Simbolika e pallateve “ekzistuese” të kohëve të shkuara

29 Gusht 2025, 08:58Blog TEMA
Simbolika e pallateve “ekzistuese” të kohëve të

Nga Alba Malltezi

Do të vijë një kohë kur më krenarët në vend do të jenë ata shqiptarë që ende jetojnë në apartamentet e pallateve të ashtuquajtura “ekzistuese”. I sheh nëpër Tiranë e nëpër Shqipëri këto ndërtesa të mbetura pezull në renë gjigande të memories dhe të asaj që ishim dikur: njerëz të thjeshtë.

Shumë vetë, me të drejtë, fokusohen në aktivitetet me synim goditjet e politikanëve dhe njerëzve të korruptuar të administratës shtetërore që po kryejnë prokuroritë më të rëndësishme shqiptare, duke filluar nga Spak, Prokuroria e Tiranës etj. Por një aspekt tjetër i jashtëzakonshëm është ai i goditjes së grupeve kriminale, që në dukje kanë mbuluar me luks fals qytete shqiptare, ndërsa në të vërtetë kanë mbërthyer prej vitesh zhvillimin normal të vendit, duke ua ulur kokën njerëzve të thjeshtë dhe të punës, duke shkelmuar sistemin meritokrat të suksesit, duke infektuar deri në gangrenë shoqërinë.

Në një vend të vogël dhe në zhvillim siç është Shqipëria jonë, perandori prej letre të “biznesmenëve” të ricikluar falë korrupsionit të drejtësisë, policisë, politikës dhe shpesh dhe mediave, në hetimet e përbashkëta të Shqipërisë dhe vendeve europiane, po bien duke treguar atë që janë realisht: Masa betoni, luksi përtej çdo logjike pune dhe suksesi.

Deri kur do të vazhdojmë të quajmë “biznesmenë” trafikantë apo ish-trafikantë droge, qëniesh njerëzore? Ka nga ata që i justifikojnë, ka nga ata që ua lavdërojnë trimërinë për t’u përballur e për t’i shpëtuar përndjekjeve të policive më të mira në botë: “Janë trima”, thonë. Pa menduar gjatë që këta trima përmbytin tregun tonë të vogël me paratë e tyre të pamata duke ngritur menjëherë çmimet e tokës, të imobiliareve, të çmimeve të konsumit të përditshëm, të aktiviteteve, të konkurrencës së pandershme. Një trafikant e ka të lehtë të bëjë lokalin më të bukur në krahasim me këdo, më të shkëlqyeshim, më design, duke lënë në hije ata që respektojnë rregullat dhe nuk janë aq trima sa shoqëria pretendon të jenë.  Një trafikant e ka mundësinë financiare të bëjë edhe biznesin më “in”, median më konkurruese e me teknologjinë më të fundit, partinë më shkëlqyese, po pastaj? Me të vërtetë mendojmë se mund të ecim përpara me “punën” e trafikantëve? Është vetëm çështje kohe zbulimi dhe rrëzimi i njëpas njëshëm tyre, njësoj si perandoritë e sudeve dhe alimuçajve. Askush nuk i shpëton logjikës dhe rendit të gjërave.

Do të vijë një kohë që të gjithëve do të na vijë turp për vilat gjigande gati Hollivudiane, për lokalet e bizneset që infiltrohen prej parave të trafikantëve... dhe i vetmi vend ku shpirti i shqiptari modern do të gjejë paqe janë dhe do të jenë apartamentet ekzistuese, me suvanë e tyre të rrjepur dhe me mungesën e ujit dhe të ashensorëve deri në katin e pestë.

9 Komente

  1. P
    Parruca

    Respekte per shkrimin. Fatkeqesisht ka akoma shume shqiptare qe mendojne qe paraja e piset i ben mire ekonomise shqiptare dhe nuk e kuptojne qe eshte nje kancer qe po zbraz Shqiperine nga shqiptaret.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Shqiperia është vend i mallkuar nga e keqja që ka në vetvete. Emri i së keqes ndryshon sipas momentit. Trafikimi i grave dhe motrave për prostitucion, grabitja dhe rrëmbimi i njerëzve, vrasja për qef, kultivimi dhe trafiku i hashashit dhe drogës, vjedhja me “ urdhër gjykatash të korruptuara , zaptimi dhe falsifikimi i pronave, zaptimi i pronës private, etj,etj, që i dini të gjithë. Më të mallkuar se kaq ka tu të shkojë ?

      Përgjigjjuni
    2. A
      Ana

      Paske pare ender te bukur gjate nates moj Alba. Lumsi ti!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Ladi

        Me vjen keq por as pas 100 vjetesh nuk do te ndryshoje. Horrat, trafikantet, hajnat, i edukojne femijet e tyre ne shkollat me te shtrenjta dhe keshtu, do ti kemi prokurore, gjykates, politikane, dipllomate, etj, pasi ata (prinderit e tyre), nepermjet korrupsionit sot - ndertojne te ardhmen e tyre neser.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Merni shembull Gjeorgjine

          Kam pare nje emision te France 5 per Géorgie ( Gjeorgji) ..ku kishin nxjere nje ligje shume efikatse pasi dhe atje kishte te njejtat banesa te kohes Sovjetike si ne Shqiperi ....psh ne rrugen e durresit Tirane eshte nje pallat me tre kate me 12 familje i vjeter dégradé ku i kerkohesh nje investititori nese donte te bente investim nje 12 katesh , qe ne te njejten immeuble te strehonte 12 familje me te njejten métro katrorre dhe pjesen tjeter te 12 kateve e kishte te tijen , edhe qyteti mer forme moderne edhe banorit i appart te vjeter strehohet ne nje appart te ri , edhe investitori fiton te gjithe te fituar. Nuk e di çfare prêt qéveria me keto ndertesa 100 vjeçare kurcdihet nderhyrje kurcte rrezojne dhe te vdesin njerez .

          Përgjigjjuni
          1. a
            ac

            Fjale te Arta. Bravo Alba

            Përgjigjjuni
            1. G
              Go West

              Fantastike Alba! Qellimisht eshte ngaterruar enveri dhe enverizmi, nje regjim i eger e i pashpirt diktatorial, me dy breza shqiptaresh qe punuan fort, me shume sakrifica, ndershmerisht, te "paburgosurit" dhe te burgosurit, dhe qe me punen e tyre lane gjurme te vyera ne te gjitha fushat: arsim, shendetesi, bujqesi, etj. Produktin e punes se dy brezave e "hodhen poshte", qe te mund ta rrembenin lire, per 35 vjete me radhe, siç po bejne ende sot, duke jua dhuruar pasurite publike privateve. Zaptuesit e pasurive publike, krejt vija bregdetare per shembull, duhet me ligj te merret ne posedim nga nje fond sovran e cili te vjeli te ardhura ne dobi te shtresave ne nevoje, pa qene nevoja te cenohet investimi qe kane kryer. Pensionistet shqiptare, me te mjeruarit ne Europe, nuk kane nevoje per gjela deti, por pasurite publike te inventarizohen e te vilen te ardhurat ne dobi te tyre. Mjerimi nuk ka nevoje per meshire, por vetem te drejte. Edhe nje here Flm, Alba

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arberori

                Ekonomi tregu. Kur te mos kete me hapesira bosh neper Tirane, syte do te hidhen te ndertesat e vjetra. Ne kete rast bashkite kane mundesine e arte qe ti projektojne mire hapesirat e reja. Nese do t'u vine mendte deri atehere.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dikur banditë, tani biznesmenë!

                  Asgjë nuk do të ndryshojë as sot, as mot. Ky është kapitalizmi. Dëgjova para pak ditësh presidentin Trump që njoftoi se atë darkë djali i tij i madh do të shkonte në restorant! Në fillim mu duk se nuk e kuptova mirë. Por ai e kishte me gjithë mend. Fjala ishte për Uashingtonin ku ai ka çuar ushtrinë për të vënë rregull. Nga bandat dhe gangsterët e rrugëve. Dhe ai mburrej që tani djali i tij kishte mundësinë të shkonte në restorant! Në çfarë bote jetojmë?! - pyeta veten. Kjo qënka demokracia?! Ku edhe djali i presidentit më të fuqishëm tê botës ka frikë të shkojë në restorant për një darkë?! Le t'i marrin të keqen diktaturës së Enver Hoxhës atëhere. pastaj u kujtova se deri në vitin 1970 ishte mafia që bënte ligjin në Amerikë. Shikoni sot Meksikën. Se si mafia atje vret dhe pret që nga njerëzit e thjeshtë deri te politikanët e lartë! Vetëm ai në Salvador u erdhi hakut kriminelëve. Prandaj thashë që asgjë nuk do të ndryshojë. Autori i librit "Kumbari", Mario Pozzo, pat shkruajtur:"Dikur quheshin banditë. Sot i quajnë biznesmenë"! Kështu do ngjasë edhe në Shqipëri. Bijtë e hajdutëve, kriminelëve, drogaxhinjve, të korruptuarve, politikanëve, gjykatësve nesër do të jenë në krye të vendit, siç shkruante edhe njëri më sipër. Kapitalizmi nuk u ndërtoka ndryshe. Kështu ka ngjarë edhe në vendet e tjera dikur. Pyesni burrin e Albës se ai e di mirë se çdo të thotë mafje, korrupsion, kapitalizëm etj etj. Se vjen nga Italia.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje