Nga Roland Lami
Janë disa sondazhe të realizuar kohët e fundit që targetojnë matjen e shkallës së pelqyeshmëris së publikut ndaj liderave të partive të reja.
Në tërësi ka një peceptim pozitiv ndaj tyre para se të filloj fushata dhe deri diku gjatë fushatës. Kjo e dhënë flet për potencialin që kanë për të siguruar një fasho elektorale këto forca të reja politike. Por paradoksalisht, potencialin në vota jo detyrimisht këto forca arrijnë ta konvertojnë në votë. Eksperienca e kaluar dhe historiku i sondazheve tregon se pëlqyeshmëria te partite e reja rritet para fushatave dhe bie në ditët e fundit të fushatave, pasi marrin vemendje partitë kryesore. Njerëzit janë kryesisht pragmatist dhe nuk duan që vota e tyre te humbas apo te shkoj kot kur dijnë që partitë në fjal nuk fitojnë zgjedhjet. Vetem elektorati idealist apo rrebel nuk pyet për këtë aspekt. Por sa eshte ai në Shqipëri ??
Partitë e reja janë më dë shumti parti televotuesish të fabrikuara nga televizionet, rrjetet sociale dhe më pak prezent me struktura, seksione, nënseksione në terren. Historikisht në 34 vite pluralizëm njerëzit janë mësuar të kenë kontakt fizik me të zgjedhurin potencial jo kontakte virtuale, sidomos votuesi 45 = 65 vjecar. Fashoja 18 = 30 vjecare e preferon komunikim virtual. Mirepo nga matjet në terren rreth 30 % e kësaj fashoje ndjek me vemendje jetën politike dhe shkon në votime.
Partitë e reja të ndryshëm në emër janë të ngjashëm në përmbajtje edhe emisioni i mbrëmshëm opinion këtë gjë faktoi. Referuar ligjerimit konsiderohen parti antisistem - populiste. Nëse ke dëgjuar njerën ke krijuar idenë për të gjitha. Mungon diversiteti ideologjik, identitar apo perkatësi sociale për të bërë dallimet.Më së shumti është një ligjërim socialdemokrat me sa doza të ekstremit të majtë me pak orientim centrist dhe e amballazhar me doza të forta populiste.
Trendi i 15 viteve të fundit i rritjes së shpejt të partive të reja antisistem, populiste në europë mbështetet në një kontekst të ndryshëm nga i yni. Vetëm teza atisistem apo korrupsioni i klasës ekzistuese politike nuk mjafton në rastin tone të sigurosh suksesin e partive si motra në perendim. Ende partë e reja nuk kanë krijuar një imazh origjinal që i dallon ata nga njëri tjetri dhe nga establishmenti politik.
Eksperienca e zgjedhjeve më përpara ka treguar se edhe në rastet kur partitë e reja sigurojnë vota le te themi 35.000 vota nuk arrijnë të perkthehen në mandat pasi sistemi zgjedhor nuk e mundëson një gjë të tillë. Pra votat humbasin.Në këto kushte ose duhet të bashkohen në një font pasi kanë shumë element të ngjashem por me koston e humbjes së identitetit të partive që drejtojnë aktualisht ose të vecuar duke marr kostot e të qëndruarit jashtë pushtetit për një kohë të gjatë si Vetvendosja në Kosovë.
Liderit e partive të reja në vend që të krijojnë imazhin e ndryshimit në sjellje dhe qendrime kur kanë në studiot e televizioneve në disa raste janë më agresiv në fjalor dhe gjeste se përfaqësuesit e partive të vjetra. Kjo mënyrë sjelljeje i njeson ata në sytë e publikut si të ngjashëm me ta për të mos thënë me keq se ata. Votuesi gri humbet intetesin për ti ndjekur ndërsa ai basion thotë me vete cfare e dua kopjen kur kam origjinalin.

Ne nje vend te polarizuar deri ne armiqesi, ne nje vend qe nuk prodhon asgje, ne nje vend ku mundesia e mbijeteses dhe prosperiteti i njerut dhe i qytetarit percaktohet nga shteti dhe ku shteti percakton sjelljen dhe maredheniet me qytetartet nga bindjet e tyre politike j, ku banesa prona, dhe karriera jote varet nga humori i pushtetareve, ne nje vend ku diploma me e vlefshme eshte perkatesia politike, ne nje vend ku punedhenesi me i madh eshte shteti partiak dhe ku cv e vetme per tu punesuar eshte vota per qeverine, ne kete vend pra ka pak vend per parti te reja, per ide te reja dhe per njerez me mendesi te re. , Edhe ata qe hiqen si te rinj jane po aq te vjeter ne mendesi sa te vjetrit sic i kemi pare , por edhe sikur vertet te propozojne dicka te re , eshte shume e veshtire te gjej terren , shto ketu edhe emigracionin e pandalshem qe po e ben gjithenje me anemik trupin e Shqiperise.
Në skenën politike kanë dalë shumë parti me emëra shumë domethënës por dhe me përpjekje të admirueshme për t'u prezantuar në publik sejcila në këndvështimin e vet me programe dhe synime shumë pretenduese .Deri këtu mirë.Por si është situata e pritëshmërive që ka opinioni publik ndaj këtyre të rinjëve që po lebetiten nëpër Tv dhe portaleve Tik Tok në Face book nëpër konferenca për shtyp me gazetarët e atashuar qartazi në kahe të politikës etj?!Për sa e ndjek situatën mendoj se opinioni publik pra dhe elektorati e ka të paracaktuar qëndrimin dhe dhenien e votës dhe siç duken sondazhet që nuk para dalin huq sepse e kanë vërtetuar për këto 33vjet,dy forcat e mëdha vazhdojnë të dominojnë politikën dhe me pak ndryshim përsëri këto dy forca do të konkurojnë në tapetin e ndeshjes Por ,edhe fituesi është hapat e fundit të garës drejtë fitores dhe si poshkojnë punët e opozitës mazhoranca e tanishme është më afër rifitimit të pushtetit.Kjo është premisë dhe një pritëshmëri e justifikuar sepse opozita ka ikur në drejtim të pa ditur dhe i ka ndodhur si gjarpërit që kur e merr goditje në kokë ,ai në pamundësi të reagojë kthehet e kafshon bishtin e tij.Kështu ika ndodhur dhe PD,PL por dhe disa parti të vogëla të lidhura pas bishtit të qenit për tre dekada , qe sju ka thënë njeri puna mbarë.Në këtë situatë po bëjnë përpjekje 4parti të reja për tu bërë fator përcaktues në politikën shqipëtare.Kjo në pamje të parë është një ngjarje për tu përshëndetur .Opinioni e ka pritur për vite të tëra daljen e focave të reja me shpredëplotë se do të vijë ndryshimi që e ka dëshiruar me pa durim.Çfarë thotë historia e plurarizmit në këto 34vjet.?!Zhgënjim dhe vetëm zhgënjim për popullin.Vetëm nga PD kanë dalë mbi dhjetë dymbëdhjet filiza të reja .Por asnjë deri më sot nuk i ka rezistuar forcës shkatrrimtare të PD .Ato janë shkrirë si bora e fundprillit sapo del rrezja e diellit.Po me keto kater partitë e reja te dala nga barku i infektuar i opzitës dhe në veçanti iPD si do tu vejë halli!?Të gjitha këto kanë një objektiv dhe në unison thonë :Ne jemi kundër EdiRames!?Po a i kanë këllqet për tu përballe mEdi Ramën dhe partinë Socialiste me rreth 800000 mijë votues kur opozita evjetër është bërë kashtë e koqe thot populli?!Objekti për të përmbysur qeverinë e Socialistëve është i drejtë ,por a kanë mundësi ta realizojnë këtë qëllim me një grusht votash që presin të marin?!Epa mundur biles kjo është utopi.Por me një riorganizim të të gjithë forcave të partive të vogëla opozitare e pamundura minimizohet dhe bëhe premisë për një fitore jo të pushtetit por del një forcë që do të diktojë shumçka në politikën e qëverisë së ardhëshme si në miratimin e ligjeve dhe të politikës ekonomike të qrverisë dhe në politikën e jashtëme.Kjo kerkon një impenjim dhe drejtpeshim të situatës Pa unifikim të tyre nuk ka dhe nuk duhet të ropaten nëpër Tv secili përvete dhe zoti për të gjithë.Të gjithë ju pretedentët për të marë fuqinë e njihëni filozofinë :"Bashkimi bën fuqinë "Prandaj ju jep shansin për të dalë forcë me mbi 12-15deputet vëtëm një sigel dhe kam mendimin se kjo do tu afrojë edhe elektoratin gri icili pret të shikojë se çfarë lulesh jeni .Edhe një këshillë Nëpër daljet tuaja në media ju nuk e keni gjetur mirë gjuhën e komunikimit.Nga fjalori nga objekti i kritikës nga analiza exkatedra qëju i prezantoheni me ndonjë ndryshim të vogël opinionit publik etj ,ju krijoni përshtypjen se po dëgjojnë Saliun Ilirin dhehumb interesi për tju ndjekur .Prandaj me thirjet alla Adriatik Lapej ju nuk e afroni elektoratin spse ai është i neveritur me thirjet e Saliut për revolucion për luftë me të gjitha mjetet(demokratike siç e di ai)Adriatiku thotë :Hajde të bashkohemi ,ta thyejmë ,ta shpartallojmë ,ta copëtojmë këtë qeveri dhe në fund juthotë se me ardhjen tonë në pushtet do të bëhet deti kos dhe edhe qëntë do të hanë petulla.Kjo nuk mobilizon as më naivët dhë jo një popull i tërë ,që minimalisht janë me arsim të mesëm mbi 75% e votuesve dhe din ta bëjmë diferencën Mos mendoni se kenipërpara një grumbull njërzish amorfë që do ti vini përpara me formula të dalë boje .Me gjithëatë ju uroj tju dalë për mbarë kjo sipërmarje politike.