Në politikën shqiptare dëgjojmë shpesh fjalë për “shpëtimin e demokracisë”, për “përfaqësimin e popullit” apo për “revolucionin që do të sjell ndryshimin”. Nëse zhveshim fjalët nga retorika patetike, mbetet vetëm ajo që George Orwell paralajmëronte në romantin e tij dystopik ‘1984’, ku thotë se “ne nuk jemi të interesuar për të mirën e të tjerëve; ne jemi të interesuar vetëm në pushtet, pushtet të pastër… Ne e dimë se kurrë, askush, nuk e mbërthen pushtetin me qëllimin që të tërhiqet prej tij”.
Ky është çelësi për të kuptuar pse partitë politike sillen më shumë si pronësi private sesa si institucione demokratike. Pushteti nuk është për ta një mjet për të arritur zhvillimin, drejtësinë apo barazinë, por është qëllimi në vetvete. “Ata nuk vendosin diktaturën për të mbrojtur revolucionin – thotë Orwell – por bëjnë revolucionin për të vendosur diktaturën.”
Sa i njohur duket ky citim kur sheh se si pakënaqësitë politike me sistemin aktual shndërrohen në farsa qesharake për të ruajtur status quo-në e ‘njëshit’ dhe jo për të ndërtuar një sistem më të hapur, me demokratik, mbi garën dhe meritën.
Të gjithë flasin për demokraci të brendshme në partitë apo lëvizjet e tyre politke, por, në praktikë, çdo tentativë për ndryshim shndërrohet në luftë për mbijetesën e një individi. Njësoj si “Partia” e Orwell-it që e pranon në mënyrë cinike se pushteti nuk ka nevojë për justifikime, sepse askush nuk do të lëshojë karrigen vullnetarisht.
Sot, kur shohim probleme të pafundme për të ardhmen e opozitës dhe të partisë kryesore të saj, kacafytjet sarkastike për teze dhe goca tezesh të ‘frymës së re’ apo retorikës për mbrojtje të sovranitetit dhe të mos kthimit të vendit në një ‘republikë prokurorësh’ nuk ka pse të çuditemi, sepse është shumë e qartë se ”pushteti nuk është mjet për diçka tjetër, pushteti është qëllim”.
Problemi ynë është pikërisht se klasa jonë politke, dhe jo vetëm, ka përqafuar pikërisht këtë filozofi, duke bërë që institucionet e llogaridhënies të shndërrohen në fasadë, demokracia në një ritual të mërzitshëm dhe populli një spektator i pafuqishëm.
E vërteta është e hidhur, por e dosmodsoshme për t’u përballur me të, sepse, nëse nuk vendosim kufij të qartë mes shtetit dhe partive, mes qytetarit dhe liderit që nuk heq dorë kurrë, atëherë, nuk kemi pse të habitemi kur përjetojmë të njëjtën fatkeqësi që Orwell përshkroi në veprën e tij, pushtetin që e pranon vetë se nuk do të lëshohet kurrë.
Rama në pushtet 1998-2025, ministër, kryetar bashkie, kryetar partie, kryeministër. Sali berissha 1992-1997 president, 1991-1992; 1997-2013 dhe 2022-2025 kryetar partie dhe. 2005-2013 kryeminister
O Namir. Per ke e ke shkruar kete artikull or byrazer? Lukunia rrumpallë qe shkon mbrapa Saliut nuk di të lexojë, as ka lexuar ndonjehere, dhe kete shkrim nuk e kupton fare. Po ti pyesesh per George Orwell, do te te thonë ky është armik, sepse është kusheri i George Soros, dhe "Sala na ka thanë se Soros asht i keq". Si thotë nje fjalë e urtë popullore qe e thoshte nje miku im kukesian? "Shkon dam sapuni tek barboni". Dhe barbonët e Saliut nuk kane çfarë të bëjnë me shkrimin tend sepse u ka bere Saliu lavazh truri, çfarë do që të thuash ti. Ndersa ata që duan Edi Ramën, pavaresisht se janë me të degjueshem dhe mendjehapur, nuk është se kane ndonje alternativë tjetër. Persa kohë Derri Sali i Orwellit qendron tek dera, era derr do vijë ky vend, perhera. Perdora metaforën e derrit, sepse ne filmin vizatimor per Animal Farm (jo per te vegjël), diktatori paraqitet si derr i zi, domethënë Saliu. Kur te ikë Derri Sali, atëhere do vijë demokracia ne Shqipëri, sepse populli do heqe Ramën me votë, dhe do votojë si t'ja marrë mendja per nje lider tjetër, ashtu si bejne gjithë popujt Europianë.
Ky Lapardhaja shkruan per cdo gje por asgje nuk thote.
Naqirin e kap kap sindroma e Meros, mendon se duhet te shkruaje perdite
Nese bene punen nuk ka rendesi vitet . Jean-Claude Junker qendrone plot 26 vjet kryeminister premier ministre dhe ishin vitet me te mira apo Merkel kater mandate e rendesishme eshte puna çfare bene , pasi munde te qendroshe dy vite dhe munde te besh deme sa per 40 vite ... I nderuar Namir nje kritika bolle ngelet duke cituar çfare ky apo ai ka thene duke ecmare per rrefrence pasi pount dhe kultura e popujve ndryshone. Me shume duket si per te treguar qe une kam lexuar ..........
Asnjehere s'ke bere shkrim me kot o Namir.
Lapardha e hengri nje here sapunin per djathe populli duke shkuar nga socializmi ne feudalizem,nuk mund ta haje per here te dyte me Ju kandidatet per kryetar kooperativash ose fermash bujqesore.Kaq eshte kapaciteti i fshatarit pa futur ketu malokun qe vetem vret,pervehteson e kurr nuk shikon perpra per civilizim dhe qytetetrim. Ndaj pa u shuar edhe ju bijt e gjysherve kulake dhe te eterve fshatare si Ermal Piçi e koompani ky vend kurr ska per te bere perpara,jo te shkruani perdite por edhe sikur te qani per nate s'ka prift apo hoxhe qe ju beson sepse Shqipetari beson vetem tek nje fe qe eshte Shqiptaria ore fshatare kerci balte qe akoma keni shenjen e çizmeve kur prashisnit.Ju nuk e kuptoni vehten qe akoma nuk keni ndryshuar prejardhjen me perjashtim te kostumeve qe nuk ju rrijne mire e dukeni sikur jeni futur ne thes.
Arsyetimi rreth nje dukurie , cfardo qofte ajo , per te qene sa me bindes , ka nevoje per konkretesine dhe referenca . Problemi eshte qe te ruhet masa , te mos venitet thelbi , subjektiviteti dhe te biem ne " Doni me per Belulin " ....! Mendoj se Namiru I ka ruajtur sakte keto raporte duke na servirur paralele interesante .