Nga Baton Haxhiu
E lexova një tekst “status” që me siguri ia ka kërkuar Vetëvendosja.
Si zakonisht, në të shumtën e herëve Qosja shkruan me porosi dhe përdor fraza që humbin peshën e argumentit, duke u kthyer në një glorifikues të verbër të një pushteti ose fyes me porosi, që ka humbur lidhjen me realitetin.
Në vend që të mbajë distancën kritike që e definon një intelektual, Qosja përqafon një diskurs të mbushur me retorikë boshe dhe të zbrazët nga përmbajtja.
Teksti i tij është një shembull klasik i një narratori spekulativ, i cili ndërton rrëfime mbi thashetheme dhe interpretime të njëanshme, pa asnjë bazë faktike, pa fusnota, dhe pa ndonjë përpjekje për të analizuar realitetin.
Ai nuk shkruan si intelektual, por si një thashethemexhi letrar që shërben më shumë për propagandën sesa për ndërgjegjen e shoqërisë.
Në këtë tekst, Qosja flet për Vetëvendosjen dhe qeverinë e Albin Kurtit sikur të ishte një betejë mes së mirës absolute dhe së keqes së gjithanshme, duke glorifikuar të parën dhe diskredituar opozitën me terma të përgjithshëm si “urrejtje”, “gënjeshtra” dhe “shpifje” .
Këto janë fjalë që tingëllojnë të fuqishme, por në fakt janë të zbrazëta dhe pa lidhje me argumentin.
Një intelektual i përgjegjshëm nuk mund të përdorë këso frazash të vakëta pa i shoqëruar me shembuj dhe analiza konkrete.
Qosja nuk analizon asnjë moment të krizës që ka krijuar qeveria aktuale, nuk përmend tensionet në Veri, përplasjet me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian apo dështimet në menaxhimin e situatave kritike.
Përkundrazi, ai krijon një narrativë mitike ku çdo veprim i Kurtit është “vizionar” dhe “historik”, një qasje që i përket më shumë propagandës sesa mendimit kritik.
Ajo që bie më shumë në sy është mbështetja e Qosjes për Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë, një masë e cila është cilësuar si e rrezikshme dhe antikushtetuese nga Gjykata e Venecias dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Qosja, pa asnjë reflektim mbi pasojat e këtij ligji, e paraqet atë si një mjet për të luftuar korrupsionin, duke shmangur faktin se ky ligj përmbys parimet themelore të drejtësisë dhe mund të përdoret si armë politike kundër kundërshtarëve.
Ligji, siç e kanë theksuar ekspertët ndërkombëtarë, rrezikon të kthehet në një praktikë staliniste, ku pasuritë konfiskohen në mënyrë arbitrare pa prova dhe pa proces të drejtë.
Qosja, megjithatë, nuk përpiqet të analizojë këto rreziqe, por e përdor ligjin si një tjetër pikë në narrativën e tij glorifikuese për Vetëvendosjen.
Për një intelektual, kjo nuk është vetëm një dështim, por një tradhti ndaj parimeve themelore të së drejtës dhe lirisë.
Forma e të shkruarit të Qosjes është një tjetër tregues i shterimit të tij si intelektual.
Teksti i tij nuk ka asnjë koherencë analitike dhe është i mbushur me fraza të përgjithshme që duken si të krijuara për fjalime politike.
Kjo formë, që ngjan me një bisedë joformale, nuk ekziston më në diskursin bashkëkohor intelektual, sepse është e pakuptimtë dhe e padobishme.
Shkrimi i tij nuk synon të kuptojë apo të shpjegojë realitetin, por të ndërtojë rrëfime të paramenduara për të përforcuar një narrativë politike.
Kjo nuk është letërsi kritike, as analizë politike – kjo është një përzierje mes propagandës dhe thashethemeve të padenja për një mendimtar serioz.
Në vend që të jetë një zë kritik dhe ndërgjegje e shoqërisë, Qosja është kthyer në një vegël të pushtetit, që përdor retorikë të lodhur dhe nostalgji ideologjike për të justifikuar çdo veprim të qeverisë.
Nëse dikur ai shihej si një figurë që sfidonte dogmat dhe shtypte kufijtë e mendimit, sot ai ka përqafuar dogmat e reja dhe është bërë një narrator spekulativ që nuk reflekton mbi të vërtetën, por mbi interesat e një partie politike.
Në këtë kuptim, ai nuk është më intelektual, por një thashethemexhi letrar që ka braktisur çdo standard intelektual dhe moral. Dhe kjo është tragjedia e tij më e madhe.
Rexhep Qosja, që dikur shkroi librin “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, sot përfaqëson më së miri atë që i ka ndodhur intelektit të tij. Ai ka vdekur nga sytë e njëanshëm dhe të mbyllur ndaj realitetit.
Prej syve që shohin vetëm atë që dëshirojnë të shohin, që refuzojnë kritikën, që glorifikojnë pushtetin dhe që mbështeten në retorikë të zbrazët dhe spekulime të paverifikueshme.
Në vend që të jetë një intelektual në kuptimin e mirëfilltë të fjalës – dikush që mbron të vërtetën dhe sfidon autoritetet, si Zola apo Sartri – Qosja është bërë e kundërta e tyre: një zë që hesht kur duhet të flasë, që mbështet verbërisht një pushtet pa e analizuar as në frymë, as në përmbajtje.
Ai nuk përfaqëson intelektualin e angazhuar që i shërben shoqërisë, por intelektualin e mbyllur në rrethin e tij të vogël provincial.
Në këtë shkretëtirë kulturore që ka kapluar shumë aspekte të jetës publike në Kosovë, ai mund të gjejë një farë audience brenda mediokritetit ku peshën e tij të përkrahjes e ka vendos nga Fadil Hoxha, komunist e deri sot.
Është e vërtetë që në momente ka qenë në anën e duhur të historisë, por intelektualisht i zgjati shkurt.
Por për Evropën apo për mendimin bashkëkohor perëndimor, ai është një askushi, një figurë që nuk ka as ndikim, as peshë.
Një nga arsyet është se ai ka mbetur peng i një formimi të kufizuar, me njohuri të plota vetëm të gjuhës serbe dhe pa asnjë qasje të vërtetë ndaj botës intelektuale të përparuar.
Kjo e bën atë të paaftë për t’u pozicionuar si një intelektual i vërtetë në një kontekst më të gjerë, ku kërkohet analizë, ndërgjegje dhe distancë kritike.
Më shqetësuese është se mbështetjen e tij ndaj Albin Kurtit nuk e bën mbi bazën e ndonjë analize ideologjike apo të arsyetuar, por mbi premisa gjeografike e nostalgjike.
Ai e sheh mbështetjen ndaj një kryeministri nga Malësia e Shqiptarëve të Malit të zi, si një detyrim historik ndaj një bashkëvendësi të tij, duke injoruar plotësisht ideologjinë apo qasjen politike të Vetëvendosjes, qoftë në raport me brendinë e Kosovës, qoftë me partnerët ndërkombëtarë.
Kjo qasje është një shkarje serioze ndaj parimit më themelor të intelektualit: të mos mbajë kurrë anën e pushtetit, por të jetë gjithmonë një zë kritik ndaj tij.
Një njeri që humb aftësinë për të parë qartë, për të sfiduar dhe për të analizuar, ka vdekur në thelb si mendimtar.
Dhe sot, intelekti i Rexhep Qosjes po vdes pikërisht nga sy të tillë: sy që nuk shohin as fakte, as realitet, as përgjegjësi morale.
Thënë cinikisht, por me saktësi, ajo që ka ndodhur me Qosjen është vdekja e intelektualit prej syve të tij të njëanshëm.
Dhe ky është epilogu i një historie të shkuar, të cilën ai vetë e ka vulosur.
Ti he hale para te madhit Rexhep Qose
Batoni agjent serb, nderlidhes me Ramen. Neser po te vije Berisha kalon me ate. Batoni pordhe ne pe.
Po ik o Baton se nuk ke asnje vlere vecse merr parate per llomotitje ne TV e Shqiperise dhe Kosoves. Nuk kacfare te duhet ty se per cilin voton Qosja dhe as si i kategorizon ai poziten dhe opoziten. Ti shko voto per ca trapa qe kane qene dikur ne pushtet dhe jane vetediskredituar. Pastaj hajde e voto ne Shqiperi per te krejtdiskredituarin dhe banditin Sali Berisha. Eshte e drejta jote te jesh pa dinjitet e pa personalitet dhe te na regosh perralla.
Po ik o Baton se nuk ke asnje vlere vecse merr parate per llomotitje ne TV e Shqiperise dhe Kosoves. Nuk kacfare te duhet ty se per cilin voton Qosja dhe as si i kategorizon ai poziten dhe opoziten. Ti shko voto per ca trapa qe kane qene dikur ne pushtet dhe jane vetediskredituar. Pastaj hajde e voto ne Shqiperi per te krejtdiskredituarin dhe banditin Sali Berisha. Eshte e drejta jote te jesh pa dinjitet e pa personalitet dhe te na regosh perralla.
Po ik o Baton se nuk ke asnje vlere vecse merr parate per llomotitje ne TV e Shqiperise dhe Kosoves. Nuk kacfare te duhet ty se per cilin voton Qosja dhe as si i kategorizon ai poziten dhe opoziten. Ti shko voto per ca trapa qe kane qene dikur ne pushtet dhe jane vetediskredituar. Pastaj hajde e voto ne Shqiperi per te krejtdiskredituarin dhe banditin Sali Berisha. Eshte e drejta jote te jesh pa dinjitet e pa personalitet dhe te na regosh perralla.
O Baton Stanishiqi, laji mire gojën dhe duart e tua të fëlliqura nga shërbimi ndaj udbashëve dije plus korrusioni yt neveritës sot e gjithë kohën, për të përgojuar të madhin Rexhep Qose!
Ik more palaco, se ti je nga ata gazetarucet qe e shet jo nderin por edhe bythen per nje dore paresh. Ato qe i atribon Rexhep Qoses te shkojn pike per pike ty, si nje langaraq qe s'ke len b#
Baton ! Eshte e drejta jote te kritikosh e e replikosh me te gjithe ata qe mendon se ja vlene nje gje e tille, por me Rexhep Qosjen e ke te kote ! Pavaresisht se une per Albin Kurtin kam njemije e nje kritika, mbeshtetja me rezerva qe mund ti bej Qosja atij nuk ja ulin vlerat intelektuale dhe erudicinin profesorit te nderuar te kombit shqiptar. Baton sado qe ti rrekesh te hysh ne polemike me Profesorin, ti e shumta mbetesh nje gazetar i nderuar.
kur matet m..ti me malin....
O Baton,o rrotë cari! Po si guxon ti mor pleh të shash e ofendosh të madhin Rexhep Qosje?! O Baton o copë m....! Rexhep Qosja e ka skalitur emrin në panteonin më të ndritur të historisë sonë kombëtare,kurse ti mor mi halesh do zhdukesh në mjegullën e harresës siç zhduken të gjithë hiçët në botë!
Rexhep Qosja që ka marrë ne mbrojtje Albinon,i ka bërë një shërbim shumë te keqë poullit të vetë dhe vetes së tijë.Është plakë dhe rrëshwet shpejtë. Të mbrojsh albinin do thotë se mbron gerdallën,osmanen…..Roftë UÇK ,poshtë albinot….
Paske berë një çarçaf more Haxhi. LAJE DHE DISIFEKTOJE MIRE GOJEN KUR TË PERMENDISH REXHEP QOSEN një nga INTELEKTUALET E MEDHEJ NË mbare Shqiptarin. Shko te Saliu yt si lepires që je.
O trumcak, je shume i vogel,mi arash..para Veprave me vler te medha kombetare te Prof Qoses, Ti permende nje,por jane 101! 'Popull i ndaluar'...vera letrare,estetike,gjuhesore,analiza,studime per kombin tone etj etj.... Ju shkoni ne studio e si 'opinion' merr shuma te medha,para te ndyra .. Injorantet batakcijte nuk vlersojne luften,clirimtaret ,intelektualet....sepse ju bejne hije.........PROF QOSE, NUK ESHTE AS ME I MIRE
Ik more muti i ngroht që bënë Rexhep Qosja çdo mëngjes. Me këtë shkrim bakalli kërkon të rregullosh biografinë në Kosovë ti o kokë tul.
Mor palaco, ti shoku i mediokrit Fevzi spiunit, per llogari te kujt shkruan? Te mafias te ciles i jane prere shume rruge e shume shtigje nga vullneti qeverises i Kurtit?!...
Baton paske pjerdhur nga trute, dmth te paskan tredhe, nejse zgjedhja jote!....
Çfarë artikulli shqiptar, i mbushur me mllef kundër personit dhe asnjë artikulim idesh. Anti-intelektualizem që mbyt Shqipërinë.
SE PSE PO ME DUKESH TI O BATON SI SPEKULATIV ME KETE SHKRIM Qysh ne nisje je me paranojen - " sic duket kete shkrim Qosja e ka shkruar me porosi te VV" e me pas tjerr nje qilim te madh mbush me ojnat e tua gjithhfare ngjyrash Gabim te madh nna paska ba Rexhep Qosja se perse nuk po i mendon gjithcka si Baton, edhe une po ndihem ne faj
Nese Qosja mbron bemat e Kurtit, kjo do te thote seQosjes i ka erdh nje fund i turpshem!
Kjo eshte Kosova e talibaneve mesjetar ku nje trap 24 karad guxon te gjykoje nder te paktet figura te ndritura qe na kane mbetur
Rexhep Qosja eshte nje inatcor dhe percares i rrezikshem! Ka merita ne shkrime, por si njeri nuk vlen fare!
Baton,je nje byqire qe nuk e ke shokun.Une nuk e kam lexuar cfare ka thene i paarritshmi Qosja e tani qe ne kete moshe i falet cdo gje,ti o kurve nuk ke kelleqe te analizosh ate.ps:-per mua malpin kurti eshte nje vegel serbe por kjo nuk ben mua dhe asnje tjeter qe te provojme te análizojme Rexhep Qosen nqs.ka shkruar dicka pozitive per mashtruesin malpin i cili mund te kete dicka pozitive!!!psh.Demagogjine!
Ti baton nuk ben as sa nje qime e Qoses...
Kësaj here, jo vetëm që ia ke qëlluar po jam 100 për qind me Ju Baton, Qosja vërtet po vdes gjithmonë me sytë e intelektualit të njëanshëm ..Enverist ...!
Nga Baton je kthyer "balton".Po ti nuk i arrin as te maja e thojit te kembes Rexhep Qoses o " balton".
( narratori spekulativ ) çfare gjuhen eshte ? . Bâton bythe lepiresi e nisi karrièren me Berrishen e vazhdoi me Meten shkoje te Rama tani te Berrisha.......... Qose ka qene komunist dhe ngelet komunist ku eshte problèmi qe ky eshte ne krahun e bolshevikut Kurtovitç, ajo qe mua me shqehteson eshte si ka mundesi qe Rama ta kete afruar Bâton bythe lepiresin qofte edhe per pak kohe. Ky bastardues i gjuhes shqipe duhet zhdukur ne koqevari...
Njeriu qe ka nje llogjike te ftohte dhe respekton veten, ka pare gjate gjithe kohes tek personi i Rexhep Qoses: Dikur nje lake i Serbise, me vone nje deshtak i madh ne politike, por gjithmone ka qene thellesisht vetja kur eshte prezantuar si nje myslluman fondamental laraman (muslluman laraman quhen ata lloj shqiptaresh bastarde qe tradhetuan fe dhe atdhe dhe u shndrruan ne nje alter ego e shemtuar e dushmanit aziatik.) Qe ketej rrjedh dhe tani dhe vazhdimesia e lavdeve te tij ne drejtim te sundimit, te nje difektozi me te madh te pushtetit kosovar te kohes, si al-bin-i, qe ka shkuar gjate gjithe kohes ne te kundert me politikat e Amerikes dhe Europes demokratike kristiane, qe shume si Qosja, duan ta harrojne, qe Kosova u be shtet pikerisht nga ata, dhe per gjate gjithe kohes, kane vazhduar tj kafshojne doren dhe trupin Perndimit, kur al-bin-i eshte drejtuar per tere kohen nga Baba i vet Erdogan, Atje ne Turqi porosit dhe armatimet per Kosoven, Dhe sic e keni zene picken e semes keni per te lene.
"Selame nga teqja e pluhurosur e Qoses", me ne fund, mes dalldise se Qoseve (nga truri), lexova nje koment qe spjegon delirin e Xhepit te Kosoves per kulishin e tij "flokzi" qe perfundimisht e kafshoi ate dore qe i dha lirine dhe tashme, eshte rikthyer ne bajrakun e babe Xhepit te Dardaneleve....
Batoni ,nuk eshte ai i cili jep nje vleresim adekuat per te madhin e kombit tone,Rilindesin e fundit,njeriun i cili ka vlera boterore.Akademiku eshte i keti niveli boteror,sepse gjate tere jetes te vet ,ka dhen kontributin e vet ne shume drejtime per popullin tone.Vlerat e keti Ikone,jane te cmuara njelloj si te Ismail Kadarese,Dritero Agolli..i cili ka len vulen e shkences shqiptare si ne aspektin historik ,gjuhesor ne fusha shume te ndjeshme ,te cilat per armikun tone jane dhe mbeten plumb.Ky palaco si nje sherbyes i bandave rusoserbe,eshte i detyruar te akuzoj te shpifi per te njollosur ,historine,letersine,artin ,dramaturgjine...shkurt Enciklopedine shqiptare.Sinqerisht deshiroj ti bej nje pyetje keti kolaboracionalisti : ku e gjen guximin te hypi ne nje kal qorr,e kupton ky dhjeme se ku do te perolasi?besoj se eshte i verbuar por ky legen akoma me shume e bind lexuesin se eshte nje plire e pa vlefshme para fakteve ,para asaj pasurie qe eshte akademiku,nje miniere e vertete e kombit tone..Ky nuk turoerohet se cfare do te presi ne jete ,duhet ta vleresoj vet...mbylle halen zuzar,se nuk i rrezon malet me shpifje te skrupullta....
Allah ukubet.
Ky Baton leshi paska shkruar me cinizem te jashtzakonshem. Sipas tij sot duhet arrestuar Qosja! Hahaha! Keshtu bente Enver Hoxha per kundeshtaret e tij. Po pak me bute o baton hajdari, fale pak! Apo e ke vendose! Ptuh!
Fatkeqësisht kësaj here Batoni ka të drejtë. Qosja është shpirt gusht dhe nuk pranohet nga politikat në Kosovë. Njeri meritës i letrave shqipe por nuk u shkëput asnjëherë nga ideologjia S. Berishës dhe ketë le dilema se është në linjat e tij me UDB prandaj edhe përkrah A. Kurthin. Fjalë të mëdha asnjë punë dhe gjithë jetën ka kritikuar intelektualet e mirëfilltë dhe asnjëherë nuk u trajtuar nga regjimet serbo jugosllave.
Ore, Shkrimtari funksional i VV, Qosja nuk ka asgjë të përbashkët me Sali Berishën, madje, ka qëmë kundërshtar i tij. Berisha as nuk ka qënë, as është, siç aludoni ju; veç një përfitues personal nga regjimet, një servil e hipokrit, asgjë më shumë; me UDB-në, ky, mund të ketë patur lidhje si njeri hileqar dhe i paqëndrueshëm që është. Qosja është krejt tjetër, është konservator, me kombëtaren safi, pa lëshime: rilindas i çimentuar, nuk ka si i shbën ato që ka propaganduar e bërë për kaq vjet, nuk i bije dot hasha, nuk bën dot lëshime në këtë moshë. Mund të mos e ketë fare në linjë Kurtin, por s'mund të dorëzohet, është i detyruar... duhet ta kuptoni plakun; ani, atë që ja quani të gabuar, ndreqeni ju, mos e votoni Kurtin, por mos e ngatërroni me Berishra e UDB-ra, nga kjo anë e keni qelibar; tregon vepra e tij. Respekte, rroftë UÇK-ja, faqebardhja e gjithë shqiptarëve.
Një intelektual nuk mund të jetë nostalgjik ndaj ideologjisë. Ç'do me thënë "nostalgjik ndaj ideologjisë"? Ideologjia është pjesë e botkuptimit dhe intelektuali i vërtetë nuk ka si vepron në kundërshtim me të; madje, ka edhe stoikë si Batoni që quan intelektual atë që e dredh ose është kritizer. Intelektuali mund të jetë edhe ideolog, shkencëtar, studiues etj, por nuk është e thënë se nuk mund të jetë në njërin krah. Qosja, me sa e njoh prej shkrimeve dhe qëndrimeve të tij, është një i majtë në botkuptim, por deri në social-demokrat, s'ka ç'hyn Fadil Hoxha këtu, por nga ana tjetër një atdhetar konservator dhe që veprimet e Kurtit i sheh me simpati; madje, me sa kuptoj, bash për këtë të fundit është dhe përkrahës i veprimeve të qeverisë aktuale. Qëndrimet e perëndimorëve dhe të ShBA-së, kohët e fundit, ndaj Kosovës për të, duket kanë qenë të papritura dhe zhgënjyese dhe kështu, firmëtari i Rambujesë shpreh mosnjëmëndësinë e tij. Me siguri, ai nuk është jashtë realitetit dhe ndoshta vuan prej tij, gjykon se masat e qeverisë janë të drejta dhe sovraniste për shtetin e tij, Kosovën, që së fundmi, me shpresë, të mos i vinte vdekja prej syve të tillë, por do të haste ca Batonë, që s'kanë me se të merren në këtë valë zgjedhjesh. Teksti i tij nuk i ngjan aspak një narracioni spekulativ, por të një naracioni të trishtueshëm e vetëflijuar ndaj idealit të tij sovranist. Eshtë veprimi vetëflijues i një 89 vjeçari, që kërkon dëshpërimisht, që Kosova të mbetet shtet i shqiptarëve dhe jo një Palestinë, Qipro apo Bosnje e ardhshme. Ai e njeh historinë dhe me gjithë shpirt përkrahu lëvizjen e armatosur në Kosovë, përkrahu UÇK-në, ndaj një qëndrimi pacifist çfarosës dhe çkombtarizues mes mizoritë Serbe. E njeh historinë dhe e di se Evropa, trojet Shqiptare gjithnjë i ka përdorur si mall tregu, historikisht, Baton! E di gjithashtu që u është dashur, gjithmon shqiptarëve të bëjnë lëshime, duke plotësuar, të shtrënguar nga Fuqitë e Mëdha, megalomanitë e fqinjëve, siç sot me Kosovën. Ai nuk shkruan si thashethemesh dhe është ndoshta më në kontakt me gjarjet dhe më afër atyre ngaqë nuk është i influencuar nga të tjerët dhe fodullëku gazetaresk; ai shkruan si akademik. Le të pyesë Batoni anekënd Kosovës, a janë të drejta për një shtet sovran masat që ka marrë Kurti me atë kokëngjeshjen e tij. Besoj se edhe opozitarët do të thonë: Po! Por nga ana tjetër nuk ma merr mendja që Qosja të mos e kuptojë që në realitet për "Fuqitë e Mëdha" tash, jo si dikur shoresonte, këto veprime janë të pa pranueshme, të pa konsultuara, të parakohshme etj, etj; pikërisht këtu e ka zënë e keqja akademikun, ndërsa më herët i përkrahte veprimet e tyre, duke u gëzuar si të gjithë shqiptarët, se "bota" i kishte kthyer sytë edhe nga ata, se me fuqinë e tyre vendimtare dhe të pamohueshme, do bëhej e mundur të jetonin në një republikë të tyre, se më në fund kishte ardhur dita e arbërit e shqiptarëve. Ai i kupton shumë mirë edhe tensionet në Veri edhe "përplasjet" me Evropën e ShBA-në, si nuk i kupton; i kupton Batoni e nuk i kuptuaka Qosja, por s'ka si del nga ideali atdhetar, nuk mund t'a dredhi e të thotë që 1/3 e Kosovës nuk është Kosovë, për të përmbushur siç thamë orekset e Serbisë, si gjithmon në veri, e që këto fuqi të mëdha nuk i përmendin krahas, asfare, komunat shqiptare të përtej kufirit në Serbi të Preshevës, Mjedvjegjës e Bujanovcit, ani se Republika Serbe po i çpopullon, kur edhe me 0 banorë, ato janë toka shqiptare. Është e njëjta temë ndaj ne shqiptarëve, por jo vetëm: binduni si themi ne, ose izolohen! Një politikë e të mëdhenjve për të patur, në këtë rast, një zonë konflikti kur t'u duhet. Ai është i ndërgjegjshëm që ndaj Vuçiçit që thotë nuk do ta njoh kurrë, po "kurrë, Kosovën" (dhe sanksione s'ka nga "Fuqitë e Mëdha"), po qëndron në anën tjetër të peshores: të faktit të kryer të Kurtit. Argumentin me fjalë të nxehta apo të ftohta (jo të vakta) mund ta këtë lënë për më vonë, or taj. Glorifikimi i pushtetit dhe stgmatizimi i opozitës është pjesë e fushatës elektorale; opozita, apo "të paanëshmit" si puna e Batonit, le të merren me pozitën ta analizojnë e t'i nxjerrin binarë, për punën më dëm të shqiptarisë dhe t'u mbushin mendjen shqiptarëve se sa keq ka drejtuar qeveria në pushtet, tu kërkojnë votën e "paanëshme", kinse kritika është e paanëshme; nuk ka kritikë të paanëshme, mësoheni një herë e mirë, se kjo sentecë është nashtrim; nëse kritikon një krah, nisesh nga një krah tjetër, është ose, ose. Nuk kam asnjë njohuri për ligjin e konfiskimeve, por nëse ligji godet fitimin e pamerituar është një hap progresist dhe për t'u përshëndetur. Ç'ka të keqe këtu, që e shqetëson Batonin? A, Baton, Baton! Zolai e Sartri ç'kanë qënë, o Baton, asnjëanës njëherë nuk kanë qenë; pse bëni të paditurin, pse nuk thua dhe Gorki, që është nga në diskredituesit e sistemit për të cilën shkruan dhe për sistemin që aspiron psh, apo ke frikë se të quajnë "komunist", "rusist", "serbist", "Vuçiçist" e turli lloj budallallëqesh të tilla që përdorni ju mediatikët modernë. Mbroheni nga të katër anët se mos ju kafshon qeni. Komunizmi është ideologji, ç'të keqe ka që Fadili apo dikush tjetër është i tillë. Apo pengon perëndimin të shkojë përpara drejt imperializmit të sigurtë, kur po rrëshket në pëllëmbë të dorës, si rëra e detit, periudha e dy kampeve komunise - kapitalite, që mirë apo keq, me izolim apo pa izolim, mbante botën në balancë, pas luftërave të çlirimit kolonial, shkoi dhe e arta post-komuniste, e tash, jemi kthyer në fillim të viteve të shekullit të kaluar, kur shtetet mprehnin armët për t'i rënë njëri-tjetrit dhe rindarjen e botës. Gjithkush të armatoset pafund, për të qënë të gatshëm t'i vërsulet gjithkujt; dy duar për një kokë dhe të madhit e të fuqishmit duhet t'i hapësh rrugë, se ose të lë pa bukë, ose të sulmon e të shkreton; madje të zhduk nga faqa e dheut. Prandaj Qosja e përkrah Kurtin, dhe nuk niset se është nga Malësitë e Malit të Zi a kund tjetër, pa paragjykim; mjafton që është shqiptar dhe që i përgjigjet ndërgjegjes së tij kombëtare, pse jo edhe ideologjike, kur ti diku thua se Qosja nuk bën asnjë analizë, qoftë dhe mbi baza ideologjike; siç duket vetvendosja bazohet në parimin e të majtëve për vetvendosje të popujve dhe respektim të minoriteteve (jo mëvetësim të pakufizuar, enklave të tyre, por gëzimi i të gjitha të drejtave si pjesët e tjera të ndarjes administrative të shtetit; madje, as diskriminim pozitiv, por njëlloj). Ka vdekur apo nuk ka vdekur, qoftë dhe nga pikëpamja intelektuale të një personaliteti që nuk mendon si ty, nuk mbetet në dorë të një të "paanëshmi", siç pretendon të jesh, o Baton Nuk i takon një "midiatiku" të përcaktojë se pikesh vdekur një që mendon ndryshe, qoftë edhe katërcipërisht, se atëhere, edhe unë mund të them se Batotoni ka vdekur, qekurse ka nisur të shesë shpirtin tek porositësit me këtë fletrrufe tejet të dobët, denigruese, cinike, ziliqare dhe hipokrite. Ç'ke me Rexhep Qosen, o Baton, që s'të dalja e keqja. "Lëreni plakun në shenjtërinë e tij". Lëreni mor të votojë për kë të dojë! Nuk e ndryshon rezultatin e zgjedhjeve, as shkrimi "i dobët" i Qoses, që i paska djegur barkun Batonit, as vota e tij. Shkruani mor me kujdes, jo zi e më zi; kështu do të kompaktësohemi ne shqiptarët? U zgjata mjaft se qëndrimet e Batonit e kalonin masën e një gazetarie me përvojë të mjaftueshme për të qenë i matur dhe i paanshëm, siç pretendon autori, pa Qoses, i merr të keqen.
nuk mund te flas gjykoj R.Qosen nga cfare thote Batoni ,duhet ta lexoj fare shkruan origjinal ??? Por nje gje e them me siguri .Ne sikomb Shqiptar existojme nga perkrahja qe na ka dhe USA ,ne 1918 ,dhe 1999....kush shkel keti vije te kuqe ka bere nje herezi kombetare me pasoja te renda ..me duket se Albini e ka shkelur kete dhe populli Kosoves duhet ta dije.....
Lëre '18-ën, USA ishte për vetvendosje të popujve të vegjël në përgjithësi, pa përcaktuar kë, kurse Lenini, i denoncoi planet djallëzore të fuqive imperialiste të traktatit të fshehtë të Londrës për kufijtë (ku përfshihej edhe imperatoria ruse në këto dallavere) të kohës pikërisht për pazaret që ishin bërë Shqipërisë në kurriz të trojeve të saja. Kot nuk u bë lufta e Vlorës në '20-ën. Kot nuk mbajti zi për vdekjen e "Hzretit Lenin" Parlamenti Shqiptar, me propozim të plakut të maleve Bajram Curri në '24-ën. Kjo është e vërteta historike e pa censurën e sotme. Pa luftën e UÇK-së, që zgjoi botën, dhe bëri të mëdhenjtë, sidomos USA të ndërgjegjësohej ndaj masakrës, Kosova ndoshta do të qe flijuar e gjitha, deri në njeriun e fundit. Nuk do të ekzistonte, kjo dihet. Shih luftërat sot, atje ku Amerika nuk do luftë, ato ndërpriten me një herë, atje ku nuk ka interes, mish bëhen ndërluftuesit, madje i furnizon edhe me armë. Njëlloj dhe për Rusët sot, në krahun tjetër. Të dyja fuqi imperialiste, që ndezin dhe pushojnë luftra sipas interesit. USA duhet të nderohet për aq sa ka bërë (dhe ka bërë shumë), por nuk duhet të fetishizohet e të mos na vijë mirë, kur ajo nuk përputhet me aspiratat tona sovraniste.
Mendoj se Batoni, në ato që thotë për vlerat intelektuale të Qoses ka plotësisht të drejtë. Mënyra llomotitëse e diskursit të Qoses, e cila flet për një besnikëri ndaj propagandës si formë komunikimi është tregues i qartë i faktit se Qose tashmë nuk paraqet asgjë më shumë se një objekt muzeal. Kur dëgjon Qosen sot, të krijohet përshtypja sikur dëgjon zhurmën mesjetare të një makine të periudhës së James Watt. Veneracioni ndaj Qoses mbahet akoma i pavarrosur vetëm prej atyre që kurrë në jetë nuk kanë lexuar qoftë dhe një rresht nga vepra e tij.
Loni, duket se ti je njëri prej atyre që nuk ke lexuar asnjë rresht të Qoses. Gjithnjë paraqitesh me njohuri të mangëta koncrptuale e shënime të përcipta, që tregon mosnjohje. Gjithkush, madje, edhe ti, ngasa kuptohet, sikurse dhe Batoni, "diskurset" po ja nënështoni propogandes nga mënyra se si shprehenë për "llomotitjet", sipas jush të Qoses, duke neveritur vlerat intelektuale të tij, ngaqë të duken si zhurma të mesjetës apo makina më avull e Watt-it. Ti moderni, i dituri i kohës së sotme. Sipas mendjes tënde të ndritur, bota nuk duhet të kishte Shekspir, Servantes, Njuton, Radhërford, Smith, Rivardo, Tolstoi, Drajzer, Defo, Vern, Verd, Moxart, Naim, Mjedë, Nol, etj të panumërta, e pra, e mrekullueshme, e bukura, atdhtarja, nuk mund të jetë një objekt muzeal; ajo jeton si e gjallë ndër breza edhe pse e krijuar qyshherët, dhe t'u shqetësokemi, si ty, se na kujtojnë të shkuarën. Pa të shkuar, nuk ka të ardhme, ka thënë dikush, që nëse nuk mendon si ty e quan llomotitje. Edhe një gjë, o Loni prej kartoni, a prej betoni, si të duash quaje; nderimi (veneracioni, siç e quani ju intelektualisht nul), nuk ka si mbetet i pavarrosur, nëse nuk e njeh veprën e atij që nderon, por përkundrazi, njohja e thellë e veprës së dikujt të bën të kesh nderim për të. Me sa shoh ju jo vetëm nuk e njiheni Qosen, por as që paskeni arritur ta kuptoni, or Loni; Luan, medemek.-----DP