Pse ambasadorja amerikane, do të bëhet armiku më i madh i pushtetit të Ramës?

11 Maj 2022, 16:51Blog Shpëtim Nazarko

Pse ambasadorja amerikane, do të bëhet armiku më i madh i

Në një dalje të disa ditëve më parë, Kryeministri aktual, duket sikur u ankua për organet e reja të drejtësisë, SPAK apo BKH, organe këto të lindura nga nisma e drejpërdrejtë e SHBA-së dhe BE-së. Publiku dhe analistët, siç ndodh shpesh, e gjykuan në mënyra të ndryshme këtë fjalë, duke u rreshtuar përkrah, apo kundër tij. Kryeministri, e thelloi këtë kritikë akoma edhe sot, duke precizuar se, as në shqip dhe as në anglisht, nuk mund ta mësojnë atë, për gjëra të këtij lloji. Çfarë nuk kuptoi, ai që për një kritik të rreptë, duket se po imiton Berishën, me këtë sjellje? Ka shumë të ngjarë që, Kryeministri, ashtu si dhe Berisha, mbajnë në kurriz atavizmin e një periudhe enveriste, që njësonte shtetin me pushtetin. Nuk është ndonjë çudi. Secili, pavarësisht individualitetit të tij, bie në praktikë eksperiencën e asaj që ka kaluar, madje dhe gjenitë e kësaj bote, referuar një filozofi të madh, në fund të fundit, pavarësisht dëshirave, bien përtokë përplasur me murin e epokës që duan të kalojnë.

Përse, Amerika, përfaqësuar nga ambasadorja dhe BE-ja, do të shndërrohen në kritikët, apo armiqtë më të mëdhenj të pushtetit aktual? Arsyeja shumë e thjeshtë është se, ata e kanë të qartë diferencën midis pushtetit dhe shtetit, dhe në qëndrimet e tyre, natyrisht, ruajnë vetëm shtetin. Kjo, nuk është thjesht, dëshirë personale, por imponim i kategorisë absolute, për ata vetë.

Kur Berisha, në 1997-ën, shkaktoi katastrofën e njohur me “Piramidat”, Perëndimit iu deshën gjashtë ushtri dhe para të shumta, që t’i jepnin fund kasaphanës kombëtare dhe rrënimit të shtetit. Në rastin e një situate analoge, për shembull, produkt i borxhit që po arrin shifra të mëdha, apo korrupsionit të një qeverisje gati dhjetëvjeçare, pasojat mund të jenë analoge, për Amerikën, apo Perëndimin në përgjithësi. Po t’i shtosh edhe faktin se, Shqipëria gjendet në një rajon të ngatërruar si Ballkani, ku ka dhe popull shqiptar në disa shtete të tij, kupton pse Perëndimi, është më shumë i angazhuar, të ruajë shtetin dhe jo pushtetin. Po ka dhe një arsye, thjesht pragmatike, për këtë.

Amerika, apo Evropa, nuk kanë dalë në shesh për të humbur para, por për të fituar para nga marrëdhënia me të tjerët. Kjo realizohet, kur shteti, a shtetet që ke përpara, nuk ngatërrojnë shtetin, me pushtetin. Natyrisht, mund të ketë periudha afatshkurtra, kur ekzistenca e pushtetit është faktor i rëndësishëm, për të mbajtur gjeopolitikën përreth e në këtë rast, llogaria mbahet mënjanë, për t’u larë në kohë tjetër.

Thënë shkurt: Amerika dhe Evropa, mbajnë ekuilibrin e shtetit, duke vëzhguar marrëdhëniet pozitë-opozitë, që e sigurojnë këtë ekuilibër. Këtë bëjnë edhe në Shqipëri, që për ta, nuk është një vend i botës së tretë, ku një grusht shteti i përhershëm, ndërron pozicionet e pushtetit, pa dëmtuar rajonin përqark. Shqipëria është në mes të Evropës dhe nga vendet më të rëndësishme të Ballkanit, ku kjo filozofi nuk lejohet.

Në gjendjen e tanishme, ku opozita është përtokë, është fare e natyrshme që ekuilibri dinamik, të sigurohet duke vëzhguar pushtetin që, në vende si yni, ka treguar rregullisht, që çmendet nëse nuk ka opozitë. Në këtë sens është e qartë se, kryesisht aleati qendror yni, pra Amerika, mund të kërkojë nga organizmat, SPAK a BKH, të mbajnë fort ekuilibrin e shtetit, që sigurohet si i tillë, duke mbajtur në vëzhgim shtetin dhe jo pushtetin.

Nuk është e vështirë të kuptohet, se në republika kryeministrore si e jona dhe veçanërisht, pas 2008-ës, ai që fiton, mban, përcakton dhe kërkon të kontrollojë të gjithë pushtetet. Këtë rrugë të rrezikshme e prenë amerikanë dhe europianë, duke luajtur me mjete minimale. Ata i hoqën kryeprokurorit fuqinë e tij, duke e decentralizuar këtë pushtet, që mund të korruptohej dhe të binte në dorën e kryeministrit aktual, apo pasardhës. Ky është thelbi i reformës për drejtësi dhe mjeti me më pak kosto, që përdorin amerikanë dhe europianë, kur kërkojnë të kontrollojnë pushtetet. 

Në këtë sens, vetëm një budalla nuk e kupton se kur, amerikanët, apo europianët, nuk tregojnë përralla kur kërkojnë ndarjen e pushteteve. Nuk çuditem që nëpërmjet SPAK, apo BKH, çështjet e mëdha të kalojnë, sot a nesër, në duart e prokurorëve të vegjël në rrethe, që do qërojnë hesapet me peshqit e mëdhenj të pushtetit. Këto lloj organizimesh me kosto minimale, besoj që shpejt a vonë, do të veprojnë në Shqipëri dhe ata që do paguajnë fillimisht, do të jenë njerëzit e pushtetit. Është normale që të mos goditet fillimisht opozita, që në kushtet aktuale është përtokë dhe nuk e luan dot gjëkundi rolin e ekuilibruesit dinamik që mban shtetin.

Për ta mbyllur. Ka shumë të ngjarë që Kryeministri aktual, Berisha, Meta, apo klasa politike në përgjithësi, të mos e kuptojnë se, të huajt që kanë ardhur këtu, në emër të Evropës, a Amerikës, kujdesen për shtetin e jo për pushtetin. Po të bënin të kundërtën, duhet të përgatiteshin për të hedhur miliardat e shteve të tyre, që duhen kur pushtetmbajtësit, të krijonin gropën ekonomike të radhës.

Ditën që pushtetmbajtësit të kuptojnë se, amabasadorja amerikane, apo të Evropës, janë miqtë, po dhe armiqtë e tyre më të mëdhenj e kjo, jo nga dëshira për demokraci – por, thjesht shtetërore, – klasa jonë politike, do të mësojë që të mos ankohet më, poshtë e përpjetë.  


33 Komente

  1. V
    Varja

    A thua eshte rastesi!? Zv. I Km, BA ka nje muaj e gjyse qe nuk del ne cfaqje publike. Valle rastesi?! Mo's Valle " mjafte me socialistet" por merruni edhe me te tjere. Fiton kohe, mesa duket! ????? Ku fle lepuri?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Ka shume të drejt Nazarko

      Jame shume dakorte me Nazarkon. Edi Rama, Sali Berisha dhe ilir Meta jane një lloje për sa i perket korrupsjoni shtet ndertimit dhe shume gjërave. Por Sali Berisha bashke me familjen e ti jane vrase dhe duket të gjykohen per vrasjet dhe korrupsjoni siqe duhet te gjykohen për korrupsjoni edhe ilir Meta dhe Edi Rama bashke me ministrat e ti rrofte Shqiprija rrofte Amerika rrofte demokracija ????????????????????????????????????????????????????????

      Përgjigjjuni
    2. H
      Haka Tekizoti

      "...Është normale që të mos goditet opozita tani..." thotë Nazarkoja. Kjo do të thotë që prokuroria të jetë një organizatë që bën politikë dhe jo drejtësi. Kush ia jep porositë prokurorisë të mos godasë "opozitën"? Kush e ka këtë të dtejtë kushtetuese të udhëheqë prokurorinë apo t'i japë direktiva të detyrueshme? Pastaj, mos opozita identifikohet me kriminelët që janë në radhët e saj? A është e drejtē të arsyetohet kështu? A nuk shndërrohet prokuroria kështu në një mjet politik të dikujt që nuk i intereson drejtësia por politika kundër saj?

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Shpetim Nazarko duket sikur po mban ndonje ligjerate per të na treguar se ç'eshte Shteti dhe ç'eshte Pushteti (i ka cituar ato nja 10 here ne shkrim). Dhe se ç'jane keto, na i ditkan vetem nderkombetaret dhe ne që jetojme ketu, nuk po kerkojme t'i kemi te dyja qysh nga 1990-ta. Po mire mo Nazarko plaku, pse nuk kemi shtet ne? Rama e ka shkaterruar apo ata që kane emer, mbiemer, pasuri dhe që jane bere telef që vetem shtet te mos kete dhe drejtesi te mos jepet? 'Ujku do mjegull' dhe mungesa e shtetit ate të sjell. Tjeter Nazarko: Si mund të kete Shtet pa Drejtesi? A eshte e sakte kur thuhet se "drejtesi e vonuar eshte drejtesi e vonuar?". Ama, jo drejtesi formale se ate e kemi patur në diktature e kemi edhe sot, por problemi eshte se sa drejtesi jepet në kete shtet. Nëse do vazhdojme me "avazin e Mukes", se po kerkoi Rama, (në kete rast kryeministri i vendit), pershpejtimin e punes se SPAK na qenka hall i madh se i prishet qejfi opozites. Kush e ka kerkuar këtë? SPAK eshte krijuar qe te na shikoje se kujt i prishet dhe kujt i nderqet qejfi, por te ndihmoje te behet drejtesi. Nga ana e saj Opozita e ka te keqen brenda dhe nuk ka te beje fare as me SPAK e as me Ramen (poziten). Shqiptaret duan të ndeshkohen zullumqaret e tranzicionit dhe dihen se cilet jane peshkaqenet e kesaj periudhe. Ç'lidhje kane keta me Opoziten? Vertet jane Berisha-Meta e co. opozita?! Perkundrazi ajo do futet ne shinat e saj kushtetuese vetem e vetem po t'u hiqen qafe keta të dy monstrat. Populli do rotacion real, alternative me te mire dhe jo rokade kolltuqesh, pra zoterues te parave publike dhe korrace mbrojtese per mekataret e djeshem dhe te sotem. Kaq e veshtire eshte per t'u kuptuar kjo? Me tregimin vendit atyre, ndihmohet shtendertimi apo jo? Kete na thuaj Nazarko. Ndaj dhe besoj se Rama, pse jo dhe per arsyet e tij, kete ka kerkuar keto dite. Pse nuk fillohet nga ata kur dosjet jane aty në SPAK, e po zene myk, dhe ajo qe nuk po kuptohet pse heshtet apo ngurohet?! Dhe e fundit Nazarko: Sigurisht që ambasadorja amerikane ashtu duhet te shprehet, se nuk mund te beje lojen e Saliut, që në rast fillimi te ndjekjes penale per Saliun, qe ky t'u thote të verberve që i shkojne mbrapa se SPAK veproi nen urdherin e 'Kimetes dhe Sorosit' apo dhe të Rames. Amerika e beri detyren e vet dhe per kete do duhet t'i jemi mirenjohes pakufi. Se pari financoi reformen në drejtesi dhe se dyti i dergoi mandaten "non grata" , Salehut. Ketu mbaron detyra e tyre, perveç asaj permanente, që eshte monitorimi i gjithanshem i qeverisjes por sidomos i sistemit te drejtesise. Pjesa tjeter e detyres eshte tek ne dhe në kete aspekt dy jane faktoret qe do duhet te kontribuojne per ndertimin e shtetit te se drejtes dhe pastrimin e tij nga zullumqaret: Qeveria dhe SPAK, pare keto sot jo si dy individe Rama apo Kraja por si dy institucione kushtetuese që e kane detyrim ta bejne. kete do Populli, kete duan Amerika dhe BE nga ata. Dhe mos harro Nazarko se durimi ka nje kufi!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pashaiturk

          Ke te drejte. Ky molomeni ben leksion te drejte kushtetuese ne nje vend ku mbizoteron trafiku i parase, i droges, i pidhit, i pushtetit, i interesave dhe ku pushtetin e kane vrases hajdute, kurva dhe injorante. Shiko qeverine nga kreu ne fund. Dhe opoziten nga fundi ne krye. Ky na thote jo po organizimi i pushtetit dhe i shtetit. Tope Tope o papagallo.

          Përgjigjjuni
        2. c
          c..

          krijohet kaos dhe ka nevoje per qeveri Ata qe kane abuzuar do tu vije rradha sic i erdhi Saliut qe as e priste.

          Përgjigjjuni
        3. N
          Një qytetar

          Shiko deri ku ka shkuar Rama dhe që e meriton plotësisht t'i futen dhëmbët në gojë; shkon dhe e godet qytetin perëndimor atje ku i dhemb më shumë, tek drejtësia. Vizita e tij në burgun e Hagës i veshur me kostumin kryeministror është një karshillëk i padëgjuar. Sjellja e tij sikur të jetë kryeministër i një shteti me përmasa të mëdha, politika e të cilit ndikon në fatet e njerëzimit, e ka burimin në faktin, se meqë këtij alabaku tiranas i jepet rasti të takohet me njerzit më të mëdhenj që udhëheqin botën, e bënë të mendoj, se fakti që takohet me t'a, i jep të drejtën të kujtoj se është i barabartë me t'a. Por mjerimi më i madh i këtij njeriu qëndron në vetbindjen e patundur, se është aq i zgjuar sa nuk ka të dytë në këtë botë. Kjo po e bënë dhe ka për t'a bërë çdo ditë e më tepër qesharak.

          Përgjigjjuni
          1. P
            PRoshi

            Shpëtim tani mirë e thua , jo se jam kundra, Por urojmë njëmijëherë që fati na dhuroi një Kryeminister kaq i palodhur dhe aktiv, që po modernizon Shqipërinë edhe ne sistemin e drejtësisë , më e gangrenizuar nga kjo opozitë e sotme me Sali dhe Metën bashkë. Ajo që mund të quhet ana e errët e Ramës është marëveshja 4 vjeçare me LSI-në që u thye që në dy vitet e para qeverisëse. Ishte si me thënë pasiguria në fitoren e PS-së e vetme dhe ku nëse nuk do e merte zvarrë LSI-në pas vetes mundet PD-LSI t'i manipulonin sërisht zgjedhjet e 2013 -tës. Gjasat ishin mjaft të mëdha. Dhe Rama do te duhej të tërhiqej në gjithshka nga ëndrra e tij për ta bërë Shqipërine. Sinjali i Ramës për ta shtyrë në ullukët e së drejtës SPAK dhe BHT është ajo më falenderuesja në vendimet e tij, sepse Vetingut e kaluan çakërët dhe ata më finokët e tranzicionit. Pra u përzgjodhën ata që ishin përmjerë më pak se shumica e tyre që ishte mbytur gjithë shurrë.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Elisa-beth Spiropalikari

              Lavdi Marksizem Leninizmit. Rrofte udheheqsi I partise Edvin Llapa - fanari ndricues ne brigjet e Lanes. Hidhini per te ngrene PRoshit nje sufllaqe dhe dy manallë.

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jallah bre

                PRRocka,ti mire e ke se ke zene ndonje pune ne administrate,mbase jeton mire afer qendres se Tiranes,por po te dalesh nga unaza e te vish tek ish kinostudio,do shohesh se jetojme ne GETO! Eja shiko se me cfare merren dhe ku luajne mijra femije dhe te rinj ketu? Asnje fushe sportive,asnje lulishte,asnje stol dhe tavolina per te pushuar,asnje shetitore ku te shetisin banoret vecse ne trotuaret plot pluhur nga makinat! Kerkojne pensionistet ne vere nje peme te beje hije per te luajtur domino,por nuk gjejne gjekundi,se marrin gure dhe i perdorin si stola sa u mpihen mullaqet! Se lali Eri ka zbukuruar qendren,rruget kryesore,se atje kalopjne turistet dhe i behet reklame imazhit te tij FALLCO!

                Përgjigjjuni
              2. K
                Kush ka te drejte ti kerkoj llog ketyre me rroga m

                Bla bla bla,amerika,europa.... Trego rruget se si keta hajdute e kriminele do te denohen,pse zvarriten,pse hiqet nje hajdute e vjen nje hajdute,pse tallen me popullin fukara dhe e denojne per nje cop buke....

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hasan Spahiu.

                  Deklarimet e Rames nuk Kane te bejne as me armiqesine ndaj amerikes,as ndaj Kimit.Jane mendime te konsoliduar Jo vetem te ai,por te pjesa me e madhe e popullit.Jane kerkesa te vonuara qe,ose te behet drejtesi Duke denuar hetuar ndeshkuar te gjithe ata qe i dime dhe i njohin te gjithe,ose teleme te rrenohet gjithecka.Ka nga ATA qe Jane zhytue thelle ,Kane duart me gjak dhe bejne karshillek.Pakenaqesia ndaj kimit eshte reale dhe e ligjeshme ,Jo vetem per te.Ambasadoret e Shba ne vazhdimesi Kane mbrojtue njerez te korruptuar ,vrases e bashkepuntore ne vrasje,hajdutet dhe te korruptuar.Jane ATA qe ,ne emer te Mbrojtjes se opozites, riciklojne SaliPlehren,Kerkojne" Yllin ne ngjitje ".takimin i kimit me ambasadoret amerikane ne tirane simbolizon vazhdimesine e qendrimin te tyre,Jo vetem per kolonine shqiperi,por per sigurimin e saj nepermjet riciklimit te plehrave.Une ruaj mendimin qe ATA Jane bere Mbrojtjes te krimit dhe korrupsionit.Ndaj eshte Edhe kjo gjendjen ne drejtesi.Drejtesia Ka frike ,Jo nga Edi Rama,por nga ambasada amerikane ne tirane.Ka shume qe mund te thuhen,por ky eshte shkaku kryesor.Opozitaret nuk Jane shenjtore,AQ me teper kur Jane te zhytur ne krim.Ndaj duhen ndeshkuar ,Jo mbrojtur,sigurisht ATA qe Jane te zhytur ne krim.A Ka Parti ne shqiperi qe i hap dyert per hetim ndaj cilitdo?kjo eshte PSSh.Te tjeret mbrohen nga bandat e armatosira te organizuara.Dhe nuk Ka prokuror e gjukates te vere d'ore mbi ta.Keshtu shnderrohet drejtesia kur Edhe titujt nongrata sherbejne si Mbrojtjes,Jo akuze.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Ed

                    TI KRAHASON EDIN ME BERISHEN . KAM VETEM 3 FJALE PER TY DHE E MERITON. HA MUT HA.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tironsi

                      Shpëtim, paske rrjedhur nga trutë më duket, mbase nga mosha. Po pse mo Shpëtim si thua ti bëhej reforma në drejtësi pa vullnetin e Ramës. O Shpëtim po e di ti kë ke në opozitë o Shpëto: Ke Sali kriminelin, Ilir Kokëmadh hajdutin dhe Baxhellën e Leshit Dhise. Si thua mo Shpëto i lihet qeveria këtyre mutërve që nuk kanë lënë gjë pa i bërë këtij vendi. Po mirë mo Shpëtim sa kohë do presim ne ti mbushet koka boshe atij Krajës që sa here e sheh duket ose sikur fle, ose sikur ha. Thellohu Shpëtim thellohu se me këtë shkrim ja ke fut pordhës.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Aron

                        Ky Shpetimi dhe shume si ky ja fusin pordhes.

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fetai

                          Po shpetimi vetem gazetar dhe analist nuk eshte. Ky eshte rrote mulliri dhe kokra e budallait kampion. Eshte vetret trashamak.

                          Përgjigjjuni
                          1. j
                            ja dhe lepirsi i bythve te te hujve svonoj

                            nga cili kenveshtrim pellet gamori plak ? i tradites se lepirjes se bythes Vezireve te Perandorise , apo ai e dumababisteve ! Dmth gamori plak ,me nji servilizem karakteristik prej shkerdhatash pa Atdhe ,qe s'njohin Shtet Ligj e KOmb , i drejtohen Shtetit te vet duke i kujtuar se po kerkon shume ti Qeverri Shqiptare ? Deri ktu s'eshte parashikuar qe ti si Shqiperi te jetosh ne Demokraci e cila Konsiston ne nji Shtet Ligjore dhe Drejtesi e cila eshte nji nga Shtyllat Kryesore te nji shoqerie Demokratike . - Gamori Plak thot JOOOOOOOOO ! Po i fut hundet ne punet e Shba -e BE-s ! Kjo eshte e drejta e tyre jo e Shqiptareve dhe KM Shqiptare duhet te bej deshiren e Te Forteve . Nqs ata nuk te lejojne te vbesh Drejtesi per arsye sepse kjo eshte Politika e tyre , ti si KM s'dzhet te guxosh te kerkosh te behet Drejtesi ne Shqiperi !!!!!!!!!!!!!!!!!! S'dua te vazhdoj me sepse nuk ka asnji kuptim per kta lloj maskarenjesh qe nuk kane asnji lloj ndjenje KOmbetare kur flasin per Shqiperine dhe te mbeshtetsin Shtetin e tyre si shqiptare , por si ne cdo kohe bejne davane e Botes. Ptuu fara e shkerdhatave te njerzimit . Ja kto fytyra kameleonesh rropsish then me troc , na kane tradhetuar gjith Historise neve .Kta s'dijn ala sot ,pas kaq Shekujsh se ku bejne pjes , ne krahun e kujt jane te Shqiperise apo te te Hujave . Yyyyyyyt rraca e mutit ,prandaj lulezon krimi ne ate vend .Ja pra Ky Anal ist nuk do Drejtesi sepse mbeshtet Politikat e te huajve ! qi robt fara e ndyte shume

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Patrioti Verior

                              Unë e mendoj të mençur z. Nazarko por, me shkrimin e tij, po më ngjanë shumë me astrologët e Sulltanit. Sipas Nazarkos, krimi u dashka goditur sipas "hënës" politike dhe, jo në kohë, sipas intensitetit dhe rrezikshmërisë së tij. Ndoshta i dhimset Agushi, patrioti i tij.

                              Përgjigjjuni
                              1. "
                                "BOHOTINA"

                                Nuk flitet kot. Ne kohen e Mbretit Zog ka ndodhur keshtu ne vitin 1937. Pra ne nje vit kulmor te Zogut se do kalonte dhe 1938 deri ne 7 prill 1939. Mbreti i kerkon Prokurorit te Pergjithshem Xhafer Ypi, qe nje te arrestuar, te njohur te Zogut, ta denonte jo mos ta denonte, por mundesisht ta fuste tek neni 1 krimin e tij qe e kishte maksimalen e denimit deri 7 vjet dhe jo tek neni 2 qe e parashikonte denimin deri ne 15 vjet. Kaq kerkoi Njeshi i Shqiperise Prokurorit. Prokurori i ka mbyllur telefonin, ka dhene doreheqien dhe te nesermen e ka diskretituar Mbretin ne tere shtypin shqiptar te kohes. E gjitha kjo se i nderhyri ne punen e institucionin qe drejtonte. Institucionet e shtetit ne ate kohe ishin te pavarura nga njera tjetra, por punonin per shtetin. Puna e tyre, ndonese te vecuara, konvergonin ne nje pike ne te mire te shtetit. Mirpo Nazarko vellai, ketu eshte cdo pune SALIÇE. Nuk la element te shtetit pa shkaterruar ai perbindesh. Ndaj ngadale se nje kujtese beri Rama e u derdhet te gjithe. Jemi ne situate anormale, ndaj duhen masa te jashtezakonshme deri sa te marre rruge drejtesia. Pasi te vihet ne vije te heshtin te gjithe.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Patrioti vertete

                                  Nje shkrim qe tregon qe ose ke rrjedhur, ose je teresisht i njeaneshem o Shpetim. Je tamam KAZAN. Ju te ashtuquajtur analiste ju bashkon vetem llogorja kundra Rames. Pashe qe vetem 10 gjyqtare te nxjerre jashte vetingut me qindra miliona leke te pajustifikuara dhe te vertetuara nga vetingu, i gezojne keto pasuri te vjedhura dhe nuk preken. A duhen hetuar, apo jane shoket e sistemit te Krajes. Si more i paudhe, i vetequajtur analist (ne mendjen tende jam i mencur une, nuk diskutohem) nuk hetohet ish opozita. Krimi apo vjedhja edhe pas 50 vjetesh hetohet, keshtu ndodh kudo ne bote. Perndryshe, keta qe jane vene ne krye dalin jashte funksionit. Tahiri le te denohet, por ne Itali e nxoren te pafajshem, vetem ketu e nxjerin me faj, ka nje insistim. Si more i paudhe, Kraja, per cfare je vene aty ne krye. Te hetosh qe cke me te, ose nuk kane vjedhur, nuk kane bere krime, thuajeni troc. Po bejne qe cke me te. Prandaj mos u tall me ne, i ashtuquajtur analist, sepse je vetem KAZAN e nuk te degjon njeri. (Lubonja, Bushati, Zheji, Nazarko

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shaqo

                                    Ne pergjithesi Shpetim ke qene analist qe cdo gje e lidhje me realitetin, por ne ato qe shkruan sot, duket sikur jeton ne USA apo France e Gjermani, ku pushteti gjyqesor nuk ka nevoje per nderhyrje e indicie, se i di mire punet e veta. Shpetimo, jetojme ne albanistan, dhe ka te drejte te revoltohet si qytetari Nazarko e Shaqo, po ashtu edhe qytetari Rama, te cilit per me teper i kerkohet llogari si nga ne qytetaret e thjeshte dhe me shume nga ana e juaj, si kryeminister e kryetar partie, duke i thene se ti e bere reformen, ti vendose ate qe deshe, ke kapur gjyqesorin e pallavra te tjera si ato me lart. Ai ka dy here pergjegjesi, si kryeminister e kryetar partie por edhe si qytetar, qe te mos qendroje indiferent ndaj indiferences se gjyqesorit e organeve si SPAK apo BKH, qe marrin rroga disa milionshe, dhe rezultati 0 pune produktive. Nese nuk do te bente ato kritika Rama, ju do t'i suleshit neper panelet e tv, se kete drejtesi ndertoi Rama e USA me BE. Shpetimo, me vjen keq, por ke dale nga vehtja, nga karakteri jot qe cdo gje e lidhje me realitetin e llogjiken e gjerave. Me duket se je i ndikuar.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. m
                                      mumja

                                      Nazarko eshte nje atavik i pluhurosur,por si keshtu i budallallepsur,e mban veten per shume modern dhe mbas kesaj gajasesh se qeshuri,me kete rob fare te amortizuar. Rahmet paste!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Shmil Gurra

                                        Shpesh i ngattërroj emrin e Ortegës me Ramën. Punë Freudi : parë nga perspektiva USA Renditja e përafërt e shkronjës O me R, ose një P ndërmjet.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. V
                                          Vjosa

                                          Me gjithe respektin per Ambasadoreoren Amerikane ti Nazarko në shkrimin që ke berë duhet të kesh qene pergjumesh. Kryeministirit ja kerkojme çdo dite ne populli i thjeshte,ne që e kemi pesuar në të gjitha menyrat krimet e Saliut e Like FLORIT që duhet të ishin zhdukur shumë vite me pare, por per fate të keq ikemi akoma aty e na bejn moral. Dhe të pyes ty ku eshte drejtesia e Re ?Ku eshte SPAK që nuk vepron ?Dhe sa kohe do i durojme keta që u bene miliarder duke vjedhur Shqiptaret nga veriu në juge?

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Taras Bulba

                                            Mos ja vini rre ,e ka nga mosha ,Rama beri shume mire qe i tha jeni ( turpi ) edhe nje femije e kupton lojen e ( Llalle Kraja ) nuk jam se duhet te mbroje qeverine ,bene shume mire qe hetohen ,e them jane shume mbrapa ,SPAK jane jete te humbura ne Gerdec e Bulevard 21 Janar ,jane lene jetim femije ,dosjet jane ,po pse mor kelyshi i Metes Berishes thua nuk punojme pa akuza ,e thua po me deklarata politike nuk punojme ,ti mor klyshi Kraja e ke me ligje te pergjigjigjesh para parlamentit ,deri ku jeni me hetimet ,ti do shpetosh deri ne dhjetor ne mbarimin e mandatit ,por ajo vile ne Lalz do te coje ty ne burrg , do dali nje trim kur te zevendesoj ty ,e do ta hash ( qafen e pates )Z . Rama vazhdo mos u terhiq ,ke shumicen e popullit qe te mbeshtet ,sic ja ke fut kot ,por kot fare ama ,edhe ambasadorja po ja fut kot

                                            Përgjigjjuni
                                            1. C
                                              Cajupi

                                              A mund te me pergjigjet kush perse kryeministri Rama, per here te pare vetem pas 9 vjetesh ne pushtet dhe dy vjet pas krijimit te SPAK-ut kerkon hetimin e Sali Kriminelit dhe Ilir Hajdutit, kur ne votuesve nai premtoi kete 10 vjet me pare dhe per kete ne i dhame voten? Une kam mendimin tim perse, por dua dhe ndonje opinion tjeter.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Artibr

                                                Iku dhe sovranisti i fundit do rrjeshtohet dhe KY te banda e sovranisteve basha iku doli me lezet e Cau feren keta ngelen ne funde te rrjetes Jan ber barikad rama berisha meta me nje fjal tre musujtjeret.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. B
                                                  Bardhyli nga Kosova

                                                  Edi Rama po mundohet ta paraqet Serbinë para botës si një shtet, që po ecën përkrah Perëndimit duke e kundërshtuar pushtimin e Ukrainës. Rama, qartazi po e luan rolin e zëdhënësit të Vuçiqit dhe Serbisë, një rast i paprecedent, që një shtet me armiqësi të gjatë me Serbinë për shkak të krimeve që ka kryer ndaj shqiptarëve, pushtimeve të territoreve shqiptare, vrasjeve masive, dëbimit masiv, disa gjenocideve të kryera, dhe që veçse anashkalon qëllimisht këto histori, gënjen për një shtet dhe një sistem edhe aktualisht autokrat. Politika e tij pro serbe është e papranueshme. Në ndërkohë, pakënaqësia ndaj Edi Ramës ka filluar të rritet. Kriza e filluar ekonomike, ende pa u rimëkëmbur nga pandemia, tashmë po bëhet problem i madh. Duke parë tufanin, Rama ka filluar të kalojë në ‘kundërsulm’, duke takuar biznese nga më të ndryshme, dhe duke folur pa ndalur para tyre, si papagall, pasi nuk i lejon të tjerët thuajse fare të flasin, po mundohet t’i rikuperojë humbjet e pësuara në imazhin publik. Për këtë qëllim, duke pasur një mori mediash përkrah vetes, ai po përpiqet ta sfidojë kohën, rrjedha e pamëshirshme e së cilës, duket se do ta shkatërrojë fuqishëm. Zakonisht njerëzit e tillë në politikë nuk shkatërrohen nga vetë demokracitë, por nga fati, zhvillimet e papritura në jetë. Vërshimet e shqiptarëve në protesta, madje si po konsiderohen, pa një mbështetje partiake, shkaktojnë frikë dhe huti tek Rama. Duke e ditur Rama, se kjo është vetëm vala e parë goditëse e krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë, ndërsa priten goditjet e reja, veçanërisht për shkak të vazhdimit të sanksioneve ndaj Rusisë, dhe efekteve të tjera të vetë luftës, ai ndodhet në panik. Por, e keqja e këtij paniku është se sa më shumë që Rama ndodhet në krizë, ai do të përpiqet të mbahet për Serbinë, dhe publikisht siç bënë për presidentin e saj Vuçiqin. Derisa në luhatjen e madhe të tregut, me fillimin e pushtimit të Ukrainës, dhe vendosjes së sanksioneve, çmimi i naftës ‘fluturoi’ sa kaq, në mbi 2.2 euro për litër, dhe ndërsa nuk arriti ta mbajë, edhe pse reagoi me vonesë nën 2 euro, përkatësisht nën 1.8 euro (203 lekë). Ndërkohë që çmimi i naftës ra në bursa, thuaja në çmimet e para luftës në Ukrainë, ai nuk u tregua i zoti, që t’i bënte tregtarët e naftës ta ulnin çmimin, sipas lëvizjes së çmimit në bursë, pavarësisht se kur e shtrenjtuan, e rritën më shumë se sa vetë tregtimi virtual në bursa. Kështu sërish ai ka lëshuar pe, dhe çmimi i naftës u rrit në 221 lekë, pra për 18 lekë, apo për 15 cent, ndërsa çmimi i benzinës u rrit vetëm për 6 lekë, nga 206 në 211 (nga nesër fillon tregtimit me këto çmime në Shqipëri, deri në vendimin tjetër). Kjo ndodhi sapo çmimi u rrit për një javë nga rënia në rreth 92 dollarë për fuqi, në rreth 110 dollarë për fuqi, sot. Pra, çmimet po rriten pa ia dalur që Qeveria të ushtrojë ndonjë kontrollë, duke mos ia dalur ta shmang spekulimin e tregut. Po ashtu produktet ushqimore, do ta shtrenjtojnë jetën tonë, pasi vetë lufta në Ukrainë dhe ndikimi i saj në Rusi, do të krijojnë presione të reja në tregun ushqimor, përkatësisht të drithërave, dhe më tej në gjithë zinxhirin e prodhimeve ushqimore. Po ashtu çmimet e naftës dhe të energjisë do të vazhdojnë të rriten, sikurse edhe të metaleve, siç tërheqin vërejtjen ekspertët e ekonomisë, ndërsa shtetet e dobëta, nuk do të jenë të gatshme ose do ta kenë të pamundur kontrollin e tyre. Përdorimi i armëve hipersonike nga Rusia, nëse ato nuk do t’i rrëzohen nga armatimi perëndimor i ofruar për Ukrainën, do të jenë shpresa ku do të lundrojë ‘deliri’ i Putinit. Për aq kohë sa lufta bëhet më e ashpër, rreziku nga sprovimi i çmendurisë së Putinit do të rritet, bashkë me rrezikun për një sulm bërthamor. Derisa për këtë të fundit, Shqipëria e ka shpresën tek bunkerët, po mungesa e ushqimeve dhe kushtet e papërshtatshme për ruajtjen e tyre, nuk japin shumë shpresë, në skenarin më të keq. Por, Rama, do të mbahet dhe duhet të mbahet përgjegjës për dështimet e deritanishme, dhe drejtimin e ‘varkës, për limanin e gabuar, ‘portin e Beogradit’! Do të jetë tepër e vështirë të shërohen plagët e shkaktuara deri më tash nga qeverisja Rama. Por, shpresat janë se Shqipëria, dhe fati i shqiptarëve po merr kthesë dramatike për të mirën e shqiptarëve. Lufta pushtuese e Rusisë në Ukrainë, ia bëri të qartë Perëndimit, se çka nuk funksionon në kulturën ruse, pra nisur nga sistemi politike dhe më tej. Lufta e Ukrainës është tashmë lufta për ta ndryshuar Rusinë, dhe me këtë për t’i dhënë botës vërtetë një hap të ri, më saktë një ripërtëritje të vetë kulturës perëndimore, për ta ndryshuar zhvillimin e botës. Edhe në Serbi aleaten e Rusisë, pasi të mundet Rusia suksesshëm, do të kryhen proceset e denazifikimit, dhe spastrimit nga e njëjta mitologji e sëmurë, dhe mitet duhet t’u kthehen të vërtetave, jetës së natyrshme njerëzore. Në ndërkohë, Rama ka marrë edhe një goditje, ai ka mbetur pa aleatë në terren. Me një Lulzim Basha të dobët, ai dukej se performonte shkëlqyeshëm. Lulzim Basha, tashmë dha dorëheqje pas një dështimi të madh politik, duke i zhgënjyer edhe miqtë amerikan. Një PD e bashkuar, që nënkupton edhe një opozitë të bashkuar, do të nisin proceset për rrëzimin e Beogradit në Tiranë. Tashmë PD-ja e ripërtërirë, duhet ta udhëheqë barrën për t’ia dështuar Ramës projektet për ta fuqizuar Serbinë në Ballkan, dhe kundrejt shqiptarëve. “Ballkani i hapur”, duhet të përmbyset me një Shqipëri të hapur, ndaj Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, nga të cilat tri qeveritë udhëhiqen nga shqiptarët, dhe duhet të bëhet edhe qeveria e katërt shqiptare. (Më gëzon fakti që më lexoni masivisht dhe pëlqeni fort opinionet e mia analitike. Me dashuri, me qetësi, me buzëqeshje e lumturi, i juaji Bardhyli)

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. B
                                                    Ben

                                                    Sa i zgjuar paske qene ore Nazarko? Une nuk jam ne Shqiperi po sa kam lexuar prej vitesh, te gjithe Shqiptaret ankohen se perse nuk hetohen keta persona per korrupsion. Nuk e kuptoj se perse SPAK apo se cfare dreqi eshte kerkon qe te bej nje person ankim. Atehere, Rama beri ankesen meqe SPAKU do te regjistrohet nje ankese. Pastaj, Rama ka thene ate qe e thote cdo Shqiptar cdo dite. Sipas teje, opozita nuk duhet te hetohet se duket sikur eshte politike. Pozita nuk hetohet se nuk ka akoma prokure Shqiptare aq te guzimshem. Atehere, kur duhet te hetohen politikanet sipas teje? Me duket se populli Shqiptar nuk ka shprese se politikane, prokurore, gjykates, analiste, gazetare, skrimtate, apo te ashtu quajtur "intelektuale" jane te korroptuar ne tru. Edhe gjithe populli eshte is ne delir se cdo dite degjon llafe dhe jo pune dhe merren me probleme qe i interesojne te korruptuerve. Ne duket se populli Shqiptar e paska hak kete gjendje sepse nuk ka kuptim qe kjo gjendje ka vazhduar per 30 vite dhe vazhdon akoma. Duket si komb i shperfyturuar dhe mendjen e ke tek paraja, pavaresisht se vjen nga krimi, korrupsioni, apo kurvlleku. Ta gezoni!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. J
                                                      Jimi

                                                      Nuk na the gje Shpetim !

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. Z
                                                        Zana

                                                        Z.Nazarko ju flisni per ndarjen shtet pushtet dhe kuptimin qe ka Rama apo Berisha te ndikuar nga regjimi i shkuar.Po SPAKU sipas jush si e kupton kete parim te ndertimit te shtetit.Ju vete si e gjykoni punen e bere deri tani e ka justifikuar qëllimin per te cilin eshte ngritur ?

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. p
                                                          petro

                                                          prokurorët e vegjël të rretheve, që do qërojnë hesapet me peshqit e mëdhenj të pushtetit. Hahaha

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. P
                                                            Pedagogu

                                                            e njof kete Nazarkon qe ne vitet 1987 ky kishte shpikur dhe nje teoreme Ne fakt qe nje idiotizem ,po si keto idiotizma qe flet dhe sot

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje