Midis Besës dhe Sirit: Dilema e shqiptarit modern

10 Janar 2025, 13:49Blog TEMA
Midis Besës dhe Sirit: Dilema e shqiptarit modern

Nga Ornela Çuçi

"Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë" më tha kolegia ime nga Kosta Rika në një nga bisedat në forumet e gjeopolikës globale, në kohën kur sapo filloi ataku në Ukrainë. Ajo madje theksoi se ukrainasit nuk kanë këngë për trimëri dhe guxim, sepse këto virtyte janë të natyrshme për ta. Ato janë të lidhura me identitetin e tyre, e nuk kanë nevojë për të shpallur se janë trima – thjesht veprojnë si të tillë. Dhe, këtë ia demonstruan gjithë botës në fakt.

Gjatë kthimit të gjatë në avion, kjo fjali më bëri të reflektoja për ne, shqiptarët, një popull që ka kënduar për "besën" për shekuj me radhë. Besa është një vlerë e lartë për ne, një parim që e kujtojmë në çdo bisedë dhe çdo traditë. Madje, dikur emigrante në Greqi, krenohesha se kjo fjalë që edhe ata e përdorin “besa” apo “pabesas”, ishte plotësisht shqiptare. Por, nëse e shikojmë me sy kritik, besa shpesh duket të jetë diçka që këndojmë më shumë sesa e zbatojmë.

Më kuriozon shumë nga ana tjetër se sa shumë studentët e mi e përdorin Chatgpt apo Siri, apo Aleksa, për të folë problemet e tyre. Sa shumë iu shërben si mik, mësues, psikolog (dashtë Zoti të mos e cojnë më tej). E në fakt të dhënat tregojnë se përdorimi i aplikacioneve në Ballkan është realisht shumë i madh, sidomos ndërveprimi me ta. Pra, jetojmë në një kohë kur ne i besojmë më shumë aplikacioneve, algoritmeve dhe Siri-t sesa njëri-tjetrit, e kjo pasqyron një realitet tjetër – një kontrast mes asaj që duam të jemi dhe asaj që jemi vërtet.

Një studim i fundit rajonal ka treguar se 90% e shqiptarëve nuk i besojnë njëri-tjetrit. E po, ky është një tregues i qartë se besimi mes njerëzve tanë është në nivele të ulëta. Por a kemi vërtet besim tek dikush tjetër? Po, tek Siri! Ja, ky është momenti i ironisë epokale: Ne mund të mos besojmë tek kushëriri, komshiu, apo miku më i afërt, por i besojmë çdo fjalie që Siri thotë! Dhe për më tepër, tani që aplikacionet dhe telefonat janë bërë pjesë e jetës sonë të përditshme, ndoshta i besojmë më shumë një algoritmi sesa një ndjenjë të thjeshtë të besimit njerëzor.

Ironia është e madhe, sepse në një moment kur besimi midis njerëzve është shumë i paqëndrueshëm, besimi tek teknologjia ka marrë një tjetër dimension. Dhe për këtë, mund të sjellim një shembull tjetër: Apple ka humbur një padi për 95 milionë dollarë, për shkak të përgjimeve të paautorizuara përmes Siri-t. Kjo tregon qartë se sa i fuqishëm është ky besim që i japim telefonave. Siri është gati të dëgjojë gjithçka për ne, edhe kur ne nuk e kërkojmë. Dhe në vend që të besojmë tek njëri-tjetri, ne vazhdojmë të mendojmë se Siri mund të jetë më i besueshëm se shumë njerëz rreth nesh.

Filozofia e ditës, javës muajit dhe viteve në vazhdim në fakt, do të jetë pyetja:

A është ky një paradoks i kohës sonë, apo një pasqyrim i realitetit të jetës moderne? Ne mund të këndojmë për besën dhe trimërinë, por ndoshta duhet të mësojmë të besojmë më shumë tek njeri-tjetri, sesa të mbështetemi tek një telefon që mund të na "dëgjojë" më mirë se një shok. Dhe ndoshta, përderisa ne e përqafojmë teknologjinë me të dy duart, ka ardhur koha që të reflektojmë se sa shumë i kemi dhënë hapësirë besimit tek ajo dhe sa pak njëri-tjetrit.

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?
-Më vjen keq, por do të duhet të kërkosh ndihmë diku tjetër. Në Shqipëri ky informacion është ende në përditësim…

Mbase si shoqëri, duhet të mendojmë më shumë për atë çfarë po ndodh me besimin. A mund të jetë koha për të kthyer besimin tek njerëzit, të ndërtojmë më shumë lidhje të sinqerta dhe më pak të varura nga ekranet që na japin atë që mendojmë se duam, por ndoshta nuk është gjithçka që na duhet. Në një kohë kur këndojmë për besën, ndoshta është koha që të veprojmë për të ruajtur besimin mes nesh, jo vetëm me një klikim në ekran, por me një dorë që jep dhe merr me sinqeritet.

Më mirë një mik apo një telefon? Apo vetëm Siri dhe e mbyllim me dinjitet këtë diskutim?!

8 Komente

  1. N
    Nastradini

    Eshte shtuar dhe kjo biba ne media qe kerkon vemendje.

    Përgjigjjuni
    1. t
      that was Biba. Click here to buy the original

      It’s the story of a fantasy that became a fantastic reality. It’s the story of fashion, of the Swinging Sixties, of beautiful people, of a musical and cultural coming of age. London 1964. Biba started as a tiny boutique in a Kensington sidestreet and grew to become a huge department store – unlike any that had been seen before or ever will again. Biba’s ethos was to be affordable but chic, to be so very very cool it almost hurt. All who were so very cool hung out there, from Brigitte Bardot to the Rolling Stones. Flamingoes strutted their stuff on the Roof Garden, while the louche and glamorous sipped exotic and often illegal cocktails in the Rainbow Room. By the mid-seventies, Biba, by now an icon in its own time, found itself struggling to survive in a world that had turned cold and grey, a world of strikes, power cuts and recession. Glam was gone, and the angry voice of punk was on the streets. Suddenly it was all over, almost as suddenly as it had started. But the memories lingered in the minds of the tens of thousands who had been touched by the style, the music, the hedonism and the beautiful decadence that was Biba. Click here to buy the original soundtrack on CD now! or download your favourite tracks via the Apple iTunes S

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kreshniku

      Ne emisionin Opinion, me cfare statusi paraqitet kjo znj. Cuci. Vendoset ne krahun e majte te ekranit dhe perserit ato qe thone ata te krahut te djathte. Ne kete menyre ajo krijon mos barazi ne debat, i cili normalisht duhet te jete i ekulibruar nga dy krahet.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Besniku

        Po ç'mut besë kemi ne shqiptarët!!!.... Është fiks ashtu siç të ka thënë ajo kolegja nga Kosta Rika.... Popujt i këndojnë pikërisht asaj që nuk kanë.... . Pse lindi nocioni BESË në Shqipëri?..... Sepse mbizotëronte pabesia..... Pra për t'ju kundërvënë pabesisë. Bile edhe në Shqipëri, ka krahina që nuk e njohin nocionin Besë.... Po në ato krahina nuk të vret kush pas krahëve, prapa ferrave, apo në pusi. Shihni ku ndodhin vrasjet e shumta, për një fjalë goje! Në krahinat që thuhet se kanë besë e kanun..... Lindi gazi helmues, për tu mbrojtur u shpik kundërgazi, doli malarja e fruthi, u shpikën vaksinat kundër tyre. Bënte kërdinë pabesia, u shpik besa...

        Përgjigjjuni
        1. M
          Macgr

          Vete teknollogjia e ka pohuar se i mungojne shume ane qe jane te natyrshme tek njeriu si psh EMOCIONI, KUJTESA,MORALI etj por nga ana teknollogjike ben ate qe njeriu nuk e arrine. BESEN nuk mund te na e realizoje AL sepse ajo ,besa ,eshte ndjenje ,moral por na ndihmon te degjojme cfare flasin te tjeret kur ne nuk mund ti degjojme. Keto zhvillime nuk e pengojne njeriun te ndjeje ,te arsyetoje,te shohi,te dashuroje de te nderoje . P.S.( Shnim.im) Mos valle SIRI eshte marre nga gjuha jone= shikoj.SYIRI --- ngaqe y nuk lexohet si ne por lexohet i.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Ron

            Fatkeqesisht Besa po zhduket…. Kurse Siri/Aleksa pefaqeson gjeneraten e re qe mendojne se jeta/buka e perditeshme fitohet duke bere video/postime/statuse/foto me filter….

            Përgjigjjuni
            1. T
              Triposten

              Ç'janë këta veç se , fytsa e sheshesh enden si bearë katërstinosh . Fytësa ! N'mos or j'a behëshin .

              Përgjigjjuni
              1. P
                Peqinasi

                Edhe kjo tyryfyçke kishim mangut, qe ben hartime per klasen e tete.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje