Amerika po mbledh rrjetën në Ballkan

2 Gusht 2023, 10:18Blog TEMA
Amerika po mbledh rrjetën në Ballkan

Nga Frrok Çupi

Prapë tregimi takohet me Anthony Quinn, aktorin amerikan, në gjuetinë e famshme në oqean. Një ‘peshkaqen’ në Tiranë që Amerika e nxori në zall si ‘minues i demokracisë’, e përqeshi atëherë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara që foli për gjuetinë e ‘peshkut të madh’. Amerika, një gjuetare e përjetshme e fajtorëve të mëdhenj, është kthyer kësaj vere në Ballkan e po mbledh rrjetat.

Tani rrjetat e Amerikës po tërhiqen që nga viti 1992.

Shqipëria është ‘oqeani’ i parë ballkanik ku u vërejtën kafshët e egra të post- komunizmit, por u lanë në heshtje dy a më shumë dekada. Serbia, në plot aspekte, ishte ‘balena qift’ me qeverinë e Tiranës, sidomos në ndërmarrjen e përbashkët për thyerjen e embargos së vendosur nga OKB dhe shtrirjen e krimit. 1993- 96, makina ushtarake e Milloshevic punoi për vrasje e zhdukje të mijëra njerëzve ballkanikë falë ndihmës së Sali Berishës në Tiranë. Presidenti i Serbisë e pagoi hakun aty nga viti 2001 kur u arrestua në Beograd. Tani Amerika është kthyer në Bosnjë, atje ku u shfaqen ‘balenat’ e dyta, pas Tiranës dhe Beogradit, në vitet post- 90.

Amerika, dje vendosi sanksione ndaj disa pjesëmarrësve në krim, ndaj anëtares serbe të Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviç dhe zyrtarëve të tjerë të lartë nga Republika Srpska, për shkak ‘të minimit të Marrëveshjes së Paqes të arritur në Dejton më 1995’. Në listën e sanksioneve të Departamentit amerikan të Thesarit janë edhe kryetari i Parlamentit të Republikës Srpska, kryeministri dhe ministri i Drejtësisë. SHBA ka nxjerr në breg dëshmitë tronditëse se ata ‘kanë kërcënuar zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit’. 

Marrëveshja e Dejtonit u nënshkrua në vjeshtën e viti 1995, në bazën ushtarake Wright-Patterson në qytezën Dejton, në shtetin federal amerikan Ohajo. Paqja në Bosnjë- Hercegovinë ishte një arritje e madhe e botës së Qytetëruar. Në atë luftë, 100 mijë njerëz humbën jetën dhe më shumë se 1 milion u dëbuan nga shtëpitë e tyre ose ikën në vendet e tjera.

Kthimi i Shteteve të Bashkuara në Bosnjë do të thotë kthim te krimi i vjetër.

Për kombin shqiptar këtu ka paralele dhe peshë të mirëpritur:

1 milionë shqiptarë të Kosovës u detyruan të lënë shtëpi e pasuri dhe të ikin nga lufta, vetëm katër vjet më vonë se Bosnja. ‘Marshina’ e Milloshevicit ishte vaisur nga Tirana që në vitin 1993. Vetë shqiptarët e Shqipërisë u nxitën në një luftë civile dy vjet para Kosovës, ku humbën jetën rreth 3000 vetë, aq sa në 11 shtator në Amerikë. Shteti sulmoi me armë të të gjitha llojeve, qytetarët e vet në Jug. Humbën kursimet në skema piramidale, humbën jetën në luftë, nisën konflikt të gjatë, u vodhën, humbën pronësinë mbi pronat e tyre, i zuri frika se shteti i vriste natën pa hënë.

Kjo e tmerrshme i gjeti shqiptarët në ‘krimin e vjetër’.

Pesha e aktit amerikan që kthehet në ‘Marrëveshjen e Dejtonit’ dhe në luftën e Bosnjës, për shqiptarët është peshë e çmuar. Kjo sjell shpresë për shqiptarët. Amerika ka nisur të gjuajë thellë në vite, deri në vitin 1992. Tmerri që hoqën shqiptarët nga shteti i tyre ‘demokratik’ ishte fshehur në një padrejtësi të kobshme. Deri tani ishte thënë ‘me zërin serbes’ se ‘drejtësia nuk hyn aq thellë’, Drejtësia ishte manipuluar nga presidenti dhe kryeministri Berisha. Tani ka shpresë, mund të kapen autorët e tragjedisë së vendit. Fakti se Amerika ka hyrë në vitet ‘ e vjetra’ që nga 1992, ky është fakti i artë i Drejtësisë. Tani as SPAK dhe as shërbëtori më i ulët i Sali Berishës nuk mund të fërkojë duart se ‘ato janë vite të thellë’ ku krimi nuk kapet!.

Në Tiranë rrjeta po tërhiqet nga cektina:

U dëbua Berisha nga PD që e lidhte pas vetes si kamikaz. Në PD u zgjodh Basha, gjë që ende duket ‘e vogël’. Berisha është çmendur në konferenca për gazetarët, gjë që dëshmon se e ka afër rrjetën. Ka të dhëna se krimet ndërkombëtare do ta çojnë larg Shqipërisë për hetime gjykim. Ilir Meta e ka lëshuar nën peshën e frikës së vet. Të dy jetojnë në të njëjtin det, si fizikisht edhe alegorikisht. Në Kosovë kërkohet largimi i Albin Kurtit nga qeveria dhe rrëzimi i perandorisë së mafies në kufirin verior. Ëndrra e Kurtit për ta kthyer Kosovën në kufijtë e ‘Dejtonit’, po asfiksohet. 

Në Serbi, vetë shefi i Policisë Sekrete dhe ish ministër i Brendshëm, kërkohet kudo që të jetë. Vetë Serbia, njësoj si Gjermania pas WWll, nuk mund të shfajësohet për krimet e vjetra në Ballkan. Marrëveshja e Dejtonit si dhe Konferenca e Rambujesë zbulojnë disa ‘fosile’ të vjetra të rrezikshme në Ballkan. Shkupi po bëhet gati për një Kushtetutë të re që besohet se e orienton shtetin më mirë drejt Europës. Kufij të hapur të Maqedonisë me Shqipërinë sapo u krijuan si ‘modeli ballkanik’ për të mos mbajtur ‘oaze krimi’ mes kufijve shtetërorë. ‘Unë jam muxhahedin!’, sapo deklaroi Berisha. Tani do t’i shkonte të thoshte: ‘Unë, Berisha, jam i vetmi që nga viti 1992!’

18 Komente

  1. T
    Texas

    BRAVO Frrok e pa koment !

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Froki Ca u be me ate inceneratorin e tiranes qe donte ta digjte ilir meta??? Se kerkove burg per ilir meten. Do shkruash ndonje fjale ??? Apo ti legen je se ke problem te lepish ate shash, e te shash ate qe lepin.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir

        100 mije inceneratore nuk barazohen me problemin qe trajton shkrimi .Po pastrohet Ballkani prej spiuneve e sherbetoreve te rusise ...ju besoj,jeni ne gjendje ta kuptoni se ndersa flitet per oqeanin,ju permendni vijen e ujit te fshatit!

        Përgjigjjuni
    2. V
      Vlora 97

      Ky i di t gjitha Sahani

      Përgjigjjuni
      1. r
        rrofte lexhenda dhe vlora 97

        te paska lene 97 me godijte

        Përgjigjjuni
      2. A
        Arbeni

        O Frrok je naiv apo ben vete. Nuk arrestohen as Berisha e as Meta. Prokurore e SPAK nje pjese kane frike dhe i dridhen leqet dhe pjesa tjeter nen drejtimin e Arben Krajes dhe Altin Dumanit jane berishiane.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Il

          Sistemin e ri te drejtesise e ideoi dhe e ngriti Amerika o Arben,per te hequr nga dora e berishes dhe metes komanden.Kaq duhet t'i mjaftoje nje personi me intelekt normal,per te kuptuar si do te mbaroje filmi.Kraja e Dumani,nese sillen si Tik Llalla dikur,...dihet fundi.Ka ndryshuar KOMPLET sistemin Amerika,dy persona i ka si dy pleshta.

          Përgjigjjuni
        2. A
          ANDI BUSHATI E TALL KEQ YMER QELBAZA KELLLIREN TE

          ARRESTOHET YMER QELBAZA KELLIRA -POLICIA E KAPI YMERIN DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRROK CYPIT AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT DHE ZENIT TE BABIT HAHAH

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shejtoni sigurimit

            Eh mer qen si ne kohe te xhaxhit nuk te shket gje ty, i pari per informacion. Vetem se ke fol vetem nga nje krahe...

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rajmond Skelari

              I dashur Frrok. Ke zemer te madhe por njohuri te kufizuar ne gjuetine e peshkut me rrjete. Ne ketej nga Skela, qe coku kemi bere ndonje tentative, dime se jo te gjithe peshqit bien ne rrjete. Eshte nje peshk qe quhet "koce" qe eshte e mencur. Sapo shikon qe po afrohet rrjeta, futet nen rere dhe rrjeta i kalon siper. Eshte gati e pamundur zoti Froku qe te kapesh peshkun koce me rrjete. Narqotet mbajne nje cfurk dhe me te mundohen te "peshkojne" keto koce dredharake. Kocet krahasohen ne jete me Rajmond Vlonjatin qe perdor dredhi per hir te Sali Berishes. Po ashtu kur vjen puna tek peshqit e medhenj, ata jane aq te fuqishem sa me dhembe cajne rrjeten. Keta jane edhe me te keqinj se kocet se jo vetem shpetojne vehten por hapin rrugen edhe per peshqit e tjere te ikin nga rrethimi. Keta peshqe ne jete jane si Sali Berisha qe nepermjet teorise se "tokes se xanum" ka bere per vehte shume hajdute-idjote, duke perfshire edhe Rajmond Vlonjatin qe nuk eshte idjot. Prandaj i dashur Frok ne skelaret te detyruar nga "dredhite" e peshkut perdorim dinamit qe i hedhim ne ere trurin peshkut te math e te vogel. Kjo eshte e vetmja menyre per te bere hajer. Kete rruge duhet te ndjeki edhe Shqiperia ne bashkepunim me Ameriken per te kapur peshqit shqiptare. Duhet tu hedhi trurin ne ere qe te mos kene asnje mundesi per veprim. Eshte pak si ilegale kjo pune sepse gjuhetaia e peshkut me dinamit eshte e ndaluar ne bote, por nganjehere njeriu per te jetuar zgjedh edhe rruge te gabuar....

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nick

                E paske qare komentin tend, mor skelar. Nje BRAVO te madhe po te jap...

                Përgjigjjuni
              2. s
                selimi

                Ik mor qurre komuniste. Asgje spo kercenon Berishen me fort esht Rama ne rrezik. Po qurrja nuk e shef.

                Përgjigjjuni
                1. x
                  xha Beqo

                  ja nje larve serbo-sllave

                  Përgjigjjuni
                2. D
                  Demotakercita

                  O Frok,SPAK-u do te kape ata qe e ngriten,per te zezen e tyre.Edhe Gjykaten Speciale ne Kosove e ngriti Hashim Thaci per te perfunduar ne Hage.Amerikaneve nu kercet fare per turmat e shqiptareve,ata per interesat e tyre me ndihmen e sherbetoreve te ish "diktatures" shkateruan nga themelet kete vend e te njejten gje po bejne edhe ne Kosove.SPAK-u s'ka kellqe te akuzoj Berishen,Meten e kompani se ata jane "qelibar".Ata nuk duan atdhetare Shqiptare,(shih rastin e Dritan Goxhajt qe arestuan).Me e pakta po te them o Frok po sheh endra,per te mos thene qe je pjese e lojes te tyre.Shqiperi s'ka me, ate e ben pershesh githe antishqiptaret,prandaj mos kerko te na mbushesh mendjen me Ameriken qe na "do shume".

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    sapa

                    Saliun do e varrosin me nderime keni per ta pare.Edhe Rilindasit e ndershem do marrin pjese ne ceremonine mortore!

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      RAIFI

                      Pllalla me mbretër!I ke dëgjuar ç'thotë serbet e Bosnjës lidhur me veprimet e Amerikës për ta ,tallën ata janë botë ruse ku Amerika nuk futet dot.Amerikën e ka nxan frika nga Rusia meqenëse Rusia ka okupuar 1/5e Ukrainës dhe po Amerika do ia bënë për hajër Rusisë,mbaje mend Çupi,shumë shpejt fatkeqësisht do ndodh kjo,siq ka ndodh në të gjitha luftërat ku i ka fut hundët Amerika:Vietnam,Irak Avganistan e Libi.

                      Përgjigjjuni
                      1. x
                        xha Beqo

                        ti e Frok je rr... k... kur SPAK s'po nxker 2012[en si do nxejrre 1992-ish?

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          KATUNDARI

                          Frrok ti è di sepse nga ti è kam mesuar se kriminelet kthehen ne vendin e krimit.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje