Pse ka te drejte Arlind Qori

12 Janar 2025, 18:00Blog TEMA

Pse ka te drejte Arlind Qori

Nga Roland Lami

Në debatin Qori - Fevziu ekspozohet një fenomen që për nga dimensionet kapercen emisionin dhe televizionin ku zhvillohet diskutimi. Fenomeni lidhet me instrumentalizimin e hapesires publike për llogari te pushtetit me qëllim permbushjen e interesave ekonomike të pronareve të medias. Mediat kryesore në vend kanalizojnë informacion me regji politike në publik duke sfumuar dhe mbivendosur për shkak të audiencës, frekuencës,teknologjisë dhe historikut në treg mediat e tjera tradicionale dhe rrjetet sociale.

Sipas studimit të qendrës Open Data Albania, afro 80 për qind e mediave televizive shqiptare të konsodliduara janë prona të 5 familjeve, bashkëpronësi midis familjarëve dhe një grupi prej 27 individëve zotërues të mediave televizive kryesore.Autorët pohojne se shumica e tyre janë familjarë të afërt dhe pasardhës me të njëjtin mbiemër.

Eksperti Pajtim Nikolli i Institutit Shqiptar të Shkencave dhe bashkautor i studimit, thotë se këta 27 aksionerë dhe zotërues të bizneseve televizive janë ndërkohë aksionerë në 11 deri në 39 biznese të tjerë, në shumë raste të lidhura me fondet publike dhe me qeverinë.“Në total, nga 10 biznese mediatike janë përfituar 10 kontrata apo marrëveshje PPP/koncensione, është fituar një status investitori strategjik, si dhe 3 vendime të këshillit të ministrave janë enkas si pjesë e programit Shqipëria 1 Euro”, thotë zoti Nikolli.

Këta pronarë mediatikë ndikohen në bizneset e shumta të tyre nga vendimet e qeverisë, vlerëson studiuesit, sepse përherë më shumë po përfitojnë kontrata publike, sepse janë njëkohësisht pronarë në sektorin e ndërtimit, në atë bankar, në tregti dhe eksport-importe, në energjitikë, në infrastrukturë kombëtare dhe universitete private.

Drejtuesja e Qendrës Open Data Albania, Aranita Brahaj, në Shqipëri po krijohen manjatët e mediave, të cilët janë shumë aktivë në biznese të tjerë, por kanë edhe një kartvizitë rezervë si pronarë mediash."Shohim se fitimet që këto biznese nxjerrin nga ky sektori mediatik, nga prodhimi mediatik, apo nga audienca përmes mënyrave të ndryshme, janë fare pak krahasuar me fitimin apo me kapitalin, me performancës ekonomike, që këta individë kanë në bizneset e tjera”, thotë zonja Brahaj. 

Autorët pohojnë se Shqipëria e ka lënë pas periudhën kur pronarët e mediave nisnin edhe ndonjë biznes tjetër, ndërsa tani janë biznesmenët e fushave të tjera, që vijnë të investojnë në media, të cilat biznesi i tyre periferik me fitime të pakta në raport me duzinat e bizneseve të tjerë.Është rritur nga viti në vit edhe pozicioni i pronarëve mediatikë si biznesmenë në marrëdhënie me qeverinë dhe fondet publike, si edhe rritet numri i përfitimeve të tyre në varësi nga vendimet e qeverisë dhe agjenci të tjera shtetërore.

“Përveç medias, ata operojnë edhe në shumë sektorë të tjerë si ndërtimi, turizmi, resorted, që janë një biznes i fuqishëm. Rezulton se pushtetin më të madh këta individë e kanë në këto sektorë dhe jo në media. Për më tepër, shumica e tyre janë bërë pjesë e bizneseve mediatike pasi kanë arritur nivele të larta në biznese të tjerë”, thotë zoti Nikolli.

Televizionet vazhdojnë të jenë të rëndësishme në Shqipëri, sepse shumica e qytetarëve vazhdojnë të informohen dhe të marrin mesazhe prej tyre, dhe janë industria kryesore e mendimit dhe opinionit, pohojnë studiuesit.Por sa ndikon e gjithë kjo situatë në lirinë editoriale të mediave të këtyre pronarëve të shumëllojshëm?

“Ne nuk i kemi bërë një studim përmbajtjes së mediave të këtyre pronarëve, por nëse shohim fuqinë ekonomike të tyre, interesat ekonomike, lidhjet që këto interesa kanë drejtpërdrejt me vendimarrje të ekzekutivit, ose të forcës politike që është në pushtet, atëherë ne themi që opinion-bërja është deri diku e rrezikuar, sepse interesa kaq të shumëfishta nuk na garantojnë media, të cilat të mund funksionojë në interes të publikut, aq më shumë në një vend, ku monitorimi është proces i dobët,”, thotë zonja Brahaj.

Studimi i ekipit të Institutit Shqiptar të Shkencës në Qendrën Open Data Albania gërshetoi të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit me ato të Agjencisë së Trajtimit të Koncensioneve, (ku mblidhen të dhëna mbi kontratat koncensionare të bizneseve), me ato Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve, (ku mblidhen të dhënat mbi bizneset që kanë marrë statusin e Investitorit Strategjikë), me Transaksionet e Thesarit (mbi tenderat e fituara nga biznesi dhe paratë që ata kanë marrë nga buxheti i shtetit), si dhe me vendimet e qeverisë mbi bizneset përfituese të Programit Shqipëria 1 Euro.Mes televizoneve të shqyrtuara 3 prej tyre kanë licensë kombëtare ndërsa 11 të tjerat janë licensuar si subjekte analoge transmetimi. Sigurisht, mediat sociale mund të cbllokojnë këtë censur apo manipulim informacioni por audienca e saj eshtë e kufizuar në madhësi dhe në grupmoshë. Nuk mund të rivalizoj apo të kompensoj dëmin që shkakton në tregun e informacionit dinosaurët e medias televizive dhe të shkruar. Kështu që adresimi i problemit mbetet një sfidë për zgjidhje urgjente

 

16 Komente

  1. S
    Sugjerim i teleshikuesit

    Sidomos Klani e TOP Cenell, jane kthyer ne stacione te neveritshme e te degjeneruara, vetem per te nxjerre fitime, pa shikuar se c'dem moral e edukativ sjellin tek shikuesit. Te dy keta stacione kane shitur dinjitetin profesional, duke u shitur tek oligarket dhe qeveria. Ashtu si Syri TV qe ka braktisur cdo etike e profesionalizem dhe i sherben me mediokritet te plote e servilezem te peshtire Berishes dhe oborrit berishist.

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Tani pas 34 vitesh shqiptaret jane me se te vetedijshem se ne kete vend nuk ka mbetur asnje qe te besosh se do jete ne gjendje te filloje te beje ndryshimin.Ndoshta eshte i vetmi deri tani nga partite e reja Arlind Qori qe populli duhet ti besoje voten.Tjeter alternative nuk ka pervec Revolucjonit me arme ne dore gje qe askush nuk mund ta filloje!Sigursiht qe Arlind Qori nuk do te bashkepunoje me asnje nga partite e reja dhe kjo gje e ben te pamundur heqjen e maskarenjve Saliu,Meta Rama por nga ana tjeter edhe ne partite e reja ka elemente te pabesueshem pothuajse tek te gjithe qe jane pjelle e ketyre qe thame me siper psh marrim Lapaj qe ka vjehrrin e korruptuar ish gjykates.Pra votat duhet ti shkojne Arlind Qorit qe deri tani nuk i dime asgje korruptive!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sateliti vëzhgon pa nderprerje 24/365

        O Kar! Je më Kar se ky Qori! Mos na boj moral, nëse ke byth formo dhe “Ti” një Parti se nuk je vonë, se me Kuc e me Macpo formojnë Parti politike që nuk ja dhjet njeri fare, futu edhe “Ti” tek Kuct dhe Mact dhe formo Parti dhe aty të shohim sa i zoti je , se leksione nëpër media dimë të bëjmë më mirë se Ju o parazita të këtij vendi

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Ka shume te drejt Arlindi. Keto stacione televizive pasqyrojn vetem aktivitetet e politikes se vjeter qe shkretoj Shqiperin. Kemi informacione te sakta prej eksperteve IT qe Partit e Reja ne mediat sociale nga data 1 Janar deri ne daten 10-te kane marre 36% te komenteve pozitive dhe 47% te pelqyeshmeris se te gjitha komenteve qe jane bere per gjendjen politike dhe zgjedhjet e 11Majit. Partia Demokratike ka 14% komente pozitive dhe 19% pelqyeshmeri. Ndersa Partia Socialiste ka 29% te komenteve pozitive (shumica prej patronazhisteve dhe administrates) dhe 33 % te pelqimeve. Pra ka dicka qe nuk shkon . Pse Media nuk pasqyron aktivetetet e Forces se pare qe jane Partit e Reja ?

          Përgjigjjuni
          1. M
            Martini

            Ai edhte vetem nje delirant, qe nuk mund te bej asgje

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiperia Etnike

              Egziston platforma e deçentralizuar e internetit. 5 Yjet e Grillos, në Itali, morën pushtetin në Italinë e monopoleve televizive, të cilat i përkasin politikës, që nga ai RAI deri tek Mediaset e Berluskonit. Përdorën me sukses platformat online. Puna është se në Shqipëri, gjithkush pëllet, por askush nuk ka as kulturën më të vogël politike. Të gjithë përsërisin të njëjtat gjëra, në mënyrë depresive, qeramane, gjobvënëse dhe sharlatane. Dhe publikut i shkon mesazhi që delirantët e rinj nuk janë në gjendje të bëjnë dy gurë bashkë. Korrupsionin dhe drejtësinë ja lamë SPAKut, kështu që sharlatanët e rinj që do luftojnë korrupsjonin si heronjtë e filmave vizatimorë, janë të padëgjueshëm. Atëherë askush nuk thotë se çfarë plani zhvillimor strategjik, ekonomik, industrial dhe ushtarak ka për Shqipërinë. E konsiderojnë këtë detyrë të SHBAsë dhe BEsë, jo detyrë e klasës politike ndaj shqiptarëve. Bujqësia në kohën e mesjetës ka nevojë për një reformë gjigante. Mungesa e ushtrisë, flotës, hekurudhës, kontrollit mbi naftën, mineralet dhe lëndët e para, janë terma politikë. Lufta hibride që Greqia ka nisur në Shqipëri përmes.VorioQimarës, Janullatosit, tentakulave në media, shërbimin sekret shqiptar, banka dhe partitë politike shqiptare. Askush nuk bëzan. Për të drejtat e arvanitasve, çamëve dhe shqiptarëve etnikë në Greqi, të shtypura me zjarr e hekur në 200 vjet shtet grek, askush nuk bëzan. Për nevojën e kontrollit të qiejve Shqiptarë nga aviacioni ushtarak shqiptar dhe jo nga ushtria greke,askush nuk bëzan. Për ndalimin e të drejtës të vetëmbrojtjes nga shqiptarët dhe miratimin e tmerrshëm që BE dhe SHBA i bëjnë Greqisë në kurriz të stabilitetit të Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit. Për ligjin e luftës grek, që BEja, NATOja dhe SHBA vazhdojnë akoma dhe mbajnë paturpësisht si thikë në gërrmazin e Shqipërisë. Askush nuk bëzan. Për dështimin historik të Perëndimit në Shqipëri me zero investimeve në industri, bujqësi moderne, ushtri, hekurudha, autostrada, etj, etj. Zero fabrika të ndërtuara në 30 vjet nga superfuqia ekonomike më e madhe e të gjithë kohërave, përveç humnerës së borxheve, në krahasim me 1500 fabrika, 1000 tanke, 100 avionë, hidroçentrale, baza, kooperativa të ndërtuara nga Kina e varfër komuniste. Ku jemi e shohim, në një mizerje, në koliben e qenit prapa mureve të BEsë së plutokratëve dhe shpopullim përfundimtar pa kthim. Ku shkojmë as na intereson, mendojmë aq sa i leverdis xhepit dhe interesave të atyre që kemi zgjedhur për padronë të veneruar. Është koha të kemi objektivat tona dhe të punojmë me durim për t'i realizuar në një botë në ndryshim, ndryshe e pamë se si e lamë me lumenj gjaku, përhumbjen tonë pas rrënimit të perandorisë Osmane.

              Përgjigjjuni
              1. I
                Iliri

                Po keto institute qe bej studime kush i financin?! A do financoheshin nese nuk do thoshin kete qe thone?

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vigjilenca

                  Me siguri qe i financon armiku i jashtem. Ne kemi media shume serioze dhe te pavarura, jetojme te lumtur, gezojme nivel te larte mireqenie ekonomike dhe disa komentuesit i kemi shume te mprehte nga mendja.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Makiaveli

                    Like ashtu është këta financohen nga armiqtë e partisë që duan të na nxijnë. Se në atë vend s'ka media të shitura as politikanë hajdutë por të ndershëm që punojnë ditë natë per shqiptarët

                    Përgjigjjuni
                  2. T
                    Tallava nga Rama i nishtullës

                    Çamët kanë 4-5 deputetë dhe një komunitet statik që i voton dhe askush si fton nëpër televizione ku buçasin 300 euroshit, për çfarë qahet aspirantët e djegur për karrige?! A thua se i voton njeri?! Edhe vetë Sali Berishën, pa vulën dhe logon e PDsë, se voton as më budallai mes budallenjve të PDësë. Prandaj u rrah shkallëve të partisë së tij si halabak, ndryshe si zotni dhe qytetar që e di sa vlen politikisht kishte krijuar parti me logo tjetër. Politika në Shqipëri ka marrë fund. Është vetëm arena e hajvanëve, hajdutëve, sharlatanëve dhe injorantëve.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Arjan curi

                      Ky Roland Lami seç po me kujton nje personazh te Henri Çilit qe e lidhnin ne jonxhe nje here ne jave andej nga Labinot fushe dhe e ngarkonin me dru per ne Kostenje.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Populli, pra ne që dimë të vëmë notën secilit

                        Aman bëhet fjalë për tv dhe median e shkruar dhe online, po njerëzit i kanë sytë në ballë të shikojnë se të gjithë janë në shërbim të Partise Demokratike po të doni po i rreshtoj: Syri vizion, Klani çdo stacion me siglën Klan, Ora news, Ora etj etj, MCN disa kanale të tyre, EuroNews, A2CNN, doni më. Prabdaj mos na tregoni se kemi sy tru dhe vesh ti vlerësojmë vet. Janë kazan mediatik mbushur me llum me njerëz që dinë sipas sasisë së paras që marrin dinë të bëjnë lëpirjen. Populli ka sy të shikoj, ka vesh të dëgjoj dhe tru të mendojë, prandaj do ti abandonojmë plehrat.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mara emigrante ne Itali

                          Qorri eshte nje skuth qe do edhe nje pale syze te tjera , ai eshte zgjatimi I saliut kermes. Mos u lodhni me partiçkat e reja duan vetem nje vend ne parlamenti jane pjell e se keqes .

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Hasi

                            Delirant primitiv

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Albania ,La Rinconada de Europa

                              Arlind ,voten time e kene xhep.....por ju duhet ta fitoni me vote vemendjen e medias.Deri tani nuk keni arritur ende te beheni faktor keshtu qe merrni cfare te mundni nga kjo vemendje deri kur te mund te perfaqesoni nje elektorat i cili ju ka votuar dhe mundesuar nje mandat......suksese

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fisxo

                                RESPEKTE ZOTI Lami

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje