Nga Nicolas Baverez
Donald Trump, me fitoren e tij të thellë, me kontrollin mbi Kongresin dhe Gjykatën e Lartë, ka konfirmuar se para të qenit një faktor antisistem, synon ta imponojë veten si lider i një revolucioni amerikan dhe mbarë botëror. Ndryshe nga viti 2017, këtë herë ai e planifikoi marrjen e pushtetit, bëri emërimet e besnikëve të tij në pozitat kyçe, ndërtoi një program mbresëlënës urdhrash administrativë për të shkatërruar trashëgiminë e Joe Biden, duke e reduktuar atë si një episod të pavlerë mes dy mandateve të tij.
Që përpara se të betohej, Donald Trump filloi ta ridizenjojë nga e para kapitalizmin dhe sistemin ndërkombëtar: shkrirja e administratës së tij me botën e financës dhe Big Tech; heqja e normave ESG dhe politikave të diversitetit; riorientimi i shkëmbimeve dhe pagesave botërore; nisja e projektit të një Amerike të madhe, nga Panamaja deri në Polin e Veriut; zhvillimi i një agjende bisedimesh me Rusinë për ndalimin e luftës në Ukrainë; ndalimi i luftimeve në Gaza, që është arritje e tij personale falë detyrimit të Benyamin Netanyahou-t dhe Hamasit – një ndalim që i ka sjellë mirënjohje të papritur në Jug, ku ai shihet si një paqeruajtës dhe njeri i dialogut mes fuqive të mëdha të shekullit të XXI.
Donald Trump është bashkuar me Elon Musk për të krijuar një mekanizëm shock-u, tensioni dhe shpejtësie që i mundëson atij të realizojë një thyerje të madhe në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ai synon ti japë fund lidhjes së Shteteve të Bashkuara me liritë politike dhe primatin e Kushtetutës, si dhe ciklit të sigurisë së botës së lirë, që filloi në vitin 1917 me Woodroë Wilson dhe u mbyll në vitin 2024 me Joe Biden. Amerika e shekullit të XXI do të jetë jo demokratike, e mbyllur dhe perandorake.
Lideri i popullit Maga synon të prishë lidhjen ekzistenciale të Amerikës me demokracinë liberale, duke refuzuar të respektojë votën e lirë, ndarjen e pushteteve, shtetin e së drejtës, moderimin, lirinë e informacionit dhe tolerancën ndaj pakicave. Ai ka formuar një aleancë të re dhe të rrezikshme mes një njeriu të fuqishëm me temperament despotik, miliarderëve të Wall Street dhe Silicon Valley, industrsë së financës – në momentin kur Shtetet e Bashkuara përqendrojnë gjysmën e flukseve të kapitalit botëror – dhe asaj të teknologjisë, duke forcuar monopolizimin e Inteligjencës Artificiale përmes ç’rregullimit të sektorit dixhital.
Reduktimi drastik i taksave për të pasurit, i shpenzimeve federale, i agjencive dhe normave, duke krijuar një ngatërrim të qëllimshëm midis interesit kombëtar dhe atij privat, hap rrugën për një kapitalizëm grabitqar. Këto ndryshime do të shënojnë transformimin e Shteteve të Bashkuara në një demokraci illiberale, të cilën vetëm autonomia e shteteve të veçanta apo vitaliteti i shoqërisë civile mund ta frenojnë.
Ndikimi mbi ekonominë dhe gjeopolitikën do të jetë gjithashtu i fuqishëm. Kthimi i proteksionizmit në normë, me rritjen e konsiderueshme të taksave doganore, por edhe me deregullimin masiv që do të krijojë divergjenca të mëdha me vendet e tjera të zhvilluara, do të sjellë një riorientim të thellë të shkëmbimeve dhe flukseve të kapitalit, duke rrezikuar një kolaps të ngjashëm me atë të qershorit 1930. Ai do të forcojë fragmentimin e botës, me transformimin e shkëmbimeve, teknologjisë, energjisë, ushqimit, shëndetit dhe lëvizjeve migratore.
Refuzimi i çdo principi apo rregulli shkatërron ekzistencën e një rendi ndërkombëtar, duke lënë hapësirë për ambiciet perandorake dhe politikën e forcës. Kërkesat mbi kanalin e Panamasë, Kanadanë ose Groenlandën, në emër të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, përputhen me këtë logjikë, e cila refuzon të përjashtojë përdorimin e fuqisë ushtarake, duke injoruar jo vetëm sovranitetin kombëtar, paprekshmërinë e kufijve dhe të drejtën e popujve për të vendosur për veten e tyre, por edhe aleancat shumëvjeçare, përfshirë NATO-n.
Në këtë mënyrë, Donald Trump merr përsipër ndërtimin e një Amerike imperiale që i referohet të njëjtave parime si tiranitë apo regjimet autokratike të shekullit të XXI. Ajo përfshin krijimin e një sfere influence, përdorimin e të gjitha mjeteve të luftës hibride, përfshirë edhe ndëshkimin e shteteve aleate më të dobëta. Trump pritet të mendojë, vendosë dhe veprojë si Xi Jinping, Vladimir Putin apo Recep Erdogan, siç e dëshmojnë të ftuarit në ceremoninë e tij të inagurimit, nga Nayib Bukele, presidenti i Salvadorit (një njeri i fortë që ka arritur të bëhet popullor në botë përmes shtypjes së krimit në kurriz të lirive themelore), tek Jair Bolsonaro, Viktor Orban, Giorgia Meloni, Éric Zemmour dhe Santiago Abascal Conde, (lideri i Vox). Amerika e Trump është një perandori autoritare, e cila ndan vizionin imperial të Kinës, ndërkohë që është e angazhuar në një rivalitet të ashpër me të, dhe që, si ajo, nuk vendos asnjë kufi për vënien nën kontroll të kombeve demokratikë, duke filluar nga Europa.
Dmth te vendos me shkopin e gomes si dillim dhe me llaven a nxehte per ste qe ben resistence
DS, ky portokalli, te ha kaken. Vec fryhet dhe nuk ben asgje. Jane krimbat qe e votojne qe e bejne te vije ne pushtet nje klluf si ky. Sa beri me Obama Care, me murin ne kufi me Meksiken dhe sa ja mori parate Meksikes per murin, aq do beje edhe kete 4 vjecar.
Bota do bashkohet kunder Trumpit qe enderon te behet perandor.
Ky shkrim eshte ne vazhden e qurravitjeve Sorosiane, qe po perpiqen te shkaterrojne familjen ne radhe te pare dhe moralin ne pergjithesi.
A do të jetë e mundur që një president tipik kontravers ne gjithë jetën politike të tij nga viti2016 të bëjë një ndryshim kaq radikal në politikën e jashtëme ,në ekonomi ,në marëdheniet me shtetet e tjera të globit , në fushën ushtarake , në zbatimin e traktateve të rëndësishme me shtetet e tjara për zhvillimin e teknologjive ,në qëndrimin ndaj koflikteve rajonale ,ku në këto koflikte është përfshirë një ndër fuqitë e mëdha ushtarake si Rusia .???A do të ndryshojë trajektorja e qëndrimit të SHBA ndaj mbrojtjes se të drejtave të njeriut veçanërisht ndaj emigracionit?A do të mbajë një pëshë kaq të madhe ndaj mbare botës demokratike në qoftë se ajo,pra,SHBA do të rifillojë të nxjrrë dhëmbët për të pushtuar ushtarakisht disa shtete për interesa të kapitalit amerikan .?Por me sa dijmë nga historia ka shumë konventa ndërkombëtare që mbron interesat e popujve dhe amerika ka marë përsipër të mbrojë paqen dhe zhvillimet demokratike në mbarë globin.A do të jetë kaq e lehtë që ky president handikap të injorojë tërë zinxhirin e zhvillimeve politike globale dhe të ndërmarrë veprime të cilat do ti kushtojnë vetë Amerikës.?Po shumë shtete të cilat kane një rol të rëndesishëm në politikën globale siEvropa, Vendet aziatike vëndet Arabe a do të pajtohen me veprimet e një njeriu të çekujlibruar dhe doti thonë amin o Tramp bëj si të duash?!Gjithë këto lidhje interesash globale të shteteve të zhvillara nuk mendoj se do ti lënë dorë të lirë këtij psikopati të bëjë çfarë të dojë dhe ta kthejë botën 70 vjet prapa .Përgjegjësia e SHBA dhe e fuqive të mëdha ka qënë dhe ngelet në boshtin e politikave të tyre në raport me zhvillimet rajonale dhe globale dhe nuk u intereson që të prishen këto raporte sidomos tani që një luftë e pa drejtë (Rusi Ukrainë ka dy vjet që po zhvillohet dhe gjasat janë që të mos ketë paqe).Por kemi dhe një vatër tjetër që herë ndizet dhe herë shuhet në vëndet Arabe ku aty pleksen me shume fije interesat si të Amerikës dhe të shteteve tëtjera për shkak të naftës dhe të gazit që mbajnë në këmbë ekonomitë e vendeve të Evropës e më gjërë.Në këto kushte a do të ketë reagime apo jo ndaj synimeve ekspansioniste të ri çfaqura nga një president i një vëndi që mbahet për kampion i lirisë ,demokracisë dhe mbrojtjen e paqes në botë.?Nuk besoj se do ti çojë deri në fund këto synime z Tramp sepse nuk është as në interes të vetë Amerikës .Por dhe dhe bota demokratike nuk do të flërë gjumë kur i rrezikohen interesat dhe prishenekuklibrat mbarë botërore.Le të presim dhe të shpresojmë se Trampi do të zgjohet dhe do të heq dorë nga synimet për të pushtuar dhe aneksuar shetete , porte , Kanale dhe pozicione strategjike si Groelanda dhe ti kthehet politikave të arësyeshme dhe paqësore.