Dilemat e Micotaqisit me Shqipërinë

10 Janar 2025, 15:57Blog TEMA

Dilemat e Micotaqisit me  Shqipërinë

Nga Alba Malltezi

Kushdo uroi e uron që 2025 të jetë një vit i mrekullueshëm, me ngjarje pozitive, me shëndet e mbarësi për individë, familje, shtete e kombësi. Por a janë vitet me ngjarjet e tyre rezultat i veprimeve dhe i mosveprimeve që ne bëjmë? Si do të jetë ky vit për ne në Shqipëri? Si do të jenë raportet me fqinjët, me Kosovën, me Bashkimin Europian e SHBA-të?

Viti 2024 u mbyll me një deklaratë të hidhur nga kryeministri i greqisë fqinje, Kyriakos Mitsotakis për ne: “Kontrollojmë shpejtësinë me të cilën Shqipëria shkon drejt BE-së”, tha në takimin ndoshta më të fundit për 2024 gjatë një përurimi rruge që do të lidhë më shpejt Shqipërinë me Selanikun. Fjalë që shkojnë kundër veprimeve që dy vendet e dy popujt bëjnë përditë për t’u afruar, ashtu si dhe vetë fakti i nisjes së rrugës bashkuese. Fjalë që shkojnë edhe kundër qëllimit të përbashkët për të qenë Shqipëria anëtare e denjë e  BE-së, që do të thotë një fqinjë, veç nga ana kulturore dhe e përkatësisë, edhe ligjërisht europiane, ligjërisht korrekte, respektuese e të drejtave të njeritu e të fqinjësisë harmonike, ashtu siç e pretendon Europa e qytetëruar.

Nga ana këtej e kufirit, pak a shumë në të njëjtat ditë, ministri ynë i jashtëm, Igli Hasani, ua “kyçi” gjithashtu gojën gazetarëve duke thënë se ““Negociatat me Greqinë ka shumë vektorë e mënyrë që ne i trajtojmë me kujdes e vëmendje maksimale. Në të gjithë këtë përpjekje prevalon interesi i qeverisë shqiptare për ta çuar sa më shpejt e sa më pranë Shqipërinë pranë BE-së duke mos lënë pas themelet e një marrëdhënie të mirë e të shëndoshë. 

Kemi pasur një mirëkuptimin dhe angazhim shumë të mirë e serioz me republikën e Greqisë në rastin konkret. Është e rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni, por punë tavoline, duke u futur në të gjithë detajet e nevojshme, por dhe duke u kujdesur që detajet të mos prishin të tërën"

Kyriakos Mitsotakis duket qartë që nga ana e tij e bën mirë punën e një politikani konservator, modern e ambicioz, i cili shfrytëzon çdo grimcë për të rënduar anën e peshores nga interesat e Greqisë, përfshi edhe një çështje gati banale si e Bejlerit, apo kur pretendon respektimin e të drejtës së pronës dhe të lirive të minoritetit grek në vendin tonë, dhe kështu Greqia dhe politikanët grekë vazhdojnë të na kushtëzojnë edhe në 2025 për integrimin e Shqipërisë në BE. Por e gjitha kjo është paradoksale, sepse pikërisht integrimi i Shqipërisë në BE, do të sillte vetvetiu të gjitha të mirat që Greqia pretendon nga ne. Prandaj do të duhej që dikush prej tyre të thyejë ciklin e kërcënimeve, shantazheve, të parë e riparë në dekada të tëra histori pikërisht në respekt të emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe të minoritetit grek në Shqipëri.  Po a mund ta thyejë kryeministri aktual, Mitsotakis këtë traditë?

Pikësëpari, politikanët grekë ua kanë borxh këtë ndryshim vetë popullit të tyre, i cili nuk ka pse të mbajë mbi shpatulla ende një Ligj Lufte me Shqipërinë, kur 600 mijë shqiptarë janë integruar në indet e tyre me respektin e kujt, fillimisht si shërbëtorë, por sot me ambicien për të qenë të barabartë, kontribuojnë në prosperitetin e Greqisë ashtu si dhe grekët që jetojnë, punojnë e luten në Shqipëri.

Pastaj çështja e çamëve dhe Çamërisë që vazhdon të mbetet tabu’ e politikës moderne këtej dhe andej kufijve, apo ekzistenca e Ligjit rudimental të Luftës, nuk janë detaje, por janë çështje që presin zgjidhje.

Askush nuk i akuzon sot gjermanët dhe italianët, pasues të atyre gjermanëve dhe italianëve të Luftës së Dytë Botërore si bashkëpunëtorë dhe autorë, mbështetës apo bashkëpunues të lindjes së nazizmit e fashizmit. Askush nuk i pengon ata të gëzojnë sot pronat e të parëve, e të kenë varret dhe të shijojnë aromën e gurëve dhe të drurëve ku në shekuj lindën e u rilindën. Greqia mban mbi kokën e një popullsie të tërë çame, mbi fëmijët, gratë të moshuarit, mbi brezat që pasuan, jo fajin se ishin nazistë apo fashistë, por dyshimin se ndonjë prej tyre ishte bashkëpunëtor nazifashist. Ishin kohët  që ashtu si kudo në Europë, edhe në Çamërinë e atyre viteve, disa veshën uniformat e gabuara. Politikanët grekë duhet ta heqin këtë peshë në radhë të parë nga shpatullat e Greqisë e më pas të të gjithë çamëve që u dëbuan e që dhe sot e kësaj dite shohin nga larg gërmadhat e pronave dhe tokave të ttë parëve të yre në Çamëri.

Sa kohë ka që një kryeministër i Greqisë nuk jep një intervistë për një media shqiptare? Me naivitet, modesti dhe dëshirë ua kam nisur dhe unë kërkesën për një të tillë, ku do të doja shumë të përgjigjeshin direkt dhe pa komplekse si për ligjin e Luftës ende në fuqi, ashtu dhe për Çështjen Çame, por akoma heshtje. Një heshtje e pakuptimtë, demode, nga pasardhësit e baballarëve të së drejtës së fjalës dhe të demokracisë.

9 Komente

  1. ÇAMI SKELE

    Shkruaji EU nje open letter dhe tregoju ca Jan greket. Jemi 10 million shqiptar sikur nje perghigje grekut ne rrjetet sociale te udheheqesve te eu ateher mase e kuptojn dhe ata kush Jan greket. Une personalisht I jam pergjigjur nje twiti te Manfred Weber per Fredi bejlerin qe doli nga burgu.dhe twiter me vone me bllokoi .Shqiptar bashkohuni kunder ketyre fashisteve greke.Se dje moren Çamerin neser e ka radhen Vlora

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilirikum

      Shkrim shume konkret. Ne fillim thonit qe te ulen ne tavolin. Po eshte e drejt qe te ulesh, por duke ndjekur keto mosveprime e veprime idiote te qeverise Greke, dua te aludoj se politika ne tavolin eshte ulur e ka vendosur qe Çameria do kaloj ketej nga ne si e thote perdite edhe avokat i respektuar Ngjela.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mathima

        Na keni care k/ministrin me ligjin e luftes ne çdo komunikim,lajm per Greqine. Nqs jeni gazetar me sadopak formim historik duhet te informoni per te vertetat qe nuk thuhen: A)Pervec luftes zyrtarisht qe i hapi qeveria e Shqiperise me kryeminister Verlacin ne tetor 1940 bazuar ne vendimin unanim te parlameniti shqiptar.Do thoni po ishim te pushtuar e pralla me mbret,por mos harroni entuziazmin dhe harene qe mbizoteronte ne popull dhe tek elitat e shprehur ne padurimin kur do ti biem grekut B)Por duhet te dini se para pushtimit ne 7 prill 1939 te Shqiperise, qeveria legjitime e Zogut kishte kaluar ne parlament( qe e votoi unanimisht)ligjin qe ne esence ishte keshtu:Ne rast konflikti ose hyrje ne lufte te Italise,automatikisht ne lufte hyn dhe Shqiperia me ate shtet ose koalicion shtetesh”.Pra jane 2 ligje C)Ne 1942,Greqia si shtet qe humbi luften pas hyrjes se Gjermanise ne lufte kunder saj (se per Italine ,greket do kishin dale ne Tropoje),Greqia u detyrua te paguante reparacione(demshperblime)Shqiperise!!!E dinit kete?? D)Enveri ne Kongresin e Permetit ne 24.05.1944,beri nul te gjitha vendimet e qeverive te meparshme” reaksionare”.Por per tu bere me e dhjere puna Sali Berisha ne 1992 beri nul te gjitha vendimet e qeverise komuniste te Enverit. Atehere ne keto kushte si zgjidhet?? Mund te gjendet nje zgjidhje demokratike :aktivizimi i Protokollit te Korfuzit i shkurtit 1914.Kjo e gjitha sepse prej mendjes te marre dhe diktatoriale te lidereve /udheheqesve tribale shqiptare nga 1920 deri sot 2025 u mor ne qafe jo vetem populli shqiptar qe ne fund te fundit vete i ka zgjedhur dhe eshte mesuar te trajtohen keshtu ose me nje fjale qe s” ke cfare i ben ky stan kete bulmet ka.Por u mor ne qafe dhe minoriteti grek qe s” kishte asnje faj sepse kishte tradita ,menyra veprimi,zhvillim kulturor emocional komplet tjeter gje.Minoriteti u burgos,u vra u asimilua,ju moren pronat dhe eksperimentet me cnjerezore nga mendjet e marra te lidereve shqiptare.Minoriteti ja dinte mendjet qe ne 1912,1914 etj dhe u ngriten ne lufte qe te mos rrine ne nje cati me te marret dhe te rreckosurit .Pra ja kane borxh Protokollin me nje fjale ,keshtu Alba,e more mathimen?

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkopi

          O "mathima" debili, nga ç'vrimë gjirizi flet o i mykur nga trutë! Mesiguri ti je ndonjë ngjizje e andartëve të zinj!

          Përgjigjjuni
          1. U
            Undefined

            O kokrra e b..q....greku nuk kishte bithe te dilte ne Sarande pa anglezet e jo ne Tropoje....ishin anglezet ato qe bene kuften dhe jo bythecat e Anadollit ( qe gjithe jetes vetem disfata njohin)....hap ndonje liber more palle kkk te mesosh te vertrten e luftes dhe mjaft me,,,,,fletoret greke,,,,,,,,,nje trupe pederashtesh qe i beri ,,,,,zap,,,,,,Enveri me 2 Gusht 1949 me,,,,,,me pushke karabina model 56.....me 500 te zene rob e 300 te "kredhur".....e ti me tregon "Tropojen"......mjsft more bithe-lepirsa....se qelbeni era kerm......ceshtja came i ka rrenjet qe ne 1913 me pushtimin e asaj treve nga zhabzinjt e Anadollit...me ndihmen e Anglo-francezeve.....se vete i "rruanin" kkkkk....prandaj mjaft me perralla arabo-arxhinjsh....qe kane pushtuar tokat e dikujt tjeter me ndihmen e buceve europiane ( me keq se maloket e Saliut,,,,toke e xanun,,,,,).....qe cdo gje te Camerines e lidhin nga 1945 e ketej per shkak te,,,,,5 cameve,,,, qe u rreshtuan me italianet apo gjermanet....se me rrenjet apo te vertrten e kesaj ceshtje nuk kane bithe te perballen.....se e dine se di e kane marre...( vjedhur me e sakte)......more vesh mora thuaj dylber 300.....

            Përgjigjjuni
            1. .
              .

              paske marre taftoten greke o kodosh,keshtu vazhdo hidh vendin tend poshte per pashaporten greke qe leviz ne te gjithe europen pa problem,keshtu jan sote kohet,miremengjes o interes,vazhdo kopili i greqise shaje vendit tend te lartesosh greket.mocotaqi do ta vleresoj shume kete shkrim poshterues qe i bere vendit tend,me shperblim se per lek shisnin dhe motrat ju,vazhdo rrugen ti mathima.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Triposten

                Vafshin n'orë piktharë e shumëndës . Në vaft u vaftë vakti .

                Përgjigjjuni
            2. N
              Nik

              Shumë mirë Znj. Malltezi por mos e tepëro me shprehjen se ata janë "pasardhësit e baballarëve të së drejtës së fjalës dhe të demokracisë"! NUk kanë asnjë lidhje me antikitetin përveç rastësisë që i solli të vegjetojnë në atë truall. Eshte e njohur që përveç Arvanitasve një shumicë e madhe e tyre kanë orgjinë afro-aziatike.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arëmë n'është pa rënë art i të urtësh

                Armë të folurit si është dhe drejtë . Vepëra e fjalët e së drejtës e si i nxorrën gjuhetish . Si nuk i morrën n'ë e me t'a e ne me ne aktet mbi shpinë veprat gjuhnxiruan . Aktet , a n'mos vall janë , arte shpire , e veç jo kjo vetëm . Do jetë art kimi e se si edhe pakësia rimë e përcillen e si papritur e pa ardhur t'vinë ja e në duet këmbora të buitbënisë. E akoma më në synxorrëmën gjuhëzhvamën e t'folëmen për asi për kësi e enden shpirash për aktësi ato fjalë as për dore s'i lenë e ku t'heshtim pale t'i shomë t'u shtinin e t'u shteret ata që mbenë a q'i j'a prenë kureshtjen e ç'i zhvatën prehërit . S'di n'a kanë heshtë e t'a flasin po , ka ca të thjeshtuara të humbur e pjestuar n'ato rreshtet e mbetur , si t'pa folët . Arëmë n'është pa rënë art i të urtësh .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje