
Nga Ervis Iljazaj
Ndër të tjera, në panoramën politike shqiptare po shpërfaqet një konflikt i ri. Është konflikti midis partive të reja. Duke qenë se këto parti, nga “Shqipëria Bëhet”, “Nisma-Thurje” apo “Bashkë” e Arlind Qorrit, pa hequr këtu ndonjë parti tjetër si “Mundësia” për shembull, synojnë pak a shumë një tortë elektorati të ngjashme, do të ishte normale që herët apo vonë të kishte dhe konflikte midis tyre.
Sepse që të gjitha këto parti retorikën kryesore të tyren, më shumë se sa ideologjike, e kanë anti sistemike.
Të gjitha pa përjashtim, kryefjalën e tyre kanë ndryshimin dhe rinovimin e klasës politike kundër dyshes dhe sistemit Rama-Berisha.
Duke qenë kështu, duket sikur secili drejtues prej tyre pretendon që ta përfaqësojë këtë elektorat. Në këtë mënyrë, lufta e tyre ka filluar që tani, në studiot televizive më së paku. Gara e tyre është se cila nga ato përfaqëson vërtetë të renë dhe se cila nga ato është kundër oligarkëve apo kundër sistemit politik. Me pak fjalë, cila nga ato është ‘’ndryshimi’’ i vërtetë.
Mirëpo kjo ‘’luftë’’ absurde që bëjnë midis njëra-tjetrës është njësoj si ‘’lufta’’ midis të varfërve. Lufta midis të varfërve është një metaforë sociologjike që paraqet konfliktet në shtresat më të varfra të shoqërisë duke lënë të qetë shtresat më të pasura të saj. Zihen në varfërinë e tyre në vend që të kërkojnë të kenë akses në të mirat materiale të shoqërisë.
Fiks kështu po ndodh edhe me partitë e reja, në Shqipëri. Diku për delirin e ndonjë drejtuesi, diku për paaftësinë politike, partitë e reja janë duke zhvilluar një betejë se kush do të përfaqësojë të renë. Në vend që të bashkojnë forcat kundër sistemit politik aktual, ato janë duke e ndarë edhe atë pak elektorat që mund ta përfaqësonin më së mirë, së bashku. Në vend që të pretendojnë që të marrin elektorat nga dy partitë e mëdha, ato janë duke punuar për të marrë një pjesë të vogël të elektoratit duke krijuar përçarje dhe midis njëra-tjetrës.
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025 do të kenë edhe një funksion të rëndësishëm për demokracinë shqiptare. Përveç faktit se kush do të jetë fituesi, ato të përcaktojnë nëse sistemi politik 34 vjeçar Rama-Berisha do të depërtohet dhe do të çahet nga parti të reja, apo ky sistem do të vazhdojë të qeverisë Shqipërinë edhe për shumë vite të tjera. Futja në skenën politike të partive të reja, kësaj here nuk ka rëndësi, të majta apo të djathta, do t’i shërbente sistemit politik shqiptar dhe demokracisë tonë. Kjo gjë do t’i jepte fund binomit Rama-Berisha dhe do të krijonte një hapësirë të re politike për perspektivën e Shqipërisë.
Mirëpo ky qëllim mund të arrihet vetëm nëse partitë e reja bëhen bashkë kundër këtij sistemi. Në të kundërt, do të fragmentizonin elektoratin e tyre dhe në terma pragmatiste do të humbisnin qëllimin. Nuk ka dyshim se skena politike shqiptare ka nevojë për ripërtëritje. Ka nevojë për fytyra dhe forca të reja. Ata që thonë se fragmentizimi i opozitës apo dalja e partive të reja është në favor të Ramës, ende nuk e kanë kuptuar se sfida e vërtetë e zgjedhjeve të vitit 2025 nuk është nëse do të fitojë Rama apo Berisha, por nëse ky binom 34 vjeçar do të arrijë që të çahet dhe të fillojë rinovimi i sistemit politik shqiptar.
Dhe këtë qëllim partitë e reja duhet ta kuptojnë që vetëm bashkë, madje me një listë të përbashkët, mund ta arrijnë qëllimin. Në të kundërt, sistemi politik 34 vjeçar i Shqipërisë do të vazhdojë të qeveriset edhe për shumë vite të tjera nga binomi Rama-Berisha.
O Ervis ku e ke Qilin mo?
-Problemi i pare eshte se partite e reja nuk perfaqesojne askend pervec ambicjes se kryetareve te tyre per tu bere depudet apo per te zene ndonje vend pune per vete apo per te afermit. Problemi i dyte eshte se sistemi dypartiiak ne Shqiperi eshte i konsoliduar dhe ka ne sfondi nje histori antagoniste qe i ka rrenjet qe nga viti 1944 kur komunistet moren pushtetin dhe shikonin kundershtaret e tyre si armiq qe duhej te eleminoheshin dhe jo si bashkeatedhetar me te cilet duhet te bashkejetonin e alternonin pushtetin ne varesi te preferencave te elektoratit per alternativat e tyre.Ne forma te reja kjo armiqesi ekziston edhe sot. Ne shikojme projektet e perkushtimin e gjithanshem te partise ne pushtet per te eleminuar nga skena politike kundershateret e tyre duke perdorur klecka juridike, ne jemi deshmitar se si populli opozitar i identifikuar nepermjet patronazhisteve eshte i perjashtruar dhe i menjanuar dhe ndjen peshen e pushtetit si nje sundim dhe jo si qeverisje . Ne keto rrethana zeri i partive te vogla konsiderohet si zeri i kundershtarit, elektorati opozitar i sheh si te lidhur me qeverine perderisa nuk rreshtohen me opoziten dhe elektorati socialist i sheh sii te lidhur me opoziten perderisa kundershtojne qofte edhe fiktivisht qeverine.
Ç'do me thënë anti-sistemike? Të gjitha lëvizjet politike kanë për bazë botkuptimin, pra kuptimin ideor, ideologjik mbi botën. Kështu që, që në fillim, i gjithë shkrimi devijon në drejtim të të kuptuarit saktë të fenomenit që është shfaqur dhe që autori mundohet të trajtojë. Të gjitha partitë e vogla tek ne nuk përfaqësojnë grupe të mëdha njerëzish, por shtresa shoqërore, që ndonjëherë dhe pse kanë të drejtë në atë që thonë (dhe mangësi shoqëria jonë, por edhe shoqëria në përgjithësi ka mjaft), prap janë jashtë realitetit ekonomiko-shoqëror që jetojmë. Këto parti kryesisht mbeten parti të shtresave të ndryshme shoqërore, por kurrsesi nuk përfaqësojnë një parti klasore, e aq më shumë kryetarët, politikanët, propoganduesit, hithtarët apo patronazhistët nuk mund të jenë klasë politike. Ato mbeten hëpërhë të vogla se të tilla janë interesat e grupimit të votuesve që përfaqësojnë dhe përgjithësisht ngjajnë me fraksione të partive më të mëdha nga ana botëkuptimore. Cilin sistem do të përmbysin këto parti, sistemin ekonomiko-shoqëror, sistemin politik (?), sistemin e drejtësisë, sistemin e zgjedhjeve, sistemin e marrjes së pushtetit, sistemin e aleancave? Ti marrim me rradhë: atë ekonomiko-shoqëror nuk i lënë, nga brenda dhe nga jashtë vendit; tash 30 vjet e kemi rrezuar (ne a na e lanë vetë, është tjetër histori), përfshi edhe atë politik; sistemin e drejtësisë? - jo; sistemin e zgjedhjeve? - duhen numra shumë të lartë kuvendarësh dhe me një fraksionin edhe më të madh të grupimeve politike, zvogëlohet mundësia vendimmarëse dhe do të arrihet në kompromise dhe zgjatime e më të mëdhave; sistemin e aleancave? - por dihet, që aleancat që nuk vijnë natyrshëm, janë të pa qëndrueshme. Këto i di ç'do politikan, e jo më një analist, që i quan politikanët klasë. Si mund të rinovohet një klasë(?) xhanëm; dhe autori shton për ta përkeqësuar kuptimin, politike. Në kuptimin teorik klasa në vetvete është politike dhe përfaqëson grupe të mëdha njerëzishish me interesa dhe botkuptim të përbashkët, politikanët janë shtresa që i përfaqëson dhe propogand në favor të tyre. Psh. Puntorët - partia e tyre, Fshatarët - partia e tyre; Sipërmarrësit e mëdhenj - partia e tyre etj, - deri në grupime që pretendojnë të jenë parti, por, në fakt, përfaqëdojnë interesa të një shtrese të caktuar dhe zor se notojnë të vetme në mexhlis, - por të gjithë këto përfaqësohen në dy grupime të mëdha Partie apo partish aleate, që kanë mes tyre kontradiktat shoqërore: antagoniste, Partitë, jo antagoniste, aleancat dhe që në gjuhën e thjeshtuar politike njihen si të majta dhe të djathta (bashkë me aleancat). Ndaj s'ka si të rinovohen klasat, ato ekzistojnë objektivisht, madje një parti nuk mund të ndryshojë as udhëheqësin politik të një partie tjetër, jo më klasën. Klasa e voton, apo s'e voton, partinë për shkak të udhëheqësit politik, dhe ai vetë apo partia vepron mbi drejtuesin politik të partisë. Por një parti mund të kërkojë të ndryshojë drejtimi i politikave qeverisëse, sipas botkuptimit përfaqësues të saj, kur i ka numrat e mandateve të kuvendarëve të nxjerrë nga zgjedhjet e përgjithdhme; gjithsesi, përfaqësuesit e shtresave politike është e vështirë të vijnë në pushtet, por edhe nëse mundin mes kualicionesh aljazhesh elektorale, nuk do të mundin të ndrydhojnë por as ta rinovojë "klasën politike" - (sipas autorit - konceptualisht gabim), sepse nuk do të ketë kohë, ngaqë, thamë se këto aleanca janë fluide e të brishta - pra duhet botkuptimi dhe interesi i qendrueshëm. Dhe së fundmi, pse duhet të çahet binomi PS-PD? Politika amerikane nuk e ka vërtetuar se binomi Republikan-Demokrat i ka bërë qeder atij shteti; të paktën kështu rezulton. E gjithë puna nuk është nëse ka apo jo shumë parti, por nëse këto parti, me politikën e tyre, e çojnë shoqërinë drejt zhvillimit dhe prosperitetit demokratik mirëqenës, apo drejt zhubravitjeve e regresit ekonomik e shoqëror dhe polarizimeve të skajshme, kur valvolat partiake nuk çfrynë dot në këtë regres në kurriz të një pale (grupimi socio-politik). Or ti, analist, që mbete me partitë e vogla, duhet të kuptosh një gjë: në një vend të vogël, si yni, përfaqësimi në pushtetin qeverisës duhet të jetë sa më i qendrueshëm, që të ketë vazhdimësi zhvillimi, ndryshe do të na duhej të bënim zgjedhje të përgjithshme në krye të çdo viti; s'jemi Italia ne, s'kemi kohë të presim, duhet të shfrytëzojmë ç'do dekikë përkrahje; madje, s'kemi as këllqe, me thënë të drejtën. E t'i edhe pse e kupton, dredhon ndryshe në shkrim, për të mos thënë gabon në koncept e shtjellim; apo kështu ta kanë kërkuar. Mos e injoro vehten, o burrë, për disa klikime.