I treti është SPAK

12 Maj 2022, 14:58Blog Frrok Çupi

I treti është SPAK

Nuk mund të thuash se SPAKU është i pari, edhe pse gjithë përkëdhelitë e botës po i shkojnë këto ditë. Dje, njëri nga specialët e organizmave kundër krimit, në llogaridhënie me shefin e SPAK, e pyeti kështu: ‘A jeni krenarë?…’.

Por edhe pse i përkëdhelur, SPAKU nuk mund të vihet në radhë para dy të parëve:

Ky, njeriu, kjo gjë kaq e vogël, i vetmi anëtar që kanë mbijetuar prej gjinisë Homo dhe sot jeton në 20 metra kub ajër dhe ‘merr me vete vetëm dy metra’, ka fuqinë më të madhe. Këtu ngatërrohen pushtetet, tiranët, gjykatësit, SPAK dhe superfuqitë: Mendojnë se ata janë të parët!. Jo, njeriu këtu po pret nga fuqitë e mëdha, nga qeveria e vet, nga gjykatësi, nga SPAKU…,  që t’i shërbejnë njeriut, kësaj gjëje të vogël. Cila është shërbesa? T’i japin njeriut në dorë të drejtën që i takon. Për fat të keq, gjatë këtij shekulli, e drejta që kërkon njeriu këtu ka marrë pamje të dhimbshme; por ajo është, s’ke ç’i bën. Më vjen në mendje pamja e dy nënave mirditore që kur dolën nga Kampi famëkeq i Internimit i Tepelenës (1949-1954), mbanin në duar trupat e dy vajzave të tyre foshnjë. Foshnjat kishin vdekur me kohë në Kamp, nënat i kishin varrosur aty pranë ku flinin vetë; dhe, kur dolën, kërkuan vetëm këtë të drejtë: Të marrin trupat e tretur!. I mblodhën dhe i mbanin rrugës si ‘Luis Vuitton’ nëna të  sotme.

Në thelb, bash këtë gjë po kërkon njeriu: Të gjithë të mëdhenjtë (që vijnë në radhë pas gjësë së vogël njeri), t’i japin në dorë të drejtën e vet. E drejta e mohuar e njeriut në këtë vend, ka edhe trajtën e kufomës, ka trajtën e pronës, ka trajtën e paqes, ka trajtën e gjësë së vjedhur nga pushteti, ka trajtën e nderit… Në këtë vend pushteti ka vrarë njerëz e pastaj i ka shkelur me këmbë; ka kapërcyer mbi ta e u ka dhunuar varret; i ka vrarë dhe u ka zhdukur trupat; i ka thërritur në spektakël ‘demokratik’ dhe i ka qëlluar para zyrës e pastaj u ka thënë ‘çohuni prapë, se ja ku e kam snajperin’; i ka mbytur në det, i ka sulmuar me tanke dhe avionë vetëm e vetëm pse janë ‘të jugit’. SPAK, që ndjehet më i fortë se njeriu dhe përkëdhelet si fëmijë, thotë se ‘ka kaluar koha’ e kthimit të të drejtës, ‘nuk ka më’. Në zakonin e lashtë të kombit thuhet se ‘gjaku i njeriut nuk shkon hupë’. Nuk shkon ‘hupë’ as gjaja e vjedhur prej njerëzve të shtetit a prej çdo sapience. Nëse do të lihet njeriu që të vendosë vetë se si do ta marrë të drejtën, atëherë një ditë nuk do të ketë nevojë as për SPAK, as për gjykatës.

Kjo është ajo ‘gjëja e vogël’.

I dyti është shteti amerikan:

A keni pyetur ndonjëherë veten pse vallë fuqia më e madhe e botës u ‘land’ këtu në këtë vend, dhe vendosi t’i kthejë të drejtën Njeriut? Po pse, vallë?, a nuk ka plot njerëz të mjerë në botë që kërkojnë kthimin e të drejtës? Po, ka, deri edhe në Afrikë. Por këtu, në një komb aleat me Zeusin dhe me Perëndimin, është dhunuar e drejta deri në palcë; aq rëndë është dhunuar saqë vetëm një fuqi e madhe si shteti i Amerikës mund ta nxjerrë nga toka e t’ia japë njeriut të drejtën. A mund të ndodhë, për shembull, që Remzi Hoxha të gjendet në ujërat e Kune- Vainit, tash pas 30 vjetësh që e mbytën?. Ai është tretuar, por jo e drejta.

Shteti i Amerikës është ‘land’ këtu sepse pa një forcë si e tij, njeriu nuk mund të ta merrte trupin e ngrirë të njeriut të vet, as sa ajo që ndodhi në kampin e viti 1949.

Ja kjo është arsyeja pse këtu ndodhet shteti Amerikan. Kjo është edhe arsyeja që ‘të mëdhenjtë’ si presidenti e ish- presidenti po luftojnë që ta mbysin Amerikën ‘në Kune- Vain’.

A do ‘t’ia dalë Amerika ta bëjë këtë gjë menjëherë? Mund të mos ndodhë menjëherë. Por herën e dytë e bën… Në mos të dytën, të tretën…

E drejta i është zhytur njeriut aq thellë, saqë vetëm fuqia e madhe perëndimore mund ta ngrejë.

Këto ditë po përkëdhelet si nuset e katundit; por nuk është i pari, sigurisht. SPAK ka kërkuar fakte kriminale, ‘m’i tregoni!’, thotë se ‘ah ça do t’u bëj!’. Dje, në dhomën ngjitur me dhomën e SPAK, një deputet gati rrahu tjetrin. Pse? Ky tregoi vilën 760 milionë euro të deputetit opozitar. Faktet kriminale po i dalin ‘nga veshët’ këtij shteti demokratik.

A ka shpresë? Kjo është çështja.

Nëse nuk ka shpresë nga SPAK, atëherë do të ketë… Drejtësia e Re është ngritur për të mos dështuar. Mund të dështojnë disa specialë, por jo struktura. Prokurori i SPAK mund të jetë subjekt hetimi në SPAK, por jo mekanizmi që gropos të drejtën.

A e ka ‘të lehtë pendë’ barrën SPAK?… Si mundet?, në një vend ku presidenti, ish presidenti, ministra e shefa, mafiozë e lejtnatë janë kampionë të korrupsionit në botë? Ata mund të paguajnë edhe për Kampin e Tepelenës.

A i ka kaluar koha së drejtës?… Nëse jo, atëherë pse do të kishim nevojë për SPAK. SPAK është minatori i të drejtës, ai duhet të gjejë mekanizmat, veglat, instrumentet, paragrafët…, me qëllim që të vijë e drejta e njeriut. Presidenti ynë, vetëm në një pasdite të prillit të kaluar, gjeti aq shumë mjete:  kosore, sfurqe, kmesa, sëpata.., me të cilat do të priste duar e këmbë njeriu… E si nuk e gjen SPAK një instrument për të zhvarrosur të drejtën?!

SPAK është i treti, por është punëtori i dy të parëve.

24 Komente

  1. L
    Lanabregesi

    Spaku nen drejtimin e letures Arben Kraja eshte kthyer ne Aspaku,duhet urgjentisht te gjenden mekanizmat per ta cliruar spakun nga njeriu I Ilir Metes.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Filozofi

      I dashur Frok. Eshte shume filozofike dhe pergjithesim universal i te vertetes apsolute se njeriu eshte i Pari. Fatkeqesia jone eshte pikerisht tek i Pari. kete gje me mire se kushdo e ka kuptuar Sali Berisha. Ai te Parin ne liste e percau dhe e dhjeu me mut. E ndau ne te Paret qe vinin nga malet dhe ne te Dytet qe vinin nga jugu. Me tej ai e percau me 'trimat" dhe frikacake. Pa u hodh ne pronaret e "tokes se Xanum"kunder pronareve dhe keshtu me rradhe...ne fund fare vuri te diskriminuarit qe ishin intelektualet e Komunizmit me origjine nga Jugu qe ai i shpalli Komuniste edhe pse ata ngjanin si dy pika uji me Saliun... Ishte pikerisht ky numri 1 qe gaboi. Vuri ne krye nje Vampir dhe sot ja ku jemi. Kete krijese qe e ka krijuar zoti te barabarte, Sali Berisha e beri lesh e li dhe keshtu nen "drogen" e Saliut qe eshte me e forte se bekimi i zotit, ne jemi katandisur ne popull qe nuk mendojme per te miren e perbashket. Me e keqja eshte se ne mendojme se e mira ime eshte e keqja jote. Kete e krijoi Saliu, ky vampir dhe armik i perendise dhe ne vazhdojme si "zombi" te ecim ne terr. Akoma nuk ka dale "Mesia" te na tregoje se cila eshte drita ne fund te tunelit te tmerrit qe krijoi Sali Berisha, kjo krijese me fuqi kolosale dhe antinjerezore. Edhe Amerika e ka te veshtire sepse numri Nje eshte i "dhjere me mut".....

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shume miqesisht

        O filozof Qeke keq fare ti Shiko te gjesh noj psikiater shoku !!!

        Përgjigjjuni
      2. N
        Ndroqi

        Spaku me kete vemjen e Ilir Metes, Arben Kraja, e ka pshurrur reformen ne drejtesi,pra kemi bere nje vere ne uje.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fjala

          O Frrok, te kam dashur dhe ndjekur qysh kur te njoha e degjoja , por ja ke futur kot me filozofine tende tani se nuk merr vesh njeri nga keta qe kane li,ndur pas 1ççà dhe qe kishin lindur sakate nga mendja para 1990. Amerika ben loje te dyfishte dhe keshtu e ka pase qe kur ka linde, perveç kur ishin "mbreteri" indianet. Sali Berisha eshte spiun i tyre. Ne jemi sklleverit e saj dhe keshtu do mbetemi se nuk perballet dot miza me luanin. Ke mundesi ti vesh flaken Lalezit qe te ngelesh ne histori? Megjithese LIrak Bejko i vu flaken vetes dhe te gjithe e harruan. ke mundesi ti vesh flaken prokurorise dhe gjykatave shqiptare qe te mbetesh ne histori? Me fjale sot nuk te pjerdh njeri -gjallese: parà, shale, porno , krim droge gje qe enveri nuk i kish, apo jo! Sot ha kartin e saliut dhe veren e monikes se s'ke ç'ben gje tjeter. ke fuqi? Jo, vetem te flasesh.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Spak ishte Mashtrimi i radhes

            Spak u krijua e ndertua ,ne ato elemente e ate konstruksion ,qe te sherbente thjeshte , si nji Iluzion Optik , shqiptareve naive ,, te qorruar gajte ktyre 30-vjeteve edhe nga tymi i Kazanit te Plehrave ,per ti zgjatur jeten Te Keqes ne Shqiperi ,te cilen e menaxhojne Ambasadoret e Huaj ,qe na shiten ktu e 30-vjet ,per ate qe ata net'Vertete s'jan ! Shqiperia e gjithcka sot ndodh dhe eshte ne kte Shtet eshte projekt i Miqve tane ,qe mjerishte ne ate vend s'ka bythe t'i konfrontoj asnji Patriot( qe i mungon asaj Toke sigurishte ) dhe perderisa ne, do vazhdojme te rrotullohemi rreth mutit salih

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vjosa

              Ke shume të drjte Z. Çupi si gjithmon. Edhe ne njezit e thjeshte i kemi pare e jetuar në keto 30 vjet krimet e vjedhjet galopante të Saliut e Like FLORIT e presim nga kjo drejtesi,nga SPAK të ktheje dinjitetin e mohuar Shqiptareve. Por per çudi SPAK na tha nuk ka asnje hetim per Saliun dhe Like FLORIN ,ç'fare ironie e tallje me ne Shqiptaret.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Ku

                Ku i pe ti mi vjosa apo ne gazetat e Meros ??!!!

                Përgjigjjuni
              2. B
                Bubuzhel Berati

                Rrespekte per zotin Cupi. Kam pasur besim te plote te SPAK e kam humbur besimin nuk jam tipe emocional apo naive por SPAK eshte i kapur nga non grata Berrisha . Me vjen keq per Edi Ramen qe la Paris jeten pas soucis per te ndertuar dicka européenne ne Albanie ne nje vende me njerez tip ujku Cerrikut Ku nese ke makine te shtrente je i forte i zgjuar i bukur por qe te hash me thike e pirrua nuk di .

                Përgjigjjuni
                1. d
                  dani

                  Ky eshte bere si rrojtar varrezash.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bureto

                    @Fjala! Ai/ajo njeri, gjallesë e sotme me tërë veset e botës të cilat, sipas teje diktatori monstër Enver nuk i kish, i kishte të gjitha, shumë më shumë se ato që rendit ti (para, shalë, porno, krim, drogë). Njeriu i sotëm (e llogaris qysh nga 1990, ai që manifestoj gjithë veset që mbart, është tamam pjella që trashëguam nga regjimi i tij. Të kuptohemi, unë në kundërshtim me ti, nuk i fut të gjithë në një thes, përkundrazi ajo pjesë e shoqërisë, që mbart ato anë negative, është shumë e vogël në raport me njeriun normal, qytetar, punëtor, i ndershëm, i edukuar etj. Nuk di ç' moshë ke, por ta dish se në regjimin e Enverit, bëheshin të gjitha, bile kishte dhe ca më shumë si psh spiunllëku, që ishte ngritur në sistem, por të gjitha këto kryheshin fshehurazi. Kishte vjedhës, kumarxhinj prostituta dhe kurvarë, pijanecë dhe të korruptuar, që formalisht, ashtu si dhe sot dënoheshin nçme ligj, por ata që i bënin më së shumti ishin nga ata që kishin dhe mbrojtjen e duhur në rast se u 'dilte era', nëpërmjet asaj që quhej "politikë penale" (është i yni etj). Të tjerët edhe nëse i mbartnin nuk i bënin se kishin frikë dhe nëse kapeshin ishin ata që paguanin dhe për pjesën tjetër, sepse në fund të fundit do shkonin të punonin pa pagesë në galerat e Spaçit dhe Qaf Barit. E pra ky kontigjent (jo vetëm shqiptar) me ardhjen e lirisë (në fakt abuzim me të) gjetën hapësirat për te manifestuar anët e tyre negative (veset) e ndrydhura. Enveri deshi të krijojë, për nevojat e diktaturës (pushtetit të tij) "njeriun e ri", por që siç rezultoi mbas '90, na solli atë pjesë të "shoqërisë socialiste", fytyrën e deformuar të së cilës e zbuloj liria.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kometa 001

                      Na hapet barkun me k'te SPAK-un! Tani eshte kuptuar loja, eshte krijuar per t'na vene ne gjume! Po na thone duroni, ne mos sot neser do beje namin. Perralla e tallje nderkombetaresh! Rames i befte mire autogoli!

                      Përgjigjjuni
                      1. m
                        mos qeshni po mundet

                        Ferrrr-Ferrrr Cupin, Take Ngjalen e Mero Bazen i bashkon ideali i larte kombetar i sherbetorit te pushtetit rradhes...

                        Përgjigjjuni
                        1. f
                          fredi

                          Gjetje e bukur nga komentusi... SPAK / ASPAK.... kaq mjafton....

                          Përgjigjjuni
                          1. n
                            ndreca

                            Po sa vjeç paske qene ti or Frok Froku qe mbake mend qe dy malo besoj nga krahina jote paskan qene ne burgun e Tepelenes (jam i bindur qe ti nuk e ke ditur ku bie Tepelena or Frok se ke qene i ngujuarprej kanunit!Ndaj ato peralla tregoja ndonje bashkefshatari tend ose Tampit si Trapist qe je! Doç doçi jeni ju dhe i ngjan shume edhe Presh Zogajt!Nje prerje nje kallep qe beni rolin e ungjit por qe ne fakt thiken keni pas shpine,ndaj dhe punet ne kete vend shkpjne vaj sepse e keni marrie ju ne dore.Tjeter here mos shkruaj kaq heret por naten vone se helbete na ve edhe ne gjume!Tani na trego ndonje peralle me ndonje diversante qe strehohe tek ju per te vrare atdhetaret se ashte nje pune qe e keni krye me nder si ne ditet e sotme qi e keni kthye Shqypnin si ne vitet 45.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kali i Trojes brenda SPAKUT-Arben Kraja?!

                              I nderuar Frrok Cupi! Me duket se vajtem te veme vetulla,por nxorrem syte me Arben Krajen.Sapo lexova diskutimin e bere ne KLP midis ketij menxyre dhe prokuroreve te KLP-se dhe mbeta i zhgenjyer nga njera ane,por nga ana tjeter mu perforcua bindja se ky macok mulliri qe i thote vetes shef Spaku,qe me te drejte i thone dhe KAPS apo ASPAK,eshte thjesht nje mashe e Ilir Djallit te florinjve e te videos se fameshme qe ben garipin rrugeve e dekoron cdo majhane e taverne ku ha e pi dhe eshte bere dhe gazi i botes.Dhe me Ilirin mbas tij behet trim dhe fshehtas i kundervihet dhe popullit,kryeministrit e kryesisht DASH-it amerikan,duke neglizhuar qellimisht dosjet e perfolura qe lidhen me emrin e kriminelit te lindur Sali Berisha.Nuk e di se c'do behet e si do zgjidhet kjo pune por ky person pa ndjenja shqiptare s'ka ndermend ndonjehere sa te jete atje te hape dosjet e permendura e qe lidhen me Liken e Berishen.Gjendja eshte serioze me kete organ.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Papi

                                Sot kam dyshimet e mija qe amerika ketu eshte e kulluar Me vijne disa pyetje pa pergjigje Kush valle i dha amnistine ramiz alise me shoke? Kush valle ishte aq fuqiplote qe komunistet me hordhite e tyre nuk paguan asnje qime per ata krime? Kush e amnistoi nanon? Per mua te gjitha keta eshte pergjegjse administrata e shba-ve Pergjegjse ne thonjeza dmth pergjegjse sesi na e kan prezantuar ne shqiperi si shpetimtare por per 30 vjet populli shqiptar avulloi ne europe Ketu qendron nje problem i madh megafonin e propagandes se cfar eshte shba ne politiken e mbrendshme shqiptare kush e kontrollon? Nqs nuk e kontrollojne ata dmth jemi te manipuluar sepse mua me duket si shume i rende si rrol e them "i rende" sepse duke ditur kush jane shba-te duket nje deshtim spetakolar Populli shqiptar nuk ka antiamerikanizem pse atehere ju eshte dashur amerikes te hy ne pazare me vemje si politikanet tane per te miren tone kur do i mjaftonte nje urdher per te rrezuar cdo qeveri qe nuk do punonte mire meqe ka popullin nga ane e saj?

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Bardhyli nga Kosova

                                  Nga një specialist komunikimi, Edi Rama sot është kthyer në një rrangallë politike, që pret ditë të zeza për veten, dhe politikën e tij agresive, dhe aspak fisnike. Ekspertët e propagandës, pas shumë kërkimesh, e gjetën një çelës’, se si Ramën ta bënin të pëlqyeshëm në Kosovë. Nuk kishte asnjë zyrtar shtetëror të Partisë Socialiste, që gëzonte simpati të shqiptarëve, përveçse për një kohë të shkurtër kjo ndodhi me një socialist dhe politikan më të sinqertë, Pandeli Majkon, por as karriera e tij në krye të qeverisë nuk ishte e gjatë. Shqiptarët e Kosovës, pasi e panë se çfarë i kishte bërë Shqipërisë së dashur dhe vëllezërve të tyre Enver Hoxha, nuk mund ta kapërdinin çfarëdo apo kushdo që të vinte në pushtet nga socialistët. Në ditët e luftës këtë e vulosi Fatos Nano me takimin në Kretë me Milosheviçin, ku shqiptarët dhe Kosovën në emër të shtetit shqiptar edhe njëherë i bëri kurban, duke u pajtuar me kasapin Millosheviç, se shqiptarët nuk kishin pse të kërkonin pavarësi, dhe se rruga e shqiptarëve të Kosovës kalonte nëpër Beograd. Ata kishin fare pak mbështetje në Kosovë, përveç zyrtarëve të së majtës këtu dhe një pjesë tjetër që përfitonte nga pushteti i majtë në Kosovë. Për ta thyer këtë ‘akull’, Edi Rama, pas shumë përpëlitjesh do të udhëzohet nga këshilltarë të tij, që të fillonte të fliste për ato gjëra që më shumë iu “dhembnin” dhe i preknin shqiptarët e Kosovës, se shqiptarët do të bashkoheshin në një shtet, se Serbia duhet ta njohë Kosovën (deklaratë në Beograd), e përplot dërdëllisje të tjera etj. Duke shfrytëzuar raste të përshtatshme, ai nuk do të hezitonte të bënte deklarata të rrejshme patriotike, sa herë i jepej rasti. Në këtë mënyrë arriti, që të bëhet i pari kryeministër socialist që për një kohë relativisht të mirë, të shtrijë ndikim në opinion të gjerë në Kosovë. Por, nga burgosja e Hashimt Thaçit, dhe pak para kësaj, kur e përkrahu shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, dhe provoi ta formonte ‘minishengenin ballkanik’, besueshmëria e tij në Kosovë filloi të rrënohet. Mbetja pa aleatin Thaçin, të cilin e vizitoi të martën në Hagë, Rama, ka filluar ta humb ndikimin edhe në Shqipëri, pavarësisht se votat e PS-së, ende qëndrojnë lart. Rama, si duket bashkëveprimin e gjatë me Thaçin, e ka pasur edhe për bashkëpunim në biznes, kryesisht të pistë, por si, ku dhe kur është ende e vështirë të zbulohet. Hashim Thaçi dhe familja e tij llogariten ndër më të pasurat, dhe varësisht nga informacionet ai apo ata kanë një pasuri që mund të shkojë në rreth një miliard euro apo edhe shumë më shumë, të shtrirë në investime nëpërmjet bizneseve apo personave të tjerë në Shqipëri, Mal të Zi, nëpër Europë e Amerikë e deri në lindje në Dubai, si dhe paratë kesh të mbajtura nëpër banka të huaja, në vende si Qipro. Paratë kur bëhen aq shumë duan, një skanim të ri, regjistrim të ri të dhënash dhe kanale të reja të konservimit dhe investimit... Për Ramën Hashimi ishte një partner ideal, sikurse edhe vetë Rama për të. Që të dy madje u bën partner të Erdoganit, në emër të një pseudopatriotizmi, dhe si duket me shumë gjasa morën garancione se investimet e tyre në Turqi do të ishin të paprekshme! Sigurisht derisa ai do të jetë i paprekshëm, si autokrat. Edhe Shqipëria e ka ndërtuar një sistem deklarimi të pasurisë, por jo edhe të kontrollit të mjaftueshëm, kur korrupsioni dhe format tjera të përfitimit të paligjshëm apo të rritjes së pasurisë, mund të zbulohen më lehtë dhe të dokumentohen. Aq më tepër ku sistemi është i kapur nga Qeveria, dhe madje po bëhet gjithnjë me rritje të kontrollit nga kryeministri të ministrave. Gjendja në llogarinë bankare të deklaruar të Ramës është pakësuar në fillim të 2021 me rreth 510 mijë lekë. Pasuria e Edi Ramës në fund të vitit 2018 ishte rreth 100 milionë lekë, sipas deklarimit zyrtar. Kjo ishte një ngritje krahasuar me kohën kur ai e deklaronte pasurinë si kryetar i Bashkisë së Tiranës, të cilën e drejtoi për 12 vjet nga viti 2000. Nga viti 2005 ai e mori nën drejtim edhe Partinë Socialiste, që tashmë po bëhen 18 vite nën udhëheqjen e tij. Në të gjitha deklarimet e tij të pasurisë, ai vazhdon të tregojë përfitimet si artist-piktorë apo si autor libri (“Kurban”). Në vitin 2015 ai deklaronte se fitonte më shumë si piktor se sa si kryeministër tashmë i Shqipërisë, në mandatin e parë. Një pasuri të konsiderueshme apo me përfitime më të mëdha e deklaronte edhe bashkëshortja e tij Lindita Rama. Por, këto ditë në kulm të thirrjeve të Ramës për arrestimin e Berishën nga SPAK-u, ish-kryeministri shqiptar, ua kujtoi opinionin publik, se një nga shqetësimet më të mëdha të Ramës, aktualisht janë problemet e tij me drejtësinë. Si thirrja e prokurorit të shkarkuar Ndoja për regjistrimin e Ramës në komunikim me një person të grupeve kriminale, e po ashtu edhe të problemeve të pasurisë ‘of shore’ në SHBA. Po ashtu sipas Berishës, Rama ishte i akuzuar me zë dhe me figurë duke u kërkuar bizneseve një milion apo edhe 600 mijë euro. Rama është i paguar nga ortakët, thoshte Berisha në një intervistë para tri ditësh për Syri.net. "Nuk ndërtohet kullë pa firmën e tij. Çdo pesë milion investim e ka firmën e tij”, thotë Berisha. Sipas Berishës, që citonte një raport intern të OSBE-së, Rama ka të fshehura në investime në SHBA hiq më pak se 200 milionë euro. Raporti, sipas botimeve të mediave në Shqipëri ishte i përpiluar nga njësia për çështje politike dhe publike e OSBE-së, e flet për lidhjet që kanë politikanët me krimin e organizuar, përfitimet nga të ardhurat e investuara në kompani të ndryshme apo nga biznese që i drejtojnë familjarët e tyre. Burim i këtyre të dhënave janë informacionet konfidenciale, pastaj ato të publikuara në media dhe nga kabllogramet e ambasadës amerikane, të publikuara nga Wikileaks. Pikërisht në këtë dokument, për herë të parë një raport ndërkombëtar përmend shifra mbi pasurinë e një politikani dhe shtetari të lartë shqiptar. Dhe ai është pikërisht Kryeministri Edi Rama, i cili, sipas tyre, ka fshehur në SHBA dhe vende të tjera përmes të vëllait, Olsi Ramës, të paktën 200 milionë euro pasuri. Në raportin e OSBE-së, që titullohej “Deputetët shqiptarë të korruptuar” , dyshohej se Rama e kishte grumbulluar këtë shumë nëpërmjet ryshfetit të dhënë në këmbim të lejeve të ndërtimit gjatë periudhës 2000–2011, kohë gjatë së cilës ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Edi Rama (PS): Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000 – 2011 dhe tani Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10 – 20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruhet në atë raport. Për herë të parë, raporti referohet në mënyrë specifike mbi pasurinë e Kryeministrit Rama, të cilën e ka fshehur në SHBA nëpërmjet vëllait të tij Olsi Rama. Në raport janë përfshirë edhe akuzat e lejeve abuzive të ndërtimit kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Shqipëria zyrtarisht po konsiderohet një vend furnizues i kanabisit për shumë tregje, kryesisht në Evropë, por me zhvillimin e tij sipas raporteve amerikane, ai është kthyer në një treg edhe të eksportit të heroinës dhe kokainës. Si bëhet kjo? Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit “2022 International Narcotics Control Strategy Report” saktëson se kanabisi i Shqipërisë dërgohet në Turqi, dhe atje ndërrohet me drogat e rënda si heroina dhe kokaina, dhe pastaj kthehet në Shqipëri, dhe nëpërmjet karteleve të drogës shpërndahet në Europë. “Shqipëria mbetet si vendi kryesor origjine për kultivimin e kanabisit dhe bazë lokale për kartelet e krimit të organizuar që trafikojnë sasi të mëdha të drogave të rënda të paligjshme nga vendet e origjinës për të furnizuar tregjet në vendet evropiane”. “Shtetasit shqiptarë luajnë një rol të madh në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe rrjetet e krimit të organizuar, duke e bërë kësisoj Shqipërinë një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në Raportin “2022 International Narcotics Control Strategy Report”. Në këtë mes nuk mund të përjashtohet roli i dy qeverive, por edhe lidhjet e Ramës në Turqi, që lehtësojnë veprimtarinë e tregtimit të drogave. Droga është veprimtaria nëpërmjet së cilës më së shpejti dhe më së shumti mund të jenë pasuruar njerëzit, që nuk merren me industri apo me tregje të ligjshme. Rama që favorizoi aq shumë lulëzimin e drogës nuk mund të jetë i pakomprimituar prej saj. Madje sipas mendimit tim, ky është resursi kryesor që ia siguroi pushtetin dhe mandatin e tretë. Kjo arrihet në dy rrugë, nëpërmjet investimit të parasë së pistë drogës, dhe në anën tjetër nëpërmjet sigurimit të mbështetjes ndërkombëtare, duke lejuar furnizimin me çmime të favorshme, të atyre që kontrollojnë trafikun ndërkombëtar të drogës dhe kanë ndikime të fuqishme në Perëndim. Nuk është çështja thjesht komprometim, nga paratë e pista, korrupsioni, shantazhi dhe droga. Por, mënyra se si funksionon shteti, qeveria e Shqipërisë, dhe Edi Rama si kryeministër veçanërisht. Dosja ‘e pabesueshme’ që ia përmendin grekët, çoi në lidhjen e marrëveshjes së dëmshme për kufirin detar nga Rama. Qëndrimet e vazhdueshme pro serbe, të përmendura këtu në fillim dhe në veçanti, thirrjet e fundit e të vazhdueshme në mbrojtje të Serbisë pasi ajo mori anën e Rusisë, duke mos i vënë asnjë sanksion tashmë që po bëhen tre muaj luftë në Ukrainë. Teksa ndodhet nën trysninë perëndimore për shkëputje nga Rusia, Edi Rama në të gjitha rastet është kujdesur që të reagojë dhe ta paraqesë Serbinë se po ec së bashkë me Perëndimin, duke gënjyer hapur, por në interes të serbëve. Pra, duket se Serbia ka dosje shumë më të rënda për Ramën se sa Greqia teksa e mban kaq të varur dhe në shërbim kaq të thellë. Tradita e kontrollit të UDB-së në Tiranë është e hershme, por më e bujshmja ishte me marrjen nën kontroll të Partisë së Punës, nga Milladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, të cilët krijuan rrjetin e përhershëm proserb, që mbijetoi edhe në regjimin diktatorial. Pas hapjes, Serbia e rindërtoi atje shërbimin e vet inteligjent, dhe po shihet se është aktori mbase paralel me amerikanët! Vetë Shërbimi Inteligjent i Shqipërisë (SHISH), në raportin e fundit në Kuvend pohon se ndikimi i shërbimeve armiqësore në Shqipëri është rritur, që sipas Freedom House, bazuar në ndikimin në media, rezultojnë të jenë shërbimi serb, rusë, kinez, iranian, grek etj. Për të ndryshuar kjo situatë duhet të pastrohet SHISH-i, të hapen dosjet e komunizmit plotësisht, dhe pastaj mund të pastrohet politika dhe institucionet tjera. (I lumtur që më lexoni masivisht dhe pëlqeni fort opinionet e mia analitike. Me dashuri, me qetësi, me buzëqeshje e lumturi, i juaji Bardhyli)

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Bardhyl hajdari

                                    o Bardhyl o rrot kari Vertet kujton se lexon njeri karlliqet e tua Copy-paste?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Malo

                                      O Tema! Akoma me romanet e Bardhylit nga Kosova! Si duket ju po plotesoni planin e rreshtave te shkruara me « shkrimrare » free lanze! Megjithate vazhdoni te plotesoni planin tuaj!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. J
                                        Jimi

                                        Si gjithmon Cup, i kthjellet i qarte dhe i drejtperdrejte. Revolta shoqerore per mosndeshkimin e krimit ne kete vend, nga organet e drejtesise, e te hetimit te ngritura pas reformes, po na can gjoksin. Pritshmeria ka mbritur ne cakun e fundit te durimit. Eshte tamam ajo qe thua ti. SPAK-u i ngritur per te hetuar e per te vene drejtesine ne vend, po pret qe ky popull te beje vetgjyqesi !? Po nese ky popull do te bej vetgjyqesi, do te hakmerret jo vetem ndaj vrasesve dhe horrave te te gjithe kalibrave, por edhe ndaj atyre qe e kishin per detyre ti ndalonin e ndeshkonin ata, por qe nuk bene asgje dhe i lane te livadhisin e te terrorizojne kete popull per 30 vjete.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          Një qytetar

                                          Çupi bënë letërsi. Pasaktësitë e tij llogjike, deri edhe gabime trashanike si 1000 fishimin i vlerës së vilës, shëmbujt që merr për ilustrim dhe e paraqet vehten si dëshmitar, kur duhet të ketë qënë në moshën parashkollore, paraqesin një degradim intelektual alarmant. Të paktën kur bëhet fjalë për politikë, saktësia e fakteve ka rëndësi të jashtëzakonshme. Lexon njeriu analiza politike të botuara në NYT, Politiko, etj, habitesh me thjeshtësinë, saktësinë dhe koncizitetin shkencor të shkrimeve. Çupi bënë hartime mjeranë dhe është i bindur për vlerat monumentale të hartimeve të tij.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. s
                                            stefania

                                            O "njeri i vogel" ti mund ti zgjidhesh te gjitha. Mos u bej pjese e nje turme "biologjike" por furnizo trurin me "gjak".

                                            Përgjigjjuni
                                            1. m
                                              mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

                                              pervec 10% foltore plus lsi (nese ka akoma lsi) 90%i tjeter po pret te futet sali berisha ne burg. po su fut ai nuk ka per te pasur shtet ne shqiperi, sepse nuk i lahet borxhi partise komuniste dhe keshtu do vazhdohet me justifikime

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje