
Nga Frrok Çupi
Vetëm një nëndetëse, ‘Stuhia 105’ ka mbetur ende gjallë mbi ujëra, që flet hapur se është ‘sovjetike’. Gjithçka tjetër me nënshkrimin ‘sovjetike’ është zhytur o në thellësi të kohës, ose në një ‘harresë’ të qëllimtë.
Në Shqipëri, sot e kësaj dite, kur thuhet ‘Rusia’, ose ‘Moska’, admiruesit e mbetur në këto territore nënkuptojnë Bashkimin Sovjetik. Pa Bashkimin Sovjetik, Rusia nuk do të mbushte gjoksin e dashuruar pas Lindjes, dhe sidomos krijesat e ripërtërira anti- Perëndimore. Lufta e Rusisë për pushtimin e Ukrainës ka nxjerrë ‘mbi ujëra’ disa mbishkrime të tjera si ‘Stuhia 105’, por që nuk deshifrohen qartë.
Jemi në një moment kur pritja për rezultatin e luftës në Ukrainë, edhe këtu në Tiranë, do të përcaktojë përfundimisht kahjen pro- Perëndimore dhe kahjen tjetër pro- Bashkimit Sovjetik. Thjeshtësisht mund të them ‘kahje pro- Rusisë’, por kjo nuk e plotëson të vërtetën. Ata që presin që ‘Rusia të fitojë’, kanë jo vetëm ëndrra të vjetra, por edhe shpresa të reja. Shpresa është sa e imponuar nga rrethanat e reja, aq edhe e vjetër. E vjetër, jo thjesht siç kanë mbetur ende në jetë disa çifte të kohës që i kalonin mbrëmjet duke kërcyer vals në Hotel Dajti bashkë me çiftet e ushtarakëve sovjetikë; por e vjetër në stilin e qeverisjes.
Me siguri, nëse këtu do të instalohej në një çast ‘sa hap e mbyll sytë’, stili bolshevik i qeverisjes, një plejadë e tërë udhëheqësish shqiptarë që rrënuan vendin gjatë këtyre 3 dekadave, do të shkarkoheshin nga akuzat për korrupsion e keqpërdorim të kapaciteteve të vendit. Këta janë fuqishëm të dashuruar me ‘fatin’ e kthimit fitimtar të Bashkimit Sovjetik nga lufta mbi Ukrainë, njësoj siç do të prinin fatin e çdo kthimi pas.
Secili nga politikanët e njohur në Shqipëri që ka guxuar të manifestohet si antiamerikan, ka guxuar sepse ‘mbështetet mbi një fuqi tjetër të madhe’, por që për ta nuk është Rusia ‘e pa fuqishme’, ‘me ekonomi të dobët’ dhe autoritet në rënie. Dy ish- presidentë dhe dy ish- kryeministra të vendit, që nga viti 1992 deri në vitin 2017, të vënë nën akuzë dhe hetim për korrupsion të madh, kanë rreth tyre një ‘ushtri’ të tërë të yshtur që të mbushin faqet e internetit me ‘krenari sovjetike’ dhe me cinizëm se ‘ç’i duhej Ukrainës të luftonte me Bashkimin Sovjetik?!’
Fjalori i vjetër ‘sovjetik’, nuk është thjesht një atavizëm; jo, ky është një si nëndetëse që mban mbi vete peshën e djeshme të fuqisë ushtarake dhe ekonomike mbi gjithë Lindjen ose më gjerë. Këta mund ta mbushin shpresën e aspirantëve se ‘fiton Moska kundër Uashingtonin dhe Brukselit’, vetëm duke ofruar hijen e ‘Sovjetike’, jo Rusinë e sotme. Sovjetikët kishin armatim të rëndë, prodhonin tanke dhe avionë të fuqishëm, nëndetëse dhe ushtarë të etur për luftë…
Gjithë situata politike e ‘opozitës’ po mbahet mbi iluzione; e vërteta nuk pi ujë. Pse vallë hidhen poshtë disa të vërteta që dalin si mali parasysh por këta nuk i shohin; dhe ndërkohë ‘bluhen’ 24 orë iluzione që nuk kanë lidhje me të vërtetën? Hidhet hije bunkeri mbi akuzat e Drejtësisë së Re ndaj ish presidentit të parafundit, Ilir Meta, për aferën gjysmë- miliardë dollarë në aferën CEZ; kalohet nxitimthi në Bulevard ku qeveria Berisha vrau demonstrues kundër korrupsionit; harrojnë se në SPAK janë bërë gati dosjet penale në ngarkim të familjes së ish- kryeministrit; flitet për ‘fitoren në zgjedhje’ të Berishës kur ky nuk ka parti; ‘harrojnë’ historinë e trishtë të qeverisë së PD mbi fatet e vendit… Po sulmohet me harresë akti i Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë për shpalljen e Berishës si ‘minues i demokracisë dhe bashkëpunëtor me grupe kriminale’.
Kjo është e njëjta strategji si me ‘Bashkimin Sovjetik’. Ai që nuk ekziston më, ai sillet si realitet prej këtyre. Militantët e Foltores dhe të Lirisë, pa pushim komentojnë se ‘Ukraina nuk mund të ndahet nga Bashkimi Sovjetik’, se ‘Ukraina nuk ka demokraci, prandaj nuk e meriton pavarësinë’, se ‘NATO nuk i duhet Ukrainës’, ‘NATO nuk ka punë Kiev as në Stokholm’… Përderisa janë vendosur në një qëndrim antiamerikan, natyrshëm kërkojnë të mbështeten në një fuqi tjetër të madhe; para syve u del Bashkimi Sovjetik. Edhe kjo një shpresë e të humburit dhe një iluzion.
Por të paktën me ‘BS’ mund të manipulojnë ithtarët, Rusia nuk i ngop.
Frrok, ik bej ndonje anonime.
Ne pergjithesi nuk ka nevoj fare NATO te perzihet me Rusine qe tashme i kane rene breket dhe po behet gazi botes do te riperseritet dhe mongolet tataret dhe japonezet po ferkojne k*rin dhe po behen gati per roundin e dyte me baxhellen e fort urryer nga te gjithe fqinjet, per hajer
Shkrim përçart. Asnjë llogjikë dhe provë. Vetëm hamëndje dhe dëshira të marra për realitet. Me një fjalë ku ishim?! Asgjëkundi. Asgjë për tu mbajtur mend. Vetëm rradhitje fjalësh pa mbarim.
Frrok, kur shanë vetëm Berishën, tërë komunistët komentojnë me zell për atë që shkruan. Por kur shkon dhe shkruan tërësisht të vërtetën si në këtë rast, ata hutohen dhe nuk ju vjen mirë që t'i bashkon Berishën me Bashkimin Sovjetik. Në këtë rast ua bënë mëndjen rrëmujë dhe nuk dinë çfarë të shkruajnë. Sidoqoftë, prit kur të thonë që këtë radhë "e ke dhjerë Frrok", por vetëm kaq. Sepse nuk mund të durojnë dot po ju shave nënën Rusi. Putini është më i fëlliqur se çdo Car i para 1917, por ata e duan, pasi e identifikojnë me Leninin dhe Stalinin. E duan vetëm për një arsye, sepse nuk duan perëndimin dhe veçanërisht Amerikën. Ju është ngulitur thellë në tru, se komunist i mirë është ai që urren me gjithë fuqinë e shpirtit Amerikën, pa këtë urrejtje ata ndihen bosh, njëjtë me ata bidonat e vajgurit që përdornim në atë kohë "të artë", kur rrinim 5 orë në radhë sa të vinte karroca për të sjellë vajguri që t'i mbushnin.
Frrok! Pse nuk ke guxim te thuash qe Krimea nuk ka qene kurre e Ukraines. Flet per aneksim. Donbasi e te tjerat kane qene gjithnje pjese e Ukraines. Bandera me Azovstalin nuk mund te mbrohen. Jane naziste. Dhe po denohen si te tille. Une jam properendimor, por nuk e kuptoj pse duhet te jemi antiruse. Rusia eshte nje shtet qe nuk na ka bere keq. Eshte pro serbe. Dhe cfare? Le te jete. Ketu te ne nuk hyn dot. Ne jemi pjese e NATOs. Ne jemi pro amerikane. Bashkimi Sovjetik ka qene pro nesh. Kunder Titos. Na ka ndihmuar. Edhe kredite na i fali. Kina edhe me shume. Na ka ndihmuar shume. Dhe ne shfaqemi antikineze. Po pse? Pse nuk perfitojme sic ben Serbia e Greqia. Ka dicka qe nuk shkon. Por ti nuk e thua, e fsheh. E kjo, or Frrok, nuk te nderon.
Haj medet , ka mbet Frroku me analizu Rusine apo Bashkimin Sovjetik. O zot , o Zot, o Zot - kishte me than Kryrilindasi ne kte rast.po shko mer Frrok qyqani e futi noj gote raki po te pagujti meroja noj lek . Merru ne Berishen se boll e ke . Lene Rusine se ka kush merret me te!
Si nuk u lodh Frrok Llulla me këtë lloj propagande boshe?! Nga mëngjezi në darkë, vetëm Saliu dhe Meta në shkrimet e tij. Si ka mundësi? Edhe militantët e PS nuk merren kaq shumë me Sali-Metën. Frroku kalon çdo kufij. Imagjino çfarë spiuni psikopat do ketë qënë Llulla në kohën e Enverit! Në demokraci është kështu, si propagandues komentues stalker i Sali-Metës
Shokun Llulla e ka marre malli per kolkozin dhe goulash bolshevik. I qan shpirti per kohen e PPSH-së. Mjaftonte të spiunoje dhe fap gjendeshe shef kuadri. Na fike llullen shoku Llulla!
O Frok ja ke fut kot .Ne Ruset e mbetur ne Shqiperi e duam Rusine sepse 50% egjakut tone eshte Rus ashtu si ata femije qe u larguan pas vitit 1961 jane po aq Shqiptare edhe Ruse sic jemi dhe ne .Per ne Rusia dhe Shqiperia jane njelloj ndersa per ty hipokrit dhe servil je puthadores i atij qe te shkerdhen .
O Frok ja ke fut kot .Ne Ruset e mbetur ne Shqiperi e duam Rusine sepse 50% egjakut tone eshte Rus ashtu si ata femije qe u larguan pas vitit 1961 jane po aq Shqiptare edhe Ruse sic jemi dhe ne .Per ne Rusia dhe Shqiperia jane njelloj ndersa per ty hipokrit dhe servil je puthadores i atij qe te shkerdhen .
frrrroku dhe roli I tije ne kooperativen shqipetare. frrrroku duhet treguar historia e vertete dhe shkaqet e verteta te luftes se Rusise kundra nazisteve ukrainas, te cilet me mbeshtetjen e ameriqes kane kryer krime ndaj popullsise Ruse, ne Dombask. frrrroku mos genje o prrrrrroku.