Albin Kurti po e instalon poshtrimin dhe poshtërsinë si mënyrë jetese në qeveri

29 Gusht 2025, 14:59Blog Nga Baton Haxhiu

Turpi nuk është më barrë, por metodë. Poshtërimi nuk është më aksident, por strategji pushteti.

Sot Dimal Basha doli në një ceremoni për nderimin e të zhdukurve.

Pamja ishte e rëndë, sepse aty ku pritej përulje dhe heshtje, shfaqej kryetari i Kuvendit që ka firmosur një tekst ku UÇK-ja quhet milici e drogës.

Ky është mbytja morale e një shoqërie që shikon përballë saj një njeri të komprometuar dhe e duron.

Sepse kur turpi dhe poshtërsia bëhet pjesë e ritualit shtetëror, ai nuk zhduket, por kthehet në normalitet.

Por kjo histori nuk është vetëm poshtërim moral, është edhe poshtërim akademik.

Dimal Basha ka pranuar të jetë nënshkrues i një punimi që e kriminalizon UÇK-në jo sepse e ka analizuar e kuptuar atë tekst, por sepse nuk ka pasur fuqinë intelektuale për ta bërë.

Ai ka dashur vetëm të duket, të ketë emrin në një shkrim ndërkombëtar, pa e ditur çfarë pasojash mbartte nënshkrimi i tij.

Dhe sepse nuk ka pasur dije e aftësi të shkruajë vetë, është përdorur si dekor nga autorja tjetër.

Në vend që të mbrojë një të vërtetë historike, ai pranoi të japë emrin e tij si huazim, që teksti të poshtëronte UÇK-në dhe ai vetë të shfaqej si studiues.

Ky është poshtërimi i dyfishtë, sepse nuk është vetëm faji i nënshkruesit, por edhe turpi i atij që nuk e kuptoi as çfarë nënshkroi.

Kështu shfaqet në sy të publikut jo si mendje që prodhon dije, por si figurë që kërkon të ushqehet me dritën e të tjerëve.

Ai nuk ka ofruar mendim, por vetëm emër.

Nuk ka lënë gjurmë akademike, por vetëm njollë morale.

Dhe në këtë akt, UÇK-ja u poshtërua qëllimisht, ndërsa ai u përdor për të blerë një dukje të rreme, një lavdi që nuk i përkiste.

Ky është poshtërimi më i madh i tij, dhe ndoshta më i tmerrshmi për shoqërinë.

Sepse një njeri që nuk kuptoi çfarë nënshkroi si studiues, sot udhëheq një institucion që duhet të mishërojë dijen dhe mençurinë e një kombi.

Por edhe më e rëndë është se ky skandal nuk po arsyetohet vetëm nga ai vetë, por edhe nga ata që e mbështesin.

Vetëvendosja dhe anëtarët e saj vazhdojnë të thonë nuk e ka shkruar ai, sikur kjo të ishte mbrojtje.

Në të vërtetë është dënim, sepse pranojnë publikisht se kanë zgjedhur në krye të Kuvendit një njeri që firmos pa kuptuar.

Dhe kjo nuk është më vetëm poshtërim i UÇK-së, është edhe poshtërim i institucioneve.

Vetëvendosja e ka vendosur Dimal Bashën në krye të Kuvendit për ta turpëruar UÇK-në më shumë se çdo propagandë serbe.

Albin Kurti e di mirë se arma më e fortë kundër kujtesës së luftës nuk është as Beogradi dhe as Moska, por një bashkëautor që ka firmosur se ajo është milici e drogës dhe që sot mban vulën e shtetit të dalë nga gjaku i saj.

Por më e rënda është se PDK, partia që lindi mbi gjakun e asaj lufte, e ka votuar këtë njeri vetëm pse ai dha një premtim publik të kotë.

Dhe me atë votë ajo nuk ka turpëruar vetëm vetveten, por edhe çdo dëshmor që e ka bërë të mundur ekzistencën e saj, duke e kthyer mbrojtjen e UÇK-së në monedhë pazari për pushtet.

Sa më shumë e arsyetojnë, aq më i rëndë bëhet skandali.

Sepse nuk kemi më të bëjmë vetëm me një bashkëautor që ka nënshkruar një tekst kriminalizues, por me një pushtet që po zgjedh ta normalizojë kriminalizimin e UÇK-së.

Dhe kjo është pika më e ulët ku mund të bjerë një politikë që dikur premtonte drejtësi.

Dhe këtu nuk është më fjala për një parti, por për një njeri.

Albin Kurti po e instalon poshtrimin dhe poshtërsinë si mënyrë jetese në qeverisje.

Ai po e mëson shoqërinë të pranojë se turpi nuk është barrë, por metodë, dhe se poshtërimi nuk është aksident, por strategji pushteti.

14 Komente

  1. S
    Sqepari

    Kush e ndot dhe shpif per UCK eshte pak ta quash armik te shqiptareve!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Baton, thuaj te verteten

      Edhe pak muaj dhe Kosova i bashkohet me deshire Serbise.

      Përgjigjjuni
      1. k
        korcari

        Ju,bâton stanishiqit,mjeranit gruaqire,edroge ramoviq gruaqirit dhe te gjitheve ju ripjellsave serbi greke felliqesira te degjeneruar dhe monstra,ju qijme grate,motrat,gocat dhe farefisin

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dul zagari i Kurtit

          Po ky prej ka vjen, ka Udba?! Po te pakten shkruj shqip tuj perdor google translate more qen serb. Korcar nuk je, por kokar po.

          Përgjigjjuni
    2. D
      Drini

      Bravo,pa L .Nac. çl.Dhe pa UÇK nuk do te ishim çliruar nga pushtuesit ne dhomat e nje zemre ,dy pjeset e nje kombi.Kemi 100 e ca vjet qe luftojme per tu bashkuar jemi vrare e prere ,nje x̌haxha i babait tim ,oficer ,atje eshte vrare nga serbet,por vetem lufta e organizuar dhe perkrahja ndekombetare ,nga Anglia ,ne luften e dyte ,USHTRINE Nac.Cl.. dje ,Amerika ,UÇK sot ,arritem qe te mos behemi kashte e koqe nen sundimin e te huajve dhe te zhdukemi si komb. Patriote Kosovare mo u genjeni nga pelcacat ne parlament te Kurtit me gangot e tij.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        U lejuan keto plehra te shanin e denonconin UCK, por jo vetem kaq, prandaj fundi i kesaj adventure do jete shume I hidhur, por plotesisht I merituàr

        Përgjigjjuni
        1. n
          nacionalisti

          ec aty Albin Kurti, agjenti, fisqiri, me i mire i udb... forca shkatarroje ate vend

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pejani

            Po Sali Berisha ka thënë disa herë se UÇK është bandë terroriste marksiste-leniniste. Dhe pikërisht për këtë ai nderohet e respektohet si askush tjetër nga autoritetet kosovare dhe shqiptarët e atjeshëm.... A nuk ndodhi kështu para tre javësh. Ku njëri nga këta kriminelë e banditë u përqafua me Berishën. RAMUSHI. Po Adem Jashari, çfarë është sipas Berishës, hero apo kriminel??!???...... . Janë të shkruara këto Baton... Shko në Arkivën Shtetërore ose në Bibliotekën kombëtare dhe mer koleksionin e gazetës RD të viteve 1997-1999.... Përse nuk ua mban bytha të bëni publike këto qëndrime të Berishës ?

            Përgjigjjuni
            1. a
              astrit

              Lerjani historianeve te meren me UCK, UDB e Sigurimin populli i kosoves ka nevoje per pune, zhvillim e begadi. E keto te fundit nuk vijne me lloqe psedomoraliste.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Stanišić

                Heu muti i stanišićit nuk ndal së denigruari shqiptarët idealist e patriot. Po ti o mut tok me ramën e thaçin e dërguat uçk'ën në haagë. Ti e ke vendin e rezervuar pran esat pashë mutit në beligrad

                Përgjigjjuni
                1. 0
                  007

                  Pa spiuna te larguar si qeni me bisht nder shale , Kosova eshte shume here me mire ; HIENA qe mban ere Baton je nje lloj tartabiqe qe nuk i duheh askujt pervec Serbise.

                  Përgjigjjuni
                  1. 0
                    007

                    Pa spiuna te larguar si qeni me bisht nder shale , Kosova eshte shume here me mire ; HIENA qe mban ere Baton je nje lloj tartabiqe qe nuk i duheh askujt pervec Serbise.

                    Përgjigjjuni
                    1. 0
                      007 i Udbes

                      Keto fjale i takojne Kurtit jo Batonit, more pizevend serb.

                      Përgjigjjuni
                    2. 0
                      007000

                      Batoni edhe mund të jetë sì e thua ti, 007. Ashtu them edhe unë. Por nuk na shkoqite në cilën pjesë të shkrimit të tij e pe këtë. Prandaj them se ti nuk je gjë tjetër veçse një serb apo serbushe që ka mësuar shqipen.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje