Pse duhet të ndjehemi “të turpëruar” nga Ronela në Eurovision dhe “arrestimi” i Elsa Lilës

11 Maj 2022, 15:53Blog Enkel Demi

Pse duhet të ndjehemi “të turpëruar” nga Ronela

Nuk e kuptoj përse duhet të ndjehemi të “turpëruar” për këngën dhe interpretimin e Ronelës në Eurovision. Apo ende nuk e marr vesh përse u ndjemë të turpëruar për “arrestimin” e Elsa Lilës, ndërsa tani që e liruan nga të gjitha akuzat pse nuk ndjehemi krenarë…

Sipas meje, muzika, këngët, arti figurativ, shkrimtaria nuk janë matematikë. Ajo që mua më pëlqen, dikujt nuk i shkon pas fijes, madje mund ta bëjë me turp. Pra fjala vjen, t’i bëjmë gjyqin RTSH Radio Televizioni Shqiptar pse çoi këtë këngë në Torino mua më duket marri (e theksoj vetëm mua, jo të tjerëve). Por, më kujtohet që publiku u ndje entuziast për këngën e Ronelës në Festival dhe e shprehu këtë me pathos si në rrjetet sociale, ashtu edhe nëpërmjet votimit virtual.

Shqipëria është Ronela, Elsa, por edhe ata që ndjehen me turp. Shqipëria është e shumë shijeve, ngjyrave, opinioneve. Me gjasë, të gjithë mund të kenë të drejtë. Por, për një gjë duhet të jemi të bindur që “turpërimi” apo “triumfi” ynë nuk është se ndikon tek bota, tek italianët, francezët, britanikët, amerikanët. Plot prej tyre as nuk e dinë ku bie Shqipëria e ndonjëherë lodhesh t’jua shpjegosh duke përdorur Greqinë si çengel. Plot prej tyre na lidhin pak me Ronelën, se ku ta gjenim, por më së shumti na identifikojnë me skifterët që vjedhin shtëpi.

Unë vetë kam shije muzikore të ndryshme, por mundohem të mos jem kategorik. Kur lexoj një libër mundohem mos të prekem nga mendimi personal mbi autorin. Droja e opinionit individual mbi personazhin që ka krijuar gjithkush më shtyu të firmos në libra me emër tjetër.

Nejse, më ngjau sikur Ronela paska bërë ndonjë faj me paraqitjen e saj në Torino, megjithëse në youtube ka kaluar gjysëm milioni klikime pa arritur ende 12 orë. Më kujtohet gëzimi i dy mijë njerëzve në sallë, kur ajo fitoi çmimin e parë në Festival.

Tani pyes veten: sa prej tyre po e shajnë?

Po sikur Ronela të kalonte në finale sa prej atyre që po e telendisin tani do ndjeheshin krenarë?

Po sikur për një gjë që nuk na pëlqen (pra nuk të pëlqen ty si individ) ta kalosh në heshtje? Po sikur mos të thuash asgjë?

Duhet të jetë e vështirë mos me fol… shumë e vështirë besa… 

12 Komente

  1. a
    arrifi

    Ti buri me nje r i asaj malokes se Palmave ja fut kot nga nje here.

    Përgjigjjuni
    1. L
      L

      Do ndihej krenare BBC dhe Italia e mbare Europa po t kishim cuar ndonje tranvestit apo gay. Ather do quhej performance e larte. Hajati Kish kenge kot po Ka Pas kenge dhe me bythe ,e si Ka kritikuar njeri

      Përgjigjjuni
      1. E
        E verteta tjeter

        Edhe une e kam klikuar ne youtube dhe jo nje herë , por disa herë dhe ne çdo klikim shikoja vulgaritetet e kesaj bundre. Dhe , keshtu si une ka klikuar shumica e njerezve . Nuk do te thote qe çdo klikim eshte pelqim .

        Përgjigjjuni
        1. D
          Denisi

          Po ndihemi mor zoteri,sepse europa per faj te RONELAVE,ELSAVE,DHTE TE GJITHE BATAKSHINJEVE E KURVERISE TUAJ,na fut ne nje thesh te gjitheve,edhe ne qe punojme me djersen e ballit,dhe jo te bythes....

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ik ore hipokrit

            Ik mor vagabond. Nuk e di pse e bere kete koment per Elsa Lilen, kur ti ne sy te zagareve te tjere si ti je shprehur, sapo u dha njoftimi per Elsen, tekstualisht keshtu:"...e mo çi q...temen, tere socialistet njelloj jane". Dhe te kane kundershtuar, por e ke kaluar gjoja me shaka. Ne se e mohon, te nxjerr emrat kush kane qene prezent. Palaço. Njerezit e ndershem, kurre nuk e kane besuar kete qe i ndodhi Elses, ndersa ju te Ripjerdhimit, nuk late gje pa thene ndaj saj.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Ronela i mesoje sexin botes shpikje e re e tallava

              Cfare thua idiot ...kush ja ka enderuar deshtimin po si mund te maresh ne mbrojte nje nivele te tille turpe apo mos valle ti je pjese e asaje merde te gatuar ne kazanet médiocre tv Ajo ishte turpi Ne cilen gjuhe kendoje se shqipe nuk ishte nuk e kuptuam cfare thoshte cfare kerkonte perse bertiste cfare kishte mos ishte ne mungese sexi . Ronela na zbuloje sexin si organe i panjohur ne bote haaaa idiote femer ulni koken boll i moret njerzit per idiot legena jeni fokusuar te nje grupe i vogel muzikantesh jevgje tallava koqevare . Ishte échec pranohet dhe mendone per futur

              Përgjigjjuni
              1. P
                Progon Pollogu

                ELSA... Sa u kuptua nga citimet e akuzës në media, kush ka dituri juridike, do e kuptonte se ajo u paraburgos si celës për të siguruar prova përmes pohimeve të saja. Unë personalisht, po në këtë gazetë e këtë rubrikë lexuesish, shfaqa bindjen time se pse po paraburgosej Elsa dhe se, me ndihmën e një avokati të mirëfilltë, ose me kompetenca të larta, ajo do lirohej nga paraburgim. Eventualisht, prokurori do ta "eksploatojë" si dëshmi pohimet e saja, dhe ate si dëshmitare. Këngëtarja "avangardiste" së bashku me "ekipazhin" e saj na bëri namet e histerive seksomozikore.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Njeri

                  E mbron zoteria se do qe te mbuloje mekatet e RTSH. Por duhet te kesh rrjedhur komplet t'i dalesh ne mbrojtje nje perversiteti si ajo ne Eurovision. Sa miq te huaj qe na kane shkruar te habitur e shokuar me ate palacollek qe ju cuat ne Eurovision duke thene se Shqiperia cdo vit ka cuar kenge cilesore, cfare ndodhi kete vit. Dhe sa per te te ndricuar, kur dergon nje kenge ne Eurovizion do te thote se e ke aprovuar, pra po thua keto jane shijet e tua dhe keto jane vlerat dhe perberja artistike, aftesite qe ty te perfaqesojne. Prandaj nuk mund te krenohemi me Ronelen tende e te RTSH sepse nuk na perfaqeson dhe nuk ka te drejte te na perfaqesoje ne ate menyre vulgare qe ty mund te te duket art. Nuk kishte as ze, as performance qe ta justifikojme e te mbyllim syte ndaj perversiteti bashke me "patrioten" Klaudia Pepa qe na hapi barkun. Ishte performanca me vulgare dhe me e shemtuar dhe ti dalesh ne krahe eshte e paprecedente. Ato nuk ishin ne turneun e tyre personal qe te benin 'ctu donte qejfi. Shkuan me emrin e Shqiperise dhe e perbalten e percmuan ate emer. Budallai kur nuk flet duket I zgjuar, Po e hapi gojen sa ne pah budallallekun e tij. Do kishte qene me mire te mos kishe folur hic edhe ti. Na permend klikimet duke nxjerre ne pah nje tjeter imoralitet ate te prostituimit mediatike qe keni llumezuar gjithcka per klikimet. Nuk ka mbetur me format pa u pleherizuar nga media shqiptare. Keni llumezuar gjithcka! Per fat te keq nuk ka shtet dhe AMA fle gjume e ha byreke tek kioskat prane TVSH! Se te kishim shtet ju kishin marre me radhe e ju kishin shkarkuar per kete qe ndodhi. Inshallah

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Balo

                    Enkeli është ndoshta i vetmi çam në Botë që e rreh gruaja! Legeni,është edhe nga derë e sojme...

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rexhep

                      Kopil komunist, e paska fitu festivalin, s,e nuk e dijme ne se si jepen cmimet ne shqiperi, pak e keni, Ju nuk duhet as t,u lejojne pjesemarjen, fare e poshter zoti akoma do Ju ndeshkoje, kriminela dhe trathtare,

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Manushaqe

                        Ajo nuk kendoi vetem uleriste ajo perfaqesoi Shqiperine jo veten e saj ..Ajo kenge nuk kendohet as poshte ballkoneve jo ne Eurovizion..

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fetai

                          Duke uluritur sa ka ne koke kjo lopa ,edhe sikur te mer klikime dhe cmim ,eshte thjesht pellitje.enkel, ri lexo noj lajm se per nga arti je shoku I gjuzit. Mos I mbro keto monstra sikur edhe te jene kengetare te famshem, edhe te shkolluar ,me veprimet e droges ,vdjedhjeve ,krimeve te perseritura ,ne identifikohemi si shqiptare dhe ndjehemi te turperuar.prandaj enkel mos I mbro dhe mos I ze ne goje keto pacavure qe me veprimet e tyre nxijne shqiperine dhe shqiptaret .

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje