Tërmeti i vetëm që presim në Shqipëri!

25 Shkurt 2023, 17:04Blog TEMA

Tërmeti i vetëm që presim në Shqipëri!

Nga Denis Dyrnjaja

Po jetojmë epokën e tërmeteve e tmerreve e dëmeve shkatërrimtare që vijnë prej tyre. Banesa të shembura e jetë të humbura shtyjnë çdo kënd të lutet që mos të na vërë përballë kësaj sfide pasojat dhe përmasat e së cilës janë të pallogaritshme. Ka një rast të vetëm që të bën të lutesh për një tërmet, madje shumë të fuqishëm. Një tërmet që të trondisë politikën shqiptare.

Vendi rreket për më shumë se 30 vjet në një agoni të tejzgjatur social/ekonomiko/politike, si pasojë e mendësisë autokratike, egoiste e plot makutëri që dominon mendjet e njerëzve të cilët përmes manipulimeve, intrigave dhe spekulimeve kanë marrë kontrollin e partive politike që i përdorin për të ardhur e shfrytëzuar pushtetin për axhenda krejtësisht personale e klanore. Kjo ka bërë që të kemi parti të ngjashme me pak dallime në mendësi e funksionalitet e kryetarë që ndryshojnë nga karakteristikat personale por me një cilësi të përbashkët substanciale. Kush më shumë e kush më pak, të gjithë janë autokratë.

Ata i kanë shndërruar partitë në garnizonë politikë, ku nuk ka mendim të lirë dhe mendimi ndryshe murmuritet. Për rrjedhojë në këto të ashtëquajtura parti, nuk ka as zgjedhje e demokraci. Ndryshojnë format e autokracisë se njërit apo tjetrit lider, por jo përmbajtja dhe rezultati që është mbajtja me çdo kusht e postit. Rreshterët partiakë nga viti në vit po bëhen edhe më fanatikë, të bindur e të përulur. Kjo përulje vjen kryesisht se shumica e njerëzve vijojnë të mendojnë se duhet të punësohen në shtet dhe e shohin këtë mundësi përmes penetrimit në politikë. 

Shumë prej tyre gëzojnë një kualifikim fals me nota e diploma të pamerituara në shkolla ose të paaftë për standardet e tregut dhe konkurrencës, ndaj ata janë kontingjenti më i mundshëm për t’u shndërruar në shërbëtorë partiakë. Partia të siguron të drejtën e shkollimit e më pas të punësimit me kusht që të shërbesh për të minimalisht familjarisht dhe mundësisht edhe farefisnisht. Kështu janë krijuar gazermat e mëdha të partive politike me njerëz vegjetativë që të presin pushtetin.

Sa më shumë ardhja e ditës në pushtet aq më shumë rritet frustrimi i kësaj kategorie. Të tjerë kanë zgjedhur të jenë oportunistë dhe konformues për shkak se lidhjet me pushtetin u kanë sjellë përfitime e të tjerë janë indiferentë pasi shohin se fuqia e tyre për ndikim është thuajse zero. Në këto kushte kur shoqëria është në një amulli totale interesash dhe zhvillimi është inerci, jo qëllim e projekt nga një politikë pa vizion dhe strategji, vendit i nevojitet një tërmet, një tronditje e fortë tektonike sociale. Ashtu sikurse ndodh nëntokë ku akumulimi i heshtur i energjisë në shumë vjeçare shkakton tërmete, ashtu duhet të ndodhë edhe në realitetin politik të vendit.

Një energji negative që ka prekur tashmë neverinë masive ndaj kësaj klase politike 30 vjeçare, ka arritur kulmin e neverisë e cila në një mënyrë a në një tjetër do ta shpalosë këtë energji negative në formën e një tërmeti që do ta shpërbëjë këtë establishment politik arkaik e do t’i hapë rrugën një brezi të ri që do të provojë veten nëse është i aftë të prodhojë demokraci, ligj dhe shtet jo formal, por real. Vështirë të parashikohet me saktësi se kur kjo do të ndodhë, por e sigurt është se kushtet janë pjekur e nevoja për këtë tërmet social/politik ka ardhur.

Mbetet për t’u parë sesa e fortë do të jetë kjo tronditje tektonike poktike dhe sesi do të kormpozohet skena e re politike pasi kjo të ndodhë. Tani të gjithë e dinë se kjo duhet të ndodhë. Madje edhe ata që janë përfituesit e këtij degjenerimi sistemik. Thjeshtë këta të fundit mundohen të shtyjnë sa më shumë në kohë këtë tërmet që do t’i shpërbënte edhe pse në fakt me manovrat, sjelljen e qasjen e tyre politike vetëm sa e përshpejtojnë këtë proces.

21 Komente

  1. u
    uskania

    Metoda e futjes të të gjithëve në një thes nuk të çon kërkund.Thjesht frikë për të mos vënë gishtin në plagë.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      po ku eshte plaga, thuaje ti! Ka plage me te madhe se parti politike që i përdorin për të ardhur e shfrytëzuar pushtetin për axhenda krejtësisht personale e klanore?

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Bravo Denis.Duhet nje termet si ai Turqis,te shkund e te tund mire politikanet e qelbur te Saliut dhe kokemadhit Meta.

        Përgjigjjuni
        1. d
          den

          O Denis Dynjajaaaa, je munduar te thuash dicka por me shume ja ke futur kot. Natyrisht se ke frike te percaktohesh e ta vesh gishtin tek plaga qe djeg e dhemb me shume. Relativizimi i fenomeneve dhe as mish as peshku jot nuk te con gjekundi vecse sjell me shume amulli. Ndaj ndikimi qe keni ju ne elektorat eshte pothuaj zero se ju jeni pjese e mediave qe e kan humbur misionin e tyre te informimit te drejte e te pahanshem te shoqerise e jani kthyer vertete ne nje kazan te madh e te zi ku disa gjysme te verteta perzihen me genjshtra dhe ne fund mohojne realitetin ku ndodhemi. Sa per informim Derrrrnis ne rast se i lexon komentet e njerezve qe perbejne edhe elktoratin shqiptar duhet te kuptosh se parite jane reparte politike qe kane si mision kryesor ardhjen ne pushtet e me pas qeverisjen e shoqerise nepermejet ideve qe e udheheqin dhe cojne shoqerine perpara nepermjet programeve te tyre politike, ekonomike e keshtu me rradhe. Pra ato jane grupime te njerezve ku njerezit bashkohen e perfshihen ne to vullnetarisht pasi shohin e kuptojne se pragramet e tyre perkojne edhe me vizionet e tyre per te ardhmen e shoqerise. Pra njerezit i bashkohen ketyre grupimeve ose partive se kane ide e qellime te njejta me ato te deklaruara nga keto parti qe ata i bashkangjiten. Natyrisht jeta brenda ketyre grupimeve nuk i ndalon keta anetare te kene edhe ide me te reja e te perparuara nga ato te shpallura nga partia e qe ata mund ti shpalosin brenda anetaresise dhe mund edhe ti elaborojne dhe ti fusin edhe ne votim brenda grupimit.Por nese keto ide nuk fitojne brenda partise ata duhet ti binden vullnetit te shumices se anetarve te partise e te punojne per zbatimin e programit te partise.Pra partia ka kohezion por ka edhe displine se perndryshe kthehet ne nje gjelltore ku te gjithe hane e flasin cfare duan dhe asnje nuk degjon. Pra ideja qe dua te te them eshte qe Partite jane si skuadra spotive qe po nuk paten disipline e te luajne ne harmoni me njeri tjetrin anjehere nuk do te jene te sukseshme e nuk mund te vijne ne pushtet. Ndaj nese nje parti vazhdon te jete ne pushtet per disa mandate sic eshte rasti i PS ne rastin e Shqiperise kjo do te thote se kjo parti eshte brenda misionit te saj. Pra praktikisht kjo force poltike pra PS eshte e sukseshme, punon, transformon,shoqeria e pranon si force udheheqse dhe e rivoton duke i ridhene besimin pre drejtimin e vendit. Pra teorite e tua per despotizem ne udhehqje, metoda autokratike bien poshte e elktorati nuk ti pranon pasi kjo parti vazhdon te votohet. Ti mund murmurisesh e te thuash se ajo i vjedh apo i blen votat ashtu sic thote PD por fakti qe kjo force pranohet e ka mbeshtetje te fuqishme nderkombetare, ka transormuar vendin e votohet brenda vendit tregon qe ajo eshte brenda misionit te saj. Natyrisht, ka skandale, ka krrupsopsion edhe brenda kesaj force e qeverise qe ajo nxjerr, por kjo eshte e kuptueshme.Keto plage nuk eliminohen menjehere e ato jane plage edhe te shoqerive me te perparuara perendimore pasi njerzit nga natyra jane mekatare por eshte sistemi qe dita dites duhet ti mbyll shtigjet e njerezve por edhe te pushtetarve per per korrusion dhe nga ana tjeter duhet edhe nje sistem drejtesie efficente e te pakompromentueshem per ti cuar mbrapa hekurave te korruptuarit. Kjo eshte jeta Derrrrnis, te kam pare edhe ne emisione je as mish as peshk. Nese e ben per buken e gojes je i falur deri diku por te paketen mos dil e jep mend.

          Përgjigjjuni
        2. L
          Llapaqeni Sa-Hale Breshkani

          Jo nje termet, po do te duhej nje tsunami per t'izhdukur njehere e per gjithemon keta sharlatan politikan qe per interesat personale e kane shkaterruar, vjedhur e vrare kete vend pa ndonje ndrojtje nga drejtesia te cilen e kthyen ne nje vegel mbrojtese me emrimet e juristeve te PLEPAVE dhe te Kristalit. Ky do ishte hapi i par per fillimin e ndertimit te nje shteti demokratik.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Profi

            E cuditeshme! Ikni ju se jeni jo te mire! Do vijm ne! Po asgje cfare do te sillni ju qe tju votoje populli!

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arian

              Kur do te shkruash dhe ti mor lepurush.poata qe jane ne pushtet cfare te bejne ta lene vendin ne dore te talebaneve.dhe sa per vizion hapi syte dhe shiko por nuk do se duhet te shkuash dhe e te hash nje cap buke mor krimb

              Përgjigjjuni
              1. P
                Per partin japim dhe Jeten

                Dy gjeneralet e ushtris se vdekur Jan mbledhur e kuvendoin qysh nga ligji te shpetoim e kemi vjedhur kete popul e kemi derrmuar Duke vjedhur e rrenuar ka akoma budallenj qe mendojn se kemi per ta shpetuar llumi kombit bashk me ramutin 3

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Peahku

                  Po po te gjithe pa dallim se u qelb peshku nga koka

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    LORA

                    Ndonje fjale per drejtesine dhe detyrimet e saj per fatet e zhvillimit te qendrushem ne vend nuk e paske gjet, o Dyrnjaja. E ke merak (dobicllek ,dmth) te madh te vendosesh simetrine e zullumit ne gjithe spektrin politik.Ben sikur po thua ndonje fillozofi por llokocit gjera qe i dijne shumica. Nuk ecen zhvillimi shoqeror me termete dhe lutje termetesh, ooooo Denis-termeti.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Ladi

                      Per sa kohe qe shkruhet keshtu, ne pergjithesi, duke mohuar gjithçka, natyrisht qe nuk te jep kenaqesi edhe se shkrimi ka te verteta ne te. Te krijohet pershtypja; se kjo perzjerje behet me qellimin e vetem, per ti sherbyer disa plerave politike, pikerisht ketyre mbetjeve non-grada bashke me ata qe i mbajne iso, qe tentojne me çdo kusht te terheqin pas vehtes kedo!!.. Edhe kjo menyre hipokrite ( goditje nen brez) siç eshte ky shkrim, nuk e mashtron dot elektoratin gri.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mos e beso po deshe

                        Termetet shkaktojne edhe dhimje po njeriu i pa fuqishem per ti ndaluar po termeti qe i kane shkaktuar Saliu me Liken ketij populli eshte me permasa te jashtezakonshme . Zgjati pak si shume por sikur po duket nje drite e vogel ne fund te tunelit ishalla Spaku do te na sjelle ndonje dite te mire per kete popull me shprese te mbyllet kjo tagjedi e pafundme .

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Hahahaha sikur me qene veç pulitika

                          Se mos vetem politika e krietarokracive te pashqitshme. Gjithe struktura e ketij shteti funksionon me krietarokraci te pashqitshe. Shif shoqatat, unionet, sindikatat e leshit e preshit te gjitha me krietar qe riciklojne veten perjetsisht me firma te fallsifikume, pa zgjedhje, me nje grusht antarsh apo fare pa antar, qi fshihen pas zyrave te shtypit e zdhenesave qe jane inekzistente e ata vete fshihen pas tyne.

                          Përgjigjjuni
                          1. "
                            "BOHOTINA"

                            Parti do te thote pjese. Po i sherbeve asaj Salihu te ben depudet, te ben Shef te Shtabit te Pergjithshem... te ben Muk Naka, te ben Salinjan, Babale, Tritan preshi, te ben Faro pacia... Po per Shqiperine kush mendon?

                            Përgjigjjuni
                            1. "
                              "BOHOTINA"

                              Askush nuk mendon. Partite i kane licenca. Hajduti i floritit e ndryshoi nga LSI ne PL, vuri nje muaj Vaso shkolle shumin, pastaj te shoqen dhe prape vete, por gjurmet nuk i prishi dot...

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Emigranti

                                Termet duhet me pase edhe te ju anal istet edhe ju duhet te zhdukeni me gjithe ato parti MASHTRUSISh qe jane me te rrezikshme se kartelet e droges ne meksike, vetem bane bla bla bla e nuk e jep nje emer ne nje kohe qe ne shkatrrimin e shqiprise ka emra konkret.

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Edi

                                  Bravo Denis

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Alban Dega

                                    LLOGJERI PA KOKE PA KRAHE PA TRUP PA KEMBE! Shkurt futja kot te dali plot Na ndihmo I madhi Zot… Perdora durimin kinez per ti shkuar deri ne fund llogjeve pa fund!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Ethem Lalaj ish Ushtarak madhor.

                                      Ky Dynjaja i TopÇenit i shitur nga frika e Sb për gjobën 600.000.000 është futur në brekët e Sb pasi drejtohet nga gocat e D.Hoxhës që u bë për rahmet nga Sb. -Ky..thot TËRNET për të gjitha partit pa përmëndur se kush e vodhi,Shiti,vrau në këtë vënd 92-2013. -Zotri cmiranjoz: Fillimisht duhet të nxirrer jashtë ligjit PD me Sb që ka hedhur rrënjë në PD që nga 1991,pasi eleminoi mbi 15 kuadro kryesore të PD dhe nga 434 antar të PD sot ka ngelur vetëm Ai i ardhur nga frika e ndëshkimit për Korrupsion madhor familjarisht

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Ethem Lalaj

                                        Duhet ta botonit të gjith artikullin që shkrova jo me shkurtime.Kështu nuk dëgjon Saliu.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. F
                                        Fratari

                                        Shume parti bejne lesh e li! Shqiperise tone te ''vogel'', me nje popullsi, qe shkon gjithnje e më shume drejt renies se lirë (dhe nuk ka dale asnje parti apo ''burre'' partie ne ndalimin e kesaj renie te lire) nuk ka pse t'i duhet nje lukuni partish me programe politike, sociale dhe ekonomike pothuajse te njejte. Ku qendron problemi i nje numeri kaq te madh partish? -Ne grabitjen e fondeve, qe jane taksa nga ata, qe punojne dhe sakrifikojne per ekonomone dhe keto para shkojne ne menyre te drejtperdrejte dhe terthorazi ne xhepat e kryetareve te partive, tek shtabi, tek fisi, tek pushtetari, qe ka ne dore tenderin, postin, aleancen... dhe vendi keshtu drejtohet dhe udhehiqet nga interesat personale te individeve dhe jo nga interesi kombetar... Ka nje zgjidhje: -Me ligj te miratuar nga Kuvendi Kombetar te ulet ne minimum numri i partive politike, qe sot mund te jete mbi 100 parti(!) dhe Ministria e Drejtesise te mos firmose parti dhe vula partish, por te krahasoje programet dhe aty, ku programet jane te njejte ose afersisht te njejte, te orientoje grupet per te shkuar ne unifikimin e tyre, qe ta gjejne veten secili ne nje Parti te madhe dhe jo ne ''bishta'' partish. Nje termet, si ai ne Turqi, do te bente mire se do t'i shkaterronte te gjitha partite dhe do te lejonte mundesine e ''zhdukjes'' se ketyre, qe po e torturojne vendin prej dekadash, por do te vriste edhe popullin e pafajshem, prandaj lutemi te mos ndodhe. Termetin e riorganizimit te jetes shoqerore dhe te partive politike e ben ligji dhe vetem ligji. Partite politike, te pushtetit dhe te opozites, perfaqesues partish ne Kuvend, qe nuk flasin gjuhen e bukur shqipe, duhen fshire nga lista, duhen perjashtuar deri ne vdekje nga politika, mbasi e kane kthyer gjuhen e rrugeçerve dhe te banditeve ne gjuhe te perditeshme, qe u shkakton te rinjve, femijeve dhe pleqve trauma, terror, frike dhe pasiguri per jeten. Si mund te shkohet pas banditit sali zeheri, qe kudo shkon, kercenon dhe terrorizon institucione, individe, familje dhe sefundmi kercenon edhe Surrelin, nje fshat te nderuar si shume e shume fshatra te vendit tone?! Kush ia jep ketij kazili te drejten, per te prishur qetesine e nje familjeje, te nje fshati, komune apo rajoni?! Per te vendosur ligjin, duhet force dhe kete force mund ta ushtroje vetem shteti, ndryshe do te kemi anarshi dhe haxhiqamilizem, qe do te thote te kthehemi pas 110 vjet, tek shembulli i Haxhi Xhametës, ku po vrapon sali zeheri...

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje