Diaspora e djathtë, në kërkim të përfaqësuesve të saj politik

12 Janar 2025, 17:40Blog TEMA

Diaspora e djathtë, në kërkim të përfaqësuesve

Nga Marko Caka, Nju Jork

Zjarret apokaliptike të Los Angeles  në zonën e më të famshmëve  të botës së hollivudit dhe regjistrimi i votës së emigrantëve për ne shqiptarët janë dy ngjarjet më të rëndësishme të  javës që sapo lamë pas.

Duke parë një video virale në Los Anxhelesin apokaliptik  ku zjarret nuk kanë lënë asgjë mbi dhe, përveç se shkrumit e hisë, mirëpo që Zoti  kishte shpëtuar vetëm një shtëpi dhe banori në vend që t’i gëzohej kësaj mrekullie,  qante më tepër se ku janë banorët, ku janë shtëpitë e tyre dhe çfarë rëndësie ka jeta ime pa ata.

Pikërisht tek kjo e fundit dua të ndalem, për ta kuptuar edhe ne në  Shqipërinë time sesa e rëndësishme është jeta jonë dhe e gjithësecilit në një shoqëri të përbashkët, por me qëndrime dhe ide të ndryeshmë. Pra, jeta jonë me komshiun që ndajmë gjithçka në të mirat e të këqijat që na sjell e përditshmëria jonë. Dhe meqenëse jeta jonë ndahet edhe me fqinjët, kështu që është e rëndësishme ti respektojmë  qëndrimet dhe mendimet e tyre sesi duan ta  konceptojnë dhe ta ndërtojnë jetën e tyre bazuar tek bindjet e besimet e tyre.

Historikisht familja ime vjen nga bindjet e majta dhe nuk e luan topi, të paktën as tek unë që jam pasardhësi i fundit i tyre që të ndërrojë këtë kah. Tani çeshtja është se në këtë tokë nuk jetoj vetëm unë por jetojmë të gjithë bashkë me vllazni, e me  shoqni, e me komshi që kanë edhe ata bindjet e tyre dhe që duhen respektuar deri në fund.

Pra me pak fjalë jeta jonë nuk ka kuptim pa larmishmërinë e mendimeve të gjithsecilit sepse është si ajo sofra që nuk ka kuptim pa muhabetin dhe  debatin e miqve. Jam rritur në një familje të madhe, ku të parët e mi drejtonin sofrat e miqve, ku fqinjët dhe mysafirët kishin larmitet në përzgjedhjet e tyre, të bindjeve si dhe të besimeve të ndryeshmë që vijnë më shumë nga  trashëgimia e tyre familjare.

Mos të them, se komshinjtë më të mirë i kisha të besimit ndryshe nga ajo e familjes sime, që vinin e ndanin edhe kafshatën e fëmijëve me ne, në një harmoni absolute. Madje edhe tani që po hedh këto rreshta, i kujtoj me nostalgji se sa të mirë e bujarë i kisha fqinjët, që në një kohë shkoja dhe mbushja ujin tek ata ngaqë tek ne po rregullonin tubacionet dhe uji i pijshëm ishte jetik për familjet tona. Në çfarëdo ore që t'ju shkoje ata të hapnin derën dhe të mirëprisnin dhe kurrë nuk bezdiseshin nga ecëjakët e mia. Im atë gjithmonë më këshillonte që të kisha kujdes me fqinjët, të jem gjithmonë i sjellshëm me ata, t’i përshendesësh në rrugë dhe kur të kanë nevojë të vraposh pas hallit të tyre . Ky ishte ai edukimi që morëm nga prindërit tanë për të respektuar njeriun  që bashkëjeton me ty, në një pallat, në një rrugicë, në një lagje, në një qytet apo në një fshat. Pra të respektosh këtë njeri me të gjitha larmishmëritë që ka, sepse fundja fundit me atë do ndash të mirat dhe të këqijat që të sjell fati i jetës. 

Tani problemi ështe se për mua jeta nuk ka kuptim pa e patur njeriun e bindjeve ndryshe, pra duhet edhe e djathta sepse boshti për të qëndruar ka nevojë për të dyja kahët. Pra nëse e lëmë të anojë vetëm tek e majta, apo tek e djathta trungu është i predispozuar në çdo moment të rrëzohet. Pra nëse e lëmë një qeveri i çfarëdo kahu të jetë, të rrëzojë trungun pra shtetin nënkupton se pushteti ka degraduar dhe është i kapur në duart e një grupi njerëzish që nuk kanë të bëjnë me ideologjitë  dhe interesat e votuesve, por luftojnë për  interesat e tyre personale dhe shembujt kanë treguar se në këto raste  kthimi në diktaturë ka qenë i pashmangshëm. 

Nëse flasim për situatën në Shqipëri ku e majta është e konsiliduar nga socialistët, dhe e djathta është e shkërmoqur si asnjëherë, atëherë lind pyetja se ku është vertetë ajo e djathta bio e shqiptarëve që nuk e lidhte asgjë me sistemin e kaluar përveç përndjekjes dhe persekutimeve në ekstrem. Sepse kjo e djathtë që po zihet dhe që kishte ndarë qeverisjet me socialistët për 34 vite po tregon se të shkuarën e kanë patur të përbashkët vetëm që kanë ndërruar kahët e ngjyrën  për ti shërbyer xhepave të tyre.

Ajo që monizmi i veçoi, i torturoi, i përsekutoi dhe në fund i vrau gjyshërit e tyre, ata nuk po i shikoj gjëkundi të bashkuar, veçse presin mëshirën e fatit se dikush do dalë e do i mbrojë kauzat e tyre.

Këtë  të djathtë po kërkoj unë si i majtë që jam, por më shumë shoqëria ime këtu në diasporë që vertetë monizmi i përsekutoi të dergjur burgjeve famëkeqe dhe sot nuk kanë asnjë dritë shpresë. Atë po kërkon edhe një miku i im, i të djathtës së ndershme, Gjon Destanishta që sot jeton si qytetar i SHBA-së, i cili përvçse votoi për Trump-in, ligji i ri zgjedhor si pjesë e diasporës i jep të drejtën të regjistrohet e të votojë edhe jashtë Shqipërisë për vendlindjen e tij.

Vota e familjes së tyre ka qenë gjithmonë për të djathtën e vertetë, por gjithmonë kanë qenë të zhgënjyer  sepse akoma nuk ka dalë një  lider i përsekutuar që nuk është i përlyer me të shkuarën që ti përfaqësojë ata në idealet e të parëve të tyre. Emrin Gjoni e ka marrë nga gjyshi i tij, një ish gjeneral i besuar i Zogut, por mbi të gjitha një patriot i madh i vendit kundra hordhive serbe, por që regjimi e burgosi se i sherbeu eprorit të tij duke ja mohuar vlerën e tij prej atdhetari vetmohues.

I biri i tij, i ndjeri Nikolin Destanishta për shkak të biografisë gjithë jetën që fëmijë  u internua por që nuk e shuajti kurrë dashurinë për vendin e tij, për Shkodrën e tij, për njerëzit që e rrethonin dhe e vlerësonin si burrë fisnik e të mençur. Gjatë  gjithë periudhës së  tranzicionit ai kurrë nuk u ankua për fatin e keq të jetës së tij e të familjes së tij prej bindjeve të djathta, dhe asnjë nga bashkëqytetarët e tij nuk i fajësoi për mëkatet e regjimit, përkundrazi gjithë jetën e tij tek njerëzit jepte  respekt me një atdhedashuri të madhe. Ashtu u largua në jetën hyjnore duke lënë një trashëgimi familjare të shëndetshme, por gjithmonë me pengun se e djathta e persekutuar një ditë do ketë liderin e tyre për të mbrojtur  idealet e tyre, për të drejtat e tyre absolute  që ju takojnë. Atë po kërkon tani i biri i tij, Gjoni, dhe gjithë bashkëvuajtësit e tyre që ndodhen në Amerikën e largët, por vërdallë tyre po ju vijnë përsëri përfaqësuesit e dy partive të mëdha me plot premtime por që gjithmonë për ata kanë qenë  boshe e zhgënjyese  duke i bërë dy herë të përsekutuar .

Nëse  unë si i majtë, vota ime predispozohet se është e mbrojtur  nga socialistët e ndershëm,  po për Gjonin si i djathtë i ndershëm ku do shkojë vota e tij? Kush do ta mbrojë e  do ta përfaqësojë të djathtën e tij të përsekutuar, pra cili politikan i djathtë i ndershëm dhe i  pa përlyer do ta mbrojë kauzën e tyre të vertetë ku gjyshërit e prindërit e tyre sakrifikuan duke  vuajtur si martir i internimeve  e burgjeve më të egra të regjimit monist.

8 Komente

  1. E
    ENTSOE

    Shume qarte dhe drejt! Te mos votoje fare SE SA Sali Nongraten. Protesta e votes jo eshte demokratike, Kam 34 vjet qe e ushtroj ate.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pika ne bythe, diaspora e djathte asht nje shaka

      Lete te votoje Trumpin diaspora e djathe, sa te krijojme te djathten e vertete ne ne Tirane.

      Përgjigjjuni
    2. P
      PROSHI

      E majë e djathtë është një ndarje sureale për t'ju hedhur sytë votuesve. Rama i majtë ka kohë që zbaton një politikë të përzjerë, edhe e majtë edhe e djathtë. Kështu që gjithkush ka të drejtë të votojë për atë që punon për Shqipëri e jo për xhepa personalë. Këtu PS dhe Rama nuk ka të sharë sepse po e zbukuron Shqipërinë.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Po t'i besojmë atë që ka thënë Petro Koçi, një eksponent i rëndësishëm i të majtës se: "Ata (socialistët) fitojnë se të 'djathtët' votojnë Edi Ramën, kurse të 'majtët' votojnë PS!", atëhere i bie që të 'djathtën' në Shqipëri e përfaqësoka Edi Rama? Siç shihet të djathtën dhe të majtën jo pa qëllim i vura në thonjza, sepse për mua, në daç dhe historikusht, nuk ekziston as njëra dhe as tjetra. Kjo ndarje më shumë pranohet për inerci se sa ideologjikisht. Bile nëse e majta e sotme është më e konsoluduar, është sepse për të punon trashëgimia nga regjimi komunist, e cila është baza e sotme e saj, kurse e 'djathta' jo vetëm që në atë regjim u zhbë me rrënjë e degë, por nga shtresa e të përndjekurve politikë apo pronarë të shpronësuar, dhe aq sa kanë mbijetuar prej tyre, janë një pakicë e margjinalizuar kur fatjeqësisht, shumica e saj është larguar për fare nga vendi. Sa i takon të përndjekurve politikë nuk duhet harruar se në këtë kategori futen dhe ata që kanë qenë komunistë apo nomenklaturë e lartë e atij regjimi (të së majtës ekstreme), të cilët mbas viteve '70, në luftën për pushtet, kishin rradhën të persekutoheshin dhe ata, kur në ndërkohë, të parët ishin të parasimyar e të zhbërë me fis e me farë. Ndaj po të fusim në bllok si të 'djathtë' të gjithë të persekutuarit e regjimit komunist, atëhere duhet të pranojmë si të tillë dhe ish komunistët dhe familjet e tyre të persekutuara, që nuk është realiste. Për këta të dytët të 'djathtë' ndoshta e ka fjalën dhe Petrio Koçi.

        Përgjigjjuni
        1. P
          PO , PO

          Respekt per kete shqiptar te diaspores , njeri te edukuar dhe te ekuilibruar , qe i sheh gjerat realisht me bindje te thella atdhetare . Prandaj themi dhe perseritim kaq shpesh me keqardhje , qe : NE VITET E TRANZICIONIT ESHTE LARGUAR TRURI I SHQIPERISE DHE NJEREZIT ME AKTIVE , TE MENCEM E TE GUXIMSHEM . NDAJ U KERKOJME QE TA KTHEJNE KOKEN NGA ATDHEU DHE TE JAPIN KONTRIBUTIN E TYRE SIPAS MUNDESIVE .

          Përgjigjjuni
          1. 1
            1

            Une mendoj se ata qe jane familje te persekutuara i shkojne komunistit te thekur dhe te konvertuar si antikomunist brenda nates nga frika se dikur mund te kene gelltitur ndonje luge corbe te prishur dhe Saliu u ka dosjet.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bravo

              Ska tjeter arsye, je vertet njesh o 1.

              Përgjigjjuni
            2. z
              zalli

              mos e vraj menen thuj Z,Gjon ,sali berisha e ilir meta

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje