qe pothuajse 99% ishin shume te mira edhe pse me ndonje tematike per partine e shokun Enver. Shpresoj qe muzika shqiptare mos degradoje por ti tregoje botes qe edhe Shqiptaret jane te afte te konkurojne dhe te fitojne sepse ka plot talente. Duhet hequr dore nga komercializmi te pakten neper festivale dhe te rikthehen profesionistet e dikurshem ne redaksine muzikore te RTV.
Eshte e re? Ore e ke te pakten idene sa vjeç eshte Ronela?
Ne ne Kavaje i themi burre pa pike yndyre. Autori ka shume te drejte. Ne me shume jemi zemruar me shteyin tone, drejtuesit e RTSH, se sa me Ronelen. Qytetaret shqiptare, nuk duhet ti paguajne RTSH asnje qindrke, nuk na sherben. Pergjegjesia bie mbi organizatoret. Kenga Roneles nuk ka as forme dhe as permbajte, per te kaluar pengesen gjate seleksionimt nga specialistet. Pra, nuk duhet te ishte futur fare ne Festival, shkon dhe na perfaqeson ne Europe. Tek prezantimi shqiptar ne Eurosong, organizatoret duhet te shohin dhe fytyren e tyre.