
Nga Rudina Xhunga
Pas viteve 1990 shumëçka u shkatërrua, ndërmarrje të tëra. Është e qartë që industria shqiptare nuk degradoi, por ajo u shit për skrap sepse degradoi politika. Njerëz të caktuar u paguan që Shqipëria të humbiste gjithçka kishte dhe të kthehej në një vend siç është sot, në dorë të gjithkujt.
Por përveç shkatërrimit të pasurisë kombëtare, e cila është e dënueshme penalisht, ka ndodhur diçka tjetër po ashtu e dënueshme penalisht. Kontratat abuzive me ata që po shfrytëzojnë prej kohësh tashmë, pasuritë tona kombëtare. Për shembull njerëz që kanë punuar me naftën, të tregojnë se ajo që po ndodh tani me Bankers, është e padrejtë. Dhe kjo kuptohet kur sado pak përmendet nafta, Bankers në gazeta të veçanta sponsorizon shkrime ku thuhet drejtori aktual ka bërë dhurata të caktuara për një shkollë në një fshat.
Kjo duhet të jetë e qartë, që sapo të shikoni në një medie, që Bankers ka bërë këtë dhuratë, apo Kurum ka dhënë disa xhingla në një fshat tjetër, kini parasysh që media është paguar, me qëllim krijimin e një imazhi pozitiv për këto kompani. Të cilat në fakt përveçse fusin para në xhepat e tyre, nuk dihet se çfarë të mire i sjellin vendit.
Sot nuk mund të mendojmë vetëm për grilat e shtëpisë sonë, duhet të mendojmë edhe për oborrin. Në vendin tonë ka para, zot i të cilave je dhe ti, jemi të gjithë aksionerë në pasurinë kombëtare. Është kohë e artë tani, ndërsa kemi sytë te SPAK, të mendojmë për drejtësinë e cila funksionon që nga gjërat e vogla deri te të mëdhatë.
Ndaj unë mendoj që sot është momenti më shumë se kurrë të flitet, të tregohet, kush na e ka vjedhur pasurinë e prindërve tanë, pasurinë tonë, te vendit tonë. Ka ardhur koha të mendojmë më shumë për atë që na përket të gjithëve. Dhe këtë mund ta bëjmë duke folur. Shumë kush ka pasur indiferencë, por sot janë shtuar njerëzit që dëgjojnë, dhe ata që flasin.
Deri tani në emër te dekomunistizimit ka qenë e ndaluar të flitet për pasurinë kombëtare. Njerëzit kanë pasur turp e frikë, të pranojnë se prindërit e tyre kanë ndërtuar dhe kanë kontribuuar në pasurinë kombëtare.
Është e pafalshme që sot të punohet për një pagë 30 mijë lekë. Por nëse nuk flasim dhe të tregojmë se çfarë na kanë vjedhur, kush na e ka marrë, ata do të vazhdojnë të jenë heronjtë dhe ne skllevërit modernë. Por duke folur ne shtohemi dhe duke u shtuar, frikësojmë ata që na vjedhin. Ndaj je i ftuar të flasësh në Dritare TV dhe të tregosh për historinë e prindërve të tu.
Nga te paktat here qe shoh nje shkrim me te vertet te vlefshem!
kush ka vjedhur pasurite tona duket sheshit,shiko kush ka vila ne lalez,lunder,ne bregdet e mal per verim,shiko kush pushon ne ishuj. Populli i di dhe i shikon politikanet e familjet e tyre si jetojne e bejne qef.A ka ndonhe politikan te varfer,aq sa i kushton nje makine,nje udhtim per pushim,aq sa harxhon monika per macen,mund te ushqeheshin te varferit,mund te ndertohej nje shkoll apo ambulanc. Aq sa paguajne keta politikan per lobingje apo per foto mund te ishin investuar kudo. Atyre krimineleve nuk u vjen keq per parate se i kane te vjedhura e jo me djerse. Ne shikojme vetem vilat e jeten luksoze te tyre,por sa kane neper bankat e botes,sa kane neper dysheqe... Pse luftojne te kapin ndonje karrike keta politiqener?per popullin apo per te shtuar pasurine e tyre..........
RUDINA BRAVO PYETE SALI VIRUSI KUSH E VODHI KETE VEND HAJDUTI THERET KAPENI HAJDUTIN POR XENI GITA SALIU NUK LANE GJE PER TE VJEDHUR Po nuk u larguan keta nuk sheroet Shqiperia
Aleksander Meksi e shiti Uzinen e kromit ne Elbasan kompanise se falimentuar Darfo per 500 mije dollare, qe ja dha Eduard Belegu, duke skualifikuar disa kompani multinacionale me shume rreputacion. Pervec kesaj, PD-ja qe ne ate kohe kontrollonte parlamentin, mori nje vendim te paprecedent ne praktiken boterore, duke fiksuar cmimin 5cent per kwat per kompanine Darfo, per nje periudhe prej 5vjetesh. Sala ne ate kohe e kishte mendjen qe te fryheshe ne Presidence. Kur e kuptoi se paret beheshin ne K.Ministri, kaloi ne karriken e K.Ministrit dhe historine e dini, keshtuqe nuk po vazhdoj me gjate.
Kur eshte shitur kjo Meksi nuk ka qene Kryeminister....rezik dhe pas Nanos Gjejeni kur eshte shitur pastaj flisni... r ...ndersa per Rudinen: Nuk punonin se qene teknologji e vdeku.... dhe si skrap jane shitur pas 97
Shoqëria Darfo Albania shpk u themelua më datë 14.04.2000, me seli në Tiranë, nga ortaku i vetëm Darfo s.p.a, me qëllim zbatimin e marrëveshjes konçesionare të nënshkruar midis Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit dhe ortakut "Shoqërisë aksionare të së drejtës italiane të emërtuar "DARFO"
Bravo Rudine!
Mirë Rudina. Por të gjithë ju që trajtoni sot temën e vjedhjes, grabitjes, shitjes, privatizimit dhe shkatërrimit të pronës së përbashkët publike dhe resurseve (burimeve) natyrore ( minierat, kromi, qymyri, bakri, nafta, pyjet, toka, uji etj etj) jeni kujtuar disi me shumë vonesë. Një popull normal do të kërkonte listën e të gjitha koncesioneve dhe privatizimeve të ngjara që nga viti 1990. Dhe për këtë ia vlen të bësh vërtet një revolucion të paparë. Dhe jo për karrigen e Berishës, që bën sikur po qan për hallet e popullit! Apo të Shkëlzenit?! Por populli shqiptar nuk është një popull i ngritur moralisht dhe politikisht. Mjafton të shohësh sesi ndjekin si të çmendur dhe mrekullohen nga Big Brother, nga Luizi etj etj. Apo se si kanë dalë në vendin e parë në botë në trafikun e lëndëve narkotike dhe drogave nga Ekuadori në Anvers të Belgjikës, në "ngritjen" e shtëpive të barit në Angli etj etj. Ndofta duke qënë në shumicë vetë bandit dhe hajdut (kokë lashë dhe kokë solla)! nuk i bëhet shumë vonë për vjedhjen dhe grabitjen e pasurive kombëtare. Vetëm 10% e shqiptarëve vuajnë sot për mbrothësinë e vatanit. Shumica shikon veçse interesin e vet vetjak. Pa e kuptuar se shurrën e bërë në det do ta gjesh në kripën që do i shtosh gjellës. Pra pa e kuptuar se vetëm duke mbrojtur të përgjithshmen mund të mbrosh personalen! Me parullën "secili për vete, Zoti për të gjithë" nuk shkohet larg. Shumë shumë shkohet, siç edhe ka vajtur edhe vendi ynë, deri te xhungla dhe anarshia, te korrupsioni marramendës dhe krimi i përhapur ngado.
Problemi eshte se ideatori dhe ekzekutori i shkatarrimit te ketij vendi akoma vazhdon te uluras per shkaterrim.
Respekte.
Këta të gjithë pasi vodhën gjithandej tani na bëjnë moral. Dmth kush vodhi vodhi tani boll. Tani e tutje është turp të vidhet. Popull I mbaruar!!!
Bravo Je nga te vetmet gazetare qe tregon profesionalizem. Gure gure behet kalaja dhe jo me peshtyma e jarge kriminelash.
Ashtu eshte ti o Shqipo prej Amerike, por me gure te pjerdhun, si puna e ketyre gureve te Xhunges, kalaja del e fendun.
Rudina sakte Dhe ti katarakt ke te drejte...,por me mire vone se kurre. Te bejme dicka per normalitetin e femijeve tane...,te punojme per edukimin e Tyre qe te jene njerez normale,...te marrin nje edukate te mire ,te duan veten,te afermit, te tjeret,te punojne prirur nga ndershmeria. Si te gjitha vendet normale e te civilizuara. Atehere do ta DUAM dhe vendin tone ..realisht. Duhet pune shume,..e hapur,..e mencur.
Mëse e vërtete dhe keni respektin timë zonja xhunga..!!
Çudi si Rudina dhe i shoqi Dritani janë katandisur te Dritare TV ku nuk i sheh askush. Çudi si nuk i shpëbleu Rama për gjithë propagandën dhe servilizmin e tyre në tërë këto vite! Tani Rudinës i ngelet thjesht t'i bjerë Bakersit apo ndonjë kompanie tjetër, me shpresën se mos kompani të tjera në faj t'ju hedhin ndonjë kockë. Por Bankers
Te te vije turp, o komentator! Aaa, po te kesh folur ti para saj, po, mund ta shash.Cila djallezi ju shton dyshimet dhe nuk ju le kurre te vleresoni pjekurine e nje gazetareje nga me seriozet?! Menjehere mendja ju shkon te kockat! Kjo eshte bere semundja e ketyre koherave.
Ore llogaria behet kollaj po kush do e beje? Merri me radhe shih tatimet sa taksa kane paguar shih sa pasuri deklarojne dhe u be hesapi Psh Samir Mane deklaron pasuri 1.5 miliarde dollare Me kaq pasuri sikur vetem TVSH dhe Tatim fitimi duhet te paguante 35% pra per cdo 1 usd te fituar duhet ti kishte paguar 0.5 usd taksa (pa i hyre llogarive sa ka kushtuar malli qe ka tregtuar,sa paguhen ata qe punojne per te dhe duke ja falur gjithe taksat e tjera Shkoni tek tatimet dhe shikoni sa taksa ka paguar dhe ja u gjeten hajdutet po keshtu beni per Kastratin Salillarin Gjoken,Ulajn e te gjithe me rradhe keta qe na bejne karshillek. Pra kush do e beje ose shqip kush ka BYTHE ta beje??
Turp eshte te shkruash nje artikull te tille dhe te marresh levdatat e qorrave. Ju gazetaret keni qene dhe vazhdoni te jini bashkefajtore kembe e koke me politiken dhe shpresoj qe kete artikull e keni bere vetem per te marre ndonje klikim ne rrjet.
Po pse kush te ka thene ty moj shoqja Xhunga se jetojme ne Demokraci? Apo nuk e di qe Komunizmi nuk u largua kurre nga Shqiperia, por thjesht veshi petkin e Iluzionit te Demokracise, duke bere me lemsh te drejten e prones, pasl e shkaterroi per kater gjenerata, e duke terrorizuar Biznesin e vogel dhe te mesem keto 33 vite shkerdhatokracie. Keto furcat e findet hipokrite Marksiste, nuk te shkojne hic Rudina, Pasi sabotuat pronen dhe lirine e iniciatives se lire te njerezve, per gjysem shekulli plus 33 vite, tani na derdhni lote krokodili per shpresen e humbur te kolektivizmi Marksist i pashallereve te kuq dje dhe pjelleve te tyre te ferrave sot, te cilet kane monopolozuar gjithe ekonomine Shqiptare me kompani fiktive Offshore.
Si nuk kini turp qe shkruani akoma per periudhen e “Ndertimit te Socializmit ne kete menyre. Social do te thote e gjithe Shoqeria bashke. Shqiperia u nda me te Privilegjuar dhe te Persekutuar. Privilege and Persecution. Ato u ndertuan nga te Persecutuarit dhe si te tilla do shkaterroheshin. Sic u ndertuan ato “Ndertesa” me perqindje te ulet cimentoje dhe hekuri ne Termetin e Turqise. Kjo e fundit ishte dhe nje hakmarrje e Zotit per krimet e Osmaneve kunder Kombit Greko-Ilyre.
Po por kur shkatrron njeriun si nga otomanat byrazerat tane,ashtu dhe komunizmi ...kete perfundim logjik do kemi.-...Barbar!
Kjo zonja ka mbi 30 vjet që punon në mediat pamore, e ka parë dhe degjuar kush të flasë për terapine e shokut, cekun e bardhë, privatizimet ku ndermarrjet iu dhanë dy-tri personave dhe punonjesit u flaken jashtë me letra me vlere qe perfunduan sa 3Kg mish vici, greven e te persekutuarve politike per kthimin e prones private si ne të gjitha ish-demokracite popullore në Europen Lindore... Asnjë nga këto dhe nga shumë e shumë të tjera... Ne kembim ciceron brockulla në ekran... Tani bën kritiken e sofres ku vetë është zhdepur në të ngrënë... Krijese e denje e Hoxhizmit, pa asnjë dinjitet intelektual...
E mer ti, Nexhmija vdiq keshtu qe Rydina Bullunga nuk ka cil te intervistoje. Po te rrime shtremet e te flasim drejt. Ky popull nuk filloi te vidhet ne vitin 1990. Hajdutlliqet e pas 1990s jane te paperfillshme ne krahasim me vjedhjet gjigante monstruoze te para 1990. Rudina do te shese sapunin per djathe kur thote per fabrikat e uzinat e per pasurine kombetare te popullit shqiptar. Si mund te flitet per pasuri kombetare kur populli shqiptar shkonte ne pune, punonte si gomari, sidomos fshataret e gjore dhe cfare perfitonin nga kjo pasuri qe krijonin? Asgje. Produkti shqiptar qe prodhohej nga puna cfilitese kryesisht shkonte per eksport dhe nje pjesse e vogel konsumohej duke u blere me ato pak para qe kishin njerezia nga rrogat qesharake se per te ardhura te tjera as qe behej fjale. Pyetje? Ku shkonin parate qe vinin nga eksporti? Eshte e vertete qe nje pjese shpenzohej edhe per te mbajtur mjetet qesharake te prodhimit, qe nga ana tjeter sherbenin per skllaverimin e metejshem te njerezise, kurse valuta tjeter depozitohej neper bankat e huaja ne emer te kujt thoni juve? Ne emer te atij dhe familjes se atij qe nostalgjiket e sotem thone nuk ju la gje kalamaneve. A me verte, a? Po parate qe vinin nga kontrabanda e cigareve Marlboro dhe Kent qe prodhonte ilegalisht fabrika "Telat Noga" si inkuadrohej ne "pasurine kombetare"? Nejse, gjejeni vete. Ah po, kishim ushtri te forte, dmth pasuri kombetare duhej te shenzohej per ta mbajtur ate ushtri. A me verte, a? Cdo ndihme me karakter ushtarak duke filluar qe nga pushket, automatiket, fisheket, tanket, artileria, avionet etj. etj deri tek uzinat ushtarake qe filluan te prodhojne arme e municion shtetit shqiptar ju falen nga aleatet e momentit. Qoftelargu u lepinte sumen se pari jugosllaveve, po ketyre u mori lesh, perkundrazi ata u ngopen me mallrat e shqiptareve te magazinave te tregtareve shqiptare. Po Qoftelargu e mesoi mire mesimin. Kur u lidh me Sovjetiket i rropi e po keshtu me kinezet, keshtuqe per armatimet nuk shpenzoi asgje nga parate e domateve, cigareve dhe konjakut qe eksportonte. DHe nuk po flasim per florinjte qe u sekuestroi te ashtuquajturve armiq te popullit. S'po e zgjas me se edhe kaq mjafton per te treguar se hajdutet e sotem e mesuan zanatin nga ata te djeshmit, vetem se ata te djeshmit vidhnin me bukur dhe vilat i kishin mbyllur ne bllok qe mileti mos i shikonte. Keta te sotmit si budallenj qe jane i kane ndertuar ne Lalez, po si tha ay i vjetri, mut i jati, mut i biri, mut ay qe beri t'ane. Shenet o Bullunga dhe vazhdo te shesesh sapunin per djathe perderisa akoma ke trushpelare qe te besojne dhe, ah, sa shume ka nga ata qe e quajne qe me kete shkrim ke bere edhe nje sherbim te vlefshem. E ç'na bere te qeshim.
Je dallandysh qe lajmeron pranveren e mira Rudina por “ujqeri,cakejt edhelprat”kane dale sheshit deri aty sa as me ungrohur ne diellin e plazhit e me u shplare ne ujin e detit nuk na lene sepse “zagare” dhe “ gjahtaret nuk shohin se ju kan mbyllur syte e mbushur gojen me mbeturinat qe hedhin kafshet ne rruge
Shumë e drejt po a do të dëgjoi drejtsia t'a bëj këtë gjë sepse shkatrrimtarët dihen.Për ty Rudin respekt
Ata bosa qe hapen bythesh sot te ter pasurin ton komtare kan mar sikur vetem baballaret e tyre punuan 50 vjet , ne morem perbuzjen se rrespektuam ligjet e shtetit te bastardeve , dhe tokat naj zun perpara syve tan se i msoj azami saliu dhe lukunia alabakve qe moren drejtimin e kti vendi , blen magazina te mbushura me nga 20 30 milion euro mall , ja shiten njeri tjetrit per 500 mij lek te vjetra , sot kta jan bosat e zot qe kan ngritur pasuri pa fund , kta qe presin ngritje rroge jan ish argatet , kta bastardet e politikes perfituan se e ter klasa puntore viteve 90 t iken sa me anije sa me ambasada te tjeret me rrug te tjera se ngelen pa pun , klasen puntore e zevendesuan fshataret maloket kafshet kta zbriten si barbar rrenuan dhe shkaterruan xhdo gje , se ata nuk ndjenin keqardhje per industrin e kti vendi , koh shkerdhatash llumi shqiptar zaptoj shqiperin , sham te ndershmit dhe i thurim lavdi maskarenjve.
Po pse e censurove komentim tim, o zorraxhiu i Temes? Apo edhe ti ngaterron Socializem-Marksizmin me Demokracine si kjo Xhumga ketu.
Vone shume vone ju ra mendja te thoni te verteten si media !!!!!!!!!!!!!!!!!!!
BRAVO RUDINA! Mesefundi nje ZE i shume pritur, per shume virtyte, per shume te drejta, per shume djerse, per shume pasuri materiale, shpirterore, kulturale, studimore, shkencore, intelektualete te ndertuar per 45 vite nga i tere populli dhe fatkeqesisht per nje per nje shkaterrim total ne 30 vite te mbrapshta nga nje grusht hajdutesh pa skrupull te cdo ngjyre, te cdo gjuhe, te cdo sahan lepiresih, pa "din e pa iman"
O Rudinaaaa. Pyet burrin tend cfare e ka Meramet Hilen. gjakatarin e Vlores. Sigurimsin qe arrestoi me dhjetra djem e burra per Agjitacion e Propagande. Zaten edhe ti si yt shoq je. Me thuaj me ke rri te te them cila je. Ptuuuu, fare e keqe. Gjerat ngjajne , pra behen
Per komentuesin Elmaz Bufi: Qysh nga viti 1991 kanë ardhur investitore serioze italiane, njëri syresh vizitoi uzinen Traktori dhe tha se ajo mund të bente avione, më heret kishin ardhur investitore gjermane, dhe ata u kthyhen duarbosh... Ramizi dhe Nexhmia ia dorezuan vendin Mafias më të ndyre, Saliu dhe Nano ecen në gjurmët e tyre Sa per skrap: kombinati Bratit s'ishte per skrap, uzina telave Shkoder po ashtu, uzina precizionit te lartë Korce po ashtu e plot të tjera
Me knoqe, ¿? Rrofsh