Dy ditë më parë dëgjova për një presonazh me emrin Ermal Mulosmani, i cili pretendon që është gazetar, por edhe regjizor, skenarit, publicist, mendimtar etj., pra që rrok aftësi të veçanta në shumë fusha. Në Shqipërinë tonë groteske ka shumë të tillë. Kohët e fundit, në kënetën politike, ka dalë edhe një Pilinç, i cili zgjohet në mëngjes dhe i tregon vijat e kuqe Trumpit.
Përvoja më ka mësuar se eruditë të tillë shpeshherë më dalin ish SHIK-sa të Bashkim Gazidedes, të kamufluar si drejtorë dhe nëndrejtorë në institucionet publike, përfitues të firmave piramidale përmes konkurseve të bukurisë së Verës, rrufjanë, matrapazë, kodoshë, minj raftesh etj.
Ky personazh, i cili ditët e fundit duket se ka zgjedhur të jetë më shumë gazetar se sa regjizor, kishte shpërfaqur në mexhlisin social një diarre mendore të paprovokuar, dua t’a theksoj të paprovokuar, kundër meje. Kjo ishte edhe arsyja se pse dëgjova për ekzistencën e tij.
Natyrisht që nuk mund t’i përgjigjem çdo dallkauku në rrjetet sociale. Më bjerrë emocionalisht dhe fizikisht. Nga ana tjetër, kush më njeh e di se më argëtojnë më shumë sharësit me pagesë, të frustruar apo të mllefosur.
Megjithatë, për këtë ‘eruditin’ e Vera Grabockës me emrin Ermal Mulosmani, po bëj një përjashtim, kjo për shkak të një ‘merite’ të tij.
Së pari, mësova se ka tentuar t’i vendosë gjobë një medie përmes një llastiku pas ferre të quajtur ‘Thashetheme nga Kupola’. ‘Më jep emisionin për ‘Luftën e Nuseve’ dhe nuk të gjuaj më me llastik pas ferre’.
Së dyti, për të marrë plaçkën e gjobës nuk është paraqitur vetëm, por bashkë me gruan e tij. Edhe kaçaku apo hajduti i vilave me levë të kthyer respekton një normë të pashkruar burrërie; Kur del për plaçkë, nuk nxjerrë gruan para, por shkon vetëm ose me shokët.
Mesazhi im për karagjozin e Kupolës është ky;
Gjethja e fikut nuk është zgjidhje duhur për t’a kruar kur nga përvoja dihet se të shton sëkëlldisjen. Edhe nëse ndihesh si një bajgë e tharë që kërkon të shkërmoqesh për të bërë zhurmë apo për të treguar se frymon, duke u ngjitur pas këpucës së emrave të caktuar, mirë është t’a kruash me gjethet që je mësuar, të cilat nuk t’a përkeqësojnë astmën më pas. Nëse vendos t’a kruash me gjethen e fikut për një dopio raki, për shembull, kruaje, por nuk është burrërore të thuash më pas: Obobo e kaloi cakun, oh pse nuk po reagon shoqata e gazetarëve, oh avokati, oh gjykata!
Nuk po kaloj asnjë cak, balash. Thjeshtë po zbatoj protokollin kur dikush më ndërsen ndonjë zagar si ti.
Nëse unë qenkërkam bandit me maskë, si ka mundësi që më presin në ambasadat perëndimore dhe denoncimet e mia kthehen në dosje penale, ndërsa ty të pret tava e polisës së sigurimeve?
Nëse unë qenkërkam bandit me maskë, si ka mundësi që denoncoj me zë dhe figurë veprimtarinë korruptive të atyre që mbron ti dhe paskërkam droje t’i përgjigjem një miu të hirtë që lëviz sa tek ‘fustani’ i Fevsoz tek kindat e Verës?
Nëse kërkon të bëhesh gazetar në pleqëri dhe të mbrosh interesin publik, bujrum, dil nga fustani i Fevziut dhe e ‘martesave me shkuesi’, dhe denonco me evidenca çdo përfitim të mundshëm të parave dhe pasurive publike, çdo pasuri të pajustifikuar, çdo favor apo shpërdorim, duke nisur nga unë nëse mendon se unë qenkërkam e keqja e Shqipërisë.
Meqë ra fjala, me paditë e tua do bëj atë që kam bërë gjithmonë!
Bravoooooo
Respekt Tiku ndaj ketyre kellirave qe mendojne se u ka ardhur dhe jo qe koha e ketyre vemjeve ka vdekur. Sa per Fevzon ,mos ma ngacmo se po pret qe te hedh kandidaturen per krye.ar Bashkie pasi ka kontribuar ne burgosjen pa prova te Erion Velise. Legenat jane riaktivizuar prape duke menduar se ka ardhur koha e duhur.
O Tiku, keta jane horra nuk ka vlen!
Bravo Tiko, mos e rruj per krimbat e shikut te Saliut. Denoncoje me emer e mbiemer, edhe me farefis, ta njohi i gjithe populli dhe shih perpara, te mbron populli pa merak. Sa per Fevzon, bisht i Saliut do vdese me friken se mos nongrata e nxjerr spiun te ish sigurimit.
Hollivudi ka bere 3 filma me keta gangsteret tropojas qe qelben europen
Jane bere shume keta lloj shpellaresh qe kerkojne te zaptojne cdo pozicion. Duhen kuptuar se u kane zene hanxharet ndryshk kurse shefave te tyre kriminele, u ka mbire bari Bravo Doci! Asnje meshire per keto qelbesira
Po dhe ky doli ne pergjime si mund ti bente presion prokurorise....te gjithe nje turi kane.....per keta duhet veting. Me te ardhurat reale kets nuk financojne dot mediat. Nga del diferenca.
Bravo vërtet! Kështu shkohet tek e vërteta dhe te e drejta: "Ballë për ballë!". Në këtë shoqërinë tonë të mbarsur gjithë helm dhe mllef, e shpërfaqur kjo sidomos nga media, pikërisht nga ajo që duhet të karakterizohet në thelbin nga misioni i saj i patjetërsueshëm, që është informimi publik, ky domosdoshmërisht i ndershëm, transparent dhe sa më i vërtetë. Kjo e fundit, edhe pse është e vështirë të arrihet siç do donim, nga ballafaqimi i ideve, fenomeneve dhe problemeve të veçanta, dhe sigurisht i aktorëve që i shtrojnë ato, të çojnë apo i afrohen asaj të vërtete.
Unë këtë Adriatikun, ndonëse e njoh smë ka pëlqyer asnjëherë sepse i bën “fresk” pushtetit, por këtu i jap një BRAVO te madhe
Adriatik ty të njohin sepse je një nga gazetarët më dinjitoz por ske pse habitesh me të tillë shpellarë apo me Fantomasin e klanit mua më habit që dhe Vera ka filluar ta kruaj me gjethe fiku por ndoshta e eksiton kjo gjethe....
Adriatik Doci..bravo je te ajka e gazetarve
ne media jane pothuajse 90 per qind nga veriu nga provincat dhe fshatrat, dhe tirana ju duk si parisi dhe nisen te bejne pislliqe turp ne fakt, gjithe keta djem dhe vajza tirona jone dhe ne media pak nga nga kryeqyteti