Nga Ervis Iljazaj
Intervistat e Arben Ahmetaj janë bërë si seri televizive që herët apo vonë do t’i humbasë dhe vlera. Ahmetaj ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës dhe ka mbajtur pozicione shumë të rëndësishme në ekzekutivin shqiptar përgjatë një dekade. Sigurisht që di shumë gjëra që luhen pas skenave për pushtetin politik, dhe fjalët e tij mund të kenë vlerë nëse vërtetë ndihmojnë drejtësinë. Nëse pastaj bëhen sa për debat publik dhe politik ato s’kanë asnjë të tillë.
Edhe për faktin se ato akuza që bënë Ahmetaj për shumë kohë me radhë i bënë opozita shqiptare, që nga tenderat e rrugëve, korrupsioni e të tjera si këto. Problemi qëndron te fakti se Arben Ahmetaj duhet të ndihmojë drejtësisë dhe jo politikën. Dhe që ta bëjë këtë duhet të bëhet pentito (i penduari) i drejtësisë. Një gjë që Ahmetaj nuk mund ta bëjë dot për shumë arsye.
E para, sepse ai e konsideron SPAK si organizatë kriminale njësoj si opozita dhe të kontrolluar nga Edi Rama. Dhe që të bëhesh ‘pentito’ duhet të kesh besim te drejtësia.
E dyta, sepse që të jesh ‘pentito’, në radhë të parë duhet të pranosh që je pjesë e organizatës kriminale ashtu sikurse ai e quan qeverinë, dhe mbi të gjitha të pranosh përgjegjësinë tënde penale dhe politike. Mirëpo Ahmetaj jo vetëm që nuk pranon asnjë përgjegjësi, por përkundrazi, mendon se ai është viktima dhe i kanë rënë më qaf kot. Nuk ka të penduar pa pranuar përgjegjësinë tënde fillimisht.
E treta, faktet për korrupsion apo informacionet që ai mund të ketë për vepra penale në përgjithësi jepen përpara organeve të drejtësisë dhe jo në intervistë në media, aq më tepër, në intervista me seri si telenovelë.
Të gjitha këto akuza që bëri Arben Ahmetaj dje mund të jenë të vërteta, por ajo që pritej nga ai ishte diçka më shumë. Vetëm kështu do të ishte një intervistë në interes të publikut dhe jo në interes të tij. Asgjë më shumë nuk tha Ahmetaj se sa ajo që thonë kritikët e Edi Ramës çdo ditë në debatet publike.
Ndërkohë që, ajo që priste publiku nga ai, ishin të dhëna dhe informacione më të sakta duke qenë se ka qenë pjesë e pushtetit dhe ka firmosur shumë nga ato afera që akuzohet kjo qeveri. Jo vetëm këto informacione nuk u dhanë, por vetë Ahmetaj i jepte instruksione gazetarit se si të investigonte dhe të shkonte tek e vërteta.
Në këtë kuptim, intervista e Ahmetaj ndihmoi më shumë politikën se sa drejtësinë. Politikën në kuptimin që akuzat që bëhen shpesh ndaj pushtetit i tha me gojën e tij dhe një ish-anëtar i këtij pushteti. Dhe fjala e tij, për një pjesë të madhe, konfirmon linjat politike dhe debatet që bëhen në mediat shqiptare sa herë ka një debat midis opozitës dhe pozitës.
Mirëpo, gjithsesi, konkluzioni mbetet. Intervista e tij më shumë do të ndihmojë debatin politik se sa SPAK-un për të vazhduar me hetime më të thelluara në aferat korruptive.
perfekt asgje me shume, bravo analist
More idiot çfare po thua per kete Ervis Iljazaj, se une sa here shoh kete me vjen nje dallge e madhe pordhesh e mezi kontrolloj veten... Pse ndodh kjo diare gazrash do thoni ju? As une nuk e di po ndoshta qe e ka surratin si bytha e mbuluar me lesh bubi?
Nuk tha asgje te re apo esenciale. Publiku priste nje te penduar qe tregon se ku kane shkuar miliarda eurot e korrupsionit dhe jo sa kushtojne vererat apo mjekimet e Km. Nuk fiket Shqiperia nga shpenzimet personale te KM edhe sikur ato te jene 100 mije euro ne dite por nga firmat fap e fap per qindra milion euro qe avullojne pa nam e nishan. Ne nuk prisnim nje opinion te jashtem se per kete kemi opoziten por nje deshmi ne vete te pare ku ai si ish-protagonist i penduar te tregonte me fakte e proba kua kane shkuar parate e taksave te shqiptareve.
E ke qare Ervis. Arbeni duhej te kishte dhene doreheqjen dhe te denonconte, qe ne momentin qe behej ky korrupsion. Le te shohe shishet e veres qe edhe ai ka pire. Mos beje viktimen, por te dorezoje gjithashka ka vjedhur se bashku me te tjeret.
E me çfarë do jetojë në Zvicër pastaj? Është e shtrenjtë jeta atje.
Ato shishet e veres jane dhe parate e tua, o kudret ! Eshte mire t'i shikojme te gjithe....
Ti mor lango me titull akademik ku gjen hapesire, ku gjen shteg per te arsyetuar krimet monstruoze te Edvinit? E sheh se c'po ndodh ne Serbi? Do te mjaftonte qe t'i therrisje ndergjegjes, nese ke ndonje grimce!...
Nuk e kuptoj këtë fondacionin Pashko,për çfar i është vënë ky emër për çekun e bardhë që shkatërroi gjith Shqipërinë,Zoti e mori ashtu siç e meritonte në mënyrën më makabër...plera të komunizmit...
Ahmetaj mund te mos jete pentito, por duhen perdorur indiciet e tij dhe SPAK duhet ta kontaktoje per te ditur me shume. Ne fund te fundit Ahmetaj po pohon qe di dhe mund te thote me shume. SPAK te mos prese te vije AHmetaj ne zyren e tyre por te nisen ta kontaktojne e degjojne per detaje. Ndoshta Ahmetaj mund te dije edhe se si kane levizur parate, ne cfare menyre paguhej njeri apo tjetri politikan, ne cash, neper banka apo ne "apartamente kasaforte". E sigurte eshte qe Ahmetaj nuk ka qene vetem ne kkrimet e tij.
SPAK dhe institucionet e drejtesise Shqiptare duhet ta arrestojne Tigrin (jo ta kontaktojne). Ne arrest, tigri do flase me i qete dhe me i sigurte...
Po si shpjegohet qe ka qene 8 vjete minister me Edi Ramen. Arbeni di shume sekrete por media e paguar dhe drejtesia e shtrembur nuk veprojn. Vetem tenderi 50miljon euro tek tuneli i Llogorase kur punimet kishin perfunduar do kishte futur ne burg gjithe qeverin.
Gjakdhjeri gerko arrixhiu serbo qeni alias tigri nuk flet per publikun por per persona te vecante....
Fakti që, ky Ahmetaj ka zgjedhur qenefin e familjes së kryekriminelti të kombit tonë, Sali Shpellar Berisha, për t'u rrëfyer, do të thotë se, ai është vetëm një i poshtër, një mashtrues dhe një sharlatan shqipfolës.
Arbeni ishte pjese e aleances se qelbesirave dhe me I perkedheluri nga kryeqelbesira.Keto qe tha ne I dinim por nuk dime ku perfundojne qindra milionat e nje populli te varfer Qe Rama eshte nje bythpambuk qe shperdoron dhe mashtron delet e rilidura bravo i qofte.Ai krah baluket me deshmit e Benit
Dihet se nuk eshte i penduar i drejtesise, por te gjitha faktet e permendura,dhe jo vetem ato jane te dokumentuara ne zyrat e departmentit te SHBA-se. Mos u ngutni se do vije se shpejti koha e tyre.
te jesh numri i dy i qeverise ...per shume vite...dhe ta akuzosh ate,do te thote te jesh bashkefajtor...eshte e qarte si drita e diellit....dhe te akuzosh qeverine do te thote te akuzosh dhe veten tende.po ky thote jom i pafajshem...ky paska qene i ndershmi i shekullit,ndersa qeveria qe ky perfaqesonte qenka hajduti i shekullit.paska majte mrena te gjithe korrupsionin e ksaj qeverie.te supozojm se eshte keshtu.ky prape ne baze te ligjit denohet per omerta...apo mosdenoncim ne shqip....dhe po te mos ishin hapur letrat ky do vazhdonte me mosdenoncimin e tij...nderkohe qe ne heshtje do shtonte pasurite e tij,me vila e terrene gjthkund.e megjithate thote qe jam i pafajshem....autori i shkrimit ka te drejte kur thote...QE TE MARRESH STATUSIN E TE PENDUARIT...JO VETEM DUHET TE KESH BESIM TE DREJTESIA,POR DHE TE PRANOSH FAJESINE TENDE.Ky as kete,as ate...KETO QE THOTE KY JANE PORDHE ME RIGON.sdua aspak te mbroj EDI RAMEN...s eshte shenjt..perkundrazi ka faj te madh qe te besuarit dhe aleatet e tij...sot jane para drejtesise.nuk bohesh KM i mire vetem pse je cun tirone dhe ke elokuence politike dhe kulturore...kur te vene ne ate karrike duhet te kesh sy dhe mrapa kokes per te pare gjthshka....ENVERIT psh...paralelizmi eshte pak arkaik e pranoj...kishte sy e veshe nga konispoli deri ne vermosh.si shpetonte miza....ti si KM nuk mund ta marresh vesh nga gazetat qe i dyti mbas teje vidhte miliona....eshte koha per rotacion politik...po kur ska alternativa...berisha karte e sterdjegur...keta populistet e rinj bejne politi me tik tok...RAMA te siguron stabilitet...DHE ky popull ska me durim per revolucione per letre...jua perseris nuk jam pro RAMES...po ky eshte e keqja me e vogel....BERISHA DHE HOXHA KANE NJE GJE TE PERBASHKET...te dy bene lufte brenda llojit,te dy zhduken inteligjencen politike...enveri zgjati 45 vite...ky kellire vec 3 mandate dmth 12 vite...po nje lloj jane...per ta mbyllur...KY AHMETAJ ..ne vend qe te beje llogje me QIM PEKE BERISHEN...te shkoje direkt ne SPAK...kete ja keshilloj dhe RAMES...HAPJA E DOSJEVE...JO TE KOMUNIZMIT SE ATO SI HAPI SALI SHPELLARI SE ISHTE I DJEGUR KOMPLET..HAPJA E DOSJEVE TE KORRUPSIONIT ESHTE E RENDESISHME...perndryshe do kemi edhe per 34 vitet e ardhshme....AKOMA TRANZICION.
Ervis Iljazaj, shume i sakte, por siperfaqesor. Fakti qe zv.kryehajduti Ahmetaj nuk po arrestohet, tregon se SPAK komandohet nga Rama.
Ahmetaj rrëfehet përpara Çimit ! Akuzon SPAK dhe qeverinë Rama për njëanshmëri dhe korrupsion. Ka dy vjet në "emigracion ilegal ". Po 10 vitet e tjera,ku ishte? Mendon se me ardhjen e Berishës në pushtet,do jetoj me para të pista,pa i hyrë gjemb në këmbë.