
Nga Denis Dyrnjaja
Sot jemi ekzaktësisht 4 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme politike që do të zhvillohen më 11 maj. Çfarë kemi praktikisht në menunë politike. Dy partitë tradicionale prej të cilave, njëra është në përmbyllje të mandatit të tretë qeverisës dhe kërkon të marrë mandatin e katërt. Kjo është PS e drejtuar nga Edi Rama, e cila që nga viti 2017 qeveris vendin e vetme.
Partia tjetër tradicionale është ajo më e madhja në opozitë e cila që nga 2013 ka njohur vetëm dështime elektorale dhe për më tepër është ekspozuar ndaj një beteje të brendshme për kontrollin e drejtimit të saj politik, pas shpalljes nom grata të liderit të saj historik Sali Berisha. Ky i fundit është mësuar nga eksperienca e së shkarës që pasi prek fundin, të synojë majën, pra pushtetin.
Berisha ka qenë dy herë President dhe përfundoi në 1997-ën i izoluar ndërkombëtarisht dhe politikisht brenda vendit, por arriti të rikuperojë imazhin dhe të vijë në pushtet në vitin 2005 duke larguar qeverinë e Fatos Nanos. Pas 8 vitesh si kryeministër, Berisha prek sërish fundin politik pas asaj disfate zgjedhore në vitin 2013. Imazhi i qeverisjes së tij ishte rrënuar pas një serie skandalesh e ngjarjesh të rënda me bazë korrupsionin klanor e familjar.
Fillimisht tragjedia e Gërdecit me 26 të vrarë e më pas skandali i Bllokut korruptiv të Ilir Metës, që prodhoi krimin shtetëror të 21 janarit 2011, ku pas protestës së opozitës së kohës 4 qytetarë të pafajshëm u vranë përballë selisë së qeverisë nga garda e republikës. Berisha nuk shprehu kurrë pendesë për krimin shtetëror, madje në mënyrë figurative sfidoi opinionin publik e politik, duke thënë se nëse ngjarja përsëritej do të merrte dhe vetë një sniper per të shënjestruar dhe ekzekutuar liderin e opozitës në atë kohë, Edi Rama.
Në puçin e shtetit sikurse e quante Berisha 21 Janarin që solli fundin e pushtetit të tij pas dy vitesh pra në 2013-ën ai implikoi edhe Presidentin e Republikës Bamir Topi e Kryeprokuroren Ina Rama si dhe një grup gazetarësh prej të cilëve disa janë sot krah tij. Rrëpira politike e Berishës dhe PD kishte nisur pa kthim dhe ajo u ndal vetëm kur 1 milionë vota të shqiptarëve iu përplasën në fytyrë si shenjë revolte dhe neverie ndaj degradimit dhe arrogancës së pushtetit të kohës. Sot pas 12 vjetësh në opozitë, Berisha kërkon rikthimin e tretë, në të 80 e moshës së tij biologjike, me shpresën se kur mrekullia ndodhi pas 97, mund të ndodhë edhe pas 1 milionë shuplakave elektorale të 2013-ës. Por përballë doktorit plak, i fiksuar pas pushtetit ka një “reaktor bërthamor” në kontekstin e energjisë politike, sikurse është Edi Rama si politikan, por ka edhe një forcë politike si PS, e organizuar në mënyrë kapilare dhe perfekte jo vetëm në territorin e Shqipërisë por edhe në diasporë.
Berisha mendon se skandalet e shtriva gjatë një qeverisjeje 12 vjeçare të socialistëve e kanë rrënuar popullaritetin e Ramës, por sondazhet tregojnë krejt të kundërtën. Dhe e kundërta thotë se shqiptarët nuk janë gati t’i besojnë sërish atij pushtetin kur përqark vetes ka personazhe të pavotuar, të konsumuar dhe që nuk prodhojnë besueshmëri në publik.
Gjithsesi përtej sondazheve dita e zgjedhjeve do të jetë ajo që do të tregojë realitetin dhe pse Berisha ka shpallur sloganin ‘Është radha jonë,’, a thua se pushteti është çështje radhe një burrë një grua dhe jo çështje bindjesh dhe besimi që votuesit delegojnë. Por kjo është zgjedhje e tij dhe suksesi apo dështimi është po meritë e tij. Ndërkaq në mëkaton politike, janë shfaqur edhe lëvizje të tjera politike që deri tani janë kryesisht më shumë realitete mediatike sesa faktike. Dhe pse kanë gati 10 vjet ekzistencë, këto parti me kryetar të vetemëruar, nuk dimë nëse bëjnë zgjedhje brenda tyre, kanë struktura apo organe drejtuese, si kryesi apo këshilla kombëtare dhe nëse kanë kur mblidhen çfarë vendimarrjeje kanë bërë . Dhe këto parti të reja që pretendojnë të bëjnë ndryshimin l, ende nuk kanë dhënë prova të funksionimit të demokracisë brenda tyre.
Pra janë parti personazhesh, jo parti klasike ndaj prova e tyre në zgjedhje bëhet edhe më e vështirë edhe pse perceptimi që ato kanë për veten, ka rritur pritshmëritë e një rezultati befasues në zgjedhjet e 11 majit.
Ndërkohë në sprovë të madhe është edhe Partia e Lirisë një forcë politike mbi 20 vjeçare që tani i duhet të sfidojë ekzistencën e saj pas këtyre zgjedhjeve me një drejtuesin e saj Ilir Meta që ndodhet në burg i akuzuar për disa çështje që e implikojnë në disa vepra penale. E thënë ky realitet me të cilin duhet të përballet Ilir Meta, një faktor tjetër që duket se mund të bëjë të paparashikueshme zhvillimet dhe rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, është edhe veprimi i drejtësisë, e cila ka në proces disa nga personazhet kryesor të jetës politike kryesisht të dy partive tradicionale.
Duke llogaritur që mes dy garuesve kryesorë në zgjedhje Ramës dhe Berishës, probleme me drejtësinë ka ky i dyti duket se avantazhi elektoral shkon për mazhorancën aktuale e cila përtej gjithë kostove të krijuara nga individë brenda saj të kapur nga rrjeta e drejtësisë, favorizohet nga intuita pragmatiste që elektorati ka në raport me ofertat politike. Ndaj duket se si do që të vijnë rrethanat dhe çfarë do efektesh të prodhojë drejtësia, beteja duket se e gjithë beteja zgjedhore do të luhet për vendin e dytë, të paktën edhe për këtë mandat qeverisës.
He mer qorr kurv edhe ti me klysht e kuq eeee? Spaskeni te mbaruar ju mer rropqira
Edhe ju klysht blu që nga klysh të kuq u bëtë blu,ju doli boja shumë shpejtë nga Saliu një nga komunistët më të ndyrë që ju mblodhi të gjithë ju sigurimsat dhe ju mban rreth vetes duke ju kërcënuar me dosjet që keni pasur...
He te qifsha rropt u preke e?
Antonio komunisti=Berisha, na hangsh ate.... ju zombit e nongrates do tu zerojme politikisht ne 11 maj.
Ma jep emrin ti pill rropsh e ta shofim kush zerohet
Pas Ndryshimeve Kushtetuese te 21 prill 2008, ne Republiken e Shqiperise nuk jane zhvilluar asnjehere Zgjedhje por vetem dhe vetem Votime. Te gjitha Votimet (8 1), si ato per Parlamentin ashtu edhe ato per Bashkite: 2009 – 2011 – 2013 – 2015 – 2017 – 2019 – 2021 – 2023 edhe ne 11 maj 2025 jane si fasadat e lyera te pallateve te vjetra me pamje vetem nga Unaza e Vogel! —– Si Edi Rama (ka gjysmen e bashkepunetoreve me te ngushte nen hetim, te pandehur ose te burgosur per korrupsion e vjedhje), ashtu edhe Sali Berisha (i pandehur dhe ‘non grata’ familjarisht prej vitit 2021 nga SHBA e Britania e Madhe per korrupsion madhor, minim te demokracise e grabitje te prones publike), kane nisur perseri te ulerasin se kush eshte “me i miri” a “me i nxiri” prej te dyve, te galvanizuar ne kete operacion nga shpurat ‘jenicere’ te Fevzinjve, etj., etj., si ‘bojaxhinj’ te gatshem te Dekorit Katovica-n = SKEMA. —– Ato ndryshime Kushtetuese kane fosilizuar plotesisht Panoramen Politike ne dy duar: Edi Rama e Sali Berisha (shto per kronike dy piruetat e Ilir Metes, brenda ‘Rrethit te kalkuar’ – ‘SKEMA’). —– Ne c’rrethana, si dhe pse u be ajo Marreveshje, e ka sqaruar me shkrim kronisti dhe analisti, me i mire i ketyre 35 viteve te fundit, Mero Baze: “Marrëveshja e dytë e madhe është ajo e 2008. Në fakt ajo shitet si konsensus i madh, por më shumë ishte një konsensus i detyruar, pasi Berishës i plasi Gërdeci dhe kishte alternativë ose të duronte ofensivën e Ramës, që i fuste brenda djalin e përzier ne Gerdec, ose t’i japte atij çfarë donte. Në një farë mënyre ishte një gjobë e Edi Ramës ndaj Sali Berishës, që e kapi në krim. Ky ishte i vetmi motiv që gjunjëzoi Berishën për konsensus. Dhe aty ashtu i gjunjëzuar, ai gjeti mundësi të prodhonte një hile të rëndë, që deformonte votën, siç qe koalicioni i përbërë, që nënkuptonte një tren me 40 parti të vogla, votat e të cilave pastaj i shkonin PD në krye. Ligji i shërbeu Edi Ramës të forconte autoritetin brenda PS dhe Sali Berishës të shpëtonte nga disidentët e Bamir Topit, duke i vënë në rresht…” – shkruan Baze. —– Fosilizimi eshte kthyer ne gangrene brenda vete PS e PD pas Ndryshimeve Kushtetuese 21 prill 2008. Nuk ka jete politke, nuk ka debat apo mendim te lire e ndryshe nga ai absolutist i Kyetarit, strukturat dhe forumet jane formale dhe Kulti i Kryetarit ne Zenith (njeri konsiderohet ‘Skenderbeu’ me shembelltyren e ‘Ismail Qemalit’, ndersa tjetri konsiderohet si ‘Leke Dukagjini’ e deri ‘Trump-i’ shqiptar) aq sa Mandatet e tyre nga Statutore jane transformuar ne te Perjetshme, e me gjasa edhe ne breza (= ne "Trashegimi Kulturore qe ruhet nga Skema-Mafia-'Shoqeri Aksionere Rama-Berisha
Ju qe shkruani keni te drejtë sepse pas çdo shkrimi e merrni nga nje kockë per ta lepirë. Por cila eshte e verteta. Ne tre mandate te fituara nga edi rama (sepse ketu as qe behet fjalë per parti por vetem nga personi ne krye te saj ) nuk ka paraqitur perpara shqiptarëve asnje alternativë bindese. Ne 2013-en ishte koha per rrotacion politik dhe l’ho ndodhi ne sajë te Sali Berishes i cili organizoj zgjedhjet me te ndershme dhe te rregullta te mbajtura ndonjehere ne shqiperi. Ndersa ne zgjedhje qe pasuan oferta e vetme e edit ishte tepsia. Por duke e parë qe vetem tepsia nuk bente punë aq sa duhej perdori krimin blerjen e votes dhe shantazhin. Tani un kam nje pyetje? Meqenese edi rama e trumbeton me kam forcë qe ne jemi me te mirët e me te duhurit per shqiperinë dhe shqiptarët perse na u dashka gjithë ky patronazhim, bashkepunim me krimin per te shantazhuar zgjedhesit , gjithë kjo blerje masive hapur te votuesve. Pergjigjia eshte e thjeshte. Se nuk ka asgje per t’iu ofruar shqiptarëve por e don pushtetin per te vjedhur dhe sigurisht qe synimi kryesor i edit eshte qe kete pushtet ta perdorë si nje trampolinë per vete ne nje pozicion ne ndonje zyre europiane. Sepse edi vuan nga megalomania
Ha ha ha na dhjeve gazit o Petrit,Saliu zgjedhje të ndershme,po ku ka ndershmëri maloku komunist intrigant,servili më i madh i bllokmenëve
Nuk e di se sa populli opozitar do te jete i gatshem ti nenshtrohet edhe per 4 vjet nje pushteti qe e menjanon, e perjashton, e varferon deri ne skamje, e sundon dhe i kalkulon kushtet qe te ike nga Shqiperia, nuk e di sa populli opozitar do te jete i gatshem te pranoje si legjitime zgjedhje ku shteti me gjithe forcen dhe burimet e ti perdoret si nje vegel nga partia ne pushtet per te mbajtur pushtetin, nuk e di nese administrata e re amerikane do te gjej kohen te hedhe nje sy ketej nga Shqiperia e vogel dhe te shikoje se si sulmi i gjithanshem dhe i panderprere qeveritar, mediatik, ambasadorial, i drejtesise se dirigjuar deri edhe ne perdorimin e goditjeve fizike ndaj Berishes dhe opozites eshte "copy paste" me sulmin qe iu be Presidentit te zgjedhur Donald Trump,por e di se nese , gjithenje "nese" Rama i fiton keto zgjedhje me metodat e "reaktorit berthamor" te derisotme atehere keto do te jene zgjedhjet e fundit, pas se ciles ose Shqipria hyn ne fazen e nje destabiliteti te padesheruar ose kthehet nje reanimacion gjigand ku trupi i semure i Shqiperise nuk eshte me ne gjendje te reagoje cfaredo eksperimenti te behet mbi te. Ashtu sic ishte 5 nentori per Amriken , ashtu edhe 11 Maji per Shqiperine, jane castet me kritike te historise se tyre. Zoti i ndihmofte Shqiperine dhe Ameriken.
Realiteti që shqiptaret nuk mund ta pranojnë është rikthimi berishes. Të votosh këtë plak të dhunshem që sa here ka qenë në pushtet ka bere skandale dhe krime është të kthehesh në komunizem. Ju i dini mirë këto fakte. Ju e doni pushtetin per të vjedh Jo per ta bere vendin. Prandaj njerzit nuk ju duan.
Saliun do ta votojme vetem po u vut ne burg perjete para zgjedhjeve. Kjo nuk ka kohe te ndodh aq shpejt, keshtu qe ne populli do da varrosim politikisht saliun thell, po thelle, nen toke sa qe as krimbat te mos e tretin.
Populli opozitar shqiptar,nuk eshte me shume se gjysma e shqiptareve,gjithsejtë,sepse përveç vjedhjeve te votave ne 96 Berisha nuk ka fituar nje mazhorance,me perjashtim te 92.I eshte dashur ndihma e te matjeve per te bere qeverinë.E djathta ka ardhur duke u zvogeluar dhe ka krijuar elektoratin gri,qe nuk eshte i vogel dhe veshtirë te tërhiqet nga PD e sotme.Kurse PS ka patur rritje qe pas zgjedhjeve lokale ne 92,si dhe i shkaktoi Berishes humbjen e referendumit,ku amerikanet nuk e ndiqen me Berishen nga pas si ne 92.PD nuk ka bere asnjehere rinovim partie por vetem përjashtime dhe emetimet.Sa i takon ndryshimeve kushtetuese te 2008,Rama arriti te marre nje sistem zgjedhor qe do t'a ndihmonte vazhdimisht siç ka ndodhur dhe Sala kishte hallin e zgjedhjes se presidentit me 50 perqind,sepse ishte momente perseritje zgjedhjesh per mos zgjedhje presidenti dhe sapo kishte ndodhur Gerdeci keshtu qe ne ate kohe fituan te dy,kurse Rama vazhdon te perfitoje
I sakte ne pershkrimin e realitetit, zoti Dyrnjaja! Kete realitet nuk e shikojne qorrat e saliMortjes, qe shfaqen gjithmone me zhargonin e rrugeçerve ne skalionin e bandespëdë, qe nuk ekziston me si force e miratuar nga elektorati shqiptar brenda dhe jashte vendit. Rama e merre edhe mendatin e katerte, por duhet te zgjedhe ne stafin drejtues njerez me integritet, atdhetare, te kualifikuar ne fusha te ndryshme te jetes dhe te sprovuar edhe ne politike. Prioritet duhet te mbetet BE, stabiliteti, ndeshkimi pa hezitim i krimeve dhe korrupsionit, rritja e pensionit per pensionistet, edukimi ne shkolla dhe perparesite e profesioneve te kerkuar ne ndihme te punesimit te rinise, e cila duhet ta gjeje veten ne pune, per te ndertuar jeten dhe familjen ne Shqiperi. Larot ate detyre dhe funksion kane: Te nxijne, te hedhin balte, zjarr, gyre, molotove, shpifje, sajime, sharja rrugaçerore dhe dhune çnjerezore...
U bëre dhe ti këlysh i pushtetit. Fatkeqësi!