Nga Blendi Kajsiu
Pas marrjes së ishullit më të rëndësishëm dhe më të bukur shqiptar nga Jared Kushner, dhëndër i presidentit Trump, vihet re një nxitim i socialistëve për ta paraqitur investimin politik të Ramës si një investim strategjik për ekonominë shqiptare. Sipas kësaj narrative Sazani është një shkëmb pa vlerë që Kushner do ta kthejë në mrekulli turistike që do zhvillojë imazhin dhe turizmin shqiptar përtej imagjinatës sonë të varfër.
Është interesante të vësh re se sa herë pushtetit socialist i dhuron investitorëve strategjik ndërkombëtar, dhe partnerëve të tyre lokal, ndonjë llokmë Shqipëri, hapi i parë është zhvleftësimi i llokmës. Në rastin e portit të Durrësit kryeministri Rama dhe propaganda e rilindjes nuk reshti se përshkruari portin më të madh të Shqipërisë si një qendër të qelbur pisllëku, kontaminimi, dhe si një turp në zemër të qytetit bregdetar.
Aq sa të krijohej përshtypja që investitori arab që e mori falas këtë truall të pisët në zemër të Durrësit dhe të Shqipërisë po na bënte një nder të madh. Vetë kryeministri na thoshte se me zor e kish bindur Alabarin ta merrte atë copë të qelbur trualli në mes të Durrësit, për të cilën, me sa duket, askush tjetër nuk kish interes. A thua se durrësakët dhe shqiptarët kishin vite që me zor prisnin të hiqnin qafe qindra mijëra metra katror bregdet në zemër të Shqipërisë.
Sot me ishullin e Sazanit përsëritet e njëjta rrëfenjë e çuditëshme sipas të cilës Sazani nuk është veçse një shkëmb djerrë, me gjarpërinj, shkurre dhe ndryshk ushtarak. Shyqyr që kryeministri Rama gjeti një tutkun tjetër për t’ia ngecur Sazanin tonë shterpë, të cilin vlonjatët dhe shqiptarët me zor po prisnin ta hiqnin qafe.
Po ti besosh propagandës rilindase nuk ishte fare e nevojshme të bëhej një diskutim publik mbi fatin e aseteve strategjike si Porti i Durrësit, Sazani dhe Zvërneci. Mjafton që këto “plehëra” t’ia ngecnim ca miliarderëve naiv si Alabari apo Jared Kushner, që do ti zhvillojnë ato për interesin tonë.
Këtu nuk mund të mos ndalojmë pak për të kundruar me kërshëri adhurimin që kanë socialistët shqiptar për miliarderët. Turizmi elitar, portet e jahteve, investitorët strategjik, janë refrene që ata dhe simpatizantët e tyre përsërisin vazhdimisht në mediat tona. Adhurimi i socialistëve për turistat miliarderë dhe me jahte tejkalohet vetëm nga përçmimi i tyre për “turistët ordinerë”, siç janë ata që vijnë nga Kosova apo nga lindja.
Sipas kësaj narrative Shqipërinë mund ta zhvillojnë vetëm miliarderët e huaj si Kushner, në bashkëpunim me milionerët tanë lokal, duke e blerë atë pjesë-pjesë për të ndërtuar rezorte super luksoze dhe ekskluzive ku qytetarët e thjeshtë shqiptarë mund të hynë vetëm si kamarierë, pjata-larës dhe pastrues.
Problemi është se bota është e mbushur me shembuj rezortesh e investimesh luksose nga miliarderët më të fuqishëm të globit që rrethohen nga mizerja. Ndoshta shembulli më i mirë është ishulli i famshëm i Hauait ku jetojnë dhe kanë investuar miliarderët kryesor të globit, që nga Mark Zuckenberg deri tek Operah Winfrey.
Pavarësisht miliarderëve pafund që ka tërhequr, dhe investimeve që ata kanë kryer, Hauai sot mbetet një nga shtetet më të varfra të SHBA-ve, me nivele rekord varfërie dhe të pastrehësh. Turizmi super-elitar me kapital të huaj i ka çuar çmimet në stratosferë ndërkohë që rrogat e banorëve vendas, që janë reduktuar në kamarierë dhe pastrues, nuk janë të mjaftueshme për të blerë banesë apo për të bërë një jetë të denjë.
Pa përmendur faktin që turzimi elitar, si ai që është zhvilluar në Hauai, është i paqëndrueshëm sepse rezortet super luksoze harxhojnë sasi të frikëshme uji dhe energjie elektrike, sidomos gjatë verës kur këto burime janë të kufizuara. Kjo do të thotë që shpesh këto investime super-elitare përkeqësojnë krizat energjitike dhe ujore që janë bërë gjithnjë e më të shpeshta si pasojë e ndryshimeve klimatike.
Ajo që na mëson rasti i turizmit elitar në Hauait, por edhe rastet e plot rezorteve super-luksoze në detin Karibe dhe në Amerikën Latine, është që turizmi elitar dhe ekskluziv që kontrollohet nga investitorë të huaj të fuqishëm shpesh e rëndon situatën ekonomike të banorëve vendas, sepse rrit çmimet, eleminon hotelerinë vendase, teksa prodhon punësim të cilësisë së ulët për ta.
Ndërkohë kontributi i këtij lloj turizmi në buxhetin e shtetit shpesh është i vogël sepse investitorët strategjik janë aq të fuqishëm dhe të lidhur me qeverinë saqë paguajnë pak ose aspak taksa në buxhetin e shtetit. Nuk është çudi që së shpejti të mësojmë se Jared Kushner me statusin e investitorit strategjik nuk do paguajë fare taksa në 5 apo 10 vitet e para të aktivitetit të rezortit të tij. Si mund ti kërkojmë taksa një investitori që po sakrifikon kaq shumë për Shqipërinë duke u bërë pronar i një ishulli plot ferra dhe gjarpërinj?
Të kuptohemi, nuk jam kundër zhvillimit turistik të Sazanit, Zvërnecit apo të Portit të Durrësit. Ama idea që ky zhvillim mund të vijë vetëm nga Alabari dhe Kushneri në bashkëpunim me oligarkët vendas është propagandë politike dhe jo një realitet ekonomik. Zhvillimi i turizmit elitar dhe ekskluziv që propozon Rama, Kushner dhe oligarkët tanë është një turizëm përjashtues që i redukton vendasit në kamarierë dhe pastrues dhe jo në pronarë dhe përfitues direkt të pasurive të tyre natyrore.
Ekzistojnë plot shembuj të një turzmi më përfshirës, më autentik dhe më të qëndrueshëm se ai i tipit Hauai. Ka shembuj si ishujt Ibiza apo Mallorca ku banorët e varfër të ishullit u transformuan në sipërmarrës turistik dhe përfituan në mënyrë direkte nga bumi turistik i ishullit të tyre.
Eksperienca të tilla mund të përsëriteshin edhe në Shqipëri. Në vend të një investitori strategjik, si Kushner apo Alabar, Sazani, Zvërneci dhe Porti i Durrësit mund të hapeshin ndaj qindra investitorëve lokal të vegjël dhe të mesëm. Natyrisht me planifikimin dhe investimin në infrastrukturë të qeverisë qendrore.
Në vend që Sazani të bëhet Hauai ai mund të bëhej Ibiza. Në vend të një investimi të mbyllur, jo transparent dhe përjashtues mund të zhvillohej një turizëm i hapur dhe përfshirës. Në vend të 300 kamarierëve dhe pastruesve shqiptarë, Sazani, Porti i Durrësit dhe Zvrneci mund të prodhonte 300 sipërmarrës shqiptarë, të mesëm, të vegjël por edhe të mëdhenj.
Në vend të një rezorti të madh dhe super-elitar ku shqiptarët nuk shkelin dot dhe ku miliarderët pushojnë brenda një kafazi të artë, mund të kishim dhjetëra hotele të vogla, ekologjike dhe autentike që mund të shijoheshin nga të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të huaj, edhe pa qenë milionerë.
Ky po do ishte një investim strategjik dhe përfshirës, me impakt madhor në ekonominë lokale dhe në xhepat e qytetarëve. Ajo që na ofron qeveria Rama është thjesht një investim politik ku përfituesit kryesor janë Kushner, partnerët e tij lokal dhe pushteti i kryeministrit Rama që tashmë ka garantuar dashamirësinë e Trumpit.
Për shqiptarët e bregut të mrekullueshëm të Jonit tonë spektakular Sazani do jetë një ëndërr e ndaluar që rrit cmimet, konsumon ujë dhe energji dhe prodhon punësim mediokër për shumicën dërmmuese të tyre. Ata e dinë shumë mirë që Sazani është shumë me tepër se një shkëmb me gjarpërinj, ai është një mrekulli e natyrës që tashmë do mund të shijohet vetëm nga milionerët. Ky është turizmi që na propozon qeveria jonë “socialiste”.
Jane terbuar kokp@rdhat e saliut ,nga zhvillimi I turizmit elitar ne Shqiperi.
Po po o truthare dhe brekegrisur, jane terbuar, posi, nga turizmi me litar ne Shqiperi
Shumë frymë ke harxhuar,po zgjidhje praktike nuk duket gjëkundi.Vetëm sharje Edi Ramës nuk është zgjidhje.
Lini pordhet,a jeni te zot te beni dicka te bukur,apo vetem llapaqenin mund te beni,mos hani mut por punoni mor mjeran qe e keni mendjen vetem te shkatrrimi e djegija
Se pari eshte ishulli i vetem Shqiptar. Se dyti jepen vetem 10 h . Se trete nese per cdo president falim cdo 4 vjet toke i bile mos ngeket me Shqiperi. Investim politik thote ky liberali Qilit. Ore sa para e vende pune i jep Shqiperise. Kjo eshte ceshtja. Nese i jep eshte mire. Nese nuk jep eshte keq.kaq. idea eshte qe nga taksa tatime eshte i perjashtuar per 10 vjet. Me pas lum kush te rroje.
eh! kok berthamat e politikes, merni parate qyl dhe mos hani mut, ku konsiston "eshte plan politik? strategjik?...jo o kaposhat e detit , eshte plan ekonomik miljarda e miljarda euro do te futen Brenda vendit tone ne dhjetevjecaret qe vijne, nga taksat ,qirate, mirembajtjet, shitjet-blerjet plus arkitektura dhe bukuria.ku e dini ekonomine e tregut, ju doni parate e momentit ju dhe nuk ju plasi per te ardhmen.
Ky shkrim duhet te lexohet nga politika dhe kushdo.Ka ardhur ne kohe dhe kerkon te ndale gabimet e se nesermes qe do te na kostojne shume.Eshte thirje per te qene te vemendeshem dhe per te mbrojtur pasurine per brezat.Nuk eshte kunder zhvillimit por ai duhe te jete ne interes te te gjithe shoqerise. Flm
Kot mundohesh te gjesh gjilperen ne kashte o Bledi.Dukesh qe nuk ke asnje argument per te na mbushur mendjen dhe merresh me Hawain. Kesaj i thone pirdh se cfryesh !
Fatkeqsi djem të ri mjeran që mendojin kështu???????
DHE PIK. RAMA KERKON TE SHPETOJ BYTHEN DUKE SHITUR VENDIN
Kam bere zborin per 18 vjet ne Sazan, jam i lumtur qe dikush ka menduar te beje nje investim kaq prestigjoz, do sherbeje per te bere Vloren nje brand nderkombetar, kjo e ndihmuar edhe nga porti i jahteve (investitor shqiptar) dhe aeroporti akernise (investitor shqiptar), vec kesaj askush nuk do ndalohet nga investitoret shqiptare te ndertojne ne ishull me kusht qe te ruajne standartet qe po sjell Jarred
Po tja jepnim shkelzenit te bente hotele do ishe dakort o dell
Po mire o Kajsi po a e di ti sa veshtire eshte te ndertosh ne Sazan! Nuk ka rruge, nuk ka uje, nuk ka energji, si do ti perballojne kta investitoret e tu “te vegjel”? Qendrat e zjarit jane ndertuar nga mijra ushtare qe i kane trasportuar materjalet me krahe, tjeter Kam shum miq pronare hotelesh ktu ne Vlore, e mirpresin ke investim ne Sazan
Ti qenke analist mjeran. Pa hyrë në zbërthim të mendimit që shprehe duhet ta kuptosh që jetojmë në kohën e konkurencës dhe se këta investitor duhet mirëpritur sepse Alabar manipulon investimin në 87 hektar ose 0.87 km² në Durrës dhe Kushner diku rreth 10 hektar ose 0.1 km² në Sazan. Që të dy sipërfaqet janë shumë të vogla por që transformohen më vonë në lavëdi ekonomike. Aty është e vërtetë që s'mund të ketë pushues shqiptar por do të vijnë elita botërore. Shqipërisë i rritet nami me këso reklamash se jo me tourist patlixhana.
Këtu nuk dëgjohet mendimi racional por i bëhet jehonë vetëm borisë së partisë ose borisë së Z. Rama se Rama është vetë partia! Kjo eshtë mëndësia e skllavit apo shërbëtorit të përulur shumë për të fituar bukën e gojës!
Shume i sakte artikulli! Po iken e gjithe pasuria kombetare ne pak duar njerezish te pa skrupuj. Po njerezit e thjeshte çfare perfitojne? Vetem nje gje. Kthehen ne sherbetore te oligarkeve. Ky Rama ekstremist i djathte, i afrohet fashizmit.
Hahaha...po po duhej ndare me 7501 per fryme popullsie ....e te ruhej pasuria kombetare per gjarperinjte e hardhucat e sazanit....ju ka pjerdhur truri fare pz....!!!!
O Kajsiu, me analizat e tua askush nuk duhet te shkoje as deri ne hale. Investimi ne Sazan eshte plotesisht strategjik. Keshtu thote edhe Saliu, e ke degjuar aoo jo. Ndryshe, me mire gje ndonje pune tjeter, sepse kete te analistit nuk e ben dot.
Po pse nguteni mor zotërinj komentues. Kajsiu nuk është kundra të pasurve siç mund të ngatërrohet ndokush kur lexon se sa dëme I kanë shkaktuar të pasurit Hawait. Jo ai është pro parave dhe kundra Edi Ramës. Hahah...
Po atyre që ju prostituon e ka dhe panikun që mund t'a përdorin dhe hedhin si copë muti, tek sheh një tjetër prostitutë të ngjashme tek dergjet duke u përlyer me jashtëqitjet e veta. Por nuk është çudi të jenë po shqiptarët që merr për budallenj dhe përbuz, ata që do t'a varin në mes të Tiranës. Nuk ka mësuar asgjë nga historia, a thua se gjithë ata bejlerë, priftërinj, hoxhallarë, tregëtarë dhe tribale që i varën nga komunistët nuk ishin ata që i kishin pjellë dhe shkolluar?!
Dhe dicka tjeter. Keto qoka jane me gare te mbyllur. Kunder MSA. Nuk eshte cudi qe BE te reagoje.
Hip se te vrava,zbrit se te vrava.Kur nuk ka investime te huaja,thone eshte faji i qeverise se nuk eshte e zonja te thithe investime,ndersa kur vijene investitore shume te fuqishem dhe me emer ne fushen e turizmit,nxjerim lloj lloj ycklash e sajojne pordhe me rigon per t'i kundershtuar.Dikur thoshin : "Me kene shkodran te tana i ban" Sot mund te thuash pa frike "me qene anal --ist,bythen miletit ia can",sepse jane "eksperte" ne te gjitha fushat e kesaj bote !!
Nari Perfect!
Ore komunisti i leshit . Une jetoj ne usa e punoj shume prane Crown building ne 5 avenue e 57 street ku eshte qendra ne Manhattan e grupit AMAN qe sic thuhet do menaxhoje resortin turistik ne Sazan . Nese eshte e vertete kjo (se spara besoj shume ne genjeshtrat shqiptare ) vetem reklama pozitive qe i behet Shqiperise eshte e pallogaritshme . Hyni ne internet e kerkoni kush eshte grupi AMAN dhe cfare niveli perrallor kane resortet e tyre . Eshte maja e industrise turistike
Deri më tani unê nuk e kam parë kontratën e nënshkruar nga Kushner me qeverinë shqiptare? Nëse një kontratë e tillê ekziston. Dhe vetêm atëhere mund tê gjykojmë drejt. Por Rama nuk ështê transparent. Pse i fsheh kêmbêt ai?! A është bêrë e njohur publikisht kontrata e tij me Alabbarin?! Po me Kushnerin? Po me Pulian që do privatizojë atë lumin qê derdhet pranë Vlorês çfarê ështê vendosur?! As opozita nuk e ngre zërin për keto probleme se ështê e përlyer edhe vetë. Ndryshe Kajsiu kërkon qê qeveria tê planifikojê dhe tê investojë në infrastrukturën e Sazanit, Zvërnecit apo portit të Durrësit që të kemi disa qindra pronarë tê vegjël apo tê mesêm resortesh! A ështê nê vete ai,! Kushner thotë do investoj unë qindra milionë. Ndërsa Kajsiu thotê tê investojê qeveria që të kemi pronarëve vendas?! Të investojë qeveria në Sazan?! Ku nuk ka as ujë, as energji elektrike dhe asgjë! Pse investitorët vendas nuk kanë investuar deri më tani?! Ëndrra në diell. Gjithë problemi ështê të njihen kushtet e marrëveshjes me Kushnerin?! Sa taksa do paguajë ai dhe për sa vjet?! Dhe kur do i kthehen resortet Shqipërisë. pas 20 apo 30 vitesh?! Apo askurrë?! Pyetja ështê: a mund ta shesi Rama Sazanin?!
Kajsiu Respect ,Po pse s‘informohesh nga Qeveria dhe shkruaj.Nje keshill ndiq tradieren dhe mbjell plantacione me pjeshka e kajsi dhe i ke sherbyer ndryshimit global te klimes. Je djali i ri, dhe duhet te sjellesh alternative e jo Saliken ,klappen ect.
Ke Minxhozi pse nuk lejohen komentet Mero. E verteta eshte qe ke median me demokratike ku kushdo jep mendime. Kte se ben as Fania as Bollua. Respekt Mero.
Po pse politik o Blendi idioti...nuk ishte Trampi president kur u realizua marrveshja. Pastaj i qan hallin popullit te Vlores se nuk do mund ta shijojne Sazanin tani....si e kane shijuar deri tani o kokepordhe.Sazani nuk do jete me vize.... kush te doje e te mundet do teshkoje e do shijoje se paku mrekulline e nje resorti miqsor me natyren qe nuk eshte askun ne shqiperine tone te betonizuar. Sa idiote te semure jeni.....!!!!!!
Po pse kush je ti qe te te besojme se thua nje te vertete? Pse eshte politik dhe jo strategjik?! Une theme eshte strategjik dhe ekonomik. Dhe eshte keshtu si theme une dhe pike: hidhu perpjete ti Blendi Kasis! Ngelet duke peshurrur çdo gje qe behet per Shqiperine, bastarde ! Tuneli Llogorase eshte politk apo strategjik, baipassi Tiranes eshte politik apo strategjik gjitheçka qe eshte ndertuar ne Shqiperi keto kohe eshte politik apo strategjik...bythecer qe se nga u dalen parate qe hani s'merret vesh. Vidhni maskarenj!
O Kajsi po me mire te investoje B.Kushner dhe te beje diçka se sa ta privatizoje Jamarber Berisha,Zeni apo kokelopa qe sot gjendet prapa hekurave. Si thua pastaj lind nje pyetje e thjeshte po Rama ku e dinte se do te rifitonte mandat D.Tamp apo futja nje llogjike se diçka do mbetet . Dhe ironia me e madhe eshte se te gjithe Ju qe shkruani jam i bindur qe nuk e dini ku bie ishulli i Sazanit dhe jo me edhe ta keni pare nga afer.