Sot lexova ca shkrime nga do miq të mirë demokratë që me reagimet e tyre publike po përpiqeshin t'i tërhiqnin vëmendjen Sali Berishës se në Degën 2 të Tiranës janë manipuluar zgjedhjet për kryetarin e kësaj Dege, e me këtë rast i kërkojnë atij të ndërhyjë për ta korrigjuar këtë "aksident" që ka ndodhur sigurisht, si gjithmonë, pa dijeninë e tij. Etj.
Të besosh që Berisha nuk ka dijeni për manipulimin e zgjedhjeve në degët e PD-së, apo në çdo nivel ku ato zhvillohen, është po aq naivitet saç i atyre të atëhershmëve që i shkruanin letra Enverit, se me demek, ai vërtet nuk dinte gjë për krimet kundër shqiptarëve, pasi ato i bënte Mehmeti me Kadriun në kokën e vetë.
Të nderuar miqtë e mi të dashur, më lejoni t'u kujtoj se fajin për manipulimin e procesit të zgjedhjeve në Degën 2 në Tiranë, nuk e kanë as bashkëpunëtorët e afërt të Saliut, as anëtarët e grupit të punës të asaj Dege, kushdo qofshin ata.
Sepse si për çdo palë zgjedhje brenda asaj partie fajin e ka inxhinieria e një sistemi fallco të votimit që ka ndërtuar Sali Berisha qysh në zanafillë më 1991. Në historinë 34 vjeçare të PD nuk ka asnjë, po asnjë palë zgjedhje të të gjitha niveleve në të cilat ai ka pasur interesa të drejtpërdrejta, që ato të jenë zhvilluar në mënyrë demokratike. Kurrë, asnjëherë.
Me hile ia bëri Azemit, Meksit, Pjetrit, Pollos, birit të vet shpirtëror Bashës, (dhe këtij në fakt ia bëri paq), ashtu siç me hile ua ka dhe sot të gjithë atyre që vazhdojnë ta besojnë në mënyrë naive ende, se Doktori është templlari i fundit që mund të garantojë "gralin" e votës së lirë, meritokracinë dhe demokracinë në vetvete brenda asaj partie. Ai edhe kur është zgjedhur vet pa rivalë, nga forca e zakonit si megaloman bolshevik që është, i sunduar nga djalli i pushtetit si epsh kënaqësie që e ka, gjithnjë e ka falsifikuar rezultatin me shifra të rreme. Ti kërkosh Berishës të jetë i drejtë me votën, me meritokracinë, me demokracinë, është njësoj si t'i kërkosh ujkut të heqë dorë nga mishi e të ushqehet me lëpjetë.
Prandaj, edhe ata nga përtej e këtej Atlantikut që e kanë shpallur si minues të demokracisë e kanë peshuar mirë atë punë. Nuk ia kanë futur kot, joo.
Secili është i lirë të besojë ça të dojë. Njeriu nga natyra është i prirur të mos i besojë ca gjëra kur ia thonë. Thonë se i beson më mirë kur i heq në lëkurën e vet. Por kur nuk zhgënjehet nga dikush edhe kur e ka provuar në shpinën e tij, më falni, por atëherë nuk është më çështje naiviteti, por logjikisht kemi të bëjmë me diçka më shumë se kaq.
Emrin se çfarë quhet kjo gjëja që shkon përtej naivitetit po ua lë ta vendosni vetë.
Por sido që ta quani, nuk ka më asnjë rëndësi. Tashmë dëmi na është bërë të gjithëve njësoj si atyre që i besojnë dhe ne të tjerëve që e refuzojmë qenien sot të Sali Berishës në krye të PD. Qenia e tij aty është bllokim i rotacionit politik. E njëjtë do ishte edhe po ta bënte vërtet PD më të madhe, më të hapur, më të bashkuar, e më demokratike. Asnjë vlerë nuk do kishte as kjo "sakrificë" e tij për të kapërcyer vetveten. Njësoj i bllokuar prej tij do ishte rotacioni i pushtetit. E di që nuk e besoni tani, por jam i bindur që do ta besoni kur të njiheni me rezultatin pas 11 majit. ( Natyrisht, nëse në zgjedhje do shkohet në gjendjen që është sot Berisha dhe opozita në tërësi).
Dhe diçka.
Kur mendoni se jeni ulur në të njëjtën tavolinë me Berishën dhe klanin e tij të ngushtë, mos besoni vërtet se jeni njësoj. Në tavolinë janë ata, por në tavolinë është dhe gjella. Ju jeni thjesht gjella. Sa më shpejt ta kuptoni këtë, aq më mirë për ju. Iu siguroj që do zhgënjeheni më pak.
Ps: Ky shënim u drejtohet veçanërisht dy miqve të mi të ndershëm, demokratë idealistë, me kontribute të mëdha në këtë parti, por edhe shumë të zotë në profesionet e tyre B.Ç dhe A. T
“ midis te vertetes dhe nenes time, zgjedh te verteten”- Prostituta Kombetare sali Vertet diskutoni se çthote pjella e djallit?! Çfare thote sot nuk e thote neser!
Po shko zhduku ore mut, patem rene ne qetesi disa kohe, por paske mbetur pa para dhe dergon ndonje shkrim tek vellai yt siamez Mero.....Qerosi.
@boll me kurva! Është postulat që e vërteta të trondit, të lë të shokuar, sidomos kur atë e mësojnë apo e shikojnë të verbërit. Po është dhe e kundërta që shkëlqimin e dritës si sinonim i të vërtetës nuk e duan dhe ata që shohin, sepse ajo i verbon. Në të dy rastet të fituar janë demagogët, populistët, mashtruesit pa thënë pastaj që këta të ashtuquajtur 'lidera', të cilët synim kryesor të tyre kanë pushtetin dhe, kur e kanë, luftojnë me të gjitha mënyrat dhe mjetet ta mbajnë atë, në qeveri (pushtet) apo në Parti në opozitë. Për të vërtetuar këto, mjafton eksperienca e këtyre viteve, ku kemi parë se si është sjellë lidershipi politik shqiptar, i cili përveç se i korruptuar ka kryer dhe krime. Dhe në këtë kuadër, qysh nga dhjetori 1990, më përfaqësuesi i kësaj klase politike, por dhe më i rrezikshmi, ka qenë dhe mbetet Sali Berisha, sot si minues i demokracisë, është shpallur 'non grata' nga SHBA, MB, BE, dhe elektorati shqiptar. Dhe më në fund po ndodh ajo që për 30 vjet nuk kishte ndodhur, tashmë kjo 'monstër' si i korruptuar është para GJKKO dhe si vrasës nën hetim nga SPAK-u.
Kujt ja thua keto o Roland?! Per te pare emrin ne liste, keto plehra jane gati te gelltisin cdo poshterimm
Anti berishizmi eshte fryme eshte moral politik, pro berishizmi eshte interes ata e shohin berishin si burs dhe duan fitimin e investimit te tyre, eshte humbje kohe te beni thirje ketyre investitoreve te pranojne humbjen e investimit te tyre. Antiberishizmi duhet te formojne frontin e te gjitheve kundershtareve te berishizmit qe do krijoje mundesine e zhdukjes perfundimtare te berishizmit. Nuk mund te luftohet berishizmi duke enderuar ti zeme vendin, por duke krijuar nje fryme te re politike e cila bind popullin te votoje.
po ky eshte politikan karjeret pa elektorat e pa tru
Fiks fare! Kokes i ke rene, si gjithmone.
Pse cila besohet me shume keto apo kumbullat e fiqte qe i hane pas shpines se te gjatit. Mbani nje standart te pakten ne trajtimin e problemeve.