
Nga Berat Buzhala
Entuziazmi kur Faton Hajrizi e ka vra ushtarin rus, pas luftës, osht kanë pak a shumë i njëjtë me entuziazmin kur i njëjti Faton e ka vra policin serb tash.
Dallimi i vetëm që para vrajes së policit serb Fatoni e shijoi lirinë në arrati, e bashkë me lirinë edhe botën online, e cila i ka ikë për shkak të dy dekadave burg. U bo hit i tiktok për disa ditë, duke i atraktu mijëra veta në llajvat e tij.
E di qe shumë veta edhe nuk m’kuptojnë, ama bashkë me ushtarin rus, policin serb, Fatoni është viktima e tretë. Përveçse Fatonin ndoshta e ka vra shoqnia.
Dështimi me e socializu dhe rehabilitu, e ka shndërru Fatonin në të varur kronik nga adrenalina që ta jep vëmendja e publikut. Pra Fatoni e ka pasë të pamundun me e paramendu veten në margjina shoqnore, ku nuk folet për të.
Këtë standard ai ia ka imponu vetes që prej moshës 14 vjeçare.
Janë tragjike, jo veç krimet e tij, por edhe jeta e tij.
Ai ne botën e tij e konsideron veten në shërbim të një kauze kombëtare, njëfarë Don Kishoti që po lufton për interesa nacionale, përveç se kombi që ai flet në emën të tij tash e ka bo shtetin, ushtrinë e policinë, e nuk është i njëjti komb që ai e ka përfaqësu si femijë kur e ka vra ushtarin rus fill pas luftës.
Drama e Fatonit osht shume e ranë, po aq sa krimet e tij.
Fatkeqesisht ky shtet dhe kjo shoqni ka dështu dhe po dështon t’i edukojë edhe personat që janë ne liri, e le mo ata që janë në burg.
Burgjet tona viteve të fundit janë shndërru në institucione shkollore të grupeve të ndryshme radikale dhe kriminale.
Tash kur ju, shumë prej jush, rej kauçave të sallonave të juaj, po i thurni lavde Fatonit, familja e tij dhe ai vet po jetojnë momente të tmerrit.
Kurse krimi i kryer prej tij, perveç një satisfaksioni, le të themi - pasionant, se Fatoni e ka vra një polic serb, a përveç ndonjë kange idiotike, kurrfarë të mire shqiptarëve nuk ju bjen.
Ngushellime Familjes se Trimit Shqiptare , vrar ne pabesi nga shteti kriminal serb Arimiqte Shekullor te Kombit tone
Hera e pare qe vleresoj nje shkrim te ketij Buzhales. E verteta eshte pikerisht fakti qe Fatoni pasi kreu vrasjen si adoleshent nuk u trajtua nga shteti me programin e duhur te rehabilitimit per femije por me shume duket se eshte perkrahur, kuptohet pa qellim por duhet thene per shkak te injorances se njerezve ne sistem, qe te katandiset gradualisht nje person negativ i shoqerise. Ketu mbaron e gjithe historia e fatonit. Nderkohe nje faqje facebook-u qe quhet Rilindje me foto te profilit te Edi Rames i kishte bere nje hymn te vertet vrasjes se Fatonit duke e quajtur hero se vrau nje serb. Nuk mendoj se ehte Rama qe e ka bere kete por nderkohe si ka mundesi qe PSja apo Rama te lejoje faqje te tilla ne emer te tyre te shkruajne turpe te tilla???
Ore veç patriot kuq e Zi s’je. Ne jemi rritur me patrotizëm dhe s’kemi nevojë të shtojmë kuq e zi por duket që s’je rritur e s’banon në Shqipëri prandaj shton fallcitetin. Je fallcooooo
Jo të gjithë kosovarët kanë “satisfaksion pasionant” se ndryshe i nxorre të gjithë njerëz pylli. Nuk kënaqet kush kur vret njerëz pa arsye
Kangë kriminelit?..... . Fatoni e dinte se sun të rronte ma shumë se 45 vjeç....... . Kte e dinë tan kriminelt a drogagjinjtë........ . Urimi, o mos u plaksh kurrë o trim, nuk asht për burrat e urtë...... . Ktyne duhet mu qitë kangë, jo vrasësve ordinerë........... . Edukojeni Kosovën, Berat..... .
Popull barbar dhe idiot!
E ke qa shkrimin Bweat Buzhala
E megjithate pa marre parasysh deliktet e moshes adoleshente gjesti i tij eshte patriotik sepse dha jeten gjene me te shtrenjte dhe edhe ne momentet e fundit ishte ne gjendje te aresyetonte : do vdes me nder!Cdo veper e ketij llloji sado e vogel te duket ju tregon armiqve te kombit se shqiptaret nuk mund ti nenshtrosh kollaj.Ngjarjet ne veri te kosoves kane treguar se serbet nuk heqin dore nga provokacjonet kunder shqiptareve dhe prandaj akti heroik i Fatjon Hajrizit esshte per tu vleresuar!Ngushellime familjes!
Krimi ngelet krime nuk ka rendesi kush e kryen qofte ai shqiptar , kinez , grek apo gjerman . Anullohet koncerti i nje kengetari shkodran per rrespekt te familjes se te ndjerit , haaaaa ne Shqiperi kjo nuk do ndodhte asnjehere e pa imagjinueshme , kemi te bejme me nje shoqeri vertete primitive tribale ( me kujtojne spiunin 50 leksh bipolairin ilir Meta Metaj qe glorifikone Avzi Nelain vrasasin e policit . Do te deshiroja qe ky djale mos te vriste e as mos te vritesh, duke pare rrugetimin e tij kriminal ky ishte fundi qe ndoshta kishte enderuar ise me sakte mori ate qe kishte merituar . Pse ky u drejtua nga Serbia dhe jo nga Shqiperia qe nuk ka kufi ? mundesia me e lehte per tu larguar ishte Duresi itali , Saranda Greqi kjo tregone qe ky lidhjet e krimit i ka pasur me boten sllave dhe nuk ka qene asnjehere anti sllave . Te tille ka kudo raste te tilla ndodhin , media visuele , shtypi lire jane fokusuar sikur ky mjerran ka bere çudine e shekullit . Po c'beri ky derrezi vrau nje polic nga frika , ku eshte trimeria ?. Krahina e kosoves e meriton termin njerez te prapambetur , fatkeqesi per ate pjese te vogel qe jetone ne ate primitivizem , perzierje turko- -arabe ne ate pseudopatriotizme te shpifur .
Mendoj se te vrasesh nje polic serb a i çdo shteti tjeter kur ai eshte ne krye te detyres eshte krim dhe duhet te denohet. Polici ishte shume larg Kosoves dhe spo vepronte kunder Kosoves dhe skishte pse te vritej pse udheheqesia e tij ne Beograd eshte antishqiptare. Berati ka te drejte kur thekson qe patriotizem nuk eshte te vrasesh police te pafajshem serbe duke njollosur keshtu luften e drejte te shqiptareve te Kosoves per liri. Tani Kosova e ka fituar luften, ka formuar shtetin e saj dhe nuk eshte e nevojshme te ndermerren vrasje te tilla shume larg saj pa asnje kuptim. Respekt Beratit qe megjithese eshte kosovar ka dale kunder nje veprimi te gabuar te nje kosovari tjeter.
per mua berati ka ca kohe qe eshte ne rruge te mbare, ne rrugen e arsyes desha te them...
Ndaj të njëjtën konsideratë me ju Zoti Buzhala!
Shyqyr qe shpetoi nje here gazetari Buzhala pa u bombarduar,se ne te vertete shkrimi ka realitetin brenda.Nuk mund te jesh hero pse vret njerez ne rastin e tij ushtarake pa asnje fare aresye edhe pse jane pjesëtare te nje shteti qe ti nuk i do.Nuk jemi ne lufte.Sjellja e atij djali me pa shkruhet nuk eshte e nje njeriu normal qe do te beje jete te ndershme .Sidoqoftë per familjen nuk eshte e lehte dhe patjeter duhet ngushelluar
Lexoj per here te pare per Faton Hajrizin ne lajmet e dites, dhe pershtypja qe me krijohet eshte qe ky njeri mund te mos ishte kaq i keq. Beri lufte te gabuar dhe hyri ne rruge te gabuar, njelloj si njeriu qe humb ne pyll. Askush nuk e ndihmoi. Kam parasysh qe 15 vjecar dikush mund tia kishte ndryshuar rrjedhen e jetes (ne vend ta mbanin te lidhur kembe e duar). Fatoni dukej si njeri qe donte te vdiste me nder, te kujtohej per mire dhe te varrosej me lavdi ne fshatin e tij si patriot. Tani historia e tij u mbyll. Ne rruge ka nje viktime dhe njerezit kalojne ne trotuar pa ditur se cfare kishte ne mendje dhe zemer viktima.