Kryetarët e partive të reja janë produkt i mediave të ‘’oligarkëve’’

14 Janar 2025, 18:12Blog TEMA
Kryetarët e partive të reja janë produkt i mediave të

Nga Ervis Iljazaj

Ka një kontradiksion në logjikë nga ana e partive të reja politike për sa i përket raportit të tyre me mediat. Një debat i cili ka disa ditë që zhvillohet si pasojë e diskutimit të fortë midis Arlind Qorrit dhe Blendi Fevziut në emisionin Opinion.

Ky diskutim nxori në pah një akuzë kostante që partitë e reja i bëjnë mediave të kapura sipas tyre nga oligarkët dhe që bojkotojnë apo nuk ftojnë kryetarët e tyre në studio televizive. Këtë akuzë më së shumti e ka ngritur drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri.

A është vërtetë që televizonet bojkotojnë këto parti? Kush ndjek emisionet politike e di fare mirë që në proporcion me peshën së tyre politike, partitë e reja dhe drejtuesit e tyre, jo vetëm që nuk janë bojkotuar nga mediat, por përkundrazi, kanë patur të gjithë hapësirën e mundur, madje edhe më shumë se pesha e tyre politike. Në të kundërtën ata sot nuk do të kishin këtë popullaritet që kanë.

Falë mediave, debatet ku janë pjesë, mund të thuhet që janë produkt i promovimit të këtyre mediave. Popullaritetin që kanë e kanë falë këtyre studiove që ata i konisderojnë si të oligarkëve. Sigurisht falë edhe aftësisve të tyre për të prodhuar debat dhe lajm, por ama ata janë promovuar pikërisht në këto media.

Kështu që pretendimi i tyre nuk qëndron, dhe ky viktimizim nuk i shërben aspak qëllimit dhe akvitetit të tyre politik. Shqipëria ka sot diku te mbi 100 parti politike, madje disa prej tyre kanë peshë elektorale dhe më të mëdha se këto parti të cilat ende nuk janë provuar në zgjedhjet parlamentare, dhe që s’kanë këtë hapësirë publike që ka Arlind Qorri, Endri Shabani, Adriatik Lapaj apo Agron Shehaj.

Pretendimet e kryetarëve të partive të reja se media i bojkton ata, sipas fakteve nuk ekziston. Në Itali, në Francë apo kudo në vende me demokraci të zhvilluara dhe media të pavarura, parti të tilla, që s’kanë ende një deputet në parlament nuk i gjen asgjëkundi në studiot televizive të rëndësishme.

A janë të vërteta pretendimet e Arlind Qorrit se media apo studio televizive janë të lidhura ngushtë me pushtetin dhe kanë linjë editoriale në favor të saj? Po janë!

Por ama mediat kanë dhe të drejtat e tyre për linjën editoriale si ato e mendojnë, dhe askush nuk mund t’iukërkojë llogari se përse mbajnë anën e njërës apo tjetrës parti. Kështu funksionon në të gjithë botën, edhe në atë më demokratike. Mjafton të ndjekësh CNN apo Fox News në Amerikë për ta kuptuar këtë gjë.

Prandaj i gjithë viktimizmi i partive të reja se mediat po i bojtoktojnë, se ato e kanë fajin ndoshta që ata nuk kanë suksesin që duhet të kenë, janë absurde. Ky viktimizim, është njësoj si ai me sistemin elektoral, që sipas tyre e ka fajin se nuk ‘’çahet sistemi’’. Nuk ka sistem në botë që të ndalon të kesh sukses në politikë nëse ke mbështetjen e qytetarëve.

Nuk ka media në botë, aq më tepër në kohën e rrjeteve sociale, apo mjeteve alternative të komunikimit, që të ndalon të kesh suskes nëse qytetarët i besojnë projektit tënd politik. Madje përkundrazi, sipas logjikës së këtyrë partive të reja, mediat të cilat janë pjesë të sistemit, duhet t’i bojkotojnë dhe jo të ankohen pse nuk janë pjesë e tyre. Këtu ka një kontradiksion në logjikë. Nga njëra anë sulmojnë oligarkët përditë, edhe si pronarë mediash, nga ana tjetër kërkojnë me ngulm të jenë pjesë e tyre.

Bepe Grillo, themeluesi i Levizjes ​Pesë Yje në Itali e cila u rrit deri në 34 %, kishte të njëjtën retorikë politike si partitë e reja në Shqipëri, atë të luftës kundër sistemit. Mirëpo ai këtë luftë e çoi deri në fund duke bojkotuar mediat tradicionale dhe duke përdorur mjete alternative të komunikimit. Sot, të gjithë mundësitë janë që partitë e reja ta çojnë mesazhin e tyre te çdo qytetar edhe nëse s’janë pjesë e mediave ‘’të oligarkisë’’. Përkundrazi, në raport me mediat tradicionale, rrjetet sociale apo platforma të tjera komunikimi, kanë më shumë rëndësi dhe janë më shumë efikase.

Demokracia shqiptare ka nevojë për parti të reja në parlament, ka nevojë për ide dhe figura të reja për të sh’bërë binomin Berisha-Rama. Por nëse vitkimizimi është mënyra, frika është se ky binom do të qeverisë edhe për shumë kohë. Suksesin ose dështimin e tyre e kanë vetë këto parti në dorë. Nuk varet as nga mediat, as nga sistemi zgjedhor.

5 Komente

  1. C
    Cajupi

    E bere edhe ti nje pordhe per te mbrojtur punedhenesin tend.Bythqirmediatik

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nik

      Z. Iljazi ka të drejtë, nga një anë Z. Qori akuzon oligarkinë për gjëndjen mjerane korruptive të televizioneve të tyre, gjë që është e vërtetë, nga ana tjetër ankohet që nuk e thëresin në TV-të e tyre. Parimisht edhe në se këto televizione e thërresin Z. Qori, ai duhej t'i refuzonte.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tartufi

        Ne qofte se ne mes te miletit politik shqiptar ka disa legene ,ky Qori eshte mbi legen . Te krijoshe parti dhe rebelime me [ relike pa vlera pensionistesh ] Kur e shikon kete turrme te shemtuar si nga fizika dhe nga mendija neper salla ku ky mbi legen ju premton te drejten e nje lemoshe [ ritje pensionesh ] Mbi legeni kupton qe nje parti mund te ndertohet me mbeturina tru shterpuarish ,qe jane lene ne harese [ si te pa vlere ] nga vete femijte e tyre hajdute ,imorale .mashtruse ,te pa fe ,,,,,,,, [ Sic kane qene dhe vete keta te braktisur pensionistesh me tere jeten e tyre te qelbur dhe te ndyre ,qe per nje kocke te ndyre digjnin te gjithe fshatin ] Biri i nje kapteri te bunkerit komunist nuk mund te krijoje dicka vecse nje grumbullim kufomash ,qe qelbin ere shellire e prishur ,qe nuk i kane dhene as me te voglen vlere ketij vendi ,por vec pisllek me jeten e tyre duke lene dhe pisllekun me te madh trashegimnine me femijte e tyre .

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sofizmat e UET

          CNN apo Fox News thotë ky??? Në SHBA dy parti ka nuk ka 100. Kurse në Shqipëri psh partinë e Qorit e çensuronin në TV (sidomos Tëte Topi dhe Klani) se ai ka target grup votuesish shtresën e varfër, e kryesisht pensionistët, që janë baza e votuesve të PS historikisht. Gjithshtu sepse ka folur kundër oligarkëve që ushqejnë mediat e kapura, majtas apo djathtas qofshin. Mos fol broçkulla kot. Ti bën mirë të japësh ndonjë përgjigje pse çon studentë kot në studion e BBVIP, ça ka për të mësuar atje për shkencën? Parazitizmin, Bullizimin apo sherrete banorëve?

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demokrati

            Iljazaj eshte gjithmon realist dhe nje analist shume i zoti .Perle e tij ka qene pyetja e fundit qe i beri Berishes tek Euro News para disa ditesh kur i tha se cfar i kishte ngelur pishman keto 35 vjet qe kishte dashur te bente dhe nuk kishte pasur kohe ta bente qe po kerkon nje mandat tjeter ne moshen 80 vjecare per ta bere!!!!! Te shikoje fytyren e Berishes se si perdridhej ishte e pa pare.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje