Albin Kurti, 10 mite rreth një politikani primitiv

6 Korrik 2023, 19:08Blog TEMA

Albin Kurti, 10 mite rreth një politikani primitiv

Nga Baton Haxhiu

Është e trishtë ta shohësh zvetënimin e thellë moral dhe kulturor të shoqërisë kosovare para Albin Kurtit, sinqerisht! Në një vend normal, me kulturë themelore personale, e lëre më të thellë demokratike, publikimi i dokumentit të themeleve organizative të VV-së, do të duhej të përfundonte me dorëheqjen e turpshme të Kryeministrit, pasuar nga arrestimi dhe burgosja e tij!

Figura e tij do përfundonte shumë më poshtë se sa ajo e Ali Shkurisë apo Rrahman Morinës në peshoren e vlerave historike pa asnjë diskutim. Pse? Sepse Ali Shukria e Rrahman Morina vendosen te eksperimentojnë me këtë popull sipas teorive kriminale të Vladimir Ilic Lenin-it kur gjysma e botës ishte socialiste dhe nga ky kënd i botës edhe nuk kishte shumë alternativa gjeopolitike.

Albin Kurti me këtë dokument vendos ta marrë pushtetin politik me teoritë e Lenin-it në Kosovën e pavarur, sovrane e demokratike, dhjetë vite pasi mëvetësia e saj u bekua nga blloku euroatlantik.

Përkundër kësaj, asnjë reagim serioz nga media, apo shoqëria civile: kujdestarët e partisë edhe njëherë morën masa që kjo të duket një gjë normale, dhuna e gënjeshtra të trajtohen si mjete legjitime të marrjes së pushtetit politik. Në çdo vend të botës, dalja në shesh e këtij dokumenti, do t’i mbushte sheshet, rrugët dhe do t’i kushtonte me turp të përjetshëm maskarait në krye të pushtetit.

Mirëpo aq shumë e ka lodhur, as shumë e ka shantazhuar, as shumë e ka sharë dhe përbaltur Albin Kurti çdo njeri që në këtë vend i ka mirë punët me të vërtetën, sa duket se këto gjëra themelore për demokracinë në këtë vend më s’i bëjnë askujt përshtypje.

Publikimi para dy ditësh i dokumentit të shkruar nga vetë dora e tij lidhur me organizimin e VV-së tregon më së miri fytyrën e vërtetë të Albin Kurtit: një politikan smirëzi dhe mendjengushtë që çdo vlerë shoqërore nuk e sheh fare ndryshe veçse si mjet në shërbim të luftës së tij për pushtet.

Pavarësisht citateve të ndryshme nga Deleuze te Badiou të përzgjedhura enkas sa për t’iu krijuar përshtypjen shërbëtorëve të tij se ai është një burrë mendjendritur, dokumenti shpërfaq tri elemente që e bëjnë atë një njeri anti-kombëtar.

Së pari, ai dëshiron që pluralizmin politik në Kosove ta zëvendësojë me modelin e qeverisjes pararojë të Lenin-it. Pra, Kryeministri i Kosovës gjen frymëzim politik në Rusinë e vjetër sovjetike, ndonëse natë e ditë përpiqet të shtiret si një luftëtar bandash të Wagner-it e Putin-it.

Së dyti, ai bën thirrje për organizime ilegale në lagje e qytete të ndryshme të Kosovës. Meqë flet gjoja i shqetësuar fort për sundimin e ligjit në Kosovë, le t’i dorëzojë atëherë para drejtësisë huliganët e tij që në përputhje me këtë doktrine kanë djegur vetura, rrahur njerëz dhe kanë përdorur artileri të rëndë kundër institucioneve të vendit.

Po ashtu, ai që dikur fliste për SHIK-un, me këtë dokument bëhet e qartë se ai prej kohësh ka udhëhequr një shërbim informativ. Së treti, Albin Kurti i bën thirrje anëtarësisë së tij të gënjejnë sa më shumë. Kjo është rrjedhoja e natyrshme e thirrjes për shpërndarje të thashethemeve. Pra, përlloqja dhe dhuna janë pjesë e strategjisë së tij për të marrë pushtetin.

Si bëhet, pra, një njeri i tillë, me tipare të rënda kriminale, të shtiret si një burrë zotëri që këndon natë e ditë libra dhe magjeps sallonet e botës? Natyrisht, këtë sot e besojnë vetëm tru-shpëlarët e VV-së, ata të cilët i shkruajnë raporte për bisedat me miq, të afërm, e familjarë, ata të cilët janë stërvitur për t’i spiunuar komshinjtë, ata të cilët flasin për dinjitet dhe i rrinë kokë-ulur udhëheqësit shpirtërorë.

Për pjesën tjetër, të cilët duan t’i thërrasin mendjes apo s’guxojnë të flasin lirshëm se burri i ministres së Drejtësisë i shan me “soj e sorollop” në Facebook i shoqëruar nga një tufë budallenjsh, këtu është shpërbërja e dhjetë miteve rreth këtij njeriu primitiv.

Miti i parë: Albin Kurti është patriot që lufton për Bashkimin Kombëtar

Bashkimi Kombëtar ka qenë ideali i shqiptarëve pas krijimit të shtetit shqiptar më 1912, pasi ngeli jashtë gati gjysma e territorit, ku më e qenësishme është Kosova.

Pas vitit 1990, Kosova ka ndryshuar qasjen ndaj Bashkimit Kombëtar duke e transformuar në përpjekje për një shtet të ri shqiptar në Ballkan. Duke përdorur demokratizmin e ish bllokut komunist, rënien e Murit të Berlin-it dhe rënien e Jugosllavisë, Kosova nisi një rrugë moderne për krijimin e shtetit të saj të dytë shqiptar në Ballkan, çka u realizua në aleance të plotë me Perëndimin në vitin 1999. Etërit themelues të shtetit të Kosovës nuk janë luftëtarët e Rilindjes shqiptare por Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi dhe elita politike e viteve 90.

Teza e Bashkimit Kombëtar për qëllime populiste, është regresive, është hap pas nga evoluimi kombëtar i shqiptarëve dhe mbi të gjitha një shërbim për fqinjët jomiqësorë të Shqipërisë që e kanë atë si argument kudër shqiptarëve në Ballkan.

Përveç kësaj, sapo erdhi në pushtet Albin Kurti e braktisi jo vetëm idenë e bashkimit kombëtar, por edhe hoqi dorë nga kërkesa për njohje të Kosovës nga ana e Serbisë. Bashkimi kombëtar i Albin Kurtit ka qenë vetëm demagogjia e nevojshme për ta marrë pushtetin për ta zbatuar Zajednicën. Këtë do ta bëjë shumë më shpejt sesa mendojnë pasuesit e tij.

 Miti i dytë: Albin Kurti e do Shqipërinë

Albin Kurti është politikani që në rrugë institucionale ka prodhuar më shumë urrejtje ndaj Shqipërisë në Kosovë se çdo politikan shqiptar apo serb në historinë e saj. Edhe gjatë luftës së ftohtë Enver Hoxha me Fadil Hoxhën i kanë pasur më të mira raportet se Albin Kurti me Edi Ramën.

Albin Kurti është i fyer nga refuzimi i Shqipërisë për të dhe demonstron urrejtje ndaj saj.

Albin Kurti e do Shqipërinë, pra, si narrativë për ta manipuluar elektoratin në Kosovë. Fundja, krejt çka ka nga Shqipëria në Kosovë nga Albin Kurti është helmi anti-kombëtar i klyshit të dikurshëm Nexhmije Hoxhës, Hysamedin Ferraj.

Miti i tretë: Albin Kurti është i shkolluar

Fatkeqësisht Albin Kurti është produkt i brezit te nxënësve dhe studentëve të shkolluar në sistemin paralele të arsimit, pa asnjë standard pedagogjik. Pretendimi i tij se është diplomuar për inxhinier në ato kushte, në klasa të improvizuara pa laboratorë dhe standarde shkencore, e bën dhe më vulgare legjendën e shkollimit të tij.

Ai është viktimë e një sistemi arsimor mbijetues. Përveç kësaj, ai është një citatolog i rrejshëm, një keq-përdorues frazash dhe një manipulues me autorë të ndryshëm thjesht për përfitime elektorale.

Kjo nuk do dëshmi të mëtejme: e ka thënë me dorën e tij në dokumentin që përcakton formën e organizimit të partisë së tij.

Miti i katërt: Albin Kurti është i ditur

Albin Kurti është udhëheqësi tipik autodidakt, i cili nuk ka një sistem vlerash në kulturën e tij. Ai nuk është një intelektual i formuar që rrezaton diturinë e tij, por një udhëheqës i indoktrinuar, që përdor copëza leximesh për të ilustruar dogmat e tij.

Madje edhe këto dogma i ka të paqëndrueshme: dikur bazohej në teori të ndryshme për ta arsyetuar të drejtën për vetëvendosje, tani si ka mbetur asgjë tjetër veçse ta citoj Gjillasin për ta mbrojtur idenë e vetë-menaxhimit jugosllav.

Miti i pestë: Albin Kurti është njohës i historisë së Shqipërisë

Albin Kurti, është politikani më kontrovers në përdorimin e historisë së Shqipërisë, duke futur në konflikt figurat historike të Shqipërisë më objektivat e tij. Fjala vjen, rrethi i tij i ngushtë kanë shpallur armik Heroin tonë kombëtar Skënderbeun, Nënë Terezën dhe janë pro rreshtimeve të gabuara të historisë së Shqipërisë, gjithnjë në emër të patriotizmit.

Në shumë raste ai reflekton injorancë historike dhe histori të ngritur mbi mite të rreme siç është teza e tij se në vitin 1991 Shqipëria kishte shans të bashkohej me Kosovën përmes ndihmës së Kroacisë. Ai është një shpërdorues i historisë, i cili nëpërmjet paraqitjes së alternativave të rrejshme, synon ta shërojë kompleksin e tij mesianik: ai është i vetmi, më sipërori, në historinë e kombit. Qesharake, posaçërisht kur vjen nga njeriu që sulmonte publikisht UÇK-në pas vdekjes së Adem Jasharit.

Miti i gjashtë: Albin Kurti është politikan liberal

Albin Kurti është udhëheqësi më autokrat dhe linçues ndaj kritikëve të tij në historinë e Shqipërisë pas Enver Hoxhës. Ai është i vetmi që ka krijuar një strukturë ideologjike e cila përmban brenda mekanizma inkuizicioni ndaj atyre që nuk janë në një gjatësi vale me të. Nga Profesor kaloi të Isë Isë, argat i Serbisë, vetëm për një grusht votash.

Miti i shtatë: Albin Kurti qeveris si demokrat

Për këtë nuk ia vlen as të shkruhet shumë gjatë: për tri vjet qeverisje ai është sulmuesi më i egër i mediave të lira, KQZ-së dhe gjyqësorit të pavarur në përgjithësi. Për më shumë, nga shoqëria civile e nga media, ai ka favorizuar vetëm ata që i ka blerë me lekë, si skllavet e tregjeve antike.

Miti i tetë: Albin Kurti si sovranist

Miti i Albin Kurtit si sovranist, në të vërtetë është identiteti i tij si një politikan anti-perëndimor. Albin Kurti e ka një urrejtje ideologjike për SHBA-të dhe Evropën në tërësi, dhe gjithë logjika e tij është e bazuar te strategjia e futjes në konflikt me Perëndimin, për t’u viktimizuar prej tyre dhe për të mbajtur kështu gjallë ideologjinë e tij anti-perëndimore. Përpjekja e tij për të ruajtur sovranitetin e Kosovës nga SHBA-të dhe BE-ja, në fakt janë përpjekje për të mbajtur më këmbë ideologjinë e tij anti-perëndimore.

Miti i nëntë: Albin Kurti është anti-serb

Albin Kurti është politikani që i ka shërbyer më së miri çdo teze të Serbisë. Asnjë politikan i Kosovës këto 24 vjet nuk ka qenë ilustrim për çdo tezë serbe kundër shqiptarëve sa Albin Kurti. Mbi të gjitha formimi kulturor dhe strategjia e Albin Kurtit mbështetet më shumë në traditën serbe se sa të një politikani modern. Ai e mbështet ideologjinë e tij mbi humbjet historike, mbi disfatat dhe ngre mite të rreme për referenca historike që nuk i shërbejnë Kosovës.

Miti i dhjetë: Albin Kurti është i pakorruptuar

Politikan i pakorruptuar është ai politikan që ndërton një shoqëri të lirë bazuar mbi dinjitetin e individit dhe lirinë për t’u gjykuar nga një drejtësi e pavarur. Gjithë politika e Albin Kurtit mbështetet mbi linçimin e kritikëve të tij, shpalljen e tyre të korruptuar dhe mbrojtjen e besnikëve të tij dhe kur janë të korruptuar.

Politikanë si Albin Kurti korruptojnë jo vetëm individët por gjithë infrastrukturën e shoqërisë.

Përveç kësaj, Albin Kurti është pjesë e skemës mafioze të krimit të Martin Berishajt, skandalit më të madh financiar në Kosovën e pasluftës.

Është pikërisht ai që në emër të çkapjes, nuk ka lënë pozite pa shtyrë përpara njerëzit e tij, nga institucionet e sigurisë deri ne bordet e ndërmarrjeve publike.

Prapa udhëheqësit që shtiret i kujdesshëm, pra nuk fshihet gjë tjetër veçse krimineli që dëshiron Kosovën ta qeverisë sipas modelit të brendshëm të Vetëvendosjes.

19 Komente

  1. P
    Poli

    Gjithe hajdutet kunder Albinit...ndaj mbijeton Albini se e sulmoni ju, e njerezit ju njohin mire.....ne shqiperi e Kosove.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyre e Sali Rrumpalles

      Titulli me i pershtatshem i shkrimit,: Çdo trevë shqipetare ka Saliun e vet. Sali Berisha , apo Albin Sali Kurti, apo Turku Hylaqim (Kim) Mehmet i Maqedonisë, Pak rendesi ka. Jane njesoj. Komuniste, komunisti-islamiste, islamiste,

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pa vlere

        Albin Kurti eshte agjent Serb. Kosovar ne sherbim te Serbeve! Kaq e thjeshte eshte. Te tjerat jane broçkulla.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Neutrino

          Ja pafshi hajrin Albinos!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Buda

            Si historian kam vene re dy antimite te figures politike te Albin Kurtit: 1. Albin Kurti, është politikani më kontrovers në përdorimin e historisë së Shqipërisë per t'i lene shqiptaret e Kosoves te ndare perjetesisht nga bashkatdhetaret e tyre qe jetojne brenda trungut ame-Shqiperine. 2. Pikerisht me kete politike antishqipatre, Albin Kurti është politikani që i ka shërbyer më së miri çdo teze të Serbisë. Asnjë politikan i Kosovës këto 24 vjet nuk ka qenë ilustrim për çdo tezë serbe kundër shqiptarëve se sa Albin Kurti.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lule

              Ti hash koqet Albinit????

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jo - psikopateve, shma gni ata

                Mos u mundo kot! A.K. eshte nje psikopat I lindur, fatekeqesisht mbushur koken me brockulla majtiste te tipit Latino - leninist. Aktualishte perben rrezik kombetar per te gjithe shqiptaret. Sepse eshte armik I eger I Bashkimit kombetar. Shqiptar kudo, vezhgojeni kete njeri. Personalisht ndjehem keq kur permend Shqiperine, ndjehem I fyer. Ky Palace u fut ne zgjedhjet tona sepse na konsideroi ne te Shqiperise si primitiv. Ky Gomar nuk e di qe ne Shqiperi e vijne ne maj te K.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Eri

                  Me pak fjale eshte rrot kari o Baton dhe s'ka dite qe nuk e tregon kete.

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    me

                    ngelet si te dhjere ju mbeshtetesit e liderit "global"

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pjeter....

                      Rama ka mobilizuar gjithe arsenalin e rende dhe po gjuan me batare Albinin! Te gjithe ne nje kohe, te gjithe ne nje vije!!!....

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        anti25642654censurë

                        "Së pari, ai dëshiron që pluralizmin politik në Kosove ta zëvendësojë me modelin e qeverisjes pararojë të Lenin-it."lëreni leninin,jo se ishte pastërtia a ndershmëria politike,dhe shikoni atë që është shumë më afër në kohë!bile që është gjallë dhe fiton zgjedhjet në balotazh!!flokziu albin është idhtar i erdogënit,por fshihet pas "M-L"!si islamist ai do të ishte gotiur aq shumë sa nuk do kishte kohë të merrte frymë,nga goditja në goditje!si pseudo"M-L",ai përkrahet nga ana e majtë,shpesh tarrallake,europiane!! në të dhjetë pikat e batonës,përmëndet tërë karrakteri i flokziut albin,por duke i mveshur një nuancë sërbe!!nuanca është sërbe,por ngjyra është pastër osmane!!po të shohim me vëmëndje jetën politike të erdogënit do të shohim dhe këto 10 pika!!normalisht këto 10 pika mund të jenë të përbashkëta,për çdo lloj diktatori,por specifikimi i disa prej tyre të tregon dhe themelin mbi të cilat ngrihet diktati i personit!! interesi,nuk ja lejon batonës të përmëndë erdoqënin!i zëmërohet erdo dhe mbi të gjitha nuk e lejon nipi i burgajetit!!theksimi i arsyes së vërtetë të ideollogjisë së albinit flokzi,do ti priste atij komplet krahët!!të paktën në drejtimin europian!do të na jepte një goditje të madhe si shqipo,por do të hiqnim qafe një ndyrësirë të tmerrësisht të rrezikshme!!

                        Përgjigjjuni
                        1. b
                          b gonxhe

                          ky raport eshte draft prej Serbise me gojen dhe zemren e Baton haxhise ... me ja sha nonen sthote gja me ja sha ramen te leshon keto lloj pacavuresh....nuk thone kot qe kur Rama eshte ne krize , batoni ,frooku dhe ndonje tjeter jane ne sherbim te rames 24 ore ,7 dite te javes.. qeni leh atje ku ha,,,,,

                          Përgjigjjuni
                          1. ÇEKIÇI

                            Ty qe shkruen si Lule Albim Magari ta qiftë motren Albini është mashtrues dhe idiot ashtu siq je edhe ti qe e perkrahë Albin Kurtoviqin

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lehatari serbofil

                              Baton klloshari, vegla dhe ndermjetesi i Stanishiqit, te cilit Sllobodan Millosheviqi gjate gjykimit, i tha: "...ti ke punu per neve, a deshiron ta vertetoj kete?" Batoni uli koken dhe heshti si p*čka. Ky eshte nje lehatar serbofil kokë e kembe... let te leh kunder Kurtit, se per kete paguhet, kjo eshte zanati qe i siguron egzistencen prej lehatari te dresuar ne Beograd.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tani

                                Baton Serbi armik i betuar i Shqiptareve Ju ka helmuar jeten e cdo Shqiptsri me grurin qe sjelle nga Serbia. Gruri eshte per pulat jo njerzit bej anslizat e proteinave dhe glutenit dhe shihe o kriminel Serb.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Pal Melyshi

                                  Batoni Kriminel vrases i perditshem i Shqiptareve . Gruri qe sjrlle Batoni nga Serbia eshte per pulat dhe derrat jo per njerzit. Beni analizat e proteinave dhe glutenit dhe e mesoni. Banda kriminale e grurit nuk pranon analiza se kane kryetare kriminelin dhe vrasesin e Shqiptarve Serbin Baton. !

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Pal Melyshi

                                    Batoni Kriminel vrases i perditshem i Shqiptareve . Gruri qe sjrlle Batoni nga Serbia eshte per pulat dhe derrat jo per njerzit. Beni analizat e proteinave dhe glutenit dhe e mesoni. Banda kriminale e grurit nuk pranon analiza se kane kryetare kriminelin dhe vrasesin e Shqiptarve Serbin Baton. !

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Pal Melyshi

                                      Batoni Kriminel vrases i perditshem i Shqiptareve . Gruri qe sjrlle Batoni nga Serbia eshte per pulat dhe derrat jo per njerzit. Beni analizat e proteinave dhe glutenit dhe e mesoni. Banda kriminale e grurit nuk pranon analiza se kane kryetare kriminelin dhe vrasesin e Shqiptarve Serbin Baton. !

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Pal Melyshi

                                        Batoni Kriminel vrases i perditshem i Shqiptareve . Gruri qe sjrlle Batoni nga Serbia eshte per pulat dhe derrat jo per njerzit. Beni analizat e proteinave dhe glutenit dhe e mesoni. Banda kriminale e grurit nuk pranon analiza se kane kryetare kriminelin dhe vrasesin e Shqiptarve Serbin Baton. !

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje