Kërkojnë që me Serbinë t'i bashkojë FAJI

5 Korrik 2023, 12:34Blog Kimete Berisha

Kërkojnë që me Serbinë t'i bashkojë FAJI

Albin Kurti dhe Glauk Konjufca me paramilitarët e tyre, nuk e kanë problem që kanë FAJ për tensionimin e situatës në Veri.

Ata duan që edhe Serbia të ketë faj.

- Duan të bashkohen me Serbinë në FAJ.

Por, Veriu i Kosovës është i Kosovës, prandaj perëndimi nuk po kërkon nga Serbia të ndërhyjë për shtensionimin e situatës në Veri.

Por po kërkon nga Kosova të qetësojë situatën, sepse për perendimin Veriu i Kosovës është i Kosovës, që do të thotë Kosova pyetet për Veriun e Kosovës dhe përgjigjet për të: 'si për mirë', si 'për keq'!

E, Qeveria e Kosovës po kërkon nga Serbia që ta qetësojë situatën në Veriun e Kosovës, që do të thotë...ishalla kaq punë e dini çka do të thotë.

Një qeveri e Kosovës që kërkon nga Serbia t'ia qetësojë situatën në vend, është antikombëtare, është e lajthitur, i konsideron bandat serbe si shtet në vete dhe si partner në negociata!

Është njësoj sikur për shqiptarët e Luginës, Serbia të fajësonte Kosovën ose të kërkonte nga Shqipëria t'i qetësonte shqiptarët që i ka shqetësuar vet Serbia.

E, si Glauk Konjufca nuk kam parë as s'kam dëgjuar.

Një analfabet në politikë, i cekëy dhe monoton, i dashuruar aq shumë në Liderin sa që e 'shtramon' zërin e flet si Albin Kurti,

me cinizëm të huazuar nga Lideri, me ateizëm të trashëguar nga baba,

me komunizëm të mësuar në seanca të Lëvizjes....

një ateist që sillet si ekstremist fetar - një hibrid i tmerrshëm!

Glauk Konjufca tha se kanë kaluar sfida edhe më të mëdha se sa sanksionet e BE-së dhe se do ta bindin BE-në se është e padrejtë.

- E padrejtë BE që Veriun e Kosovës e konsideron pjesë të Kosovës dhe prandaj kërkon nga qeveria e Kosovës t'i zgjjdh problemet që i ka shkaktuar vet!

- Po çfarë sfida keni kaluar ju që krejt pērvoja juaj e punës është mbledhja e gurëve dhe sulmi me gurë e me granata ndaj Institucioneve të Kosovës.

Sfida më e madhe e Glaukut është të vjedh humor, të mësojë përmendësh shtosa me Hasa-Hysën e t'i prezantojë në Kuvend si xhevahirë të tij të humorit...

që të duket djalë zbavitës..

Dhe, po, mos me ngatërru numrin e Palettes - futë.

Lyhen, ngjyhen, punēsojnë kusherinjë e dashnore, e vjedhin buxhetin e Kosovës, luajnë tezesh me shtetin dhe...(e përsëris): i paguajnë me

paga paramilitarët serbë të 'Mbrojtjes civile' si mercenarë për ta sulmuar KFOR-in dhe Policinë e Kosovës.

Amerika - naive!

Evropa - e padrejtë!

Shqipëria - e poshtër!

Të dalldisur që ta pushtojnē botën.

Albin Kurti e ka izoluar Kosovën.

Por sanksionet e BE-sē nuk mjaftojnë.

Sansksionet janë të përkohshme por budallallëku i tij është i përhershëm.

Albin Kurtit duhet t'i merret nga Amerika dhe BE-ja ajo që e ka (ajo që ia kanë dhënë) e jo t'i ndalohen ndihmat e të ardhmes, nuk e frikëson se do t'ia marrësh fondet që nuk i ka.

Por e dridh nëse ia merr ato që ia ke dhënë!

Për shembull, të tërhiqet KFOR-i.

Lëreni vetëm për t'ia parë shurrën n'tlina.

Ky është ai që pas masakrës së Jasharve, si viç, para mediave të botës ka thënë se 'është kundër luftës dhe se për jetë e mot nuk do të merrte armë në dorë'

(shikojeni videon, dëgjojini e lexojini faktet).

Familja Jasharaj, e para, duhet t'ia mbyllin derën!

Familjet e dëshmorëve, të gjitha pa përjashtim, duhet t'ia mbyllin derën.

Dhe ta ndëshkojnë që po i përdorë varret e tyre, të vdekurit e tyre për të mbajtur gjallë qeverinë e tij.

P.S. Dje, në një 'vend' e ndeza një qiri.

Nuk dukej drita e qiriut prej rrezes së diellit.

M'u ka tesh shpirti...pa menduar, pa qëllime të këqija, pa u frikësuar, nga fundi i barkur iu drejtova Zotit me këtë lutje që më çuditi edhe mua:

- Të lutem, o Zot, kthema besimin tek Ti!

Dhe, sipas mundësisë, kthema shpresën...

E gjithë kjo pabarazi.

E gjithë kjo padrejtësi.

I gjithë ky trishtim!

- A thua a është çdo gjë e shkruar!

37 Komente

  1. L
    LEXUES

    Je nje analiste gazetare e shqiptare e nderuar zonje-Respekte

    Përgjigjjuni
    1. o
      orjon

      Qeveria Kurti perfshi ketu dhe ndyresiren Osmani jane fatkeqesi per Kosoven, ata qe i perkrahin jate si ata shpellare qe perkrahin Sali NON GRATEN. Sa njerez te trashe ka ky komb prandaj kemi mbetur kaq mbrapa botes.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Visi

        Moj K....sipas teje Serbia spska faj por Albini dhe Glauku dashkan që Serbia të ketë Faj..... Shko e shfryja para se shkruash...

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          Ti vis ose ke lexuar vetëm titullin ose je shpellar. Ajo shkruan qartë që: i kërkohet kosovës të qetësojë gjakrat sepse mitrovica është e kosovës. Pikë

          Përgjigjjuni
          1. S
            SPAK

            ......ore Visi ke ndonje fakt qe kjo eshte K....? Duhet te kesh ne familjen tende qe e perdor ate fjale! Prandaj kosova dhe Shqiperia jane ne kete gjendje sepse ka njerez mesjatare si ty! Shqipja jone e bukur ka shume fjale per te thene se nuk je dakort me dicka me dike! Qetesohuni o "trima" te Albinit dhe Saliut! Trimat kosovare u vrane ne lufte ,sot Albini hiqet trim,kur s'ka luftuar nje dite! Nuk eshte patriotizem eshte, eshte EGO Kosovari injorant!

            Përgjigjjuni
          2. F
            Fener Zizi

            Gjigande, Patriote, Moter, Kimete je vertet shume Madheshtore ,gjen Vargun per te treguar dhimbjen qe vjen nga Injoranca e Analfabeteve Funksional ,qe fatkeqesisht ne Kosove jane Shume. Kryeminister qe per Mendimin tim ,eshte Agjent i Rusit dhe paguhet per Destabilizimin e Ballkanit, se Takon Ramen, ndoshta i vjen deri te Hajdari dve se shikon dot ne Sy. E çte presesh nga Ai Skuth, Sa do doja ,qe Njerez si Ju Kimete te kishin ne Dore Fatin e Kosoves, po ne Kosove jeni fatkeqesisht pak. Sukse Kimete Moter.

            Përgjigjjuni
            1. ÇEKIÇI

              Per shkrimin e te madhes Kimete Unë kam nji koment te shkurter Albin mashtruesi Glauk injoranti

              Përgjigjjuni
              1. T
                Trotski

                Respekte Kimete .Ia ke kendue Bin Laden Kurtit siç e meriton.Boll me kete Lloj Edepsezi Paranojak .Po e gropos Kosoven me ate Patriotizmin e Tij fals.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Avni Rustemi

                  Ku eshta UCK-ja? Ajo bashke me USA e bene Kosoven shtet te pavarur. SKosovi ka mundesi qe e ;ane ne dore te Alnin Kurtit? Hajde e merre vesh. Ku ka bythe Albini te drejtoje Shtetin e Kosoves. Albini si Haxhi Qamili, sherbetor i armiqve te Kosoves. Mbrojeni Kosoven o pjesmarres te UCFK-se.

                  Përgjigjjuni
                  1. z
                    zalli

                    Thuhet se nga Jeta,ashtu si nga gostia,njeriu nuk duhet te largohet as i etur,po as dhe i dehur,me duket se Kurti do largohet nga jeta(politike,se ajo njerzore u befte100),i Dhj.....r.te mos degjosh nuk eshte faji i njeriut,po te duash te mos degjosh,eshte vetmjaftueshmeri e tepruar,O je Hyjni ose je Gomar,me duket se kurti anon nga e dyta.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tedi, Durres

                      Kjo zonja sikur u betua qe nuk do shkruante me.!!!!!!!!!!!!!!!?????????

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Raimond vlonjati

                        Po boll ti moj Kimete idiotja, nuk e kupton ti qe keta ne qeverine e Tiranes jane bashkepunetore te Vucicit dhe bejne politiken e Serbise ?

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Skraparliu

                          O vlonjat te qafte nena, se e ke të keqen brëna!

                          Përgjigjjuni
                        2. F
                          Flamur Struga

                          Oj Kimete ,ti verte je e mencur,por vetem objektive e sinqerte me situaten qe fashizmiruso serb e ka krijuar,po e anashkalon.Aftesin te cilen e ke ,te lumte por mba ballancimin edhe ne qofte se e urren ,vetem qe je qytetare e Republikes te Kosoves,ndaloj emocionet e tua dhe brenda perimetrit ku synojne armiqet tane,te behesh nje gjyqetare reale,.merr shembull nga deputetja e Britanise te Madhe zonja Alicia Kearns,nga xonja tjeter Bojana Vatic..te cilat i drejtohen mbare njerezimit se kush eshte Albin Kurti,(kryeminister)zonja Presidente Vjosa Osmani ,Republika e Kosoves,dhe armiqet shekullor ,qe edhe ne kete shekull jetojne dhe veprojne si ne shekullin 19.Ti Kimete reflekto pak ,se po del qe ti nuk i kontribon Atdheut tent,por po i bashkohesh armikut shekullor me qendrimin tent te njeaneshem.Se cfare motivi ,wellimi ke keshtu,kete vetem ti e di..

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            arbri

                            Exelente si përherë Kimete Berisha

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Besnik

                              Nje klithme e vertete, dritheruese! Te lumte

                              Përgjigjjuni
                              1. l
                                luli

                                je talent per te shprehur te vertetat para gjith shqiptareve kudo ku jane

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Alban

                                  te lumte Kimete ...Nje shkrim realist

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Lasgushi

                                    Shkojnë bëjnë atë Antipatiken,Vjosën,presidente: budallaçkë,e shëmtuar,antipatike,bibë....etj. O kosovarë,pse nuk bëni presidenta,këtë Kimeten?Krejt e kundërt me Vjosën.Që do të nderonte,gjithë shqiptarët.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Mark

                                      Ne kemi Gjekmarkaj per fejtone, po kjo "lehsja" e pamunguar ndaj Kurtit eshte me keq. Nje Kimete e la Shqiperine tani kemi Kimeten tjeter.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. H
                                        Haxhi Baba (I riu)

                                        Kjo zonjez mua me kujton zonjen Kokolari.Te dyja bejne bla bla bla.Kurse disa komentues mua me kujtojne qente nga fshati Peshtani qe Komandohen nga nga pojaku M Morri

                                        Përgjigjjuni
                                        1. H
                                          Hasoni nga peshtani

                                          O Xhi! Me duket se je per kete pune!

                                          Përgjigjjuni
                                        2. B
                                          Baci

                                          Bravo Albin, edukoje pak narcistin megaloman te Shqiperise se nuk esht mesuar ti mbajn qendrim e te vuaje pasojat e vendimeve qe merr. Esht mesuar me servila, bythelepiresa qe nuk kane kellqe ta kritikojn. Nqs doni me pa cilat plage i djegin Rames, shikoni cilat plage lepin gazeta tema, mbasi ka mbaruar bytheleprijen e zakonshme. 4 nga 10 artikuj ne faqe te pare sulmojn albinin. Jo se mendojn objektivisht se e ka gabim. Po sepse te albini shohin aktorin politik qe refuzon te lepije bythe, dinjitetin e liderit qe ben as me shum e as me pak se punen e vet. Esht antidoti spektakolar i vete Temes.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            Pejani

                                            Kesaj i flasin hormonet e çrregulluara, mos ja vini re, se ata qe shan dje i levdon sot, dhe ata qe levdon sot, i shan neser .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. C
                                              Censura

                                              Vetën ti, Rama, Mero, Karlo, opozita e marrë peng me në krye Lulu, Sali Like dhe sufllaqexhinjtë mendoni kështu. Shqiptarët e tjerë thonë:Bravo Albin

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Dardani i Ri

                                                Censura, ata që thonë "Bravo Albin" duhet të jenë po aq të marrë sa Albini.

                                                Përgjigjjuni
                                              2. h
                                                humor ballkanik

                                                Albini pra eshte bashke me Vucicin e me Serbine (ndonese nuk ja pranon ate, Asociacionin e famshem)...por kane kunder Aleatin Strategjik me Kimeten pas bythe qe i shqeteson kjo "aleance" ne faj....Ahahahaha, Kimete, shko e gjej ndonje shtrat ne spital per vehte...

                                                Përgjigjjuni
                                                1. t
                                                  tomi

                                                  Qimetja sa here qe i q.het del e shfryn ne gazete

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. "
                                                    "BOHOTINA"

                                                    Bravo Kimete. Te lexoj me endje. Te kuptoj shume mire edhe pse jam nga nje zone e thelle malore sic eshte Laberia ( Kurveleshi i siperm, me sakt) se Laberia eshte e madhe. Stili i te shkruarit eshte i vecante. Te falenderoj...

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. L
                                                      Lili

                                                      Uh mi Kimete na shkrive fare me keto gjepura te perseritura!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. n
                                                        nga një Jurist pedagog në Univ.Tetovës

                                                        Një shkrim i saktë dhe mjaftë therës për realitetin se, kush e drejton fatkeqësisht Kosovën që nga dita e votimit 51% të trushpëlarve për LVV. Një TË LUMTË të madhe Kimete Berisha.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. V
                                                          Vlora

                                                          Respekte, me kulturë, erudite dhe me ashpërsne e duhur. Me falni, nëse më lejohet, në shprehjen "lëreni vetem për t'i pare e shurren në n'tlina", mund të përdorej togfjalëshi "për ti parë mutin shaleve" kjo shprehje përdoret nga zona e Vlorës. Respekte!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. G
                                                            Guri i Atos

                                                            Saktë ! Më përmetarçe ; të / i , piftë [...] shalët .

                                                            Përgjigjjuni
                                                          2. Q
                                                            Qorbë

                                                            Ky Albini mos ka ngrënë në burghet e serbit një lugë qorbë të prishur dhe tash vjell rrugëve?

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. P
                                                              Pajaziti

                                                              Albini M.. të nxirret me shqelma nga biruca . Nuk ia ka bë baba Kurcit Kosoven që ky i Crna Gores ta shet si të doj!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. C
                                                                Corpusi

                                                                Kjo kurve tregu. Njehere e nje kohe thoshte ckane shqiptaret qe serbet i duan dhe nuk duan kosovaret

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. B
                                                                  Begi

                                                                  Mir moj Kimete te gjith e dim se Veriu asht i Kosoveue bota po na ben fajtor e takon qeveris te zmbrapet po moj bij e. Mitrovices nuk ja thua botes se perse Kosova duhet te bisedoj me serbin alias kryekriminelin Vuqiq per kopilat dhe krimenelat Serb.

                                                                  Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje