Nga Preç Zogaj
Shqipëria po përjeton këto ditë një festival leximesh çmendurake të instalimit të Tramp në Shtëpinë e Bardhë. Analogjitë pa lidhje me historitë e tij me drejtësinë amerikane lexojnë dëshirat e kastës politike plurale solidare të Tiranës për t’i venë kazmën drejtësisë së re. Shfrenimi i fantazisë referon si të kryera fakte që nuk kanë ndodhur akoma.
Në asnjë vend të Europës, së paku gjykuar nga mediat e mëdha, nuk takon kaq shumë falle dhe shfaqje të zvogëlim-keqkuptimit të trampizmit në përmasa dhe trajta qesharake.
Mirë që bota nuk na e dinë gjuhën.
Nuk ka enigma se çfarë mendon Sali Berisha për SPAK dhe drejtësinë e re. Ai është zotuar të zhbëjë. Do t’i kishte hije ky zotim i qartë po të mos ishte vetë një i hetuar në një proces gjyqësor.
Do s’do, zotimi i Berishës e nënkupton përfshirjen dhe implikimin Ramës. Sepse për të zhbërë reformën në drejtësi duhen dy të tretat e deputetëve. Që nuk i fiton dot e vetme asnjë parti.
Qëndrimet e Ramës kanë qenë të tilla që të kujtojnë një shprehje të Niçes, i cili thoshte se në paqartësi gjej më shumë qartësi se në të folurit e qartë. Rama ka lëvizur mes paqartësive, në vartësi të vigjilencës amerikane dhe europiane në mbrojtje të paprekshmërisë së SPAK dhe drejtësisë së re.
Pas ndyshimeve në Shtëpinë e Bardhë disa analistë afër tij po i taksin publikisht vendimin për të firmosur me Berishën ndalimin e drejtësisë së re. Deri këtu më duket shumë. Por Rama mund t’i kthehet ëndrrës për t’i ulur vrullin SPAK dhe për të bërë rregullime ligjore që dekriminalizojnë veprën e shpërdorimit të detyrës. Madje mund të shkojë më larg nëse e lejojnë rrethanat ndërkombëtare. Gjithë duke e veshur prapsimin relativ të reformës me retorikën populiste të “forcimit” të saj.
Rama do të presë se cili do të jetë në mënyrë eksplicite qëndrimi i administratës së re amerikane për drejtësinë. Ai do t’i bëjë llogaritë me këtë qëndrim. Por kësaj radhe edhe me Bashkimin Europian që ka marrë rolin e violinës së parë në mbështetje të drejtësisë, duke e kushtëzuar sertë përparimin hap pas hapi për anëtarësimin e vendit tonë në BE me forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit e korrupsionit në sferat e larta.
Bashkimi Europian nuk ka gjasa të prishet, zgjerimi nuk ka gjasa të ndalet. Pavarësisht parashikimeve apokaliptikë të fallxhorëve ala trampistë. Duke i konsideruar SHBA aleatë të natyrshëm e strategjikë dhe duke dëshiruar një bashkëpunim të ngushtë me administratën “Tramp”, Bashkimi Europian duket i përgatitur të përballet me sfidat e reja të kohës që jetojmë. Kësisoj, Rama dhe qeveria e tij mund ta pengojnë drejtësinë e re vetëm me çmimin e frenimit për t’u bërë pjesë e BE-së. Që mbetet një aspiratë e gjallë e shqiptarëve.
Arsyet e mirënjohura të protagonizmit dhe bashkautorësisë amerikane për konceptimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, të manifestuara qartazi dhe me forcë më të madhe gjatë mandatit të parë (2016-2020) të presidentit Tramp, janë në fuqi. Nuk shihet të ketë asnjë shenjë që kjo mbështetje të mos vazhdojë. Pritshmëritë dhe gjasat janë që ajo të rritet. Kryeministri Rama do të konformohet me këtë qëndrim. Zotimi i Berishës për zhbërje, si shprehje e kundërvënies me administratën e mëparshme, do të shfryhet.
Dita kur mbështetja amerikane të mos ketë nevojë të manifestohet do të shënojë në fakt fillimin e epokës së vetpavarësimit të plotë të drejtësisë në vendin tonë.
Pavarësimi i saj ka nisur tashmë, është në proces, në rrugën e konsolidimit. Prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët e GKKO kanë ligjin, mbrojtjen dhe dinjitetin që u garanton pavarësinë. Kanë vetedijën patriotike të misionit dhe integritetin individual. Ata nuk janë derivate të politikës. Përparimi i drejtësisë është meritë e tyre. Frenimi i saj do të ishte përgjegjësi e tyre. Nga kjo pikëpamje ata janë mbrojtësit kryesorë të pavarësisë së saj. Publiku e pret ketë prej tyre. Pavarësisht se ku rrahin manovrimet dhe retorikat e politikanëve.
Bâton Haxhiu ka kaluar te Berrisha atje ku e nisi bythe lepirjen. Te behemi serrioze te maresh per baze çfare idiotizma tregone djalin e Fahri Balliut, Kellici, ç' ishte nje grua qe del nje hère ne vite dhe tregone ndonje brockull , apo te degjoshe Paloqen Te maresh serriozisht çfare thote Berrisha duhet te kesh me problème mendore . Faji eshte i médias ne momentin qe e ftone dhe kur shikone qe i ftuari shpife duhet dhe ta kundershtosh deri dhe ne largimin nga studio. Degjova nje gazetar me mustaqe te ABC ku thoshte te votojne te gjithe shqiptaret edhe ata qe nuk kane shtetesi shqiptare te çfare u bé thoshte , ky gazetar ishte i pjerdhur si ka mundesi média visive te intervistoshe préservatif te tille.... 'je média serrioze nuk lejene idiotizma te tilla.
O Preçi bëj ndonjë vjershë, lëre drejtësinë o katran se po flet me gjuhën e Lulit shkret. Rama e PS e kanë të qartë objektin po ti ke hallin e Saliut, jo që ke të drejtë se nuk ke çfarë bënë tani se nuk nxjerrë më dotë edhe leja për pallate. Kameleon ndaj interesave të popullit.
Synimi i rilindjotit modernist Rama dhe bandes qe drejton eshte qe vjedhja.dhe korrupsioni te klasifikohen shperdorim detyre.Shperdorimi i detyres te Mos quhet veper penale.Bashke me Saliun mund ta realizoj dhe pastaj SPAK ka ne dore vetem briskun Rrofshin Demokratet Sali ,Edvin
Mire e ben analizen ne kete shkrim z.Prec. do ishte me e vertete nese nuk do shkruaje me vleresim maksimal per SPAK-un. Per ne popullin e thjeshte Spak ka kuptim nese merret si duhet me Berishen te parin. Ndryshe nuk ka nevoje per prokurore e gjykates frikacake qe secili paguhet cdo muaj mesatarsht sa 40 pansioniste. A nuk mendon edhe ti z.Zogaj se prokuroret e SPAK duhet te rivetohen? Ata kane nga tre a me shume apartamente, vila ne Lalez e tjera plazhe, dhe jetojne ne lluks, jo te gjithe. SPAK ka filluar te tregoje se eshte i deshtuar dhe si i tille do duhet te shbehet. Per kete ka te drejte Rama e Berisha. Por rinia e populli duhet te dale ne protesta si ne 1990 per te rrezuar Qeverine nese nuk miraton ne Kuvend nje ligj per ti dhene drejtesine me koncesion Italise. Ndryshe jemi te mbaruar nese kthehet 'Drejtesia e hajduteve te padenuar e konfiskuar te kursit 6-mujor te Plepave'. Ta harojme BE-ne, jemi drejt shperberjes si popull dhe shtet.
Drejtesia jone ka vdekur me kohe or mik e nuk e ngjall dot as Rama e as Berisha. Vetem Amerika ne I befte dermal.
Prec o spiuni legjendre i sigurimit , po paske qene i pa ndalshem ne cdo kohe e sistem. Perc Ciftelia ; Frrok Cupi Llullja , Nikolle Qeni ( Lesi ) A. Frangaj , Remzi Lani ( Holta ) te spiunat ne treg te gjithe Mirditore rraca me e ndyre ne bote...!
Fakti flet se nga marreveshjete Rame- Sali, per ta shperbere drejtesine e re, Dumani eshte trembur dhe e ka ulur tempin e punes.A e shihni se merret me "koka turku" qe i duhen Rames ose Saliut,kurse "liderit" me nje mal krimesh ne kurriz i japin leje te dale jasht shtetit. Rrezik t'i pergatitet azili politik, per tu justifikuar para shqiptareve qe u kane dhene besim te plote.Nese dumani kerkon vertet te vendose drejtsine ne kete vend duhet t einformoje nderkombetaret per marreveshjen e fshehte Rama- Sali,si dhe per qellimin antidrejtesi te Komisionit Xhafaj .
Vete fakti se ne mbrojtje te drejtesise se re nuk ka dale asnje jurist, asnje profesor i fakulteteve juridike, asnje gjykates apo prokuror, asnje profesor i shkolles se magjistratures, nuk ka dale as Komisioni me ekspertizen me te specializuar ne bote ne fushen e jurisprudences sic eshte Komisioni i Venecias, por na del nje mbetje politike si Zogaj, tregon shume se cfare eshte ne te vertete drejtesia e re. Propoganda e tij per drejtesine me ngjan me propoganden per inceneratoret qe nuk punojne apo nuk ekzistojne.Eshte e njejta loje perverse si me mbeturinat. Nevoja emergjente e pastrimit te qyteteve nga mbetjet konfondohet qellimisht dhe ne menyre perverseme me ngritjen e inceneratoreve qe nuk punojne apo t qe nuk ekzitojne .Dhe kur thua se procedurat e ngritjes se inceneratoreve jane korruptive dhe si pasoje ata nuk punojne dhe ai i tiranes nuk ekziston, keta thone se jeni kunder pastrimit te qyteteve. E njejta gje me drejtesine. Nevojen urgjente per pastrimin e politikes nga krimi dhe korrupsioni keta propogandiste e njejetsojne qellimisht me ngritjen e nje drejtesie gjoja te re por qe ne te vertete nuk eshte gje tjeter vecse ne vegel ne duart e qeverise dhe partise ne pushtet per te goditur dhe delegjitimuar opoziten dhe per te bere te pamundur me njete juridike ekstrapolitike rrotacionin politik.Sa i perket luftes ndaj korrupsionit ka zero shanse qe kjo drejtesi te jape efekte sic edhe tregojne statistikat e rritjes se korrupsionit por edhe te perceptimit pas ngritjes se SPAK Dhe kjo per nje aresye te thjesht se nuk mundet qe nje pjelle dhe nje segment i qeverise sic eshte SPAK te luftoje korrupsionin qeveritar.
SPAK duhet te hetoje vertet, jo gjoja, 21 janarin, Gerdecin, '97, ndryshe te shkrihet menjhere, dhe prokuroret e tij te hetohen per kurrupsion. Rrace e keqe prokuroresh qe e mbolli Saliu dhe qe nuk ka ilac qe e ngordh.