Pse PD po shkon me bindje drejt një vetvrasje politike ?

18 Janar 2025, 12:29Blog TEMA

Pse PD po shkon me bindje drejt një vetvrasje politike ?

Nga Roland Lami

Janë zgjedhjet lokale 2023
Janë disa sondazhet të realizuar nga Barometri i TV Euronews
Është sondazhi i fundit i realizuar nga IDRA financuar nga Instituti Republikan Amerikan.
Sondazhe të realizuar nga individ apo kompani brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Të gjitha pa përjashtim pavarësisht marzhit të gabimit nxjerrin me diferencë të konsiderueshme pëlqyeshmërinë ndaj Ramës dhe Berishës
Diferencë e madhe jo e përafërt mes pëlqyeshmërisë ndaj PS dhe PD.

Nuk flitet për diferenca të vogla që mund të rikuperohen rrugës.
Nuk flitet për diferenca të vogla që mazhoranca investon për të realizuar sondazhe fake me qëllim manipulimin apo influencimin te votues të lëkundur që edhe këtë e bën nuk përjashtohet.
Nuk flasim për precedentin Trump që të gjithë i kishte kundër edhe sondazhet por diferenca ishte e ngushtë qoftë me kandidatin Biden apo Harris ndërsa në rastin tone diferenca është e madhe e ngjashme me 2017. Sa do të manipulosh nuk i përafron dot rezultatet të ngjashme me atë të 2021

Të gjitha sondazhet raportet ndërkombëtare vlerësojnë SPAK si organ i besueshëm dhe që përformon mirë krahasuar me organe ligjzbatuese. Ndërkohë gjithë ligjërimi dhe vizioni i PD është anti SPAK ose e shprehur me gjuhën Berishiane është SKRAPI i qeverisë.

Të gjitha sondazhet jo vetëm ky i Institutit Republikan por pa përjashtim në vite e vlerësojnë SHBA dhe BE si më të besueshmin në sytë e shqiptarëve. Jemi ndërvendet e para për të mos thënë i pari në nivel global që jemi proamerikan. Ndërkohë Berisha dhe PD nuk vizitohet nga asnjë person i rëndësishëm i këtyre vendeve pas shpalljes non grata. Duhet parë e verteta në sy sa ka kohë ende ka kohe për ndryshime rrënjësore dhe kursi ndryshe do të duhet të përballemi me supër mazhorancën e 1998 por me ndryshimin është në mandatin e katërt.

4 Komente

  1. V
    Vala

    Kjo tregon se PD s'ka pat kurre Ka pat vetem nje bande berishiste qe akoma enderron ti kthehen kohet e arta. Pas votimeve edhe kjo do tkurret me tej sepse po hyjne fort ne loje partite e reja.

    Përgjigjjuni
    1. a
      astrit

      Une kam bindjen se vetvrasja ose vrasja politike e PD i ben mire Shqiptareve.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pensioniste

        Të gjithë demokratët e Shqipërisë luftojnë brenda për të qenë demokratë siç shkruhet në emrin e saj ne "pjatë e emrit". Mund ta imagjinoni? Partia Demokratike po bën luftë demokracie mes anëtarëve! Rasti i librit të rekordeve Guinness! Dhe PS po i drejton të gjitha burimet në anën e saj.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lumi

          Po ti referohemi situatës në vënd dhe veçanërisht të gjëndjes kaotike të opozitës në prag zgjedhesh duket sheshit se PS e ka të çelur rrugën drejtë mandatit të katërtPytja shtohet?A e meriton apojo një rizgjedhje kjo mazhorancë?.Është një dilemë e madhe pas 12 vjet qeverisje me dritë hijet e saj.Dhe në faktë ka shumë rrethana që e vënë në vështirësi balancën e mendimit pozitiv dhe të mendimit negativ por dhe të mendimit gri as mirë as keq ,Kjo është një e vertetë që nuk mund ta anashkalosh, kur vjen puna tek bindja se për cilën forcë duhet të votojnë në11maj. Ky është një problem madhor se kujt duhet ti besojnë votuesit Mirëpo Ps edhe në këto zgjedhje i ka pjellë gjeli.Pse?!Sepse opzita ka ikur në drejtim të pa ditur ,është bërë kashtë e koqe kur thotë populli U duk se po dilte në horizont njërreze drite që mund të ndriçonte rrugën e asaj pjese të opzitës që ka një qëndrim më të moderuar(disa parti të vogëla të vjetëra dhe disa filiza te reja që u dukën në arenën politike me pretendime të medha për të bërë ndryshimin ).U fol edhe për ndonjë koalicion midis tyre ,dhe,mirë do të ishte por , poçja u thye rrugës për në krua pa u mbushur me ujë?!!!E pamë se çfarë ndodhi në protestat e këtyre partive vetëm për të bërë protagonistin në mbajtjen e fjalimeve .kush e kush të ishte i pari .Athua të jetë një strategji e Berishës që nuk i do këto parti sepse e di që ato do të marrin më shumë vota nga e djathta?!Ndoshta,por sido qoftë kjo e çon ujin në mullirin ePS e cila e ka thelluar më shumë kanalin dhe sidomos me votën e emigrantëve që janë gjasat të anojnë në favor të saj.Siç duken bathët e priftit për opzitën nuk ka buzëqeshje për sa kohë do të ketë në krye një bandit i cili për keto dekada ka punuar vetëm për interesa të ngushta të familjes biologjike dhe pak por shumë pak për popullin e pse jo edhe për opozitën.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje