Nga Baton Haxhiu
Mbrëmë në “Opinion”, të Blendi Fevziut, duhej të kishte një diskutim të gjerë mbi partitë e ashtuquajtura të vogla dhe rolin e tyre në skenën politike shqiptare. Ky debat nuk arriti të bëhej për shkak të protagonizmit të panevojshëm të Arlind Qorit, që e deshi hapësirën mediale për të debatuar për asgjë.
Megjithatë, ajo që mbetet shqetësuese dhe pakuptuar mirë është fakti se shumë nga këto parti duket se ende nuk e kanë kuptuar realitetin e asaj që kërkon votuesi shqiptar dhe arsyet pse këto parti nuk po arrijnë të fitojnë mbështetje të konsiderueshme. Analiza e rezultateve të fundit të sondazhit për partitë e vogla e përforcon këtë shqetësim dhe ndihmon në dekodimin e asaj që vazhdon të jetë një cikël bllokimi për to.
Rezultatet e sondazhit tregojnë një performancë të dobët të këtyre partive, ku asnjë prej tyre nuk arrin të kalojë pragun e 3% të mbështetjes popullore. Për shembull, “Mundësia” (Agron Shehaj) ka arritur nivelin më të lartë me 2% ndërsa parti si “Nisma Thurje” dhe “Lëvizja Bashkë” që promovojnë reforma progresive, mezi kalojnë 1.5% dhe 3%. Arlind Qori ka vetëm 0.5%.
Edhe “Partia e Lirisë” e Ilir Metës, që dikur kishte një elektorat të fortë, për shkak të arrestimit dhe problemeve me drejtësinë është tkurrur në vetëm 1%.
E gjithë kjo ndodh në një kontekst ku dy partitë kryesore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, vazhdojnë të dominojnë me përqindje respektive prej 48% dhe 36% duke lënë një hapësirë shumë të kufizuar për forcat e tjera politike.
Dominimi i këtyre dy partive kryesore lidhet jo vetëm me historinë e gjatë të lidershipit të tyre dhe strukturën organizative që kanë ndërtuar, por edhe me një perceptim të rrënjosur të qytetarëve se vetëm këto forca mund të menaxhojnë sistemin ekzistues, pavarësisht problemeve të dukshme me korrupsionin dhe qeverisjen e dobët.
Kjo tregon që dy partitë e mëdha kanë ndërtuar një sistem të fortë polarizues, shpeshherë me vedije të plotë, për ta ruajtur peshen e vet dhë për të larguar influencën e partive të reja që dalin në jetën politike.
Këtu hyn në lojë një aspekt thelbësor që shumë nga partitë e vogla nuk arrijnë të kuptojnë: në Shqipëri, korrupsioni nuk ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në votë aq sa mendohet. Nuk kanë ndikuar as denoncimi i fusha e të marihuanës sepse mirëqenja nga ato fusha, për një pjesë të saj, është më e rëndësishme se sa thirrja për ndërgjegjje të votuesit potencial.
Arsyeja është e thjeshtë—për qytetarin e zakonshëm, korrupsioni nuk është vetëm një pengesë, por edhe një mjet për të përshpejtuar proceset që, ndryshe, do të ishin të ngadalta dhe të ngarkuara me burokraci. Në shumë raste, korrupsioni shihet si një “zgjidhje pragmatike” për të përballuar një sistem të ngurtë dhe joefikas.
Për këtë arsye, kur partitë e vogla përqendrojnë retorikën e tyre te lufta kundër korrupsionit dhe te transparenca pa ofruar zgjidhje konkrete dhe praktike që qytetari të mund t’i perceptojë si të realizueshme në të përditshmen e tij, ato duken si entitete që flasin për probleme teorike dhe jo për zgjidhje reale.
Votuesi shqiptar, që vetë është shpesh pjesë e një modeli të vogël korruptiv në jetën e tij të përditshme, duke përfituar përmes ryshfeteve për nota në universitete, vendet e punës apo tenderat publikë, nuk e sheh korrupsionin vetëm si një të keqe të madhe abstrakte, por si diçka të lidhur me mënyrën praktike të jetesës dhe zgjidhjen e problemeve personale.
Në këtë kuptim, partitë e vogla nuk kanë kuptuar se ajo që votuesi kërkon nuk është thjesht një premtim moral për një shoqëri pa korrupsion, por një alternativë që i ofron siguri, stabilitet dhe një mënyrë më të lehtë për të përmbushur nevojat e tij pa pasur nevojë për ndërhyrje të paligjshme.
Në vend që të përqendrohen në ndërtimin e një platforme të unifikuar dhe të realizueshme që trajton problemet konkrete të qytetarit, ato mbeten të fragmentuara dhe të dobëta, duke konkurruar mes tyre për një pjesë të vogël të votës së protestës që është gjithashtu e fragmentuar dhe pa një drejtim të qartë.
Kjo situatë kërkon një paradigmë të re politike. Partitë e vogla duhet të kuptojnë se për të qenë konkurruese nuk mjafton të denoncojnë korrupsionin dhe të kërkojnë ndryshime radikale pa treguar qartë se si do të arrihen këto ndryshime në praktikë. Ato duhet të bashkëpunojnë, të ndërtojnë një identitet të përbashkët politik dhe të krijojnë një narrativë të re që është më afër realitetit të votuesit të zakonshëm.
Në vend që të qëndrojnë në margjina dhe të luajnë rolin e forcave morale pa pushtet real, ato duhet të përfshihen në procesin politik me një qasje më pragmatike, duke pranuar se ndryshimi është një proces gradual dhe që kërkon kompromise dhe bashkëpunim për t’u arritur.
Për më tepër, partitë e mëdha kanë disa përparësi të qarta që vazhdojnë të mbajnë skenën politike të dominuar nga ato:
Rrjetet e fuqishme organizative, ku Partitë e mëdha kanë ndërtuar struktura të qëndrueshme dhe rrjete të gjera në çdo nivel, nga qendra deri te njësitë lokale. Kjo u mundëson atyre të jenë të pranishme në mënyrë të vazhdueshme në jetën e përditshme të qytetarëve dhe të mobilizojnë më lehtë elektoratin. Pastaj,
Identiteti politik dhe historiku i gjatë dhe kjo është arsye që qytetarët i shohin partitë e mëdha si forca me një histori të gjatë në politikë, me lidership të njohur dhe me përvojë në menaxhimin e shtetit. Kjo krijon një lloj besimi te stabiliteti që ato mund të ofrojnë, pavarësisht problemeve të vazhdueshme të qeverisjes dhe korrupcionit.
Gjithashtu, këto parti kanë kapacitet për të ofruar përfitime të prekshme dhe të mëdha sepse kanë fuqinë për të menaxhuar burimet shtetërore dhe për të ofruar përfitime konkrete për qytetarët, qoftë përmes projekteve publike apo vendeve të punës në administratë. Kjo i bën votuesit më të prirur të mbështesin partitë që kanë mundësi reale për të ndikuar në jetën e tyre.
Duke vijuar me përvojën që kanë me kapitalin mediatik dhe komunikimin e fuqishëm: Në një mjedis ku media ka një rol të madh në formimin e opinioneve politike, partitë e mëdha përfitojnë nga mbulimi i vazhdueshëm dhe i gjerë mediatik, duke ndikuar drejtpërdrejt në perceptimin e publikut.
Aftësia për të menaxhuar dhe stabilizuar korrupsionin. Edhe pse korrupsioni perceptohet si një problem i madh, partitë e mëdha kanë arritur ta menaxhojnë atë në mënyrë që të mos krijojë destabilitet të rëndësishëm politik. Për qytetarët, më e rëndësishme është që sistemi të vazhdojë të funksionojë dhe përfitimet e vogla të vazhdojnë të jenë të arritshme, gjë që i mban partitë e mëdha në pushtet.
Në përfundim, partitë e vogla duhet të kuptojnë se për të ndryshuar këtë realitet, nuk mjafton vetëm retorika kundër korrupsionit apo premtimet për reforma të mëdha. Ato duhet të ndërtojnë një alternativë të qëndrueshme dhe reale, që ofron zgjidhje të prekshme dhe afatgjata për problemet e qytetarëve, në mënyrë që të bëhen aktorë të rëndësishëm në skenën politike shqiptare.
Derisa të ndodhë kjo, dy partitë e mëdha do të vazhdojnë të dominojnë, duke ofruar stabilitetin që votuesi e kërkon dhe përfitimet që ai ende i konsideron të domosdoshme për përditshmërinë e tij.
Keto partite e vjetra na kenaqen me programet e tyre
Mua mu duk sikur Fevziu e sabotoi qellimisht programin, per te diskredituar partite e vogla, qe dukshem jane kthyer ne nje makth per dy partite e medhaja, por kryesisht per tkurrjen e PD. Arlind Qorri ra ne gracken e Fevziut, u tregua deri ne nivelin e harbuterise me pretendimet e tij. Mund te thuash nje konstatim qe nuk te kane ftuar, por jo te permendesh Arjan Canin ne televizionin e Fevziut, kjo eshte papjekuri e madhe e Arlind Qorrit, vetvrasje.
batonin e mbante per gojore ne raste emergjence , ku je o enver hoxha tungjatjeta
Batoni eshte nje nga analistet me te mire te Kosoves dhe Shqiperise. Mos harroni se Batoni eshte pjese e delegacionit te Rambujese, eshte figure e larte patriotike e Shqiptareve.
jeton te shpia Ilir Metes ky delegati Rrembythjes
Dhe ka blerë vilën e like floririt 80 mijë euro që Likja e pati shitur 360 mijë euro?? Është me tamam gjeni Batoni
Partiçkat e Saliut dhe të Metës i rruajnë veglat politikës …… Arlindi është njëkar llafazan LSI-je , që e rre mendja se është intelektual politik .
Si thoshte Tullaci FEVZIU ....Ja shife shife si u be, pak pushtet mori dhe shiko si u be shifeni shifeni kalamaja shifeni.O FEVZI o Koker legeni, po kur ky me 5 minuta dhe mori kaq pushtet dhe krijoi kaq mllef dhe arrogance sipas TEJE , a e imagjinon dot se cfare i kane bere keta qe kane nga 30 vjet ne pushtet POLITIK, EKONOMIK,KRIMINAL , o klluf po ti kete duhet te explorosh , si reagon ne psikiken e vet te lenduar nje popull qe e sundojne per 30 vjet te njejtet surreter dhe qe tani po rri ne agoni dhe pafuqi per te reaguar, prandaj po ikin njerezit , dhe jo te FLISJE VETE NE EMISION AQ SA ATA TE KATER BASHKE QE KISHE FTUAR, gazetar i peshtire qe edhe shqipen nuk e di mire
Keto nuk jane parri por partiçka,ku nese kane ndopak inteligjence ata duhet te kuptojne qe ne rdhe te pre duhet te jene qytetare t lindur ne Tirane,ne radhe te dyte duhet te kene harizem qe tia kalojne statures se Edi Rames. Ndaj keto partiçka mund te shkojne deri tek Fevzo qe hrro qe eshte TV Kombetar ku deklaron se ne"kete program nuk ka bir kurve qe me thote çka duhet te beje"dhe te gjithe bien dakort duke haruar qe tv te ashtequjtura kombetare kane disa detyrime edhe pse jane private.Hesht Adriatik Llapa,hesht Arlin Qorri ,hesht Endri Shabani dhe se fundemi hesht edhe kulaku i vogel Agron Shehaj. Padyshim qe te promovohesh tek nje koqe patjeter qe duhet te jesh loqe.
Analist i vjeter , ne sherbim te oligarkeve , ik Baton se je gjize e prishur ….
Baton lepirsja. Mbylle halen e korruptuar qe ke ne mes te fytyres.
o baton, sa leke mer si llapist i qeverise, ti dhe ai fantomasi, mire jua beri qorri, jua tha ato qe i dini por nuk doni ti degjoni.
Ik o Baton, facoleta e Ramës… Bashkohuni djema, dhe shikoni si do shkundet Rama… Ai është frikacaku më i madh… e mban me thonj atë karrige, e di se çe pret po e humbi….
Masturbohu o katnari nga yzberishti.Beje sa here te mundesh deri diten e zgjedhjeve se pastaj do mbetesh thate.Vetem shpellaret si ty e konceptojne politiken si aftesi cubash madje pas kaq vitesh deshtimesh te turpshme.
mendjen te kari e ke o Mond bilja
Sipas kokes festen monda baxhella.
Ja dhe lepiresi i rradhes
Po i ben avokatine delenxhiut numer 1 ne fushen e medias, Fevzi pseudo-gazetarit! Arlind Qori nuk u ankua pse nuk eshte thirrur per ego te tij, apo protagonizem! Ai e beri te qarte se, kur ka patur ngjarje dhe kauza qe duheshin pasqyruar nga media, ka patur "embargo" te plote nga media si Klan dhe Top-Ch. Ne jemi deshmitare se kur ka patur ngjarje te "nxehta", me ndjeshmeri te larte per publikun, Fevzi matrapazi ka organizuar emisione me gatime gjellesh, kush mban ku bizhuteri te shtrenjta, destinacione turistike ekzotike...etj. Batoni mbron me kete rast privilegjet te cilat i ndan bashke me Fevziun, duke u sherbyer zyrtareve te korruptuar, oligarkeve qe bejne korrupsion me zyrat me te larta te shtetit!
fix
Shkeputja nga realiteti dhe kompleksi i madheshtise e dime shume mire se kujti ka hipur, aq shume sa ne Shqiperi eshte cdo gje perfekte, cdo dite ka vetem diell dhe njerezit jane te lumtur aq shume me ata qe i drejtojne sa mezi presin ti rivotojne ne pushtet. O baton nuk i kane te gjithe kushtet e politikaneve qe cdo sherbim ja bejne te tjeret. Pa pyeti njehere nese kane vajtur keto 20 vjet ne market ti blejn vet gjerat esenciale, apo ti ken dhene vet automjetit.
Mbreme ka qene emisioni mei dobet ne historine e TV ku debati degradoje jashte temes dhe u be i neveritshem…! Sa per partite e reja eshte good news por duhet te kene me shume kulture politike ne ineteres kombetar se sa provincial te unit sepse do te fashiten ashtu sic jane krijuar….
Ne shqiperi të ben pershtypje permasa e politikanve. Njerëz të vegjel e të paqendrushem. Këta lloj njerëzish nuk bëjnë dot vepra të medha.
O Baton, mos merre ne mbrojtje fevzon ,ai kishte marre per detyre,shantazhin e partive te vogla.Ajo u pa prej ne aeroplan.Ate vetem nje qelbo si fevzoja e bene.
Baton dislektiku di nje mut! Qori do ua hape gropen ketyre.
E meta kryesore e partive të reja, ( nuk po them të vogla, sepse të vogla janë edhe disa parti të vjetra), është , se këto e fillojnë aktivitetin e tyre nga fundi..... . Dmth drejt e në thela, drejt përfitimit të mandateve për deputet........ . Mirëpo duhet të fillojnë nga organizimi i tyre në teritor...... . Shtrirja e tyre në çdo zonë të Shqipërisë, me struktura në qytet dhe fshat...... . Ose sipas eksperiecave të disa partive në europë, edhe në shtrirje rajonale, siç kemi rastin në landin e Bavarisë, ose në Itali....... . Ama, duhet të kesh struktura deri në fshatin apo lagjen më të fundit....... . Kjo ka qene eksperienca e partive të vogla në Shqipëri, të cilat u zhdukën sepse harruan strukturat në terren. Ato ekzistojnë si emra, mirëpo nuk kanë më elektorat. Kështu P. Republikane, Agrare, Kristian Demokrate , Balli, së fundi LSI. Historia e kësaj të fundit tregon se sa të rëndësishme janë organizatat e partisë. Kur ato u shkatërruan, u shkatërrua edhe elektorati i saj. Ndërsa Partia Social Demokrate i ruan këto struktura në rajonin e Shkodrës.................... . Pra këto parti të reja, duan ti votojë elektorati, i cili nuk i njeh kush janë dhe njohja në radhë të parë bëhet me anë të strukturave dhe anëtarësisë, e cila del derë më derë për të bërë të njohur programin e partisë dhe të joshë zgjedhësit me anë të tij...... . Mirëpo kjo kërkon patronazhistë, apo kujdestarë, apo aktivistë, quaj si të duash...... .. . Po Berisha ka deklaruar se këta do ti fusë në burg, sepse punojnë për partitë e tjera. Shpëtojnë vetëm kujdestarët të cilët punojnë për PD.
Ky jo vetem qe asht i peshtire (b..... lepires) por edhe analfabet. Per nji fjali te thjesht thote 400 fjale e kjo se gjith kohes fsheh mendin. Si munesh me ju lepi nji injoranti si Ilir Meta. I gjith ky artikull ka ete "mish dhie" kunder ktyne djemve..
Me perjashtim te Qorrit te gjithe jane pjelle e Sali mut Berishes. E kryeson kete grup berishist llapaqeni Adriatic Llapa,e ka nxjer Saliu nga hundet.
Kush do bashkohet o kar , gjirizet e Saliut dhe të Metës me emra Qorri e Llapaj …. Sa ju rre mendja ju “patronazhistëve” të vjetër në etapa “të reja” .
Adriatik Lapaj eshte produkt Amerikan, eshte futur ne lojen politike, me miratimin e tyre. Sa i zoti eshte te caje perpara, kete do e tregoj koha. Vota e diaspores dhe disa aktivitete ne cdo qytet kane treguar se eshte dikushi, ka mbeshtetje, ka edhe organizim ne cdo qytet. Aty ka njerez qe nuk kane mbeshtetje ne baze, Shabani eshte nje fryme qe e njeh vetem intelektuali Tiranes, ndersa Agron Shehaj po mundohet te marri voten e te perndjekurve, ka organizuar disa takime ne cdo qytet, dhe nqse i bind te votojne per te , PD do jete totalisht e shkaterruar, Agroni po i merr palcen e votuesve. Mos te harrojme se Agron Shehaj ka marre 15% te votuesve te PD ne 2021 kunder Lul Bashes, edhe pse Luli ne ate kohe mbeshtetej nga Sali Berisha.
Vini re se pervec Shehajt, te gjithe te tjeter jan njerez qe nuk kan punuar nje diute ne jeten e tyre, dhe jan marre gjithe kohen me teori. Marrin ndonje rroge ne punet e tyre ne shtet apo OJQra ku nuk ka konkurrence ose llogari baze, si psh ka dikush qe konkurron ne tregjet private. Kjo do te thote qe ata nuk njofin realitetin dhe idete e tyre jane boshe. Psh ideja qe keta do vijne ne pushtet dhe do vene njerez neper poste drejtuese qe do kene 200 milione euro tendera ne duar dhe nuk do vjedhin asnje cent eshte qesharake. Engjejt nuk ekzistojne. Te mos kuptosh natyren e njeriut eshte rreziku me i madh i dikujt qe pretendon te qeverise nje komb te tere dhe te manaxhoje miliarda.
U be deti kos dhe kush mund fusi lugen te mari,kete grup e kryeson llapaqeni i Sali kriminelit Adriatik Llapaj. E keni pare si flet ky llapaqeni?
Keta…njani ma mut se tjetri,Shabani duket pak me ndryshe,por e komprementon Pano Sako yzmeqari i Qim Pekes se Sali mut Berishes.
Po cfare parti te vogla more popull ! Keta djemte jane per gjynah, akoma nuk munden te kuptojne se partite e vogla tek ne duhet te dalin nga te medhate. Shanset jane qe pas 2030 te dale nga PS ndonje perti e vogel si shkeputje nga PS, por jo per karieren e liderit si Likja spiun i Saliut dikur. Nga PD nuk ka cfare lind sepse ajo eshte perti shterpe e plkaut Sali zombi qe mund te pjelle vetem monstra nongrata me fytyren e Zenit dhe Gites.
Kemi 35 vjet qe po na can bythen llapaqeni Sali krimineli tani na doli dhe llapaqen Llapaj te durojme edhe kete nja 30 vjet?Jooo,mos e dhent zoti!
Fevzua eshte kurthashi,llapaqen,kryekusar,kryeqen por Qorri i pa sym ra brenda e peshkoi tullaci dhe doli nga vetja beri autogol. Vevzua eshte ne sherbim te Sales deri sa te haje ndonje dite te semes.
Analize prej nji kendveshtrimi personal i Kryetareve te Partive te reja,referuar Renditjes. Nga e Djathta ne te Majte ( Mungon aty,z.Kocaqi / Aleanca per Bashkim !) ////////////////////////////////////// 1 ) A. Lapaj. Eshte nder me oratoret ,di si te prek ndjekesit emocionalisht,,prek individin aty ku i dhemb atij,i entziasmon degjuesit ndjekesit,( si gjithe Kryt.e Partive te reja,pa Garantin ,se pasi te jen pjes e Parlamentit ,me ke do flen ne Hotel ) ////////////////////////////////////////////////////////////////// Arlindi, i artikuluar qarte,me kauzen e duhur dhe strategji te mencur ,bindes i ze vend fjala( *1)//// 3) Shabani , perdor nji gjuhe inteligjente,debaton me kulture , tregon qytetari godet aty ku duhet (*1)////// 3 - te paret ,duhet patjeter te votohen ( z. Kocaqi poAshtu -edhe pse nuk eshte askunnd Prezente as ne R.S !) ////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////// 4 ) Shehaj, s'kam asnji Mendim,si ish pjes e PD- (jovetem Shehaj por gjithe ish-pjes e Bandes se KryeEsadistit sb, nuk ka asnji Te Drejte joVetem Morale ;t'i kerkoj Voten shqiptareve ,pa bere nje Mea Culpa Opinionit mbare dhe jovetem kaq,por Kontriboje Shtetit Ligjore -sherbej Byros se Hetimeve cdo Afere te KryeAntishqiptarit birisha, -mos te thoj askush ,s'dim gje , nga ju is berishista ,pra laje surratin,pastaj kerkoj votat Shqiptarit ,ndryshe je kot)
Analize e mire . Une kam objeksionin per Agron Shehaj, eshte njeri me i sprovuar ne sukses dhe manaxhim se 3 te tjeret. Trump fiton se eshte biznesman, ka treguar qe di te manaxhoje njerez dhe te kete sukses. Agroni e ka kete avantazh, nga ana tjeter nuk eshte pjese e qeverise Saliut e Mul Nokes, eshte i pakorruptuar. Arlindi eshte nje teoricien, kurre nuk do arrije te kuptoj manaxhimin, kete dobesi e tregoi edhe dje, ku u fut ne rrjeten e Fevziut, dhe krijoi nje pershtypje te keqe para shikuesve si arrogant. Eshte i papjekur. Lapaj eshte me kembe ne toke, ka avantazhin se e njeh mire ligjshmerine, dhe di ku godet, me shume tek ligjet dhe vendimet e Qeverise.
ky masturbohet me foton e Batonit
Baton HariXhiu , JO HAXHIU !! PO PSE ARLIND QORI i SHKĒLQYER ta ka FAJIN ty Beton HariXhiu ?????????? PSE NUK e ka fajin FANTOMASI jot i URRYER ??????????????? PSE NUK e ka FAJIN TV KLAN KRIMI jot me nè KRYE HAJDUTIN dhe KRYE BANDITIN Aleksandèr Frangaj , qè ka BLERÉ gjithé PASURITÉ e SHQIPERISÉ me 1 €URO , kur Sali Berisha KRYEKRIMINEL e vuri SHQIPERINÉ në SHITJE me 1 €URO , por vetém pèr BANDAT KRIMINALE dhe ORGANIZATAT MAFIOZE !!! RROFTË LËVIZJA ❤️❤️ BASHKË ❤️❤️ me në KRYE ARLIND ❤️❤️ QORIN ❤️❤️ e SHKËLQYER
Gazetaria llapiste nuk mund te mbrohet me shprehje qe "gazetar" = "njeri me vlera"... Dhe dje nje njeri i vetem jua rezoi gjithe fasaden..
Këta janë si muti kaka të gjith plera....ky hajduti Shehaj po të ketë bythë le të kandidoi në Vlorë se ata e njohin mirë çfar hajduti është.
Keta jane zagaret e Saliut,i ka leshuar ai rrugeve mos kapin ndonje kocke per te,lehjen e kan si ai,ndryshon pak Shabani kurse 100% Sali eshte Tik Llapaqeni.
4 derdimenet e pd qe kerkojne te jene kryetare .U pa nga diskutimet se sa te epur jane per karget e tyre , mos u merni me Batonin po meruni me keta tentakulat e pd -se qe nuk marin vesh nga politika .A kane tentare ndonje here ti dalin kunda saliut ? Jo se keta si saliu hedhin balte mbi qeverine ., kocke ne fyt do ju mbetet Edi ketyre gjelave te plehut .
Vallahi mua ky Adriatik Llapaj i llapaqenit Sali Kerma me zbavit shume,e keni pare si fryhet,si gjeli maje plehut.
Sikur po bën muhabet pas dopjos së 17 me Dajën ????
Të gjithë ne komentojmë më kotë.Drejtimin e kanë marë njerzit hajdutë e kriminele dhe populli bën sehir.Të gjitha këto që lexojmë e digjojmë burimin e kanë nga këta njerëz.U bënë 34 vjet dhe populli rin e fle gjumë dhe kuptohet ata plitikanët bëjnë çtë duan.Na thonë se 80% e shqiptarëve e duan SPAK-un po pse nuk ngrihen dhe ta mbështesin para kësaj ndërtese por lënë Salinë të shkojë si mbret?Pse nuk i zënë rrugën këtij qeni të tërbuar që të ketë frikë të dalë në rrugë?Të gjithë e duan në litar por askush nuk mbush rrugët e Tiranës..Po nuk u ngrit populli në këmbë dhe ti djallësë këta hajdutë nuk do ketë Shqipëri ashtu siç e duam...
Nga mbiu ky Rasputin i neveritshem ketu kur ne Kosove e urrejne dhe vjen ketu e na jep ment e serbit e ben para si super i korruptuar?! Ky parazit e kepushe e ndyre e serbise, pa pike vlere mediatike, qe i u ngjit ne trupin e shoqerise shqiptare ? Kush i a hapi deren dhe mbeshtet kete? Cfare bejjne organet ligjzbatuese per kete ndyresire qe po i del koka ne cdo dosje korrupsioni? Pleherat qe hedh Kosova i mirepret e perdor Shqiperia…
SHKRIM TENDECIOZ POR EDHE SHKRIM SHPIRT KAZEM DHE SHKRIM SERVILIST....TENDECIOZ SEPSE QELLIMISHT NUK E ZE NE GOJE ADRIATIK LAPEN SEPSE INFORMACIONET QE U VIJNE NGA SHTABET E PS ..PD NE RRETHE FLITET PER NJE RISI NE POLITIKEN SHQIPTARE..BILES SHKON DHE ME TEJ DUKE BERE NARCISTIN GJOJA SE NUK E SHQIPTON DOT MBIEMRIN...SHPIRT KAZEM KUR DO TE PERFITOJ NGA NJE GABIM TEKNIK TE ARLIND QORRIT DHE TE THOTE SI FEVZIU ...JA KETA JANE POLITIKANET E ARDHSHEM ...NDERSA FEVZIU I NGALLEZIER DERI NE QESHARAK SHKON E ME TEJ KUR THOTE PO KUR NUK KINI NJE TV PER VETE SI DONI EDHE TE QEVERISNI...SIC DUKET NENKUPTONTE KUR UNE DAL DHE KOMANDOJ KAQ VJET NA U BETE JU QE TE KOMANDONI VENDIN...BILES DOLI NGA VETJA DHE U BE GAZI I BOTES KUR I DREJTOHEJ ARLIND QORRIT SI FEMIJET E LLASTUR ...SHIKO SHIKO SE SI PELCET NGA INATI...SHIH...SHIH...SKENE E PAPARE DHE PA DEGJUAR NDONJEHERE ...SKENE DERI NE HISTERIZEM DHE XHELOZI PROVINCIALE PER TE ULUR SA ME SHUME E MUNDEJ POLITIKANET E RINJ...
Hahha
Dmth sipas Batonit partitë e vogla nuk kuptojnë realitetin? Këtë realitet e kuptoka Batoni që merrte reklama nga inceneratorët për portalin e tij? Batoni që mezi lidh dy llafe e mezi artikulon një ide për të nxjerrë një përfundim????? Batoni ish këshilltari dhe sekseri i Ramës. Batoni që Saliu e quan Baton stanishiq dhe e merr përherë Çik Peka në emision te TV Zeni! Ça teatri!
Baton ju e keni alternativen reale dhe do fitoni zgjedhjet, alternativa juaj eshte te rritim dhe zgjerojm sa me shume vjedhjen dhe korrupsionin duke e coptuar shqiperine dhe shitur pjese pjese. Po shfrytezoni nje popull qorre, qe nuk sheh se si po vidhen dhe shkaterrohen gjithe pasurite publike nga banda mafioze e hajduteve socialiste. Ja keni kaluar edhe Sali Berishes.
Respekt per kto partire e reja te vogla e uroj te behen te medha. Uji duhet te rrjedhe o njeres se keneta po qelbet ere e semundje e po na mbyt. Lereni ujin te rrjedhe
Uji duhet te rrjedh,por jo nepermjet perrenjve te Saliut,si ky Llapaqeni LLAPAJ.
keto partite e reja jane nje fllucke sapuni qe do plasin shume shpejt Qorri,Llapaj Shabani jane ca klloune qe te bejne te qeshesh
Kishte thirrur edhe nje gazetaruce qe sugjeronte te ndjekin shembullinbe Tom Doshit! Sipas kesaj aguridhes, Doshi nuk del ne media, por merr vota! Hajde fyryfycke hajde! Toma nuk di shkrim e kendim! Toma di marifete te tjera! Te beje pazar me te ngjashmit e vet, si p.sh me Edi Ramen! Arlindi nuk ploteson shume "kritere" qe i ploteson Toma! Nuk eshte shpallur "non grata" nga amerikanet p.sh....
Me sa marre vesh qe shqiperia te ndryshoje politike duhet qe Saliu te lere me barre Edin duke mos perdorur kontraceptive .Kjo eshte mekate se kerkohet seks brenda familjes
....Arlind Qorrit... -- duhet te jesh i lumtur qe nuk ftohesh nga medja dhe emisioni me i degjeneruar politik " Opinion" , me autor nje nga gazetaret me te korruptuar te trevave shqiptare. ( ata kane qene , jane dhe do te jene lepiresit e cdo qeverie ne fuqi ) - mendoj te gjithe partite e reja duhet ta refuzojne cdo ftese nga kjo medje dhe ne menyre te vecante nga ky emision. - Ne emisionin e djeshem te ftuarit : Bython arixhiu , gazetari Har ( vari) karja dhe ajo biba e Sorosit nen drejtimin e " Koranit" ishin vetem per te minimizuar paraqitjen tuaj. TUNG.
Nuk ka ndryshim pa gjak.Merrni shembull nga Siria.
"Partite e reja" jane kaikja qe do ti perdore Rilindja per te treguar jashte vendit (se brenda askush nuk e beson me) se ne kete vend ka demokraci e pluralizem. Ato "parti" jo vetem nuk ja prishin gjumin fare Pushtetit, por jane dhe ajo Kotornoja qe Pushteti i ve vehtes ne pjate per ta zbukuruar ca.
1. Jo, z. Baton, nuk eshte krejt ashtu. Per pjesen derrmuese te shqiptareve, korrupsioni nuk eshte mjet per shpejtimin e proceseve dhe as "zgjidhje pragmatike" e problemeve. Mund te jete i tille per nje pakice qe fiton tendera, per ata qe marrin para ne kembim te nje sherbimi ne spitale a institucione shteterore ose te nje note kaluese ne shkolla etj. Por, per popullin e thjeshte ai eshte nje plage e shemtuar, qe e fyen ne shpirt dhe ia zbraz xhepat. Ndaj dhe te gjithe kerkojne qe ai te luftohet kudo qe shfaqet. Ndaj dhe nuk shoh asgje te keqe qe partite e reja e vene theksin te lufta kunder korrupsionit. Pastaj, se si do ta bejne kete lufte, kjo eshte tjeter gje; partite e reja duhet te jene me te qarta dhe te shfaqin programe konkrete e te besueshme. 2. Me teper se kembengulja e Qorrit per me shume hapesire ne media (dhe mendoj se ketu kish nje fare te drejte), programin e mbremshem e degradoi arrogaca e Fevziut. Njeri i cuditshem ky Fevziu: para Sali Berishes rri si pule e lagur, ndersa me te tjeret, si ata mbreme, behet trim i madh dhe kapardiset si kaposhi maje plehut. Kushedi cfare te fshehte di plaku Sali per te. 3. Nuk dua te marr persiper te vleresoj asnjerin nga djemte qe ishin te ftuar mbreme, se nuk i njoh. Por ne qofte se duam qe demokracia te ne te hyje ne binaret e duhur dhe te jete plotesisht funksionale, lindja e parti e te reja, te afta te terheqin masa votuesish, eshte domosdoshmeri. Dhe per kete ato duhen ndihmuar, por jo sic beni ti e Fevziu, z. Baton. Ndryshe, do te vazhdojme te flasim edhe 34 vite te tjera per Saliun dhe pjellat e tij biologjike, ne nje kohe qe bashkekohesit e tij ne Europe (Les Valesa, Haveli, Zhelevi etj.) jane harruar me kohe. Edhe per Ramen, natyrisht.
"Vëzhguesi indiferent", ju, lavdi zotit, vetëm indiferent nuk jeni dhe meritoni respekt për përpjekjen që bëni për të vënë në dukje thelbin e gjithë asaj maskarade televizive, ku ftuesi i kishte thirrur vetëm për t'i fyer me një brutalitet të pashoq ata djem të rinj që duan t'i ndryshojnë fytyrën sundimit politik mafioz në këtë vënd. Të argumentosh se korrupsioni është një levë e nevojshme shtytëse për të përshpejtuar progresin dhe zgjidhjen e halleve që ka ky popull, kjo kalon çdo kufij. Harron ky birbo, Haxhiu,se korrupsioni është gurë themeli për t'i shërbyer reciprokrisht oligarkët qeveritarëve dhe anasjelltas, por kur shtrihet deri në atë shkallë sa është shtrirë tek ne, duke futur duart deri edhe në xhepat e atyre që mezi mbajnë shpirtin gjallë, të kesh kurajon t'a quash zgjidhje të problemeve siç do t'a paraqesi Haxhiu është një poshtërsi e padëgjuar askund në këtë botë. Ky shkrim tregon qartë se sa thellë ka hyrë e liga në shoqërinë tonë, të arrijë një analistë deri në pikën sa të promovojë korrupsionin si model zgjidhje e problemeve të jetës tonë sociale, kjo vërtetë është të zësh kokën me të dy duart.
Me shume u moret se cfare eshte Batoni se sa cfare ka dash te thote o koqe komentues merruni me thelbin ka a po nuk ka te drejte ne ate qe shkruan jo po harixhiu jo po lepirsi ai e ka ne terezi nga ajo ane I punesuar eshte para ka keshtu qe nuk pjerdh nga opinionet tuaja mbi cfare personi eshte apo ka qene. Tani keto parti fillojne dhe kritikojne me te drejte politikat e qeverisjes korrupsionin gallant por ka nje por qe eshte gjigand dhe eshte ngerci perse ato nuk kane mbeshtetje masive e para qe te realizosh gjithe ato premtime te drejta duhet kohe qe e tejkalon nje legislature dhe padurimi luan nje rol vendimtar kjo ajo qe kane aleat partite e medha e dyta nuk kane infrastrukture si forca politike jane vetem drejtuesit te njohur te tjeret si pjerdh kush dhe e fundit mosbesimi sepse keshtu kane folur edhe keta qe jane sot e ata qe kane qene dje. Permiresimi vjen me mbeshteje qe keto e kane minimale per aresyet e mesiperme keshtu jo ne nje emission por ne 100 emisione te ftohen nuk fitojne kurre.
Partite e reja ne fillim duhet te diskretitojne PD dhe Salen te distancohen prej tij te na tregojne programin te mos shajne Ramen se i shtojne me shume vota
O Baton kurva pyetja eshte e thjeshte: A eshte Blendi Fevziu dhe ti bashkë me të gazetar i pavarur nga keta pronaret e mediave? Ju jeni kryekurvat e ketyre pronareve se po mos ta benit punen sic duhet nuk do ishit aty.
Gazetaria ne shqiperi vuan nga e njejta semundje si partite e medha qe qeverisin vendin kete 35 vjecar. Gazetaret dhe media jane infektuar nga politika permes korrupsionit dhe tani e pranojne si dicka normale madje duke thene se nuk eshtebproblem i madh perderiaa e pranon populli. Nderkohe populli per mos ta pranuar kete KORRUPSION dhe duke mos patur aleat pushtetin e katert MEDIAN pasi eshte e infektuar per vete eshte detyruar te emigroje me shume se gjysma e popullates. Ky emigracion eshte reagim zoteri kunder partive te medha dhe mos harro se Albin Kurti ne Kosove erdhi ne puahtet dhe permbysi te medhenjte permes votes se diaspores. Njerezit jane teresisht te pakenaqur dhe do reagojne ne krijimin e nje opozite te re me partite e reja madhe kete gje e do dhe aleatja jone kryesore Amerika.
Zoti Haxhiu, gjerat jane te qarta ne debat...ju jeni zedhenes i Rames(Shehu:duhet degjuar Batoni) dhe te gjithe bashke e sidomos ju dhe Fevziu ...mbysni cdo ide,cdo njeri qe guxon te flas kunder Saimir Manes e kompani.
Ajo qe beri Fevzo kokesyneti me keto Partite e vogla ishte joprofesionale dhe e qellimshme pasi ai e di qe ato marin vota nga thesi i Salikufomes dhe Like kokelopes. Ne ate thes ushqehet edhe Fevzo bashke me Syrin e Xensypeshkaqenit.
Asnje presje nuk mund te heqesh nga cfare ka shkruar "vezhguesi indiferent".
Keni analiste te forte ju ne Shqiperi! Bejne analiza te programeve televizive dhe populli budalla u vjen mga mbrapa! Nuk ka media ne Shqiperi sepse nuk ka shoqeri te shendoshe! Cfare pret nga ai popull kur 90% mezi presin te shohe Big Brother. Hapni syte o Shqiptare se po ktheheni ne zambies.
Fantomasi i peshtire qe nga 92 deri me sot , megafoni rrogëtar i qelbesirave qe degjeneruan ate vend , ben zhurmuesin ne “shtepine e vete “ per ti shpetuar artikulimit te opinionit publik qe e di se ai eshte vetem nje funderine mediatike
qe te kater. keta do hane. nje mender. m m m te math. llapa. llapa. arlint. qori. macoku. agron shehaj. si miu i haleve