Nga Ardi Stefa
Sot integriteti është një vlerë e harruar. Në një kohë ku fasada ka më shumë peshë se thelbi, integriteti është luks i rrallë, por një luks i domosdoshëm për dinjitetin personal dhe themeli mbi të cilin ndërtohet çdo marrëdhënie e shëndetshme, çdo institucion i qëndrueshëm dhe çdo karrierë e respektuar.
Integriteti si vlerë është thjesht përputhja mes asaj që thua dhe asaj që bën. Por këtu qëndron ironia: Në praktikë ndodh e kundërta.
Deklarohet ndershmëri dhe kultivohet korrupsion; flitet për etikë dhe praktikohet servilizëm; shpallet profesionalizëm dhe shitet mediokritet.
Prandaj edhe edhe integriteti është kthyer në lodër semantike.
Integriteti njerëzor lidhet me përputhjen mes fjalës dhe veprës. Një njeri i ndershëm nuk ka nevojë të mburret me moralin e tij; ai e dëshmon atë në përditshmëri, në mënyrën si respekton të tjerët, si i mban premtimet dhe si qëndron përballë tundimeve të momentit. Integriteti është ai filtër i brendshëm që nuk lejon të shkelësh mbi parimet e tua, edhe kur askush nuk të sheh. Në një botë ku
Integriteti profesional është të bësh punën pa e shitur ndërgjegjen. Profesionist nuk është vetëm ai që zotëron aftësitë teknike, por ai që di të ruajë standardet e drejtësisë, transparencës dhe përgjegjësisë në çdo detyrë që merr përsipër dhe që nuk e tradhton idealin përballë vështirësive.
Por më i harruari është integriteti moral. Ai nuk lidhet vetëm me ligjin apo rregullin, por me atë busull të brendshme që të thotë çfarë është e drejtë, edhe kur nuk të sheh njeri. Dhe këtu bie në sy boshllëku: kemi ligje pa moral, rregulla pa etikë dhe kode që shkelen përditë me justifikime. Kjo shpjegon pse korrupsioni justifikohet si “shkathtësi”, servilizmi e tradhtia si “zgjuarsi” dhe mashtrimi si “aftësi për t’ia dalë mbanë”.
Integriteti moral është themeli mbi të cilin ngrihen edhe integriteti njerëzor edhe ai profesional. Pa të, të gjitha janë fasadë. Prandaj shoqëria jonë është një skenë e bukur, por me themele të kalbura.
Integriteti nuk është as slogan e as dekor në CV. Është një zotim i heshtur që i bën njeriu vetes: të jetë i njëjtë gjithmonë me fjalë e me vepra, në privat e në publik, në situata të lehta apo në vështirësi.
Mund të mos sjellë gjithmonë përfitime, por është garancia më e sigurt për respektin dhe besimin që zgjasin.
Kush do ta shkruaje ARDIAN VEXHIU I ARABISTAN TURQIES???????
Kesaj i thone futja pordhes dhe tall bythen me lexuesit