Nga Ilir Yzeiri
Riardhja e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë duket se po i prish të gjithë drejtpeshimet gjeostrategjike të ndërtuara pas Luftës së Dytë Botërore. Shekulli i XX ka qenë periudha e dy Luftërave të mëdha Botërore të shkaktuara nga europianët. Ka qenë po ashtu edhe shekulli i ndërtimit të shteteve kombe sidomos pas rënies së Perandorisë Osmane, në fillim, dhe të asaj ruse më vonë, atëherë kur u shemb sistemi totalitar komunist. Shekulli XXI nisi me një ngjarje tjetër që ishte sulmi terrorist mbi Amerikën.
Më 11 shtator, siç e dimë, planeti u drodh nga goditje e Kullave Binjake. Ajo ngjarje ridimensionoi edhe njëherë politikat gjeostrategjike dhe nga Lufta e Ftohtë u përpunuan idetë e luftës së qytetërimeve dhe komfliktet mes Perëndimit dhe ekstremizmit islamik kanë shenjuar e vijojnë të shenjojnë kohën që jetojmë. Ndërkaq, Rusia e Putinit ka ringjallur edhe njëherë idetë perandorake dhe kërkon ndryshimin e kufijve me dhunë. Sulmi mbi Ukrainën dhe lufta e përgjakshme mbi një popull të pafajshëm e kanë bërë planetin më të pasigurtë. Si të mos mhaftonin të gjitha këto, natyra dhe planeti kanë filluar të na përgjigjen.
Siç thoshte para disa vitesh filozofi francez, Edgar Morën, planeti po na përgjigjet dhe katastrofat klimaterike, zjarret, ngrohja globale, përmbytjet janë feedbacku i tij. Nëse e shohim marrëdhënien tonë me planetin si një komunikim, pra që ne i kumtojmë atij diçka dhe ai na e kthen, atëherë duhet të mendojmë se gjithçka që kemi bërë mbi këtë tokë : betonizim, shkatërrim të ekosistemeve dhe natyrës, shtimin e CO2 në atmosferë dhe rritjen e efektit serrë, planeti i ka marrë si mesazhe negative dhe po na e kthen përgjigjen me zjarret masive deri edhe apokaliptike, më ngrohjen globale, me përmbytjet dhe me katastrofa të tjera që askush nuk i përllogarit dot.
Në gjithë këtë hapësirë, vende të vogla si ne duket se kanë humbur gjithçka. Nëse e sheh historinë tonë, do të vëresh se fataliteti ynë qëndror ka qenë vetmia. Gjergji ynë i madh u përpoq të ndërtonte aleancën më të madhe të krishterë, por vdekja e Papa Piut II në vitin 1464 e ktheu përfundimisht historinë e Shqipërisë përmbys. Sheti shqiptar që u krijua pas rënies së Perandorisë Osmane ishte frymëzim i patriotëve shqiptarë dhe i kombinacioneve perëndimore.
Austria dhe ministri i jashtëm Bertold bënë të pamundurën që të shpëtonin Shqipërinë nga synimet serbe, italiane e greke. Ahmet Zogu e nisi mbretërimin e tij me aleancat sllave në fillim e pastaj me ato angleze e italiane, por, sapo ai nisi të kundështonte Italinë fashiste, vendi u pushtua. Komunistët ndërtuan shtetin e parë totaltitar të mbështetur fillimisht të Jugosllavia, pastaj te Bashkimi Sovjetik dhe te Blloku Lindor. Më tej te Kina e pas rënies së komunizmit është zgjedhur aleanca euroatlanitke. Shqiptarët si asnjëherë më parë fituan më shumë se të gjithë të tjerët në Ballkan. Sot kemi dy shtete dhe një faktor të rëndësishëm shqiptar në këtë rajon.
Mirëpo, siç thoshte Fishta kur perifrazonte një filozof italian, « Tash qi asht ba Shqypnia duhen ba shqyptarët ». Dhe shqiptarët jo vetëm që nuk po bëhen por po e shpërdorojnë në mënyrë tragjikë këtë shans të madh. Dy kryeministrat, ai i Shqipërisë e ai i Kosovës nuk komunikojnë dhe qeverisjet janë më shumë frut i imagjinatës së tyre provinciale sesa projekte mbarëkombëtare e europiane. Në të dyja anët e kufirit është instaluar mediokriteti kolektiv si formë e jetës dhe e qeverisjes.
Nga Shqipëria janë larguar elitat dhe sot, sipas studimit të Institutit Shqiptar Alb-sheknca 4500 punonjës shkencorë shqiptarë ndodhen jashtë Shqipërisë: Është interesant se edhe brenda vendit ndodhen po aq punonjës shekncorë- 4500. As në Shqipëri dhe as në Kosovë nuk ka politika që të sjellin e të simulojnë dijen dhe elitat. Të dyja vendet kanë zgjedhur të promovojnë mediokritetin kiolektiv dhe kanë shpallur si prioritet turizmin duke synuar që ta kthejnë vendin në një fashat të madh turistik dhe në një oaz pushimi për gjithfarë pasunarësh.
Shqipëria dhe Kosova janë jashtë të gjitha realiteteve të zhvillimit të sotëm europian e botëror. Asnjë kompani e madhe e industrisë digjitale apo e IT-ve nuk gjendet këtu. Universitetet prodhojnë me shumicë vetëm infermierë e mjekë për në Gjermani e në Europë. Dhe vetëm kështu mund të shpjegohet paradoksi i madh që ndërsa Shqipëria zhvillohet, shqiptarët ikin. Si ka mundësi që as Shqipëria dhe as Kosova nuk po bëhen vende tërheqëse për shqiptarët? Shqipëria dhe Kosova, mesa duket, nuk i durojnë dhe nuk i mbajnë dot elitat që janë jashtë vendit dhe nuk dinë e nuk duan të kërkojnë ndihmën e tyre në mënyrë që vendet tona të bëhen shtete të zhvilluara me identitetin e tyre politike e ekonomik.
Për fat të keq, ne vazhdojmë të sillemi sot si ai djali pa baba që sa herë ndërron klima gjeostrategjike ne kërkojmë babain e radhës. Ne kemi krijuar stereotipinë e dëmshme në Ballkan se aleatët tanë duhet të na mbrojnë, sepse ne nuk dimë të mbrohemi vetë, se po na lanë vetëm do na hajë serbi e greku. Sapo na la Turqia në shekullin XX ne u copëtuam në katër shtete. Tani mendoni sikur të na lërë edhe Trumpi se si do të copëtohen e do të shqyen shqiptarët mes vedi e nga të tjerët.
O Yzo! Akoma me mendesi turcelie, ke mbetur ai i gjori ´´pordhesor´´, jo do te na haje greku dhe serbi, kur dhe per nje mendje te rendomte ketu, eshte e qarte dhe e ndjere, qe shqiptari turceli po ha shqiptarin dhe turku vazhdon ta haje Shqiperine dhe ta rukullise andej nga erdhem.
Serbët dhe grekët, tashmë janë ndërgjegjësuar se nuk mund të kenë më pretendime territoriale ndaj "Shqipërisë Londineze". Ç'kishin ndërmend dhe mundësi të merrnin, apo ta coptonin trungun shqiptar, me ndihmën e miqve të tyre, respektivisht Rusia për serbët dhe Britania e Franca për Greqinë, e arritën në harkun kohor 1978-1913, kur shqiptarët në trojet e tyre etnike ishin ende nën pushtimin e Perandorisë Osmane. Me tërheqjen, apo shëmbjen e saj, trojet etnike shqiptare u shtruan në tryezë si tortë për të kënaqur interesat, sa të fqinjve të tyre grabitqarë, po aq dhe pazaret për interesat gjeostrategjike të të mëdhenjve, aleatë të tyre. Këtu loja mbaroi! Gjithsesi, Shqipëria e vogël dhe e dobët e 1912-ës, u gjend brenda teatrit të dy luftrave bot.I-II, u pushtua nga ushtritë e fuqive ndërluftyese, por në fund, kur palët si gjithmonë i hynë bisedimeve të paqes, "Shqipërinë e maleve dhe kënetave",-siç ka thënë Ismail Qemali, pra, edhe pse si sot, ambicjet e fqinjve u shtruan përslri në tryezë, por përsëri kufijtë e 1913 nuk u prekën. Nëse, herë pas here për interesa politike, shovinizmi i të dy fqinjve, ngré krye atë e bëjnë thjesht sa herë ne kërkojmë të respektohen të drejtat e shqiptarëve të ngelur, siç dihet, padrejtësisht jashtë shtetit amë. Këtë, jo rrallë herë dhe jo pa efekt e bëjnë sa herë u jepet rasti, sipas asaj që thonë në Elbasan: "Mos më cyt, mos të të cys!". Tani këto probleme kanë zënë vend dhe nuk mund të ndryshojnë më. Maksimumi, (faleminderit Amerikë), ishte krijimi i shtetit të Kosovës, një shtet i dytë shqiptar në Ballkan. Bukur, tash i kemi dy shtete, por...lipset ta kujtojmë, thënien e pader Gjergj Fishtës: "Shqipërinë e bëmë, tani lipset të bëjmë shqiptarët!". Dhe, në vetvehte, pikërisht ky nuk është një problem dhe aq i vogël.
Kam lënë shënim edhe një herë më parë në lidhje me temën. Nuk bëhen artikuj sa për klikime. Eshtë mirë, që autori i artikujve të reflektojë dhe jo të ngrejë probleme pas beratit, madje të shoqëruara edhe me thënie e citate të të "shquarve", që vetë ata, janë produkt i paguar. O Yzeir, zhvillimi ndërtohet midis oportuniteteve, ndryshe nga evoluimi, që është produkt i rastësive. E, si i tillë, zhvillimi kërkon zgjedhje, vendime, të lësh diçka për të marrë një përfitim më jetik. Në këtë këndvështrim, ose-t janë oportunitetet: ose do të ruash diversitetin natyror, ose, në cënim të saj të kesh përfitime jetësore, pse jo, edhe shpirtërore. A do të kishte zhvillim nëse nuk do të vihej dorë mbi natyrën dhe do të ruaj ekosistemit? Do të ishim akoma në majë të pemës. A e di që shkaku i evoluimit të njerëzimit dhe vetë njerëzimin është puna dhe puna, është marrëdhënia e njeriut me natyrën, për ta transformuar atë, ndaj kur përishen ekosistemit ekzistuese, siç i ka bërë natyra, ndërtohen të tjerë nga njeriu. Kështu, ekosistemit, siç shtrohet është primitivist. Nëse do të ruej ekosistemit, siç na thonë fanatkët fetishist, që nuk na thonë se si do të prodhoheshin të mirat materiale, atëhere nuk do të kishte miniera (dëmtojnë malin brenda dhe ambientin përreth), nuk do të kishim rrugë moderne dhe do të udhëtonim me karvani me kalë, nuk do të kishim Uzina, fabrika, ambjente prodhimi dhe shërbimi etj, nuk do të kishim në fund të fundit as bagëti e bujqësi të kultivuar. A e di se një nga ndotësit më të mëdhenj më botë të ndotjes atmosferike vjen nga kafshët dhe në tej nga gjitarët, përfshi dhe njeriun, që bën çmos që ti mbarështimit për ushqim dhe një nga faktorët në kryesor për prodhimin e CO2-së janë jashtëqitje e tyre? Kështu pra, duhet të bësh kompromise në drejtim të diversitetit ekologjik natyral dhe jetës dhe zhvillimit të njerëzimit. Turizmi, si të gjithë aktivitetet e shërbimit, është ekonomi. Njerëzit që janë të punësuar në turizëm u shërbejnë, nëpërmjet pagesës, atyre që pushojnë. Është njëlloj aktivitet i dobishëm - i organizuar dhe përkrahur nga shteti, aq më mirë, si të gjitha zejet e tjera, siç është puna e minatorit, sharrëtarit, peshkatarit, bukëpjekësit etj. Dhe minatori i merr mineralin, por nuk e shemb atë, sharrtari e pret pemën, por jo gjith pyllin, se të nesërmen mbetet pa punë, etj. Hotele ka patur qyshherët, po u thoshin hane, e këto hotele duan një copë tokë, beton, rrugë lidhëse, që të bëjnë ata që duan të pushojnë apo argëtohen në natyrë; atje diç do ti merret natyrës, ndaj të tërës, që njerëzit do të duan të shijojnë. Pra, do të kemi dhe betoni, ndryshe, do të ktheheshim në fshatin e madh turistik, si të pëlqen ta quash, me pa të drejtë, nëse ndërhyet për kushte jetese, - pse jo, dhe fitimi më të mirë -, dhe shërbimit ndaj bujtësve. Jo gjithçka që ndodh në natyrë vjen për shkak të "prishjes" së ekuilibrave të ekosistemit nga njerëzit. Ka edhe të tilla që janë natyrore dhe ciklike, ato mind të kenë ekzistuar edhe më parë, por nuk kemi evidenca; tash njerëzimi sa ka nisur ti studiojë e u bën përshtypje. Është njëlloj, sikur të ktheheshim miliona vite pas e të çuditeshim psh me pamjen e gjelbër të Saharasë, Britaninë të ngjitur me Francën në Lamansh, apo Mesdheun një det të mbyllur; e atëhete, kush e prishi ekosistemin. Shih vizatimet e kohëve të lashta: njerëzit janë të veshur me tunika. Kurse zjarre apokaliptik kanë rënë gjithherë, madje, edhe qytete të tëra janë shkrumbuar jo nga katastrofa natyrale, si tërmetet apo vullkanet, por nga vetndezja e barishteve (bykrave të ndrydhme e paheve të këpurdhave) në kushte të caktuara temperature e lagështie, apo qoftë dhe nga pakujdesia njerëzore, pasi gjithçka, mbi e nën dysheme ishte e ndërtuar me drurë dhe afër njëra tjetrës. Shqiptari nuk është mediokër, është pak i rrëmbyer, si gjithë ballkanasit, por jo mediokërr, por vetitë nuk i mungojnë, "veç të ishin në të arrira" sipas Bajronit. Ai të shërben si mik, falas, por kur e pajton për punë, të kërkon qindarkën. Është tjetër të jesh i paditur e tjetër mediokër. I padituri që kërkon të dijë, të zhvillohet, të përparojë e të mbrothtësohet, i hapur ndaj të resë, bëhet i ditur dhe nuk është mediokër. Mund të kesh një barrë shkollë, si i thonë, dhe të jesh mediokër. Sistemi i mediokërve nuk përparon, nuk sheh përtej, rri i ngujuar në guaskën e tij dhe "justifikohet" me të tilla çështje si ekosistemi, duke mos thënë, ndryshe: si zhvillohet njërëzimi(?). Bota zhvillohet nga ëndërrimtarët dhe idealistët, qofshin këto edhe "provinciale", siç i cilësoni ju, me pa të drejtë, këta tanët. Në këtë kuptim, provinciale dmth e prapambetur, "fshatare", e prapambetur në kuptimin e perceptimit material të qytetit ("qendrës" madje, atje ku "gëlon" jeta joprovinciale) dhe harron që bota dikur ishte e gjitha provinciale dhe prej andej erdhi qytetërimi botëror.dhe, një pjesë e mirë e këtyre "qytet formuesve" kanë qenë provincialë (fshatarë) dhe duke u mbështetur në përvojën provinciale të njeri tjetrit dhe të parëve të tyre provinciale, krijuan qytetërimin e sotëm, që mundohen të futin tek ne, me ndihmën edhe të me të "qytetëruarve", provincialët tanë, me ëndrra dhe përfytyrime mediokre personale dhe provinciale(!). Duan të shkretët shqiptarët dhe kosovarë të mos jenë prapa me zhvillimet në Evropë e në Botë, por s'i lënë. Historikisht s'i kanë lënë, madje edhe atë pakë që kishin ndërtuar u thanë ta prishnin. Nuk donin industri, madje edhe bujqësi konkuruese në "vendet vasale", si ne. Dhe ne bëmë ç'na thanë, se mbeteshim edhe atëhere edhe tash pa "bukë". Ç'pret në Shqipëri, Luginën e Silikonit? Aq IT digjitale, sa i duhet Shqipërisë ka; madje ka programues që punojnë për të huajt. Edhe përsa i përket "elitave", të ngritura kaq herë nga ju dhe të përdorura këtu si argument, nuk e kini përdorur saktë, por kini dredhur në funksion të qëllimit. Edhe thua se prodhojmë veç mjekë dhe infermierë dhe, po në të njëjtën paragraf, thua se 4500 albashkencash janë jashtë dhe 4500 janë në vend. Këta, 9000 albashkencëtarët ç'janë?, mos mjekë dhe infermierë? Pastaj, të tilla "elta" besoj se janë të mjaftueshëm, se ata që janë jashtë, në mos për kushte më të mira jetese, ndoshta, e kanë parë se kanë qenë më shumë nga çduhen, ose e kanë gjykuar se edhe prej andej, së largu, mund ta ushtrojnë profesionin e tyre. Sjellja si djali pa baba është fatkeqësia e popujve dhe shteteve të vegjël; madje edhe shtete të mëdha, e kërkojnë mbështetjen nga një më i fuqishëm (shih ngjarjet e funfit). Kështu s'ke ç'thua në këtë drejtim për ne. Ka ikur koha kur ne bënim sipas interesit tonë dhe i prishnin aleancat kur ato cënoheshin. Ti e di njëlloj si unë ka ndodhur pas '44-ve, një herë në 500 vjet. Sinqerisht, nuk e kuptoj, se, përse duhet të cedosh kaq ndryshe ndaj të vërtetave, për tu dukur i kohës dhe ca klikime më shtesë. Kjo më shtyu kaq gjatë në këtë shënim.
Faleminderit, 'profesor' @Din-Plaku! Më mirë se kaq, nuk mund t'i bëhej kritika konstruktive, shkrimit të gjithollogut 'prof' Yzeiraj.
Shenimi i Din-Pakut i thote shume qarte te gjitha, pa i rene aspak me shqelma progresit per interesa nga me te cuditshmet.
Din-Shumë thuaji vetes...
E VERTETE,POR KJO NDODH NE SHUME VENDE TE BOTES,,,,,,DHE ESHTE AJO QE NJEREZIT LEVIZIN ,,,,,QE TA PROVOJNE,,,,,,POR EDHE SE DIFERENCAT JANE TE MEDHA ......BOTA ECEN PERPARA SIC ECTE DIKUR. ........ESHTE SI RASTI I NJE SPORTISTI QE KA NGELUR MBRAPA DHE NUK ARRIN KURRE I PARI OSE THUAJSE KURRE ......KESHTU TE LODHESH TE GJESHE,KUSH ESHTE FAJTORI?????? PO FAJTOR ESHTE E DREJTE PER TE SHKUAR KU TE DOJE PALLA,PER TE CILEN LUFTUAM ,NE NJE FARE MENYRE.........DIFERENCAT NUK MBYLLEN THUAJSE KURRE.........
E VERTETE,POR KJO NDODH NE SHUME VENDE TE BOTES,,,,,,DHE ESHTE AJO QE NJEREZIT LEVIZIN ,,,,,QE TA PROVOJNE,,,,,,POR EDHE SE DIFERENCAT JANE TE MEDHA ......BOTA ECEN PERPARA SIC ECTE DIKUR. ........ESHTE SI RASTI I NJE SPORTISTI QE KA NGELUR MBRAPA DHE NUK ARRIN KURRE I PARI OSE THUAJSE KURRE ......KESHTU TE LODHESH TE GJESHE,KUSH ESHTE FAJTORI?????? PO FAJTOR ESHTE E DREJTE PER TE SHKUAR KU TE DOJE PALLA,PER TE CILEN LUFTUAM ,NE NJE FARE MENYRE.........DIFERENCAT NUK MBYLLEN THUAJSE KURRE.........
E VERTETE,POR KJO NDODH NE SHUME VENDE TE BOTES,,,,,,DHE ESHTE AJO QE NJEREZIT LEVIZIN ,,,,,QE TA PROVOJNE,,,,,,POR EDHE SE DIFERENCAT JANE TE MEDHA ......BOTA ECEN PERPARA SIC ECTE DIKUR. ........ESHTE SI RASTI I NJE SPORTISTI QE KA NGELUR MBRAPA DHE NUK ARRIN KURRE I PARI OSE THUAJSE KURRE ......KESHTU TE LODHESH TE GJESHE,KUSH ESHTE FAJTORI?????? PO FAJTOR ESHTE E DREJTE PER TE SHKUAR KU TE DOJE PALLA,PER TE CILEN LUFTUAM ,NE NJE FARE MENYRE.........DIFERENCAT NUK MBYLLEN THUAJSE KURRE.........
Je m'voyais déjà . D'Aznåvour !