Albin Kurti pati burrërinë t'i rezistojë ndërkombëtarëve, ata që e akuzojnë si tradhtar janë idiotë!

28 Shkurt 2023, 11:28Blog TEMA

Albin Kurti pati burrërinë t'i rezistojë

Nga Andi Bushati

Formulimi diplomatik që u gjet në fund të takimit të tensionuar të Brukselit: “E pranuan, por nuk e nënshkruan”, tregoi më së miri se sa larg janë ende qëndrimet e Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiçit për të firmosur atë që u njoh prej verës së shkuar si plani franko- gjerman. Mjafton dhe ky dështim, i shitur si arritje, për të kuptuar absurdin e komenteve dhe shpjegimeve që shpërthyen në botën shqiptare, ku palët u barrikaduan sërish në qëndrimet e së shkuarës: pro dhe anti Kurti. 

Për disa Albini tradhëtoi, ai e pranoi Zajednicën, konceptin pezhorativ që dikur si opozitar përdorte për të sulmuar krijimin e asocacionit të komunave serbe. Për idhtarët e tij, kryeministri i tyre i tha JO krijimit të një republike të dytë serbska në Kosovë, madje pati meritën ta bëjë këtë pa e shpënë vendin në konflikt me ndërkombëtarët.

Në fakt, përtej kësaj logjike partizane e vërteta e asaj që ndodhi këtë fundjavë në Bruksel ishte tepër me e koklavitur. Mospranimi për të hedhur firmën mbi dokumentin e servirur si “merre ose lëre”, nuk mund të spjegohet vetëm me argumentin foshnjarak se aty nuk gjendej kryeministrja serbe Bernabiç, që duhet ta kryente formalisht këtë akt. Duket se mes palëve ka ende kontradikta të pa sheshuara. Dhe kjo është shumë më e lehtë të thuhet tani kur dokumenti i BE u bë publik në formën e tij zyrtare. Po të lexohet me vëmendje, aty vihet re se Serbia detyrohet të pranojë gjëra të pa imagjinueshme më parë për një vend që ende e ka Kosovën në kushtetutë si pjesë përbërëse të vetën. 

Cilido që gjendet në pushtet në Beograd, e jo më një autokrat nacionalist si Vuçiçi, do e kishte tejet të vështirë ti servirte njerëzve të tij koncepte si sovraniteti teritorial dhe respektimi i integritetit të Kosovës, njohjen e dokumentave të saj, heqjen dorë nga përfaqësimi në marëdhëniet ndërkombëtare, etj. Firmosja mbi një draft, ku palët nuk emërtohen më, si deri tani, Prishtina dhe Beogradi, por me emrat e tyre shtetërorë, Kosovë dhe Sebi, nuk ishte gjëja më e lehtë për presidentin serb. Ndaj Vuçiç që kur filloi të marrë formë projekti franko gjerman, zgjodhi të bëjë një lojë të dyfishtë.

Për të mos i thënë jo të prerë perendimorëve, me të cilët edhe ashtu i kishte mardhëniet të tensionuara për shkak të rrefuzimit që ti vendoste sanksione rusisë, ai zgjodhi rrugën e miratimit me pengesa. Alibia e Beogradit u bë refreni: “si mund të nënshkruajmë marrëveshje të re, kur Kosova nuk zbaton ato të firmosura prej një dekade, për themelimin e shoqatës së komunave serbe”. 

Kështu edhe me një lloj suksesi ndërkombëtar, kryesisht pranë amerikanëve, Vuçiç arriti ta shndërrojë asocacionin në kryefjalë të debatit diplomatik, ndonëse mes palëve ekzistonin edhe së paku dy dyzina marëveshjesh të pa respektuara. Tek një pjesë e negociatorëve sidomos SHBA, nocioni: në fillim asocacionin pastaj të tjerat, u bë mbizotërues. Kjo e detyroi kryeministrin Kurti që të shpallte planin me 6 pika që parasheh zbatimin e kësaj ideje vetëm pasi vendi i tij të marrë njohjen e plotë nga Serbia.

Po ti vendosësh edhe deklaratat e liderëvë, të hënën, në këtë kronologji ngjarjesh, e ke më të lehtë të kuptosh se kjo ka qenë edhe pika se përse palët nuk nënshkruan në 27 shkurt. Albin Kurti deklaroi se ai ishte i gatshëm ta bënte por se ata që pati përballë nuk pranuan. Nga ana e tij Vuçiç nuk nguroi të fliste për asocacionin duke theksuar se kryeministri i Kosovës nuk qe i gatshëm ta pranonte atë në këto momente. Pra hija e asocacionit e arriti ta pengojë finalizimin e marrëveshjes.

Në taktikën që zgjodhi Aleksandar Vuçiçit i duhet njohur një lloj suksesi dhe aftësie për të bindur ndërkombëtarët. 

Duke nënvizuar këtë, relativizohet së tepërmi propoganda që po mundohet të bëjë qeveria në Prishtinë, sikur ajo u rendit në krahun e perendimorëve, duke qenë e gatshme të nënshkruajë, gjë që Beogradi nuk arriti t’a bënte. 

Natyrisht, Albin Kurti e refuzoi gjatë gjithë kohës me forcë presionin që të themelonte asocacionin para marrëveshjes. Ai pati burrërinë ti rezistojë ndërkombëtarëve dhe koherencën për ti ndenjur besnik votave që ka marrë. Në këtë kuptim kritikat për tradhtarin që ka kapitulluar janë thjeshtë një retorikë idioteske. Por, ama ndeshja nuk ka përfunduar. Etapa e 27 shkurtit ishte tepër e zbehtë për të përcaktuar fituesit dhe humbësit e një loje ku “pakti nuk u nënshkrua, ndonëse u pranua”. 

Me sa duket trysnia ndërkombëtare për kushtin e panegociueshëm të Vuçiçit, themelimin e shoqatës së dhjetë komunave me shumicë serbe, do të vijojë të jetë në epiqendër të finalizimit të marrëveshjes. Ajo do të vazhdojë ta mbajë Albin Kurtin mes dramës së dy llogoreve, atyre që e akuzojnë se ka qëllim vetëm të zgjasë pushtetin dhe atyre që i besojnë se po këmbëngul të mbrojë shtetin.

18 Komente

  1. A
    Aktashi

    Andi idioti,po Albini me kete plan, pranon asociacionin dhe askund nuk kemi njohjen e Kosoves as nga Serbia as nga 5 shtetet e BE.Aty permendet fjala palet dhe jo si thua ti.Kisha serbe behet faktor me vete.Nese themelohet asociacioni para njohjes se Serbis,harroe me njohjen nga ajo.Albini eshte nje mashtrues i papresedan!

    Përgjigjjuni
    1. S
      SADIU

      Doli ky gojë nevojtorja e shekullit të kaluar, ky shpirt ziu dhe shpirt katrani, jashtëqitja e shqiptarve të mire

      Përgjigjjuni
      1. q
        qin

        I vetmi plan qe vlente per zhvillimin e Kosoves dhe bashkimin e trojeve shqiptare ishte ai i presidentit Hashim Thaci.Gjithe keto planet dhe marreveshjet e tjera jane pordhe qe politikane te paafte leshuan mbi te ardhmen e trojeve.Normalisht qe krejt analistet e pjerdhur ketej edhe andej kufirit do perpiqen te lajne @@tin me @#urre tani qe zajednica do filloje te krijohet.

        Përgjigjjuni
        1. a
          amerikani

          IDIOT E FAQEZI JE TI HE KREJT SERBIJA TA QIFSHIN FAMILJEN SE SHQIPTARET NUK FLLIQEN MË FAMILJEN TËNDE E TE ALBIM TRADHTARIT

          Përgjigjjuni
          1. G
            Grey

            Andi hiqe mbiemrin Bushat! Bushatlinjte nuk bashkepunuan me Ali Tepelenen Pasha, por shqiptaro ilir, sepse ata e shiten Shkodren tek Serbi. Sa I perket A.Kurtit, dua te theme se kjo marreveshje dyket si nje Rambuje 2! Valle kaq egoist je ?

            Përgjigjjuni
            1. G
              Goliku

              Ky sharlatani Bushati kot flet. Eshtë aq i pabesueshëm sa, edhe vetë nuk i beson ato që flet. Një injorant antishqiptar, asgjë më shumë.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Velo

                Nëse do ishte pranuar ndryshimi që kishte ndër mend Hashim Thaçi, sot Kosova do njihej nga e gjithë bota dhe Ballkani do ishte më qetë.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Drini

                  Vetem shoku Hysni dinte ti zgjidhte keto situata te veshtira, mesa duket edhe nipi paska trasheguar dicka nga shoku Hysni

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    andi bushati biri kurves

                    Nuk kam nerva te lexoj kete idiote noterik.Por me vjen keq me disa we komentojne kete debilin e lini pa komentuar dhe do vije momenti qe sdo shkruaj me.Ai me komentet tona behet pasha dhe thote me vete qe une jam i paaritshem,ai duhet lene ne marezine etij o komentues.

                    Përgjigjjuni
                    1. p
                      pa emer

                      Andi, tu hashe mutin te gjitheve, ti je nje idiote me patente gazetari; palaço rrugesh, pa edukate dhe kulture dhe nje foto e zeze e se kaluares!

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        pa emer

                        Grey, nje e vertete e pa mohueshme ajo qe Bushatllinjte nuk doni te bashkonin Shqiperine si u propozoi Aliu, por ne pergjithesi shkodranet s'kane qene me shqiptaret dhe Shqiperine kurre. Ja shikoi sot, kane 32 vjet qe i jane ngjitur brekeve te bythes nje dobiçi te serbise.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Arjan

                          ANDI NJE ANALIZE E SAKTE KUSH KA TRU ME E KUPTU ,KURSE TE GJITHE ATA RIPJELLES QE VAZHDOJNE TA URREJNE ANDIN SE I KUJT ESHTE ,ME PARE DUHET TJA BEJNE PYETJEN RAHMUTIT QE KA JETU NE BLLOK ME GJITHE TE MIRAT SE I ESHTE DHENE MUNDESIA TE DALE PIKTOR I”TALENTIAR” SE SI BASKETBOLLIST ISHTE NJE HIC POR KU U BE EDHE PROFESSOR SAPO DOLI NGA BANKAT E SHKOLLES .

                          Përgjigjjuni
                          1. f
                            fjala vjen

                            Nena jote, Arjan te paska ripjerdhe ty se kush e di se ku te ka zene, dukesh pa foto. Te marte purtha shalet dhe u lefsh ne pordhet e dobiçit sheqeres! Urime.

                            Përgjigjjuni
                          2. D
                            DI

                            Shkoj shyta mimarr brinat ila edhe vesht krejt iharroj me bashkim kombetar e damet e luftes etj Por mir asht apet qe o vedisu ky autokrat ivogel

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Taulant

                              O Bushat ke te fala nga Edi Rama! Po nuk u merzite o burre tu shkrujt perdite pallavra? apo ashtu eshte nje pune se nuk terhiqesh dot. Eh, thuj, gelltit nje luge corbe te prishur dhe je mut per tere jeten.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Populli

                                Bushati eshte idiot katerdimensional: idiot se eshte i paafte si analist, idiot se kerkon te laje Bllokmutin me shurre, idiot se paguhet te shkruaje idiotesira, idiot se as vete nuk iu beson atyre qe shkruan.

                                Përgjigjjuni
                                1. p
                                  pesimisti

                                  Kur idioti Andi,ofendon te tjeret si idiote. Andi o mendje zhuls,ty dhe Lubonjen nuk ju duroj t"ju shoh, jo me te lexoj pacavuret tuaja. O idiot nuk i lexon komentet,apo je si ata qe peshtyhen dhe kujtojne se bie shi.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Populli

                                    O arjan ku e di qe Rama ka jetuar ne bllok apo e ngateron me bucen qe leh se ai eshte kone blloku bashke me birishin.Prandaj o arjan mos ngatero kekun me byrekun he xhani i salehut.Sa te paguan konia e bllokut qe te komentosh per kete kone blloku api mis je vete konia.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje