Nga Ervis Iljazaj
Investimi i dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump në ishullin e Sazanit ka rihapur edhe njëherë diskutime në opinionin publik, pasi sot doli vendimi i qeverisë për ta shpallur atë si investitor strategjik. Shumë zëra të opinionin publik kanë filluar edhe njëherë kritikat për këtë investim për shkak se e lidhin atë me një interes politik dhe personal të Edi Ramës për ë krijuar lidhjet e tij me Shtëpinë e Bardhë. Opozita shqiptare deri më tani ka mbajtur një qëndrim neutral, për shkak se investitori është një lidhje familjare me drejtuesin e Shtëpisë së Bardhë.
Në fakt ky është një investim që e ka bërë Partinë Demokratike të heshtë si rrallë ndonjëherë për investimet apo investitorët strategjikë të qeverisë. Duket qarë se opozita për shkak të interesit politik nuk ka asnjë kritikë për këtë investim kaq të madh.
Kritikat e vetme që vijnë në drejtim të këtij investimi janë pikërisht se pas tij ka një interes personal të Edi Ramës si një mënyrë për të krijuar lidhjet e tij me Shtëpinë e Bardhë. Po është e vërtetë. Rama padyshim që Sazanin ja ka ofruar këtij investitori edhe me këtë qëllim. Është naive të mendosh ndryshe. Por politikanët kanë gjithmonë interesat, kjo është një gjë që dihet. Ajo që ne duhet të gjykojmë është nëse interesat e tyre përkojnë me interesat e Shqipërisë apo jo. Dhe investimi në ishullin e Sazanit është një investim që i intereson ekonomisë, dhe mbi të gjithë turizmit shqiptar. Jo vetëm që do t’i jepte një impuls të ri këtij sektori, por do t’i jepte Shqipërisë edhe një publicitet pikërisht falë emrit të investitorit.
Ne duhetë të jemi të ndërgjegjshëm se pa investime të tilla, Shqipëria nuk mund të konkurojë dot me fqinjët në sektorin e turizmit, duke patur parasysh se rrethohemi nga kolosë botërorë në këtë fushë.
Dhe një investim i tillë kolosal, i bërë pikërisht nga familjarët e Presidentit të ShBA është një reklamë e mirë për vendin tonë. Që tani madje, pa filluar nga puna ende dhe vetëm në projekt ide, ky investim dhe Shqipëria, është në mediat kryesore botërore dhe amerikane, gjë e cila ndihmon sektorin e turizmit shqiptar. Sigurisht ky investim edhe pse me një investiror të tillë nuk do të thotë që të bëhet kundra ligjeve të Shqipërisë apo kundër interesavet të shqiptarëve. Gjithsesi është një investim që duhet të jetë transparent dhe në monitorim në këtë drejtim.
Mund të mirëkuptohen ata që e kritikojnë këtë investim nga pikëpmja ambjentaliste për shembull. Ka nga ata njërëz që mendojnë se natyra shqiptare edhe në bregdet duhet të mbtetet e paprekur sepse kështu është më mirë. Por ta kritikosh një investim vetëm se bëhet nga Edi Rama dhe ai ka interes politik apo diplomatik, pa marrë në konsideratë nëse Shqipëria fiton nga ky investim, është absurde.
Shpesh herë shoqërinë shqiptare e kaplon një nihilizëm i pakuptueshëm. Për shumë investime apo projekte ngrihen menjëherë kritika apo refuzohet apriori. Këtë e bëjnë pa dhënë alternativa se si zhvillohet turizmi në Shqipëri, si zhvillohet ekonomia apo sektorë të tjerë. Thjesht thonë jo për çdo gjë.
E vetmja mënyrë që ‘’të shpëtojë’’ Sazani sipas këtyre ideve është të lihet ashtu i shkretë. Mirëpo ashtu nuk kuptohet se çfarë vlere ka për Shqipërinë dhe për turizmin e saj. Në të kundërt, nëse nuk do të investojë dhëndri i Presidentit të ShBA, më shumë gjasa do të jetë ndonjë oligark vendas , ashtu sikurse ndodh shpesh herë. Më mirë një investim i huaj dhe serioz, se sa një investim nga këto alla shqiptare që s’dihet se kush janë dhe çfarë na sjellin. Aq më tepër që investimet amerikane janë të pakta në Shqipëri dhe duhet të jenë gjithmonë të mirëpritura. Prandaj ata që kritikojnë këtë investim duhet të në japin argumenta se përse janë kundra, përveç faktit se Edi Rama ka interes diplomatik apo politik.
Deri më tani, ende se kanë bërë.
Investim I madh shume me oligarket e huaj Jo investim prej Shqiptareve, por vende te lira pune per skllever. Ju thoni falim token dhe blejme domatet.
Po mire po koqe tja japim ndonje shqiptari ta bej sic beri golemin.
Cfare llogjike idiote qe ke o njeri! Po pse duhet me patjeter ta caktoje Mbreti me fal kryeministri investitorin? jO more Tankist INVESTITORIN duhet ta caktoje GARA, KONKURENCA, pra kush ofron me shume perfitime ekonomike per Shqiperine. Kjo eshte regullsi ne demokraci, por sigurisht qe ne nuk jemi. Ne jemi shtet/vend ku te mbysin plehrat, jemi ne nje katastrofe ekologjike! Ishim qe para 6 vjeteve ku kreu qeverise se atehereshme uluriste per ndotjen medisore dhe.... ja tani mbas 6 vjeteve asgje nuk ka ndryshuar, pasi investimet per pakesimin e ndotjeve deshtuan me sukses. Shqiperia eshte kthyer ne nje MUT TE MADH! Dhe turistat do te lundrojne ne mut.
Ose Palasen...po jepja ndonje Europiani meqe do hysh ne BE jo ne USA. Une mendoj qe me Trump Europa shpejt as ka per te komunikuar. Qe tani po mendon per ushtrine e saj.
Nxirre ne gare. Pse perjashton Europen. Ke shkelur MSA. Pa Europen ne vdesim se femijet na mbajne. Te ishte per shtetin tone pensioni 6 dite ishte.
E shikon Iljazaj se si të hapen sytë dhe mendja kur distancohesh nga misionari dhe spiuni i Serbisë, shpellari Kërriçë?
Ore gazetar servil i qeverise.Qe Sazani ti kaloje nje investitori strategjitk do te thote qe ne te gjithe si shtetas Shqiptar jo vetem qe e japim pronen publike pa shperblim,por duhet ti cojme dritat,ujin dhe rruget( kjo sipas ligjit ) dhe ne kethim marrim NOC RROKUN. Te gjithe duhet ta ndalim kete epidemi te ketyre INVESTIMEVE STRATEGJIKE qe ne fakt po pasurojne nje grup te vogel oligarkesh prane qeverise dhe po varferojne pjesen tjeter te popullsise.
Shkrim totalisht sumlepires. Per inat te vjerres shkon dhe fle me mullixhiun Rama dhe mire bene se mund te perfitosh ndonje grant, projekt, a vend pune.Etika dhe nderi ne ate vend ka humbur me kohe, sumelepirja per te bere pare dhe prona eshte zanati me fitim prures dhe jo me kot Mero dhe Boleino ja dine kimetin.
Na mbyten lgbtqirat nga trute. Rama po akuzohet se i shet per interes te tij. Si vertetohet kjo do thuash ti trupeshk? Vertetohet se kjo u be pa asnje proces konkurues. Yttt
Llogjikisht ke te drejte por jo ligjerisht. Ka ligje apostafat per keto gjera me investitore strategjik dhe oferta te pa kerkuara etj. Qe te shfuqizohen keto ligje duhen zhdukur keta deputete dhe keto parti qe sot perbejne shumicen. A behet dot kjo? Nuk e besoj. Keta muter si pozite dhe opozite do ti kemi prape siper kokes.
e bukura eshte se nese Trump nuk do te kishte fituar zgjedhjet, PD do te thoshte se eshte korruptiv! Tani qe Trump fitoi sdine cfare te thone, se me qejf do thoshin korrupsioni i rradhes i Rames.
O Çili...investment pa gare jane te demshme. U hap gare per Sazanin? Jo. Po shkelet MSA e Shqiperia ta shikoje me dylbi BE. Kaq....shko futi nje black jack o Laze....dhe perjashtim nga taksat 10 vjet. Rrezik do jete total zone e lire. Une mendoj se Shqiperia nuk do fitoje asnje qindarke.
Alabar eshte mbaj ketij Kuchner....ai vete nuk ka asnje lopke...
E ka marre Sazanin dhenderri i Trapit? Krim i rende.I shiti amerikes falas Sazanin.Shikoni,sa te vije vajza e Trapit do ti bjere ne gjunje,do ti dhuroj nje buzkuqe. Amerika ka mare gjithe Shqiperine dhe ju i qani hallin Sazanit.
Amnisti fiskale per Shqiptaret we rropaten cdo dite. Premto kete o Berisha te fitosh. Kemi marre gjoba re padrejta. Pse vetem te huajve favore?
Tru peshke jeni te gjithe!!!!S’lene gur pa hedhur,se Sazanin si projekt i madh e trajtoi Rama!!??Berisha projektin me te madh (e quajti TAP-in)por e dha pa gare(kush e kerkoi ja dha),konsorciumit te famshem te GAZIT,por ja dha pa gare,dhe kishte te drejte!Pse per te vetmen arsye,se ishin AMERIKANET qe e kerkonin!!!Por njesoj jane AMERIKANET qe e kerkojne!Ne rastin e TAP-it kerkohej nje investim i madh,i huaj ne SHQIPERI!Kerkohej per zhillimin e vendit dhe te ekonomise!Vetem pse i tubi kryesor i gazit kaloi ne Shqiperi(Greqia na shikonte me sy jo te mire,sepse kishin projektuar zgjidhjen e tyre,qe quhej,Posejdon,qe kalonte neper detin Jon)!Projekti i Sazanit,eshte per te rritur nivelin e turizmit ne Shqiperi,turizmit elitar qe quhet….Duhet ta dini o kometues te zjarrte,po nuk hape rrugen per investime do tibbejne te tjeret…Sepse bota eshte shume e gershetuar,jemi te rrethuar nga vende qe ushtrojne turizem ELTAR,si Italia Kroacia,Greqia,Mali i Zi ,Sllovenia e pak me tej Spanja….