Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?

11 Janar 2025, 14:25Blog Nga Frrok Çupi

Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?

Të thuash se e bën për t’i dhënë vetes gajrete epike, kjo edhe mund të merret si e mirëqenë..

Epike? Po ja, si në një luftë të një shekulli e gjysmë më herët, kur ‘heroi’ idolatronte me zërat e natës, me flamuj apo me varre. Si për shembull, Jakup Ferri, ose më saktë kali i Jakup Ferrit… Jakup Ferri (1832 – 4 dhjetor 1879) ishte një luftëtar dhe lider shqiptar i Lidhjes së Prizrenit që luftoi në Plavë e Guci dhe u vra në përpjekje me ushtrinë e Malit të Zi. Kali çfarë bëri? Legjenda trillon sikur kali e ngriti mbi jele kufomën e të zot’t dhe nisi t’i vinte rrotull varrezës së fshatit. Sot e kësaj dite ka mbetur jehona e veprës së kalit në këngën ‘Jakup Ferri mor ku je!…’. Shtëpia e Saliut ndodhet vetëm një mal larg varrezave të Jakup Ferrit… Nuk ka dyshim se folklori ndikon në rrugëtimin që ka nisur Berisha rrotull burgjeve.

Të thuash se ka një asosacion mes varrezave atëherë me burgjet sot, padyshim që ka.

Sot nuk janë në modë këngët e varrit, sot janë në modë heroizmat e burgjeve; me ‘burgje politike’ dhe me ‘diktaturë’ tentojnë t’i mashtrojnë njerëzit ‘atavistë’. Saliu u ngrit në mëngjes para dy ditësh dhe iu drejtua burgut të Fierit. ( Në një imazh si kali i Jakup Ferrit). Nuk i interesonte aspak nëse aty brenda do të ishte Salijanji apo çfarëdo Sali- Ane tjetër. Nuk e vërejtët një moment kur ky urdhëron Mulin të mbajë distancë dhe Saliu mori pamje pikëlluese, si hije pak e shtrembër dhe i kërrusur. Kjo ishte pjesa epike, por edhe motiv prej varrimi. Një herë më parë,  ka qenë 8 Janari 2022, Saliu i ka ‘varrosur’ të tijtë: Salianj, Dumë, Bardh, Bashë, Gjek, Gjuk, Vuk…, të gjithë pinjollët e tij politik. 8 Janar është dita e kobshme e sulmit me çdo armë për të vrarë në selinë e PD këdo që ishte aty. Tani Saliu, këta i di të vdekur dhe iu shkon t’i verifikojë në burgje. Çdonjëri prej tyre ka të hapura çështje për në burg.

Pse u vjen rrotull burgjeve Sali Berisha? Për të kuptuar se ku do të jetë familja e tij nesër?…

Të thuash se është penduar për çfarë ka bërë me gjithë familje, kjo nuk ndodh. Të thuash se familja e mori në qafë!, as kjo nuk mund të jetë. Por që po e kupton se krimi i tij është edhe krim familjar edhe shtetëror, kjo nuk ka dyshim. Familja dhe qeveria e Berishës janë konsideruar si një ‘grup i organizuar kriminal’. Britania e Madhe, që e kishte quajtur ‘gangster’ në vitin 1997,  sapo e ka quajtur kryesues të krimit të organizuar. Tani janë ngushtuar kohët. E bija, Argita, pardje doli nga dyert e hetuesisë së SPAK duke turfulluar, tamam si i ati. Domethënë se e ka afër dënimin. Burri i saj ndodhet nën arrest e pritet vendimi gjyqësor. Babai i saj, po i pandehur. I vëllai shumë afër dënimit të ashpër, aq të ashpër sa dënohet dikush që vret 26 vetë duke i djegur të gjallë… Saliu hyn e del në derën e Gjykatës Speciale Kundër Krimit edhe për të ngulitur në kujtesë ku do të jenë familja dhe ai vetë nesër ‘sa pa gdhirë’.

Të thuash se u shkon rrotull burgjeve edhe për arsye lirike e jo vetëm epike!…., si ta kuptosh këtë.

Në burgun e Fierit, sigurisht mund të gjenden detaje lirizmi; por ku tjetër, vallë. Se, mirë, mund të thuhet se te Salijanji i burgut të Fierit ka shkuar për ‘të fituar Gridën!’. Për ta fituar si anë mediatike, domethënë, si monitoruese televizive. Po për këtë pse Saliu do t’i shtrinte dorën Salijanjit; Grida e ka dorën vetë të shtrirë…. Atëherë, i bie që lirizmi i Berishës manifestohet, thuajse në mënyrë histerike, kur i vijnë ca militantë në derë e gjykatës sa herë thërritet ky për të bërë apelin para gavetës:

-I pandehuri Sali Ramë Berisha!

– Këtu!

17 Komente

  1. O
    Oficeri dulles

    Sali vukkaraxhici , sdjes tovarishc

    Përgjigjjuni
    1. n
      nuk i vjen me kot rrotell Krykurva e Kombit

      si Bushter qe eshte ,qe ka nuhatjen e fort per CAR , i afrohet ke zgjedh e Natyrishte te Ambjentohet me burgun !

      Përgjigjjuni
    2. ?
      ???

      Shko mer mashkull kot. Ke ndez motorrin e urrejtjes patologjike kunder berishes dhe PD se dhe vjen verdalle si psikopat studio me studio duke lepire bythen Rilindasit. Ptu rrace muti.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tarras-Bulba

        Po ti c'far rrace je...??? Duhet te jesh nje rrace shume e vecant me origjine prej shtazaraku. Perderi sa t'u dhimska nje kriminel, shtaze, zagar i terbuar edhe t'i duhet te jesh nje mut muti, nje zagar langaraq qe i lepin bythen zagari te terbuar, plakut matuf, barbarit te vucidollit. Eshte e padiskutueshme qe te gjithe ata qe kane qen ose jan ne pushtet kane gjynahet e tyre nga i gjithe spektri politik, se sic thuhet, pushteti korrupton, por s'ka burr none qe t'i dali ne mbrojtje keti djalli, barbari kriminel e shtazarak se ato qe i ka ber ketij populli dhe vendi jo e jo me jeten e vet dhe te kelyshave te tij, por as per 10 breza nuk ia shlyen dot ketij populli. Prandaj mbylle ate hale mos ha shume mut!

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          si puna jote te qifsha ropt qe kundershton cdo shkrim kundra berishes,thua ta ka qire motren shkelzeni

          Përgjigjjuni
          1. C
            Ceceni maloqeri,,

            Po Ka me rrac muti se ty,,qe te vjen keq per familjen mafioze birisha nga vicidoli,,,Ti je mut e bir muti,,,yyytt te qifsha rracen

            Përgjigjjuni
          2. S
            Sllobodanka

            I pandehuri Sali Vukmanovich Berisha do ta mposhte SKAP-in!

            Përgjigjjuni
            1. s
              sali krimineli. ilir hajduti. te ngordhin ne bur

              sali krimineli. i vjen verdalle. burgjeve. te siguroj. nje dhome te mir. po jo afer. metes. se ngelen pa gjum. duke shpifur. per ramen. dhe velian. po qe te dy i hengren. menderen. rames dhe veliat

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kështu o posi!

                Ka shkuar të bëjë nxemjen.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Saliu nga Viçi doli Lopa hyri

                  E thjeshte ...shikone kudhtet ku do vdesi....

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Frrokhanet e Anal-listes 30-vjecare te pushteteve

                    Shikoni ca njeriun me pamje te skizofrenuar ne foto : U thinj e shtremberua duke u hedhur si top llastiku sa tek nje preher tek tjetri se nuk i ze bytha vend! Te Saliu, pastaj iku nga Saliu tek Nano, iku nga Nano e shkoi tek Meta! Kthehet serish tek Saliu e deklaron "Rama eshte nje medioker e injorant"..per te ikur nga Saliu e vajtur tek prehri Rames nga ku leshon "Edi Rama eshte inteligjent e artist" ! Simboli i vertete i percudnimit total te variantit "Njeriu i ri" qe polli komunizmi - nje qenie pa bosht kurrizi e pa kollan.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kaçaniku

                      Dëshiron të dij për kushtet e jetës që do i kalon aty.

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        tetovari2

                        Jo vetëm kushtet e jetës por edhe ngjyrën e uniformës së burgut! Është në dilemë cilën t'a zgjedh,ate me ngjyrë portokalli apo ate shirita bardhë e zi!

                        Përgjigjjuni
                      2. A
                        Amerikani

                        Frrok , krijon tekste qe lexohen kendshem , sepse harmonizon bukur elemetin eseistik me ate letrar , legjenden me realen ... shkurt , ne ngrehine e ketij teksti ndihet forte troku I absurdit dhe I te vertetes ... Tek publicistika mbarojne te tillat dhe shfaqet nje tjeter Frrok .... Pse nuk thua nje fjale , formale , qofte dhe te paketuar me bryme per ate , te PARIN , qe guxoi dhe I dha goditjen e pare te nokdaut Sali Berishes , pse ? Dhe perseri Pse e fut ne nje emrues me karakteret me langaraqe qe na turperojne te gjtheve , edhe ty , edhe mua si shqiptar !?

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Populli

                          Po njeh terrenin ku do pleqeroje, nga ku do leshoje edhe ren e tij te kermes... ??? Ti je race muti, jo ai qe e ben te ditur mendimin e tij me z dhe figure

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Muli

                            I ha bytha e vjetër për burgun.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Damiani i Gjinit te Kureve

                              ".Kryeministri Sali Berisha nuk e fsheh merzine qe i shkaktojne gazetaret kritike, por kur vjen puna tek ata gazetare qe i bejne fresk gjithe diten atij, ai nuk nguron ti shperbleje. Kete here i ka dhuruar nje post te lerte ne Ministrine e Kultures analistit Frrok Cupi i cili prej vitesh eshte kthyer ne nje mbeshtetes te flakte te Qeverise se Berishes dhe vete atij" Kur padashje lexova keto fjali tek Gazeta Tema e dates 16 Shkurt 2012 pra 4 vjet pasi kishte shperthyer Gerdeci dhe po pas 4 vjetesh qe Berisha kishte marre VKM qe i kthente token e klubit Partizani ish-pronareve nga ku perfitoi edhe dhenderri i tij,.ceshte e verteta mbeta jo vetem i habitur por edhe i hutuar dhe thashe me vete kush ka ndryshuar qe nga viti 2012, Gazeta Tema, Berisha , apo Frroku?

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje