Pirro Dhima u bë grek në avion, Zhegrova mezi bëhet shqiptar në tokën e tij

28 Gusht 2025, 12:10Blog TEMA

Pirro Dhima u bë grek në avion, Zhegrova mezi bëhet shqiptar

Nga Nju Jorku, Marko Caka

Duke marrë shkas nga një reagim publik i një deputeteje të Partisë Demokratike lidhur me pajisjen me shtetësi shqiptare të futbollistit Edon Zhegrova, nuk mund të mos shpreh shqetësimin tim, jo për vetë procesin e shtetësisë, por për mllefin që u ndie më shumë ndaj personave që e kanë dhënë këtë shtetësi, sesa ndaj mënyrës se si ajo është përfituar.

Së pari, Edon Zhegrova është shqiptar dhe ka të gjithë të drejtën e Zotit të marrë shtetësinë e Shqipërisë, si bijtë e të njëjtit komb e të njëjtit gjak, që dëshirojnë të pajisen me pasaportën e tokës mëmë.

Së dyti, Zhegrova nuk është një qytetar i zakonshëm që thjesht ka aplikuar për dokumente. Ai është një futbollist me karrierë të suksesshme ndërkombëtare, që nderon dhe përfaqëson me dinjitet shqiptarët në arenën ndërkombëtare. Nëse ka dikush që e meriton këtë shtetësi, janë pikërisht figura si ai, që e përmirësojnë imazhin e vendit, jo si ata që e njollosin, trafikantët, kriminelët deri edhe politikanët e korruptuar, të cilët, për ironi, shpesh mbrohen nga vetë ajo deputete që sot ngre zërin.

Është e qartë se shqetësimi i saj nuk ka të bëjë as me procedurat, as me shtetësinë në vetvete, por me faktin që ky akt është firmosur nga kryeministri i vendit, armiku i përbetuar i partisë së saj. Është bërë obsesion tashmë që çdo gjë që mban firmën e tij të anatemohet, qoftë edhe kur ndihmon një bashkëkombës të suksesshëm nga Kosova.

Nuk jam në dijeni të plotë të kohës që i është dashur Zhegrovës për të marrë shtetësinë apo të procedurave ligjore, por e di që sportistët me talent të spikatur dhe famë ndërkombëtare kanë pasur gjithmonë lehtësira dhe kjo është e sanksionuar në ligj. Kur ky sportist është edhe shqiptar, nuk ka asnjë arsye të vonohet një vendim i tillë.

Deputetja në fjalë nuk e vuri në pikëpyetje fakti që, nën presidencën e mëparshme, një futbollist afrikan,  i panjohur për publikun shqiptar dhe i padëshmuar në ndonjë nivel të lartë sportiv u pajis me shtetësi brenda natës. Madje, për atë rast ka pasur edhe akuza për korrupsion dhe dhënie parash. Po aty nuk u ndje asnjë zë proteste! Kjo tregon qartë se standardet janë të dyfishta, dhe kritika nuk ka të bëjë me parime, por me interesa të ngushta politike.

Në rastin e Zhegrovës, nuk ka asnjë shenjë që shtetësia i është dhënë për përfitim politik apo ekonomik. Përkundrazi, është një rast ku autoritetet shtetërore kanë vepruar në mbështetje të një bashkëkombësi që e ka ngritur flamurin shqiptar në majat më të larta të sportit.

Le t’i kujtojmë deputetes një fakt 33 vjet më parë, atëherë kur autoritetet greke i dhanë shtetësinë Pirro Dhimës në avion, gjatë rrugës për në Lojërat Olimpike të Barcelonës. Dhe falë atij vendimi të shpejtë dhe vizionar, Greqia fitoi një kampion të madh dhe një ikonë të sportit, që e nderoi atë shtet për dekada. Asnjë politikan grek nuk u mor me procedurën, por të gjithë u bashkuan për ta mbështetur.

Shpresoj që një ditë Edon Zhegrova të jetë pjesë e ëndrrës së tij tek “Zonja e Vjetër”, Juventus, dhe suksesi i tij të na bëjë krenarë të gjithëve, përfshirë edhe ata që sot ndoshta nuk e kuptojnë peshën e sportit dhe të përfaqësimit ndërkombëtar.

Sepse kur një shqiptar nderon kombin, nuk ka rëndësi nëse e ka marrë pasaportën dje apo dhjetë vjet më parë, por ai është yni dhe ne duhet ta mbështesim.

19 Komente

  1. N
    Nënshtetësia automatikisht

    Marku ka plotësisht të drejtë. Për mua të gjithë shqiptarët e Kosovës duhet të kenë të drejtën ta fitojnë nënshtetësinë shqiptare automatikisht. Boll që të bëjnë kërkesë.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Te sollen Albin Kurtin kryeminister per 4 vjet pastaj. Ke qef te drejtoj Albin Kurti ose ish UDB-ashet? Kosovaret jane tribale, me mentalitet kolonizator. Ti ndihmojme, ti respektojme, po pashaporte kurrsesi. Zot na ruaj

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqipja rron në Kosovë

        Merrni indianët dhe pakistanët, bangladeshët dhe leshët, po deshët ;) Kosova mbetet zemra e kombëtarizmit shqiptar!

        Përgjigjjuni
    2. H
      Haaaaa zogu

      Nuk e kuptoje pse duket ta merni serriozisht çfare kjo zhabe thote. Kjo flet per ti thene Bufit , shiko se une jam aktive ...... Ju kujtohet proberbi : Budallai hedhe nje gurre ne lume dhe 20 te mençur hidhen per ta gjetur.... Po cnmereni me kete débile

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tani

        Deputete budallacke-si shoqet e saj

        Përgjigjjuni
      2. K
        KROI MBRETIT

        Kjo goje shtrember do hell te skuqur tja futesh ne gop qe te mledhe mendjen kjo buline e terbuar per seks.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Scorpion

          Ti, auor i ketij shkrimi, qenke nje kokrra debilit, qe me populizen kerkon t'i dhmangesh thelbit. E para, Zhegroves nuk po i jepet pasaporta per interes te Shqiperise, por per interes personal. Nuk ka jetuar asnje dite ne Shqiperi dhe nuk ploteson asnje kriter. E dyta, Zhegrova e ka refuzuar ftesen e Shqiperise (nuk ka bere ndonje gabim, zgjedhje personale per te luajtur per Kosoven). Jam dakord qe eshte e sanskionuar ne ligj "per merita te larta sportive", por kur keto merita jane per fanellen kuqezi. Le te jete me ligj qe cdo sportisi te Kosoves a diaspores t'i jepet pasaporta, nese e kerkon, por jo ne baze te shijeve personale apo lobingjeve. "Sherbimi" me i madh qe Zhegrova i ka bere Shqiperise ishin ato fintet e turpshme ne miqesoren vellazerore, qe ky e festoi me fitore sikur te kishte mposhtur ekipin kampion bote.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Iliri

            Ti je grek i qelbesire. Fol per Pirdho Dhimen! Cfare Trushperlare Mut I vogel

            Përgjigjjuni
            1. S
              Scorpions

              Jam dakorde me ty 100% por pyetja eshte a eshte shqiptar apo jo , nese eshte shqiptar i takonte nese analizojme çfare i ka dhene Shqiperise munde te themi asgjeeeeeee. Ishte per interes te tije pooooo a beri gabim shteti joooooo

              Përgjigjjuni
              1. L
                Llazi

                Me siguri si ty si kesaj sorre grekofile e bija e sekretarit te ppsh Kadr Zhupa tekstin ja u ka shkruar Fredi Beleri . Yttt pis sllavo grek robqire . Evgjit anadolli

                Përgjigjjuni
              2. C
                Cimi velania

                Ai eshte shqiptar sa une e ti o kopil serbi

                Përgjigjjuni
              3. a
                astrit

                Te ndjehesh shqiptar eshte nje gje, e te maresh pashporten e Shqiperise eshte gje tjeter. Ligji per pashaportizim te pershtatet me deshiren e kryeministrit per ti dhene pashaporte kujdo qe ai deshiron.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Llazi

                  Grek fisqire robt ku ti kesh . Kosova eshte vetem Shqiptsre e Edon Zhegrova eshte shqiptar si une e jo si ti kopil serbi.

                  Përgjigjjuni
                2. B
                  Bredhi

                  Z.M.Caka flm.persa shkruan,por mos harxho kohe me nje Laraske qorre.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Turi

                    Ia ke fut kot plako.Pse duhet te marre Zhegrova nenshtetesin shqiptare kur ai e refuzoj kombtaren dhe ne ndeshjen miqsore me Kosoven beri gjeste fyese ndaj shqiptareve.Me e pakta duhet te kishte kerkuar falje.Atdheu eshte I shenjte dhe nuk ka nevoj per tradhetare.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Messerschmitt

                      gjakdhjeret gerrrko arapi nuk behen asjge vecse gjakdhjere .......gjakdjeri gerrko afrikani dhirja e tregoi veten qe eshte vetem nje gjakdhjeri dhe asgje me teper ......lum shqiperia qe ka nje gjakdhjere afrikani servi gerrrki dhimja me pak.....

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        scorpion

                        Ah se harrova, meqe po e krahasoni me Pirro Dhimen, edhe shteti shqiptar ata mundësit nga Dagestani 'ne avion' i beri shqiptare. Por ata e meritojne, se u bene shqiptare per te marre medalje per Shqiperine, kurse Zhegrova u be shqiptar 'me mik' per te luajtur si komunitar ne Serine A, sepse Shqiperia ka marreveshje me Italine per t'i konsideruar si shtetas te Bashkimit Europian. Meqe u be precedenti 'Zhegrova', e meriton ta marre cdo futbollist, sado i panjohur te jete, qe te kete mundesi te luaje ne kampionatet e vendeve qe nuk e njohin Kosoven (si Muriqi, me pasaporte shqiptare ne Spanje, apo Mirlind Daku ne Rusi).

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Te yfte

                          Tani ju shkerdhata qe kundershtoni cfare eshte Zhegrova? Shqiptar pra merr nje pashaporte identifikimi kaq rrotat e kurves.

                          Përgjigjjuni
                          1. Z
                            Z

                            PIRO DHIMA ESHTE ORTHODHOKS ,DHE I TAKONTE TE MERTE SHTETESIN GREKE,,,,KAURI ME SHUM DO GREKE SE SA TURKO SHQIPTARE ,,SELAM ALEKUM

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje