Republikë pa datë

12 Janar 2025, 16:36Blog Nga Kristaq Xharo

Republikë pa datë

Në nenin 1, pika 1 thuhet që ‘Shqipëria është Republikë……’  data mbetet ende e panjohur. Ne që festojmë ngjalljen dhe ikjen e Jezuit, Bajramin e Madh dhe të Vogël, pa harruar Ditën e Ashures, apo trëndafilat  e San Valentinon, apo të tramkosur për datën e çlirimit… të kapur në kompleksin e interpretimit të historisë   e kemi lënë republikën pa datë... Historia është një kronikë udhëkryqesh, ku dëshira e vullneti për liri dhe drejtësi ka pasqyruar sfidat dhe shpresat e kohërave. Republika, që në fillesat e saj, përfaqëson një testament të përbashkët për ndërtimin e një rendi të bazuar në drejtësi dhe barazi.

Për Shqipërinë, datat 21 janar 1925 dhe  11 janar 1946 simbolizojnë vullnetin e popullit për të jetuar në një shtet me baza në vlera republikane. Edhe pse të ndara nga kontekste të ndryshme politike dhe shoqërore, të dy këto data bartin  mesazhin e përbashkët: dëshirën për një shtet që mishëron vullnetin e popullit.  Pa të parën dhe të dytën vetë nuk do të dihej si të quheshim, por dhe të tjerët vështirë të gjenin si do të na thërrisnin. ‘Republika’ nuk është shpikje ‘ala shqiptarçe’, por renditje në kulturën evropiane. 

Në Romën e lashtë, fjala "res publica" përfaqësonte të mirën e përbashkët, një sistem ku qytetarët ishin pjesëmarrës aktivë në qeverisje. Republika Romake, e themeluar në vitin 509 para Krishtit, u ndërtua mbi parimin e përfaqësimit dhe sundimit të ligjit, duke shërbyer si një model për brezat e ardhshëm shprehet Ciceroni (Marcus Tullius Cicero,) një nga figurat më të shquara të Romës së Lashtë.  Ajo, republika,  nuk ishte perfekte, por përpjekja për të barazuar të drejtat dhe përgjegjësitë  e qytetarëve përbënte një hap të madh në historinë politike. Koha tregoi se ky ideal republikan ishte më tepër se  një sistem politik; ai ishte një frymëzim. Ndërsa bota e lashtë dhe më vonë,  kaloi nëpër periudha të errëta, koncepti i republikës mbeti një dritë për ata që kërkonin liri dhe drejtësi. Në këtë frymë, dëshira për një republikë u rigjallërua gjatë Iluminizmit dhe frymëzoi revolucionet më të mëdha të historisë moderne, si Revolucioni francez, apo më vonë  edhe atë amerikan. Edhe Shqipëria, ndonëse me mjaft vonesë historike, ndjeu thirrjen për të ndërtuar një shtet të bazuar mbi vlerat republikane.

Kur Shqipëria u shpall republikë më 21 janar 1925, ishte në mes të një prej periudhave më të trazuara historike. Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 dhe përpjekjeve për të ndërtuar shtetin, vendi gjendej përballë sfidave të mëdha politike dhe ekonomike. Shpallja e saj ‘republikë’ synonte të siguronte stabilitet dhe përparim. Edhe pse , kjo republikë nuk arriti të mishëronte idealet e larta të përfaqësimit dhe barazisë ajo përsëri mbeti një gur kilometrik në historinë mjaft të re të shtetit shqiptar. E rrëzuar 3 vite më pas nga monarkia, ky dështim  nuk e zbehu rëndësinë e 21 janarit si një datë simbolike, por përsëri e vendosi këtë datë në hijen e historisë.  Më 11 janar 1946, Shqipëria u shpall për herë të dytë republikë, duke marrë emrin Republika Popullore e Shqipërisë. Kjo datë përfaqëson një moment të rëndësishëm historik, pasi shënoi fundin formal të periudhës monarkike dhe nisjen e një epoke të re institucionale, duke reflektuar transformimet politike të vendit pas Luftës së Dytë Botërore. Për këtë arsye, vlera e kësaj date vjen si një pikë referimi historike për transformimin institucional të Shqipërisë dhe një kujtesë për sfidat e ruajtjes së demokracisë dhe sovranitetit popullor.

Pavarësisht përfundimeve  të tyre historike, 21 janari 1925 dhe 11 janari 1946,  si data që dëshmojnë  rrugëtimin e vështirë të vendit  drejt ndërtimit të një shteti modern ndajnë një mesazh të përbashkët: përpjekjen e popullit  për të krijuar një shtet të bazuar në sovranitet dhe drejtësi,. Nëse 21 janari përfaqësonte një përpjekje për modernizim dhe stabilitet, 11 janari reflektonte një moment të ripërtëritjes së një vendi të dalë nga lufta  me optimizmin për një shtet modern edhe pse i trysnuar nga ideologjia. Harresa e këtyre datave tashmë vjen si një tregues dilematik  i ndërgjegjes së ndarë historike të kombit shqiptar. Historia e republikës, me data ‘të harrura’  nuk mund të shihet thjesht një kapitull i mbyllur, sepse ato janë   urë që lidh të kaluarën me tashmen e  të ardhmen. Siç thoshte filozofi dhe mendimtari i madh francez Montesquieu, "Liria nuk ekziston pa sundimin e ligjit." Në këtë frymë, idealet e republikës janë gjithmonë të rëndësishme për një komb që synon të mbështetet në vlerat demokratike.

Për Shqipërinë, rikthimi i këtyre datave në vëmendjen kombëtare nuk është vetëm një akt simbolik, por një mundësi për të forcuar lidhjen mes qytetarëve dhe historisë së tyre. Përveç një republike të humbur dhe të rigjetur, kujtesa e këtyre datave, pavarësisht nga konteksti i tyre historik, mbartin pjesë të shpirtit të kombit. Në 21 janarin e 1925 dhe në 11 janarin e 1946, pavarësisht dilemave dhe vështirësive të kohës , populli shprehu dëshirën e tij për një shtet të bazuar në vlera universale. Në mos festimi, kujtimi  i tyre, përveç konceptit ’republikë’ dhe realizuesve të saj  mund të vlejë  si një reflektim i përpjekjeve për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të lirë. Ndoshta, disa,  të ‘trembur’ nga kujtimi i janarit 1946  degdisën në ‘harresë’ edhe janarin 1925. Në kohën që këto  mund dhe duhet të rikthehen si simbole frymëzuese, jo për të glorifikuar figurat politike apo për të përligjur sistemet e kohës, por për të njohur dhe respektuar betejat e një kombi për drejtësi dhe sovranitet.

Kujtesa për datat e republikës  nuk është  thjesht një reflektim mbi të kaluarën, por shikim për të pastajmen. Duke i dhënë vendin dhe rendësin  këtyre datave, ringremë lidhjen tonë me historinë dhe sigurohemi që ajo nuk është domen i paragjykimeve të askujt.  E ndërsa republika është simbol, që nuk i përket vetëm një kohe, po aq edhe  datat 11 e 21 të janarit vijnë si gurë të rëndë  që duhet të rikthehen në altarin e kujtesës kombëtare.

11 Komente

  1. H
    Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

    Pra 11 Janari 1946 është data e Republikës se dyte te Shqipërise. Reoublika e pare u shpall me 21 Janar 1925. Por ne nuk mund te kemi dy data. O njeren, o tjetren. Do kishte kuptim qe si date te Republikës te kishim 21 Janarin 1925. Pa ja hequr rendesine dates 11 Janar 1946 si ditë e rikthimit te Republikës. Ana ideologjike këtu nuk ka rendesi. Republika është Republikë. Vetëm analfabetët qe shitjen si te persekutuar kane frikë nga 11 Janari dhe nga filmat e Kinostudios Shqiperia e Re deri ne 1990.

    Përgjigjjuni
    1. E
      ENTSOE

      Sa te jete gjalle Sali Sulejman Nongrata Vicidoli kjo Pune do te jete!!! Injoranca e mbulon diturine, si e keqja miresine!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shabani

        Ky shkrim i bën nder 11 Janarit, sepse autori me nivelin e tij akademik i spjegon qartë popullit shqiptar përse e krijoi Republikën si një unitet me vlerat e dëshiruara, ndaj nuk ka arsye të harrohet e të mos na bëjë krenar.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qato Treska

          Nje shkrim me shume vend, z. Kristaq. Te pergezoj. Nuk mund te kete republike pa date. Mendimi im: si date te kremtohet ajo e republikes se pare, 21 janari 1925, te cilen Zogu e fshiu duke u veteshpallur mbret. Por duhet te perkujtohet edhe data e republikes se dyte, 11 janari 1946, se qe kur na la opingat mbreti Zog, nuk dihej c'ishim. Dhe nuk eshte nevoja te shpallen dite pushimi. Ose, fundja, edhe dite pushimi le te jene, ne mos te dyja, njera, e para. Se bota po shkon drejt javes kater diteshe te punes. Po e la Trump-i, kuptohet, qe kerkon te marre Groenlanden e Kanadane (pa perjashtuar perdorimin e forces, sic tha ai vete), te pushtoje kanalin e Panamase dhe, si i paparashikueshem qe eshte, kushedi cilit vend tjeter do t'ia vere syrin neser. Trump-i dhe ai autiku Musk, i cili me miliardat e tij synon qe Europen ta beje parajse populiste, duke sjelle kudo ne pushtet partite e ekstremit te djadhte. Atehere do te themi se kot i paskemi rene ne qafe Putinit, ai po ben prej kohesh pikerisht kete qe duan te bejne keta: aneksimi i Krimese, lufta per pushtimin e Ukraines, nderhyrja ne zgjedhjet e vendeve te tjera etc. Atehere lamtumire demokraci dbe Zoti e shpetofte boten, SHBA-ne dhe vendin tim te vogel.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pidhi Lirise

            Per aq kohe sa te jete salicari(c=k) shqiperia nuk do kete as date republike dhe as date clirimi.Data e republikes dhe dita clirimit do te jete dita e vdekjes se salicarit atehere do te shpetoje shqiperia dhe populli shqiptar.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pidhi Lirise

              Per aq kohe sa te jete salicari(c=k) shqiperia nuk do kete as date republike dhe as date clirimi.Data e republikes dhe dita clirimit do te jete dita e vdekjes se salicarit atehere do te shpetoje shqiperia dhe populli shqiptar.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pidhi Lirise

                Per aq kohe sa te jete salicari(c=k) shqiperia nuk do kete as date republike dhe as date clirimi.Data e republikes dhe dita clirimit do te jete dita e vdekjes se salicarit atehere do te shpetoje shqiperia dhe populli shqiptar.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Patriot

                  Tani na doli nje teme e re per tu zene. Deri tani kishim ditet e clirimit por tani iu shtua she ditat e pavanvaresise sipas lektorit. Nuk e di cfare profesioni ja zoteria per nga reklamat duket sukur punon ne universitet. Nuk do te ishte me mire perpara se te hithte ne treg nje teme per konfikt te diskotonte me akademike(nqs ka) per kete teme? Sic shikohet 11 zgjati shume pak ndersa ndersa 25 u kthye ne diktature shume shpejte. Ashtu sic edhe 29 nentori e cila eshte konfiktuale jo per luften por per daten e percaktuare nga Jugosllavet.

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Historiani

                    E si mund te flitet per date 11 janar te Republikes, kur presidenti, kryeministri, deputetet nuk dhane nje fjale per 80 vjetorin e Çlirimit, per sakrificat e 70 mije partizaneve dhe gjakun e 28 mije deshmoreve. Keta i kane vene kemben tradites dhe lavdise te se kaluares dhe mendjen e kane vetem tek korrupsioni, vjedhja, denigrimi i popullit dhe historise se vertetet.

                    Përgjigjjuni
                    1. .
                      ...

                      Po para 21 janarit të 1925-ës, të shpallur nën bajonetat e të bardhërve, pas përndjekjes të republikanit Fan Nol, çfarë regjimi kishte Shqipëria? Po Shqipëria e '20-ës, po e Qershorit të '24- ës? Kush ishte president, kush e zgjodhi kryeministrin në 25-ën (?); se ai, Zogu, na del në histori gjithnjë i vetshpallur në krye të shtetit. Ajo e '25-ës ishte një biçim 1/2 republikë as e parë as e dytë. Dhe pse funksiononte me parlament në formë republikane, njihej brenda e jashtë, si Shteti Shqiptar. Kurse ajo e 11 janarit, u shpall Republikë Popullore (Demokratike) nga një asamble e gjerë kombëtare. Ishte ende aroma e luftës dhe P.K.Sh-ja ende ilegale, që të vendoste unin polik; u vendos forma e regjimit: Republikë Popullore, njëzëri pa ndonjë kundërshtim nga të pranishmit: me të "majtë" e të "djathtë" antifashistë dhe atdhetar. Do bëheshin të mundura zgjedhjet e para demokratike të drejtpërdrejta dhe do të zgjidhej Qeveria e parë Demokratike (se në ato të '25-ës ishin me përfaqësi deri në '39-tën kur "mbreti" i 28-ës, ish kryeministri i '25-ës, na la. Republikë pa president nuk di të ketë. Cilët janë presidentët e para apo gjatë e pas 1925-ës, jo kryeministrat; kryeministra kanë edhe mbretëritë me parlament, dhe shtetet pa formë të qartë të përcaktuar të qeverisjes. Njëra është formë e republikës së vërtetë, me formë qeverisje, me president e qeveri të dalë nga zgjedhjet e lira e të drejtpërdrejta. Krahaso e zgjidh, nuk ka as të parë e as të dytë, që plotëson kushtet e të qenit Republikë e vërtetë.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mali

                        Fatëkeqësi e kombit që për historinë e popullit tonë vendosin disa bandit të çertifikuar si të tillë dhe e injorojnë datën e rëndesishme të shpalljes së Republikës .Mirë politika që po loz me ndjnjat atdhetare të popullit tonë , po Akademia e Shkencave përse po fle mbi një të vërtetë historike dhe nuk i ndriçon mëndjen (Presidentit, Parlamentit, kryeministrit, partive politike , Universitetit e në veçanti fakultetit të Hitorisë, organizatat eveteranëve, etj ).Me shumë kulturë dhe senspozitiv e historik zKristaq ka trajtuar një problem mjaftë të rëndësishëm për kombin tonë.Vetëm në Shqipëri ndodh që jemi Republikë Parlamentare, kemi president të Repunlikës ,por nuk kemi datë të shpalljes së republikës, nuk ekemi as ditë pushimi si shumë e shumë data të tjera .Pse ky andikap për institucionet tona.? Evërtrtë që ekzistojnë dy data të shpalljes së rep(25janar 1925 dhe11janar1946) me një shkëputje për shkak të ndryshimit të regjimit,nga monarki në rep demokratike,pas luftës NAÇL.Por përse me ndryshimin e sistemit(nga soc në demokraci, pas1990 keto dy data u harruan ?Patjetër që këtu ka futur këmbë e duar në gatimim e ksaj katrahure politika dhe veçsnërisht ish forcat regresive që në luftën kundërfashizmite nazizmit ato u basjkuam mr okupatorin dhe kanë 33vjet që nuk njohin as datë çlirimi as ditën e deshmorëvr as ditën e republikës as data të krijimit të ushtrisë ,të policisë as datën e konferences të Pezës.Por për nderin dhe autoritetn e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare është e nevojëshme të rivendodet kjo datë për tu prezantuar si popull që kemi histori dhe dinjitet midis tërë popujve të botës .Por për këto tema duhet ta thonë më mirë fjalën e tyre historianëtPopulli e meriton këtë datë dhe fuhe ta kujtojë sepse ka bërë shumë sakrifica dhe ks derdh gjak si pak poçuj të tjerë.Nga ana tjetër kjo është dhe trashëgim për brezin e ri ..

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje