Rezoluta e Srebrenicës dhe turpi që hanë me bukë shqiptarët

13 Maj 2022, 15:02Blog Nga Dritan Hila

Rezoluta e Srebrenicës dhe turpi që hanë me bukë

Të propozosh një rezolutë për masakrën e Srebrenicës, mund të jetë objekt për psikiatër. Me siguri Sali Berisha dhe Tritan Shehu i cili ishte president i firmës “Shqiponja” e cila kontrabandonte karburante nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi, ndjejnë një brengë që vetëm mjekësia mund ta shpjegojë. Ish-shefin e ndërmarrjes së PD dhe shefin real të saj, ose i ka zënë turpi ose amnezia.

Kush ka jetuar në ato vite në Shkodër apo Kukës e mban mend shumë mirë që kontrabanda me autobotë mund të bëhej vetëm me lejen e policisë dhe SHIK-ut të Gazidedes. Në liqenin e Shkodrës ishin tubacionet dhe varkat-tanker që transportonin çdo ditë e natë karburant në drejtim të Jugosllavisë së vogël. Natyrisht ishin edhe qytetarët që zgjeronin serbatorët e makinave për të nxjerrë bukën e gojës dhe shkëmbenin me qytetarë të thjeshtë malazez, por kjo ishte për nevoja të ngushta personale. Makineria e luftës së Millosheviçit u mbajt në këmbë nga karburantet që shkonin nga Shqipëria dhe Rumania. Sesa shumë ishin sasitë, e tregon lufta e sotme në Ukrainë ku rusët ngecën vetëm për shkak të mungesës së karburantit, aq më tepër që vetë Jugosllavia nuk prodhon asnjë litër naftë. Kurse makina e luftës së Millosheviçit funksionoi si sahat deri ditën kur kapitulloi nga bombardimet e NATO. Dhe merita padyshim që i takon edhe Berishës dhe Shehut.

Rikthimi i kësaj teme nga Berisha dhe Shehu është me siguri një testim sesa idiotë janë shqiptarët dhe sa mend mbajnë ata. Ose shpresojnë se një brez që ka lindur pas ‘97-ës e ka harruar se në Srebrenicë i kanë duart e lyera me gjak jo vetëm kush e shkrehu armën por edhe kush dha benzinë që kamionët dhe tanket serbe me milicë të shkonin deri aty.

Lufta në ish-Jugosllavi u zhvillua në kohën kur Berisha ishte njeriu i plotfuqishëm i vendit dhe strukturat e tij të sigurisë, përfshirë qenin roje të SHIK-ut, nuk lejonin askënd përveç njerëzve që punonin për ta që të bënin kontrabandë. Sikurse në Jugosllavi, një vend akoma komunist në mënyrën e organizimit, askush nuk mund të ishte pritësi nëse nuk punonte për UDB.

12 vjet pas kësaj masakre Damir Faslliç, nipi i Stanisha Stanishic, shef i UDB në kohën e Millosheviç mori pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të Republikës Të Shqipërisë të kryesuar nga Sali Berisha i cili protestës së socialistëve në parlament iu përgjigj se do ua sillte edhe në sallë pasi e kishte mik shtëpie. Mik shtëpie nipin e shefit të shërbimit sekret serb nga vareshin edhe repartet speciale autorë të masakrave ndaj kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve? Këtë vetëm stomaku i shqiptarëve mund ta tresë.

Ndaj një rezolutë për Srebrenicën nga kjo dyshe është tallje me viktimat. Është njësoj sikur ta bënte Momir Bullatoviç. Por ky të paktën nuk ka qenë kaq i pafytyrë.

Kurse sa i përket votimit kundër të kësaj rezolute për t’u futur në rend dite është thjesht një veprim që e meritonte djallëzia e Berishës. Kjo rezolutë thjesht duhet përbuzur duke mos e futur në rend dite pasi e vetmja vlerë që ka është t’i japësh vlerë dikujt që e kanë zhvlerësuar të gjithë, që një masakër të dhimbshme tersi i shqiptarëve do t’i japë pas 30 viteve vlerën e litarit që Tersi i Pojanit la jashtë. Është gabim t’i japësh peshë një kufome politike i cili edhe për shkak se ka furnizuar makinerinë që vrau në Srebrenicë është shpallur “non grata”. Ndaj që vendi mos të gjendet rishtas përpara kurtheve të një njeriu që nuk i ka interesuar kurrë ky vend dhe popull, është urgjent ligji që personat me damkën e të padëshiruarit nga SHBA të zbohen nga Kuvendi. Këta njerëz janë më të rrezikshëm se ata që e kanë marrë këtë damkë për vjedhje pulash.

17 Komente

  1. 1
    1

    I futi ne graske nongrata. Ne dore e kishin mos ta fusnin ne rend dite.Nuk kuptoj qe pse nuk dalin ca deputet te mazhorances dhe te propozojne ligjin per nongradat .Sic duket R ama ben lojrat e tij

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Projekt-Ligji është gati, gjithë gjithë një fjalë është, e cila duhet të shtohet në nenin përkatës të ligjit të dekriminalizimit, në fuqi. Nuk çohet për votim në parlament, sa kohë që dekretimin e tij do duhet ta bëjë Ilir Meta si president deri në 24 korrik. Kur dihet që ai do ta kthejë dhe mendoj unë, për të mos shtuar tensione të panevojshme deri atëhere, është lënë për në shtator, kur në atë zyrë do jetë presidenti i ri. Po për këtë arsye ndoshta edhe ndonjë ndryshim i nevojshëm në qeveri do jetë lënë për atëhere. Gjithsesi, me hir apo me pahir (non grata, proceset gjyqësore për kontradiktat dhe përçarjet që ka sjellë brenda PD) Saleh Berishën, deri në tetor do ta kenë nxjerrë (pastruar) nga Parlamenti. Mandej do shohim se çdo bëjë SPAK me të.

      Përgjigjjuni
    2. A
      AI

      Hila Fazllic ka qene I fuqishem nuk diskutohet por nuk ka qene ne mbledhje keshilli sigurie...ajo ishte nje mbledhje me bisnesmen....mos q nenen muhabetit me rrena...

      Përgjigjjuni
      1. n
        nexxen

        llEXOJE DHE NJEHERE.E KA FJALEN PER DAJEN E FAZLLIC

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arzt

          Eshte foto nga mbledhja e Keshillit te Sigurimit. Fazlliç ka qene ne ate tryeze. Kete nuk e luan topi. Ti mbase do jesh nga ata me kujtese peshku

          Përgjigjjuni
          1. A
            AI

            Nuk ka qene mbledhje e ks....e do me mire se ti qe ja fut kot....kam punuar aty....por per PR e berishes le per te deshiruar...sa per sqarim..dhe mos me thoni Berishist se kam punuar ne Kryeministri nga viti 87

            Përgjigjjuni
        2. P
          Progon Pollogu

          Dritan i nderuar ! Të drejtohem me respekt të lartë ngaqë je njeri me integritet (me fytyrë, do të thoshte Marku "kreshnik"...). Berisha, parë nga shpirti im, është një mëkatar, por edhe një i fismë. "Turpi", ose "krimi" embargo, është objekt nëpërkëmbjeje e shfrenimi kundër Berishës, por sipas berihasë. Embargoja dhe "embargoja" ndërkombëtare ishte një cinizëm nga shumë cinizmat që manifestoi bota cinike ahere kundër popullit boshnjak. "Embargoja" ishte parodi. Brenda kësaj semantike e atmosfere gjen shpjegim edhe veprimi i gabuar i Berishës. Për mua, Berisha është mëkatari ndaj shqiptarëve të Shqipërisë Lindore (FYROM - MV) fill në vitet e postkomunismit; mëkate deti, ku trashëgimtar i denjë u shfaq Rama; qëndrimi përulës ndaj incidenteve të shovenizmit grek përkitazi me sinjalistikën rrugore (sindroma Bolano). Vazhdo misionin patriotik me Dritaren, pa senzacionalizma, pa argëtime politike etj. ashtu sic e ke nisur. Të përgëzoj për reportazhin me gjeneralin kukësian, me Markun epik dhe do kisha dëshirë të jem bashkëbiseduesi yt, me temë nga shikimi i Shqipërisë (në vitet e komunizmit) jashta gardhit me gjemba - konkretisht nga Gostivari i krenarisë - lirimi i tokave deri në Preshevë e Bujanë.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Progon Pollogu

            E linin mendtë Salën ahere për dashurinë me Faslicat - e vëtetë. Ka harruar Sala me siguri, ngase dashuritë materiale janë efemere. C´ndodhi me këtë romancë !

            Përgjigjjuni
            1. C
              Ceni

              Shqiptaret perserisin pa kuptuar shpalljen "non grata". Praktikisht amerika e flaku tej Berishen. Kurse ketu ky njeri i keq, i pjerdhur nga mendja, 80 vjec, zgjidhet deputet dhe i servilosen neper TV apo gazeta.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Labi

                Berisha mori te gjatin po nga ty Dritan prisja dicka tjeter,cdo Kosovar qe ka marre pjese ne demostratat e 81 ta pysesh te thote policet Boshnjake na myten ne dajak,ishin nga me besniket e Milloshit,edhe me shume se Serbet,thone po ta shtrydhesh nje Boshnjak ti nxjerr 10 shkije,lind pytja a e meritojne ata rezoluten nga parlamenti Shqiptar,Salihi e beri per te mbjell percarje,cdo veprim i kordinuar me te gjatin,do dalin shume shpejt te vertetat e lidhjes PD

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Progon Pollogu

                  LABI i labërgosur ! Më 1981, ajo që po pohon ti, ishte propaganda antiboshnjake e përhapur përmes të përjavshmes NIN të Beogradit, e cila thurrte elozhe për "efikasitetin njësisë policore boshnjake, në suazë të forcave federale, kundër demonstruesve shqiptarë. Me shkrime të tilla, sipas muhabeteve në "odë burrash" punoni për Serinë nacionashoveniste, kundër Dardanisë shtet dhe dobësoni faktorin shqiptar në përgjithësi Mos e zgjasim. Më 1981 më brutal ishin vetë policët shqipfolës të Dardanisë, sipas përvojës personale. Përse ky antiboshnjakizëm ? Të parët që mbështetën botërisht Demonstratat shqiptare të ´81 ishin ALIA IZETBEGOVICI, presidenti i mjerë dhe bashkëmendimtarja HATIXHE (nuk më kujtohet mbiemri) të cilët në gazetën "AVAZ" cuan zërin duke i cilësuar demonstratat si një të drejtë legjitime të shqiptarëve për të vendosur vetë fatin e tyre politik etj. Mos ia merr isonë me shovenistët serbë, por dëgjo edhe zërin e serbëve demokratë perëndimorë... Ke dëgjuar për ata arkanistët surroshqiptarë të rrethit të Gjakovës ? Nuk janë boshnjakë.

                  Përgjigjjuni
                2. E
                  Erdogan

                  Turpi u henger me buke qe kur Turkoalbanosat e vetequajture Skiptare ne Vorio Epir zoti Hila. As Termin Epirote zone kjo kubka lindur Politizmoi (Culture "shqip") Greke me Heronj Mithollogjike dhe Reale si Arxileas (Akili),Pirrua i Epirit,Megas Aleksandros i biri i Filipit dhe vellait te Thesalo-Nikit, Jeorgios Kastriotis etj. Emri Fil-Ipos (Filipit) Greqisht do te thote Mik i kalit. Ipo-Potamos (Hipopotam) greqisht do te thote Kali i Lumit. Ipo-Dhromos (Hipodrome) Greqisht do te thote Gare kuajsh. Thesalo-Nika Motra e Aleksandrit te Madh do te thote Fitore e Thesalise. You si Pella-Zagare me Emer i periudhes se Diktatures Komuniste Dritan Hileqari (Hila) i thoni Selanik! Ashtu sic i thoni Polisit ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos Stamboll dhe jo Kostantinopolis! Sic i thoni Qitet nga Cita ital dhe jo Polis sic i thonin Ilyret,Apo Agia Sofian e ndertuar nga Perandori Ilyre Greke Iustinianos ne 532A.D i thoni Shen Sofia latinisht nga Saint. Priftit nga Priest angl etj,Ecetera. Kaq per sot. Sebrenitsa ua ka "fajin"?

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vasil Milto

                    O idiot I "guraleceve te Gjadrit" ti nuk ke nevoje te testohesh se te gjithe e dine qe je nje komunist qen bir qeni.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bardhyli nga kosova

                      Kete kavie,te UDB-se dhe Sig.te shtetit,e ka cvlersuar koha e tij,qe ne lindje deri sa te sdhkoje ne hale,ky hale,sa per perjashtimin e tij,dhe te tjerve qe jane,ose shpallen -Non grada-,ndryshimi ne ligj eshte formuluar me kohe,dhe vetem nje ndryshim i vogel duhet,qe personat non grada,nuk lejohet qe te kene asnje funksion,publik dhe politik ne kete vend,ky shkerdhate qe nuk la gje pa thene per Doshin,Gjushin dhe te tjere,per vete na hiqet si hero,qe eshte pushti me i madh i kombit,ne keto 30-jet vjet,ky pleh.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sokol

                        Foli ky i biri i monstes qe torturonte gra?

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bujar Kanapari

                          Rezoluta per te denuar gjenocidin serb ne Srebenice, nuk ka asnje lidhje me thyerjen e embargos nga Berisha. Embargo ka qene vetem nje formalitet, ku me shume demtonte Bosnjen. Serbia furnizohej nga Rusia pa asnje pengese Rezoluta u votua ne Kuvend. Me qe u kerkua nga grupi nongrates, deputete socialiste te mos e fusnin fare ne rendin e fites, te dilnin nga patlamenti. Ngritja e kartonave te kuq, nuk mund te ishte me vote kunder nongrates, por vote pajtuese pro gjenocidit te serbeve ndaj popullsise boshjake.

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gazetari

                            O Hila! Për një gjë më vjen çudi! Tërë kohës ti bën avokatin e Rilindjes dhe Ramës. Si ka mundësi që nuk të kanë hapur ndonjë vend pune në TV kombëtare që kontrollon Rama, por ke përfunduar te DritareTV? Apo për avokatinë mediatike paguhesh me para e jo me poste? Se s'besoj se je aq budalla sa e bën falas?

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje