E kërkon tregu

13 Janar 2025, 10:14Blog TEMA
E kërkon tregu

Nga Ergys Mërtiri

Kur nëpër studio dikush flet mbi të këqijat e mediave, mbi banalitetin, programet e dobëta dhe shpesh vulgare që ato transmetojnë apo mbi efektin e tyre të dëmshëm për shoqërinë moderatorët justifikohen se këto programe shiten, i kërkon tregu.

Edhe kur kritikon muzikën vulgare të këngëtarëve që çajnë tregje, do dalin gjithmonë tufa “mendimtarësh praktikë” që të tregojnë fuqinë e tyre komerciale si vlerë absolute, supreme dhe të pakundërshtueshme.

Nëse një gjë shitet, nuk ka më rëndësi nëse bart apo jo vlera morale, njerëzore, estetike, artistike, profesionale etj. Atë e kërkon publiku, sovrani.

Mjaft që diçka të jetë e shitshme dhe ajo fiton automatikisht legjitimitet. Tregu është zëvendësuesi i çdo vlere dhe çdo kriteri mbi ofertën mediatike. Atij i nënshtrohet gjithçka, madje edhe vetë e vërteta. Të ekzistosh sot, do të thotë të jesh në treg.

Përndryshe, nën modelin e parimeve të empirizmit radikal që thonë se guri që bie në pyll ku askush nuk e dëgjon nuk bën zhurmë, vlerat nuk ekzistojnë jashtë shqisave të komercit.

Tregu është zoti i botës moderne të shkatërruar nga vlerat, është njësia matëse e gjithëçkaje: të mirës dhe të keqes, të drejtës dhe të gabuarës, të bukurës dhe të shëmtuarës...

Feja është konsumizmi dhe komrecialiteti është parimi kryesor që ndërton të gjithë ritualin e adhurimit të tregut. Në emër të tij, ithtarët e kësaj feje i kundërvihen çdo sistemi tjetër vleror duke shkatërruar çdo arritje të qytetërimit.

Në fakt, arsyeja përse ne i afrohemi tregut është vërtetë fitimi, por të fituarit nuk mund të jetë vlerë supreme e orientimit tonë në jetë.

Njeriu që arsyeton se media duhet të transmetojë gjithçka që ka audiencë, zbret në nivelin e atij që gjykon se gjithçka është e shitshme, përfshirë, nderin, virtytin, familjen apo vetë jetën.

Të ofrosh programe komerciale, të dëmshme për shoqërinë, me justifikimin se këtë e kërkon publiku, do të thotë të mos njohësh vlerë tjetër përveç fitimit. Me këtë arsyetim ecin edhe ata që shesin drogë apo bëjnë prostitucion e trafiqe. Edhe për to ka një treg që i kërkon.

Ti ofrosh publikut gjithçka që kërkon mund të jetë fitimprurëse, por nuk do të thotë se është e drejtë. Media nuk mund të punojë për shkatërrimin e vlerave, për çedukimin e të rinjve, për turbullimin e turmave me idenë se ato transmetojnë çfarë të tjerët kërkojnë. Kjo do të thotë të ushqehesh nga shkatërrimi. Ky është thjesht prostitucion dhe nuk ka rëndësi nëse shfaqet në formën e tutorit apo prostitutës.

Të fitosh, pa djersë, përmes rrugëve të lehta dhe të pandershme, nuk është dinjitoze. Nëse dikush e bën këtë, le të ulë kokën dhe të vazhdojë të ushqehet në llucën e vet, por të paktën mos të propagandojë legjitimimin e së keqes duke u munduar të na imponojë parimet e pusetës si virtyt publik.

32 Komente

  1. S
    Sqepari

    Tregu i mediave eshte i rregulluar me ligji. Egziston nje institucion parazit buxhetor, AMA, qe Po te bej detyren, u tregon vendin me gjoba dhe penalitetet te tjeta si lkuriqesise, orareve te papershtatshme dhe banaliteteve.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      PO,tregu i kurvave.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ujku Plak

        Po Tregu i Politikes? Po nuk qe i PaFtyre, Hajdut dhe i afte te Marresh Jete Njerezish te pa Fajshme, nuk ke Shanc te besh Karrier Politike, po nuk qe Burr BQ dhe Grua Kurve, Harroje se Ecen ne Politik.

        Përgjigjjuni
      2. A
        AGM

        Keta qe i japin tregut keto shemtime amorale televizive, le ti japin tregut imoral grate e femijet e tyre.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Labi nga Bregu

          Edhe ate e kane ber, s'e nuk e kane per gje... morali per ata eshte vetem si te fitohet leku...

          Përgjigjjuni
        2. B
          Bureto

          Mirë, mirë, edhe AMA duhet ta luajë rolin e vet, por nuk mjafton. Shija e publikut është shumëngjyrëshe, ndaj sëpaku aparatet televizive dhe programet e tyre që editorët i transmetojnë sipas komercializmit apo konsumizmit, isipas shijeve apo dëshirave, i kontrollon telekomanda. Po për të tjerat si shtypi i shkruar përfshirë revistat, portalet nja 1000 të tilla, platformat e ndryshme përmes smartfoneve si instagram, X, youtube, facebook etj, si i bëhet ?! A mund dhe si mund të kontrollohet dhe të disiplinohet me efikasitet gjithë kjo armatë? Vështirë ta thuash!

          Përgjigjjuni
          1. S
            SENEKA

            Nje shkrim dinjitoz.

            Përgjigjjuni
          2. "
            "BOHOTINA"

            Mire e ke ti, po kujt ia thua, kazanxhinjve mediatik, TV qe jane kthyer ne shites pa mall te mire, por me pesticide, te demshme per shendetin...

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mendimi im

              Ne tregje qe nuk kane te bejne me nevojat baze te njeriut, eshte manipulimi psikologjik ai qe krijon kerkesen per nje mall a sherbim. Ju budallepsin me programe pa vlera, sepse njerezve te pushtetshem te kesaj bote keshtu i duheni: te paafte per mendim kritik dhe per organizim politik.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shabani

                Më pëlqen, sikur të gjithë në programet tv-e, botimet e ndryeshme, etj të udhëhiqen nga kjo mënyrë analize do t’i bënin një shërbim të madh, të mirë shoqërisë dhe identiteti i shqiptarëve do të çmohej më tepër nga ne e të huajt. Respekte,

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Cili Treg i do more !!!!!!!

                  Nuk mendoj aspak ashtu. Eshte Ceshtje Lajthitje Demokartike ,qe i ka rrenjet ne ate se kush e drejtoj kte shtet ,kto 34-vjet. Ne krye te vendit ishte nji injorant e qenie Primitive ,shekuj larg Kultures Qytetare dhe e beri Demokracine ,si nji bote egersirash,ku me kafsha dikton mbi turma. E fundit gjithcka ne kto 34-vjet ne Shqiperi konsiston ne BANALITET , sepse ata qe u vun ne krye te institucioneve te vendit ishin Produkte Banale ,te cilat ,vec se prodhonin cfar ishin vet, nuk i shijonte asnji lloj Kulture e nji Shoqeri me Dinjitet ! _---___________ Perse nuk degradon gjithcka ne Europe si ne Kulturen e Xhungles ne vendin ton ? Qe nga Politika deri ke TV e roja i Spitalit dhe Mireqenja eshte e larte ? Sepse ,ne Perendim ne krye te vendit ,Politike e cdo institucion ,jane njerzit me te Afte ,me inteligjente ,me te Kulturuarit , qe mbrojn e zhvillojn Vlerat ne shoqeri dhe udhehiqen nga Principet e Njerezimit .

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gerdeci

                    AMÀ institucion i kote, parazit, gllaberues i parave te njerezve. Turp, turp, ne çfare gjendje ka katandisur median...dhe pastaj numerojme dhunuesit, agresivet, arrogantet deri dhe kriminelet.. Shoqeria eshte produkt i ushqimit qe merr.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nas Hanxhari

                      Ergys ke qelluar ne shenje. Banaliteti nuk ka si te mos kap dhe mender median e kapterve kur vete makineria qe drejton venin tone prej 30 vitesh osh vete banale kur shtetin e drjetojne kapteret e gjeneralet e krimit qi komandojne dhe kryeministrat made in Ed Rama. Kultura qe kto i japin popllit eshte vulgare, prostitucion. Ergys te falenderoj qe ke shkrujt ket shkrim te hajrit, qi i vle shoqnise sone te matufepsun

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Endri

                        Komenti yt tregon qe ti je nje nga viktimat e mediave prostitute ose tutore.Nese ka ndonje qenie njerezore, baba,bashkeshort,person publik,politikan,kryeminister qe I kundervihet llumit mediatik ai eshte edi rama.I vetem perballe malit me balte te mediave prostituta/tutore ka 30 vjet qe jo vetem ndeshet me llumin,kazanin sic i quan ai por kurre nuk bie ne nivelin e tyre sic ke rene ti cope mishi me dy sy.

                        Përgjigjjuni
                        1. n
                          noname

                          @Endri derisa thote 30 vjet e ka dhe me saliun ,apo jo ? Po ti sic duket je i flakte kur vjen puna tek piktori....nuk mban po ja shkruajten emrin

                          Përgjigjjuni
                      2. T
                        Ti shijon ate qe je !

                        Tregun e bej si jane vet . Aty e duan dhe e ndjejn. Nga pas( )o( )

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fred

                          @Naso, banalitetin, antikulturen, shkaterrimin e vlerave njerezore, pa permendur hedhjen ne ere te vendit, e ka sjell Sal Karaxhiçi shpellari dhe oborri i tij. Rama po sjell civilizim dhe ecje perpara ne katrahuren e krijuar nga banda antikombetare.

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fred e sakte .

                            Fred = e sakte... keshtu i intereson Karacicit sali ! si me hapjen e Depove te Armeve ! ku edhe me sote qe nga 97 cdo dite vrasje ! pastaj keto qe dalin me bythe jashte ne Bigbradher , Prinderit e tyre dhe vete kane humbur parate tek Firmat Piramidale ! qe karacici sali i garantoi te sigurta... Tani rruga me e shpejte ti zevendesojne humbjet !

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fred e sakte .

                              Fred = e sakte... keshtu i intereson Karacicit sali ! si me hapjen e Depove te Armeve ! ku edhe me sote qe nga 97 cdo dite vrasje ! pastaj keto qe dalin me bythe jashte ne Bigbradher , Prinderit e tyre dhe vete kane humbur parate tek Firmat Piramidale ! qe karacici sali i garantoi te sigurta... Tani rruga me e shpejte ti zevendesojne humbjet !

                              Përgjigjjuni
                            2. B
                              Bigu i leshit dhe ca te tjere te ngjashem

                              Te lumte, thjesht, bukur dhe pa gabime!

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Lajmëtari

                                O Ergys! Mos je gjë komunist ti?! Nuk e di ti që tregu është gjithçka?! Lumturia, mirëqënia, liria, dituria, drejtësia etj etj! Ne shyqyr që dolëm në tregun e lirë, ndërsa ti na kërkoke rregulla morale dhe njerëzore! Oh sa për të qeshur;

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Ana

                                  Po mire more milet kush ju detyron per te pare keto mediat e cakerdisura? Pervecse mendja juaj e semure. ? Mos i shikoni keto stacione televizive, ja kaq e thjeshte eshte. Keni dhjetra apo qindra stacione te tjera ne mbare boten qe mund ti aksesoni dhe te kenaqeni. Por jo ju vetem kenaqeni me banalitete se te tile jeni, banale. Hajt shnet e byth te forta!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. J
                                    Jimi

                                    Ky stan kete bulmet ka dhe nuk kemi pse ankohemi, [perderisa kete sistem e zgjodhem me vullnet te lire. Ne e duam sistemin kapitalist, por pa krim e prostitucion !? Ku eshte pare e degjuar kjo ? Cfare e dinit kapitalizmin , hallve me shum sheqer ? Nashi rri e bej shurren baces.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. ¿?

                                      Drejt Jimi le te kthehemi mbrapsht e te shkojme "DREJT KOMUNIZMIT"

                                      Përgjigjjuni
                                    2. r
                                      robi

                                      Po shiheni reklamen qe ben ne top chanel Heidi baci me ate trupin si trup plake, me ato kembet si kembe dhije , me ate gjoksin si gjoks pule , ta shpif, reklame me te shpifur nuk kam pare, .Lere tani si moderatore tek Fun Club nuk.ka asnje nivel, me ato kembet si kembe burri , qesh kot vend e pa vend, niveli intelektual zero. Ceshte ajo reklame me gjoksin qe paska temperature te larte 20 grade. Na e shpifet ekranin me kete Heidi Bacin qe mbante dhembet jashte gjithe diten tek Big Brother vjet dhe i prishi mendjen Romeo torollakut qe mesa duket e pa qe ishte nxituar shume dhe i dha duart. Ka nje trup aspak joshes , aspak terheqes por si trup gruaje 60 vjece. Na e shpifet ekranin.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. c
                                        ce

                                        Lere lere kur fut ate grushtin tek goja kjo gjoja moderatorja shpifarake , hunderre dhembcakalle ta shpif ekranin. Po ku e kane gjetur kete Heidin qe nuk ka asgje ne trup terheqese apo ne fytyre. Zgerdhirje kot pa shkak, nje kercim me top si femije kopshti ,qesh pa vend, na e shpifi me ate gjoksin me temperature , me ato kembet e shpifura pa pike feminiliteti , si kembe burri .

                                        Përgjigjjuni
                                      2. L
                                        Labi

                                        Kjo dihej qe ne 92 kur u nderrua sistemi, ne emer te demokracise lame fytyren e u beme me parane,sot paraja eshte zot,cdo kush e kuoton kur lexon ate vjershen pare moj pare.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Bravo Ergys, me te tilla tema merru

                                          Bravo Ergys Mertiri. Ketej e tutje shkruaj per te tilla tema, keshtu ndihmon oopullit te hape pak e nga pak syte oer te pare me mire sila eshte e mira dhe cila e keqja. Mos u merr me Sali carin, ka mbaruar puna e tij. Mos sha PS se te vret Zoti. Dhe mos u ul ne debat me qorra te Saliut si Elton Abilekaj dhe pinjollin e komunizmit gungacin Bushati, eshte turp per ty te te shohim tek emisioni i spiunit Ylli Rakipi.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            Pet.

                                            Njerezit e medhenj i ofrojne mases se thjeshte ate qe u duhet, ndersa njerezit e vegjel ofrojne ate qe ua kerkojne.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. n
                                              noname

                                              sigurisht qe e kerkon tregu ,i keni pare rrugeve cfare gogolesh e gogolësh e perbejne tregun e kesaj cmendurie ,e keni pare nivelin e brezit qe rritet i cili ju blen biletat ketyre ,e keni pare varferine e teksteve,dhunen,tregimet per easy money etj.......qe te çojme keta pseudo artiste ne plehra duhet te investojme fuqishem ne arsim dhe ne transmetim te vlerave si ne shkolla ashtu edhe nepermjet mediave te pergjegjshme ...nese ja dalim te rrisim nje brez te kulturuar te orientuar drejt dijes qe vlen atehere keto televizione dhe keta palo kengetare do zhduken vete .......

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Piro

                                                Shoqëria nuk mund të ekzistoje pa rregulla, ku fitimi të srviret mbi gjithçka. Jo, fitimi nuk është gjithçka, as leku nuk është perëndi. Shoqeria është një familje e madhe që ka nevoje per mirëqënie, po duke punuar. Ka nevoje për moral qe i jep asaj kohezion, shëndet e qendrueshmeri. Prandaj ndertohen norma morale dhe ligjore. Po rregulluat morale, ashtu si ligjet, kur vendosen duhen zbatuar e kontrolluar. Shoqeria jone e dobet, pa moral, e pandergjegjshme per rendesine e tyre, nuk i kontrollon rregulluat mgjse organet e kontrollit i ka. AMA është per ketë pune, ajo merr leket dhe nuk kryen detyren. Shikoni gazetat ku komentoni. Jemi ne komentuesit banal qe flasim me fjalor të pist dhe komentet tona transmetohen. Perse? Sepse pronari nuk pyet per moral, ai do klikime, do leket. Ate nuk e ndeshkojne, ndërsa ne lundrojme në llumin moral. Provoni të komentoni kështu në një media perendimore. Do ju bllokojne. Keshtu frenohet banaliteti dhe nis pozitiviteti, nis morali dhe shoqeria nis e bëhet me e shendetshme. Tung!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Teuta

                                                  Me pelqeu artikulli, bile mu duk sikur shkruante per Top Chanel me ato emisione ku promovohen njerez te degjeneruar, mashtrues, qylaxhinj, te paskrupullt, te paedukate, dhunues e bullizues ... qe pa punuar asnje dite hyjne ne keto formate televizive per te fituar para qyl ... keta persona jane shembulli me negativ qe i ofrojme te rinjve. Ndersa per Top Chanel ka rendesi vetem fitimi, roli i kryesor i mediave mendoj eshte edukimi dhe ndergjegjesimi sidomos i brezit te ri. Flm

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje